Shiko Postimin Tek
Vjetėr 17-12-05, 18:39   #19
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Kongresisti Engell tha se Rugova ėshtė njė patriot i madh dhe Kosova ėshtė fatlume qė ka atė si lider




Prishtinė, 7 korrik 2005 - President i Kosovės Ibrahim Rugova nė njė ceremoni rasti i dorėzoi sot kongresisti amerikan Eliot Engell Medaljen e Artė tė Lirisė me tė cilėn e ka dekoruar vitin e kaluar, nė 5-vjetorin e ēlirimit tė Kosovės.

"Presidenti i Kosovės e dekoron me Medaljen e Artė tė Lirisė, kongresmenin Eliot Engel pėr meritat e tij nė afirmimin dhe mbrojtjen e ēėshtjes sė Kosovės dhe tė ēėshtjes sė shqiptarėve nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės si dhe pėr pėrkrahjen e fuqishme tė lirisė dhe pavarėsisė". Kėshtu shkruan nė motivacionin e Presidentin Rugova pėr ta dekoruar zotin Engell.

Presidenti Rugova, ndėrkaq nė njė takim pati me kongresistin Eliot Engell, atė e cilsoi si mikun e madh tė Kosovės dhe tė shqiptarėve dhe pėr tė cilin tha se mė shumė se 15 vjet punon pėr ēėshtjen e Kosovės.

Nė kėtė takim ėshtė biseduar progresin e shėnuar nė Kosovė, pėr gjendjen e sigurisė qė ėshtė e mirė, pėr stabilittetin e pėrgjithshėm, si dhe pėr vlerėsimin qė do tė bėhet pėr bisedohet pėr tė ardhmen e Kosovės, pėr tė cilėn Presidenti Rugova tha se do tė jetė pavarėsia.

Edhe me kėtė rast Presidenti kėrkoi pėr njė njohje direkte tė pavarėsisė sė Kosovės nga SHBA tė, Unioni Evropian, nė mėnyrė qė Kosova tė jetė njė vend i integruar nė Bashkimin Evropian nė NATO dhe nė strukturat euroatlantike dhe nė miqėsi permenanete me SHBA tė.

Presidenti Rugova falėnderoi tė gjithė miqtė e Kosovės nė Amerikė dhe SHBA-nė qė e ka ndihmuar Kosovėn dhe po e ndihmon edhe pas luftės, nė liri, nė rindėrtimin e saj, me prezencėn ushtarake, civile, diplomatike. Ai shprehu bindjen se Kosova ėshtė nė rrugė tė mirė pėr ta ndėrtuar lirinė, tė ardhmen dhe pavarėsinė e saj.

Nga ana e tij, kongresisti Engell tha pas takimit se sa herė qė vjen nė Kosovė e ndien veten si nė shtėpi, ngase, siē u shpreh: "Jam kėtu me miq pėr tė diskutuar pėr tė ardhmen e vendit. Jam kėtu sė bashku me djalin tim, sepse ai ka dėgjuar shumė pėr Kosovėn kur ishte fėmijė, pėr pėrpjekjet e saj pėr liri e pavarėsi".



Kongresisti Engell tha se Rugova ėshtė njė patriot i madh dhe Kosova ėshtė fatlume qė ka atė si lider.

Duke krahasuar vizitėn e tij tė fundit para disa vjetėve, ai tha se sheh shumė ndryshime qė e bėjnė optimist. "Kur kamė ardhur kėtu pas bombardimeve nė vitin 1999 kamė parė vdekje, shkatėrrime etj. Tani nė vitin 2005, shoh jetė, shpresė, energji shoh fillimin e njė shteti tė lirė dhe tė pavarur".

"Jam i sigurt, ashtu siē marr frymė, se Kosova do tė bėhet njė shtet i lirė, i pavarur dhe demokratik, sepse qytetarėt e Kosovės nuk meritojnė mė pak, sepse qytetarėt e Kosovės duan t'i bashkohen demokracive tė tė gjithė botės", u shpreh Engell, duke i vlerėsuar marrėdhėniet e popullit amerikan dhe tė Kosovės tė mrekullueshme dhe tė fuqishme.

"Kur Kosova tė bėhet e lirė dhe e pavarur, atėherė SHBA dhe Republika e Kosovės do tė kenė njė bashkėpunim tė gjatė mes vete", nėnvizoi ai, duke shtuar se nė SHBA e dinė se qytetarėt e Kosovės janė miqtė e amerikanėve.

Engell tha se ka ndjekur pėrpjekjet e shqiptarėve tė Kosovės pėr liri dhe pavarėsi. "Kjo nuk ndodhi brenda natės, sipas meje madje zgjati shumė", tha ai.

"Unė e kam thėnė shumė herė se njėqind pėr qind e mbėshtes pavarėsinė e Kosovės. Do tė jem i lumtur kur kjo do tė ndodhė dhe do tė ndodhė shpejt, dhe unė do tė jem nė Prishtinė pėr ta festuar sė bashku shtetin e lirė dhe tė pavarur".

Engel premtoi se do tė vazhdojė me pėrpjekjet e tij nė Uashington, pėr tė ndihmuar popullin e Kosovės.

"Unė do t'i them edhe UNMIK ut edhe BE sė se standardet para statusit janė tė papranueshme. Ne duam standardet bashkė me statusin dhe qė ky status tė zgjidhet shpejt. Ne duam njė datė pėr kėtė.

Ne duam qė kosovarėt tė udhėheqin me qeverinė e tyre, me ministritė, me jetėn e tyre. Ka gjėra tė dhimbshme gjatė rrugės, por kur ta shihni rrugėn e gjatė nėpėr tė cilin ka ka kaluar Kosova ėshtė njė mrekulli", u shpreh nė fund Eliot Engell. Pesidenti Rugova dhe kongresisti Engell pastaj vizituan varrezat e hebrenjve afėr lagjes Velania nė Prishtinė.
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė