Shiko Postimin Tek
Vjetėr 17-12-05, 17:32   #16
GjIlAnAsI_cSi
Gėzuar PRESIDENT
 
Avatari i GjIlAnAsI_cSi
 
Anėtarėsuar: 04-01-04
Postime: 1,201
GjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Dr. Ibrahim Rugova:

Njė decenie e mbushur me rezistencė tė organizuar pėr lirinė, pavarėsinė dhe demokracinė e Kosovės



Kemi kėnaqėsi tė veēantė qė sot gjendemi sė bashku nė njė moment solemn, nė 10-vjeotrin e Lidhjes Demokratike tė Kosovės. Kjo ditė tashmė ka hyrė si ditė e rėndėsishme nė historinė mė tė re tė Kosovės.
Shenja dhe simboli i LDK-sė pėr kėto dhjetė vjet ėshtė aksioni pėr liri dhe pavarėsi tė Kosovės. Ėshtė njė decenie jete e LDK-sė e mbushur me rezistencė tė organizuar pėr lirinė, pavarėsinė dhe demokracinė e Kosovės dhe sot nė krye tė dhjetė vjetėve, ėshtė njė pėrvjetor i artė pėr LDK-nė, tė cilin po e mbajmė nė Kosovėn e lirė me prani mbrojtėse e administrative ndėrkombėtare. Pra, Kosovėn e lirė - ėndėrr tė shumė brezave, e gėzojmė sot.
Mė lejoni tė pėrkujtoj disa nga momentet nga historiku i LDK-sė. Ditėn e 23 dhjetorit tė vitit 1989, njė grup intelektualėsh tė shquar pėr guximin e tyre, themeluan Lidhjen Demokratike tė Kosovės. Pa kaluar shumė kohė LDK-ja u shndėrrua nė lėvizje tė gjerė demokratike. Iu bashkuan me qindra mijėra qytetarė si anėtarė dhe simpatizues. Sė shpejti u bė njėra nga partitė mė tė fuqishme nė botėn postkomuniste. Pra, ėshtė koha e shembjes sė Murit tė Berlinit.
LDK-ja pas organizimit tė saj nė gjithė Kosovėn dhe Evropėn perėndimore e nė SHBA nė diasporėn shqiptare, sė bashku me forcat e tjera politike tė Kosovės u angazhua nė ndėrtimin e shoqėrisė dhe shtetit tė Kosovės. LDK-ja ishte iniciatore dhe pėrkrahu aktet madhore:
Deklaratėn e Pavarėsisė sė 2 Korrikut 1990, pastaj Kushtetutėn e Republikės sė Kosovės mė 7 Shtator tė po kėtij viti. Nė Shtatorin e vitit 1991 bashkė me institucionet e Kosovės organizoi Referendumin pėr Pavarėsi dhe nė vitin 1992 organizoi zgjedhjet e para demokratike parlamentare dhe presidenciale. Po ashtu organizoi funksionimin e sistemve tė mėdha si arsimi, shėndetėsia, ekonomia.
Kėshtu iu vunė themelet shtetėsisė sė Kosovės. Edhe pse nėn dominimin e huaj, LDK-ja angazhohej pėr vendosjen e rendit demokratik nė Kosovė. Kėshtu shteti dhe shoqėria e Kosovės nė botė u njohėn si shtet dhe shoqėri paralele me respekt tė madh.
Nė planin ndėrkombėtar LDK-ja u bė parti e nderuar dhe punoi nė afirmimin dhe ndėrkombėtarizimin e ēėshtjes sė Kosovės. Ajo vendosi lidhje tė vazhdueshme me shumė parti evropiane dhe amerikane, me shumė institucione. Thjesht: LDK-ja punoi nė krijimin e miqve tė Kosovės nė Evropė, nė Amerikė dhe nė botė, sepse deri atėherė Kosova ishte njė terra incognita.
Nė kėtė plan LDK-ja punoi fuqishėm me forcat e tjera politike dhe me Parlamentin e Qeverisė sė Republikės sė Kosovės. Ishin zyret dhe pėrfaqėsitė e LDK-sė nė shumė vende evropiane dhe nė SHBA.
Degėt e LDK-sė nė Evropė e Amerikė u bėnė tė njohura dhe ndihmuan Kosovėn nė tė gjitha planet.
Nė fushėn e bashkėpunimit me forcat politike tė Kosovės dhe tė botės shqiptare, LDK-ja u angazhua fuqimisht nė frymėn kombėtare e demokratike. Fryt i kėsaj ėshtė formimi i Kėshillit tė partive politike tė Kosovės dhe Kėshilli i partive politike shqiptare nė Kosovė, Maqedoni, Mal tė Zi dhe nė Serbi tė Jugut. Kėto institucione politike morėn vendime tė rėndėsishme dhe kontribuan nė klimėn e bashkėpunimit dhe tolerancės. Po ashtu LDK-ja vendosi bashkėpunimin me partitė politike tė Shqipėrisė.
LDK-ja punoi pandėrprerė nė forcimin e shtetit dhe tė shoqėrisė sė Kosovės. Vitin e kaluar organizoi zgjedhjet e dyta parlamentare e presidenciale pėr tė mbajtur legjitimitetin demokratik nė Kosovė. Ishte kjo kohė, kur pushtuesi, kishte vendosur tė eliminojė shtetin e Kosovės dhe tė shfarosė popullin e tij. Pas masakrave nė Drenicė dhe Dukagjin, LDK-ja u angazhua nė formė aktive pėr tė parandaluar kėtė. Shumė aktivistė tė saj gjatė rezistencės sė vitit tė kaluar dhe tė kėtij viti morėn pjesė aktive, ndėrsa anėtarėsia e gjerė e ndihmoi kėtė. Me qindra aktivistė ranė dėshmorė pėr lirinė dhe pavarėsinė e Kosovės.
Ndėrhyrja e NATO-s dhe e bashkėsisė ndėrkombėtare u bė me kohė dhe nė mėnyrė efikase.
Sot gjashtė muaj pas fitores sė NATO-s dhe fitores sonė, LDK-ja arriti tė konsolidohet shpejt. Sot gjashtė muaj tė lirisė, qė nga hyrja e KFOR-it dhe administratės ndėrkombėtare, LDK-ja ėshtė angazhuar nė ndėrtimin politik, ekonomik e social tė Kosovės. Tė gjitha degėt e LDK-sė i kanė mbajtur Kuvendet e punės. LDK-ja po punon nė konsolidimin dhe profilizimin e saj si parti e tipit perėndimor me bazė tė gjerė tė anėtarėsisė. Po ashtu LDK-ja po pėrgatitet pėr zgjedhjet e reja parlamentare, presidenciale dhe lokale qė pritet tė mbahen nė pjesėn e parė tė vitit tė ardhshėm.
Me qėllim qė Kosova tė funksionojė nė mėnyrė efikase LDK-ja merr pjesė nė Kėshillin transicional tė Kosovės dhe kėto ditė sė bashku me forcat e tjera politike tė Kosovės dhe me UNMIK-un ka vendosur tė bėjė njė administratė tė pėrbashkėt. Kjo ėshtė njė e arritur nė ndėrtimin e jetės demokratike nė Kosovė. Po ashtu LDK-ja bashkėpunon ngushtė edhe me KFOR-in dhe institucionet e tjera ndėrkombėtare tė pranishme nė Kosovė.
LDK-ja sė shpejti do tė mbajė Kuvendin e punės, ku do tė caktohen objektivat pėr periudhėn e ardhshme.
Gjatė tragjedisė qė pėsuam, LDK-ja humbi shumė aktivistė e figura tė ēmuara. E pėrkujtojmė me dhembje e krenari profesor Aganin, nėnkryetarin shumėvjeēar, njėrin ndėr figurat kryesore tė LDK-sė dhe tė Kosovės. Dhjetė vjet rresht nuk u ndal kurrė. Do tė mbetet njėri ndėr njerėzit mė tė shquar tė historisė sė Kosovės. Njėherit e pėrkujtojmė edhe profesor Latif Berishėn kryetarin e Degės sė LDK-sė nė Mitrovicė, si burrė tė urtė e tė guximshėm. Pėrkujtim tė veēantė meriton nė kėtė pėrvjetor aktivisti Sali Ēeku, i cili ra trimėrisht nė betejėn e Koshares.
Sot nė dhjetėvjetorin e LDK-sė mund tė themi se kėto 10 vjet ishin 10 vjet tė rezistencės nė ndėrtim pėr liri, pavarėsi e demokraci tė Kosovės.
Kosova ėshtė e lirė. LDK-ja do tė angazhohet fuqimisht nė ndėrtimin e lirisė dhe tė pavarėsisė sė Kosovės pėr tė gjithė qytetarėt e Kosovės.

(Fjalė e mbajtur nė 10-vjetorin e LDK-sė 1989-1999)
__________________
24 MARS 1999 ; T'Faleminderit President RUGOVA..
GjIlAnAsI_cSi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante