Shiko Postimin Tek
Vjetėr 01-04-13, 16:06   #142
tipi engjellor
tipi engjellor
 
Avatari i tipi engjellor
 
Anėtarėsuar: 30-03-10
Vendndodhja: aty ku jeton dashuria
Postime: 14,540
tipi engjellor e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: A besoni qe edhe njeriu i martuar, mund te dashurohet ne dike tjeter?

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga zanaa Shiko postimin
Burrat nuk i njohin femrat qe kan ne krah..


Shumė prej tyre nuk dinė as ngjyrėn e syve dhe rolin profesional tė gruas sė tyre, pėr tė mos folur pastaj pėr ushqimet. Kjo mungesė vėmendjeje i ēon ēiftet jo rrallėherė drejt grindjeve dhe konflikteve tė ndryshme

“Jemi tė martuar prej 40 vjetėsh dhe burri im, ēdo mėngjes mė pyet nėse dua kafe. Sa i sjellshėm do tė mendoni ju. Sa keq qė unė nuk e pi kafen, sepse mė dhemb stomaku”. Pavarėsisht se ēiftet ulen ēdo ditė nė tė njėjtėn tavolinė pėr tė ngrėnė mėngjes, drekė apo darkė, burrat duket se nuk dinė asgjė pėr gratė apo shoqet e tyre. Sipas asaj qė tregon “Daily mail”, miliona anglezė nuk i njohin mirė shoqet e tyre, madje shumė nuk dinė tė thonė as se ēfarė ngjyre i kanė sytė. Por ky nuk ėshtė problem vetėm i anglezėve, tė njėjtin shqetėsim femrat e kanė kudo. Kjo mungesė vėmendjeje, shpesh e patolerueshme, ėshtė njė prej arsyeve qė i ēon ēiftet jo rrallėherė drejt ndarjes. Njė sondazh i bėrė tek 2 mijė meshkuj brenda parfumerive, ka treguar se 12 pėr qind nuk e di ngjyrėn e syve tė sė dashurės, 10 pėr qind nuk e dinė ditėn e lindjes, ndėrsa 8 pėr qind as qė e ka idenė pėr ngjyrėn natyrale tė flokėve.

Pastaj njė nė tre nuk ėshtė nė gjendje tė thotė se cili ėshtė parfumi i preferuar i femrės qė ka nė krah. Shumė kanė probleme serioze me veshjet, por dhe mė i rėndė ėshtė fakti se nuk dinė me saktėsi rolin saj profesional apo emrin e mikeshės sė ngushtė. Kjo lloj injorance u krijon meshkujve jo pak probleme, sidomos kur bėhet fjalė pėr tė bėrė dhurata nė ditė tė caktuara tė vitit. Kėrkuesit thanė se tė paktėn 27 pėr qind e meshkujve ka blerė veshjen me masėn e gabuar. Megjithatė pjesa mė e madhe e tyre ka pranuar se femrat janė mė tė kujdesshme ndaj kėtyre detajeve. Sipas ekspertes sė marrėdhėnieve nė ēift, Francine Kaye, ajo qė pėr dikė ėshtė njė datė e rėndėsishme, mund tė jetė pak e konsiderueshme pėr njė mashkull: “Nėse doni qė tė kujtohet pėr detaje tė veēanta duhet t’ia kujtoni. Me meshkujt nuk duhen pėrdorur kurrė nėnkuptime. Thojani gjithmonė gjėrat nė mėnyrė tė qartė. Pėr shembull, nėse doni diēka pėr Shėn Valentinin duhet t’ia kėrkoni, sepse prej vitesh ėshtė vėrtetuar se ata qė nuk dinė tė bėjnė dhurata ose bėjnė atė tė gabuarėn, janė meshkujt. Ata blejnė gjithmonė tė brendshme, aksesorė qė nuk kombinohen lehtė, ēanta, parfume, rruaza, objekte pėr shtėpinė, qė shpesh janė jashtė shijeve tė femrave”.
Dėshirat e femrave

Sipas sondazheve, 60 pėr qind e femrave mendojnė se ėshtė tepėr romantike qė partneri t’u propozojė pėr martesė ditėn e Shėn Valentinit, megjithėse nė rast se e dashura jote dėshiron tė martohet me ty, do ta mirėpresė propozimin kurdo qoftė. Njė sondazh i kryer mbi mė shumė se 8500 njerėz, zbuloi se dy tė tretat e martesave kanė nisur me propozim zyrtar - qė vazhdon tė bėhet nė pjesėn dėrrmuese tė rasteve nga meshkujt. Njė tjetėr sondazh i zhvilluar nė Amerikė, gjatė tė cilit u pyetėn 50 mijė veta, njerėzit mendojnė se propozimi ėshtė i nevojshėm.

Tė gjitha studimet arrijnė nė pėrfundimin se gjestet solemne nė tė tilla raste luajnė rol shumė pozitiv. Njė tjetėr studim amerikan tregoi se pjesa mė e madhe e femrave pėlqenin qė me kėtė rast partneri t’u dhuronte njė buqetė trėndafilash tė kuq. Femrave u pėlqen gjithashtu qė partneri atė ditė tė gatuajė dhe ta pėrgatisė vetė atmosferėn e rastit nė shtėpinė e tij.
Ndarjet

Nėse nė hapat e parė tė dashurisė nuk vihet re mosha apo defektet e partnerit, me kalimin e kohės bėhet mė e vėshtirė kapėrcimi i pengesave dhe vendosja e rregullave, nė mėnyrė qė harmonia nė ēift tė mos prishet. Njė psikolog i Universitetit tė Uashingtonit, prej vitesh studion mekanizmat qė i bėjnė ēiftet tė ndahen me diferencė moshe, ose tė qėndrojnė sė bashku. Nga studimet e tij ka dalė se, njė nga pikat kyēe tė gjithė kėsaj ėshtė mėnyra se si kėto ēifte i pėrballojnė zėnkat, nėse ata i kalojnė konfliktet me qetėsi, apo nėse vazhdojnė tė jenė tė mbėrthyer pas kritikave tė ashpra dhe kokėfortėsisė sė tyre. Po cilat janė sjelljet pėr t’u shmangur ato qė mbartin njėkohėsisht edhe rrezikun e njė ndarjeje? Pa frikė mund tė themi kritikat pėr partnerin, pėr karakterin apo zhvlerėsimi pėr personalitetin e tij. Zakonisht, pas zėnkave funksionojnė pėr mrekulli edhe ofertat pėr t’u pajtuar. Kjo mund tė arrihet fare lehtė, duke kėrkuar falje, duke dhuruar njė buzėqeshje, apo duke thėnė njė batutė tė bukur. Edhe pse diskutimi mund tė ketė qenė vėrtet i ashpėr, me tentativat pėr tė riparuar atė qė ka ndodhur, ulet ndjeshėm tensioni kur mendohet se partneri do ta mirėpresė vendimin tėnd. Tė gjitha kėto ēifte, pa pėrjashtim, zihen, por e rėndėsishme ėshtė mėnyra qė pėrdorin pėr tė riparuar “dėmet”. Zakonisht minutat e para tė njė diskutimi janė gjithmonė ato kur njėri nga tė dy personat tregon njė problem, ndėrsa tjetri i pėrgjigjet. Shpesh ato qė e nisin janė gratė: nėse ajo do ta nisė me njė kritikė tė pėrgjithshme (Si ėshtė e mundur qė ti nuk mė ndihmon pėr asgjė?), atėherė situata ėshtė vėrtet e rrezikshme. Ndoshta do tė ishte mė mirė njė reagim mė i butė dhe njė qortim i specifikuar (Dje nuk mė ndihmove ta bėja kėtė…). Po reagimi i tij? Nė ēiftet mė pak tė qėndrueshme, bashkėshorti vihet menjėherė nė mbrojtje dhe bėhet negativ shumė shpejt, ndėrsa nė ato mė tė qėndrueshme pėrpiqet tė mbajė njė sjellje pozitive sa mė gjatė tė jetė e mundur. Pėr psikologėt, nuk duhet tė sforcohesh me ēdo kusht pėr t’u pajtuar para se tė shkosh pėr tė fjetur. T’i gjesh njė zgjidhje problemit kur je i irrituar ėshtė shumė e vėshtirė, ndaj ėshtė mė mirė qė t’i rikthehesh problemit edhe njė herė mėngjesin e ditės tjetėr.

Burimi: Gazeta Shqip
te ishte veq per burrat edhe gjinia femnore do kishte nje qasje me ndryshe diqka do behet ne kete drejtim po qka me ba qe femnat na mbyten ....perpara perpara po thone .....po ecin para kohes ....
tipi engjellor Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė