Shiko Postimin Tek
Vjetėr 06-03-07, 13:05   #332
GjIlAnAsI_cSi
Gėzuar PRESIDENT
 
Avatari i GjIlAnAsI_cSi
 
Anėtarėsuar: 04-01-04
Postime: 1,201
GjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėm
Post

RUGOVA MEDITANS (Kritika letrare e Ibrahim Rugovės)


Shkruan: Kujtim M. Shala

1. Rugova meditans

L. Poradeci e quante Gj. Fishtёn poet meditans dhe militans, pёr ta karakterizuar dyfish, nё dy fusha: tё mendimit e tё veprimit.
Nё kёtё frymё, sintagma Rugova meditans, titull i tekstit tim, veēon I. Rugovёn mendimtar, nё fushё tё letrave shqipe, duke ditur se karakterizimi i dikurshёm i Lasgushit pёr Fishtёn, vlen po aq pёr Rugovёn, pёr mendimtarin e pёr prijёsin e shqiptarёve tё Kosovёs.
Me pёrjashtim tё vjershave tё shkruara herёt, e gjithё vepra e Rugovёs ёshtё diskursive.
Prapa Rugovёs meditans radhiten gjashtё tituj: Prekje lirike (1971), Kah teoria (1978), Strategjia e kuptimit (1980), Vepra e Bogdanit 1675-1685 (1982), Kahe dhe premisa tё kritikёs letrare shqiptare 1504-1983 (1986), Refuzimi estetik (1987).

Libri i parё, Prekje lirike, krejt i veēantё, ёshtё ndёrtuar nga tekste kritike qё rikrijojnё tekstet e interpretuara, pёr tё identifikuar, nё shumё pika, kritikёn letrare me letёrsinё. Kёtu, mendimi ka ikur nga retorika e vet, pёr te retorika e figurёs dhe e diskursit poetik pёrgjithёsisht. Sa pёr tё eksplikuar mё tej: Rugova, kur shkruan pёr Lorkёn, bёn tё vetin diskursin e Lorkёs dhe e kryqёzon atё me emocionin e vet tё leximit; kur shkruan pёr Lasgushin, diskursin e Lasgushit e kėshtu me radhė.
Diskursi i Rugovёs te ky libёr provon kritikёn letrare si vepёr letrare, si krijuese tё kuptimeve. Kėtu Rugova ёshtё thellėsisht subjektiv dhe subjektivizmi/subjektiviteti, i shpallur, i prekshёm, veti statutare/pёrcaktuese e diskursit tё tij.

Te Kah teoria, Rugova, tash mendimtar me retorikёn e mendimtarit, definon e karakterizon kritikёn letrare dhe mendimin pėr letёrsinё, pasi ka definuar e karakterizuar letёrsinё. Duke qenё letёrsia njё differentia specifica, krijim, edhe kritika letrare, si disiplinё me objekt letёrsinё, ёshtё krijim, qё mban pёrbrenda kritikёn si kategori (mjet shqyrtimi).
Objekti i dyfishtё: teoria e letёrsisё / teoria e kritikёs, Kah teoria e bёn libёr teorik/metakritik.
Vetё titulli (Kah teoria) jep orientimin e autorit e tё diskursit: Teoria.

Strategjia e kuptimit ёshtё libёr eseistik, kritik e teorizues. Duke iu referuar natyrёs sё trefishtё tё kёrkimit, autori ka strukturuar librin nё tri pjesё: I. Ese, II. Kritikё, III. Teori e poezisё shqipe.
Objekt i pёrbashkёt i librit ёshtё Kuptimi, ndёrsa strukturimi teksteve shenjon dominimin e tipit tё kёrkimit nё secilёn nga pjesёt: sё pari diskursi eseistik, nё tё cilin hapet e problematizohet ēёshtja; sё dyti leximet kritike, vlerёsuese; sё treti vёshtrimi teorik, nё tё cilin problemi preket/vёshtrohet nga disa anё, si fenomen, dhe insistohet nё argumentime mё konkrete.
Vetё objekti themelor, Kuptimi, pёrpos qё krijon boshtin qё mban pjesёt e librit e tekstet qё bёjnё pjesёt, ka imponuar interpretimin semantik; njё produkt i “pėrkthimit” tė modelit gjuhėsor tė N. Ēomskit nė model pėr kėrkimet letrare.

Ndėrkaq, Vepra e Bogdanit 1675-1685 ёshtё monografi. Projekti themelor i Rugovёs nё kёrkimet letrare. Aty, zbulohet e lexohet teksti i Bogdanit, duke u fshirё distanca kohore: teksti i djeshёm ringjallet nё leximin e sotёm.
Nga paraqitja e nga kёrkimi i gjenezёs sё veprёs sё Bogdanit, Rugova kalon te struktura e saj e tek interpetimi.
Nё planin e metodёs, Vepra e Bogdanit 1675-1685, nё esencё, ёshtё njё kёrkim struktural/semiotik: lexim i tekstit si sistem kodesh/shenjash tё mbushura mesazhe/kuptime. Rugova analizon strukturat. Hap kodet, pёr t’i hapur kuptimet. Lexon shenjat, pёr ta hapur universin e librit.
Nё fjalёn e mbajtur me rastin e shpalljes Doktor nderi (Honoris Causa) i Universitetit Parisi VIII, Sorbonё, Francё, mё 1996, Rugova e quante veten Nxёnёs tё vogёl tё Bartit tё madh. Nё aventurёn semiologjike te Vepra e Bogdanit 1675-1685 ai ёshtё Trashёgimtar i madh i Bartit tё madh.

Te Kahe dhe premisa tё kritikёs letrare shqiptare 1504-1983 Rugova rishtas ka pёr objekt kritikёn letrare. Kёtu, teoria kthehet nё praktikё kёrkimi. Kahe dhe premisa... ёshtё njё tipologji teorike/historike, esencialisht pёrshkruese e komentuese, e kritikёs shqiptare; pёrshkrimet/komentet bёjnё qё tipologjia tё mos sforcohet.
Duke qenё i pёrbёrё edhe nga njё Bibliografi e gjerё, e komentuar, e teksteve kritike, libri merr edhe status udhёzuesi nё fushёn e metakritikės. Ndėrsa, metodiciteti i kėrkimit e bėn shumė tė pėrdorshėm.

Edhe pse ndёrmjet janё dy librat monografikё (Vepra e Bogdanit... e Kahe dhe premisa...), Refuzimi estetik vijon Strategjinё e kuptimit, qoftё nё planin e fushёs sё interpetimit, qoftё nё atё tё strukturimit. Refuzimi estetik pёrbёhet nga shkrime tё viteve 1980-1986 dhe pёr referencё/objekt themelor ka letёrsinё bashkёkohёse. Tё shkruara nё kohёn e botimit tё veprave qё kanё pёr objekt, tekstet e kёtij libri i dominon vlerёsimi. Rugova komunikon gjallё me veprat e me fenomenet dhe vlerёson nё tipin e avangardёs estetike, siē e pёrcakton vetё.
Duke lexuar veprat e kohёs nёn vetёdijen mbi refuzimin estetik, Rugova provon vlerёn dhe funksonin e veēantё tё letёrsisё (si qenёsi pёrballё idesё e kёrkesёs pёr letёrsi nё funksion social: ideologjik, politik etj.).
Rugova vlerёson autorёt bashkёkohorё dhe bashkёkohёsinё, gjithnjё duke patur vetёdijen pёr vёshtirёsitё e vlerёsimit tё parё, nё distancё tё vogёl ose nё mungesё distance. Procesualiteti ёshtё veti themelore e Strategjisё sё kuptimit dhe e Refuzimit estetik. Duke shmangur kurthet e procesualitetit, edhe pse vlerёsues i parё, Rugova ёshtё vlerёsues i thellё. Nё shumё kuptime, koha i dha tё drejtё, duke i bёrё vlerёsimet e tij pjesё tė rėndėsishme tё traditёs sё leximit dhe orientuese/determinuese tė kėrkimeve letrare. Vlerėsimet e tij tashmė jetojnė edhe nė vlerėsimet e tė tjerėve pėr librat e njėjtė.


2. Teoria:
Letėrsia / Kėrkimet

Shkrimin diskursiv tė Rugovės pėrherė e shoqėron vetėdija mbi letėrsinė si differentia specifica (aktivitet krijues i veēantė). Nė pėrputhje me objektin (letėrsia), edhe kėrkimi bėhet i veēantė, i brendshėm, me burim vetė letėrsinė. Rugova, edhe kur pranon ndihmėn e disiplinave tė tjera pėr studimin e letėrsisė, njeh pėr themelore shkencėn letrare.
Leximi i letėrsisė si model i veēantė, i vetes, kur zbresim nga teoria tek empiria letrare shqipe, problematizohet vetiu, duke qenė e njohur natyra e thellė ideologjike e njė pjese tė madhe tė saj, prandaj marria e funksioneve tė jashtme, vėnia nė shėrbim tė ideologemave. Rugova kėrkon e zbulon daljen relative nga kjo skemė te moderniteti shqiptar e, pёrfundimisht, te letėrsia bashkėkohore e Kosovės. Letėrsia nė Shqipėri vijon tė jetė fytyrė e ideologjisė, prandaj nė funksion tė saj.

Koncepti pёr letėrsinė si differentia specifica, nė diskurs teorik, ėshtė shtruar, trajtuar e provuar te Letėrisa si differentia specifica. Koncepti i tillė, me njė pikėprerje me estetikėn ontologjike/fenomenologjike, me pikėpamjen e Hegelit mbi statusin/funksionin e artit e me teorinė e J. Lotmanit mbi artin si informacion artistik, ndėrtohet duke njohur empirikisht ndėrrimin e statusit tė letėrsisė e tё arteve nga misionare, nėpёrmjet procesit tė transformimit/diferencimit, nė veprimtari krijuese. Duke gjykuar pėrbrenda letėrsisė shqipe, diferencimi i tillё nėnkupton fundin e letėrsisė sė mitit nacional dhe lindjen e letėrsisė pėr vete. Ky transformim, nė fushė tė studimit, kėrkon leximin e letėrsisė si medium qė nuk pasqyron, por qė krijon botėn e vet. Kjo shpie te kėrkimi i modeleve letrare/tekstore, duke i njohur si tė veēanta; si struktura qė prodhojnė e mbajnė botėn e veprės.
Diferencimi i letėrsisė dhe i arteve kushtėzohet e shoqėrohet nga natyra e hapur e tyre. Duke pasur referencė tė deklaruar teorinė estetike e semiotike tė U. Ekos (Vepra e hapur), Rugova afrimon leximin/receptimin si zgjedhje tė lirė tė receptuesit. Vepra e hapur ėshtė produkt i poetikave tė avangardės ose i poetikave personale jonormative; receptimi i saj esencializon receptuesin pėrkrah autorit/krijuesit. Vepra e hapur ndėrton recepientin, duke e aktivizuar atė nė principin e apertativitetit.
Duke pranuar e afirmuar artin e recepientin e tillė, Rugova pranon e afirmon Individin, mendimin individual, pėrballė kolektivitetit. Kjo ėshtė shenjė e madhe, e pėrhershme, e modernitetit.

Kritika letrare, nė pėrgjithėsimin teorik tė Rugovės, ėshtė aktivitet qė vė komunikimin e parė me veprėn letrare. Ajo ėshtė tjetėr nga Teoria, Historia e letėrsisė dhe Estetika. Kritika rri ndėrmjet Teorisė e Praktikės, Shkencės e Artit, dhe, sė pari, ka karakter vlerėsues. Realisht, ky ėshtė njė tip i kritikės.
Autori ynė niset nga etimologjia e fjalės kritikė, skicon historinė e konceptit kritikė, paraqet, komenton e vlerėson metodat e kėrkimit, pėr tė arritur pėrgjithėsimet pėr kritikėn letrare si disiplinė.
Duke pėrgjithėsuar lidhur me metodat e kėrkimit, Rugova nėnvizon ”dy baza metodologjike nga tė cilat niset kritika letrare”: 1. vepra letrare produkt i jashtėsisė dhe 2. vepra letrare produkt absolut artistik, d.m.th. vepra letrare si mimesis, vepra letrare si poiesis.

Te teksti me titullin Mjeti kritikė Rugova diferencon pikėpamjen e vet mbi kritikėn letrare (disiplinė), duke e definuar atė si krijm qė aplikon kategorinė kritikė, e cila ėshtė formė e njohjes, proces/mjet. Aplikimi i drejtė i kategorisė, prodhon kritikėn shkencore, mendon teoricieni ynė.
Rugova mbron natyrėn dyfishe tė kritikės letrare: statusi njohės (gnoseologjik) dhe vlerėsues (aksiologjik). Principi kritik pėrmbushet duke kaluar nga njohja te vlerėsimi.

Kritika letrare atribuon kuptimet. Ēdo interpretim ėshtė njė mundėsi interpretimi. Kuptimi i prodhuar (vepra) dhe kuptimi i atribuuar (interpretimi) s“kanė si tė pėrputhen nė tė gjitha pikat. Vepra hesht, Intereptimi bėhet zė i saj. Kritika moderne, duke njohur fiaskon e kritikės tradicionale nė kėrkimin ekskluziv tė kuptimit tė implikuar, bėhet atribuuese. Argumentimi i referohet atribuimit e jo kuptimit tė implikuar. Argumentimi shpie te konceptet “qė pėrfaqėsojnė pėrvojėn interpretuese dhe pėrvojėn krijuese”. Pra, pėrvoja interpretuese del nga pėrvoja krijuese nė procesin e atribuimit tė argumentuar tė kuptimeve.
Atribuimi, nė esencė, ėshtė produkt i leximit tė gjuhės nė planin e dytė (si konotacion) dhe i aktivizimit tė strukturės sė thellė tė tekstit, i mbushjes sė kėsaj strukture me kuptime. Kritika, e kryqėzuar me semantikėn, kėrkon e interpreton fushėn e konotimit tekstor.

Jeta e kritikės ėshtė e barabartė me lirinė e kritikut, me shumėsinė e kėrkimeve. Rugova gjykon monizmin nė kėrkimet letrare, si skematizim qė pamundėson individualitetin.
Mjeti kritikė pėrgjithėson dijen mbi kritikėn nė e pėrtej kritikės letrare. Kritika (kategori) ėshtė karakterizuesja themelore e kėrkimit letrar dhe e kėrkimit tė shkencave humane pėrgjithėsisht.
Tė kritikosh, do tė thotė tė vėsh nė krizė. Vėnia nė krizė prodhon debatin. Debati siguron thyerjen e skemave, pėrjashton normativitetin final, shtyn dijet pėrpara. “Ėshtė e vėrtetė shikuar nė aspektin sociokulturor se kritika ėshtė treguesi mė i mirė pėr stabilitetin e njė shoqėrie. Pra aty ku ka liri, ka edhe kritikė, e ku ka kritikė ka edhe liri. Dhe, shoqėritė e meset e ndryshme qė janė tė ndieshme ndaj kritikės, dėshmojnė se ende nuk janė tė zhvilluara nė frymėn e tolerancės dhe kufizojnė me dogmatizmin. Prandaj duhet kuptuar njėherė e pėrgjithmonė se gjėrat dhe ēėshtjet e ndryshme duhet tė shikohen nė mėnyrė mė demokratike. Pėr ta pėrforcuar kėtė po shprehemi me njė mendim paradoksal tė Roman Jaboksonit se, uniteti i shkencės, me kėtė rast edhe i kritikės, qėndron nė diversitet, e jo nė pajtimėsi siē qėndron uniteti politik, ēfarė do tė thotė se fusha e parė hulumton e kėrkon, kurse fusha e dytė gjendet nė veprim aktual, ku pajtimėsia ėshtė e domosdoshme. Rezulton: nuk duhet tė frikohemi nga mospajtimet e argumentuara nė fushėn e mendimit, sepse na pasurojnė, po tė frikohemi nga pajtimet servile, qė sjellin inkuadrimin e tė paaftėve nė fushėn letrare e kulturore.”, konkludon Rugova te Strategjia e kuptimit.


vazhdon..
__________________
24 MARS 1999 ; T'Faleminderit President RUGOVA..
GjIlAnAsI_cSi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė