Shiko Postimin Tek
Vjetėr 20-03-07, 13:51   #1
amari
 
Anėtarėsuar: 17-06-05
Vendndodhja: Prishtine
Postime: 146
amari e ka pezulluar reputacionin
Gabim Historia E Shqiptarėve, Nga Ilirėt E Lashtė Ne Erėn Islame

HISTORIA E SHQIPTARĖVE, NGA ILIRĖT E LASHTĖ, NĖ ERĖN E ISLAMIT



NGA: A. K. BOGDAN

New York,


Shqiptarėt i pėrkasin njėrit prej kombeve mė tė vjetėr tė Evropės. Nga viti 1250 p.e.s. dhe deri nė vitin 168 p.e.s., Shqipėria ėshtė banuar nga 14 konfederata tė fiseve pellazge, tė udhėhequra nga mbreter qė e shikonin para-ardhjen e tyre nga Akili. Kėtu ėshtė nje rishikim i shkurtėr i rrugės komplekse tė historisė shqiptare, qė nga kohėt e hershme e deri nė mes tė shekullit tė 19tė.


Mbretėria e ilirėve arriti kulmin e saj nė shekullin e IV p.e.s., nė kohėn e mbretėrisė sė Bardhylit (Ylli i Bardhė). Mė vonė mbretėria e tij do tė mundej dhe aneksohet nga Filipi i II-tė, babai i Aleksandrit tė Madh, nė 358 p.e.s. Pas vdekjes sė Aleksandrit tė Madh, iliret u ēuan kundėr maqedonėve dhe grekėve. Nė 312 p.e.s. mbreti ilir, Glausi dėboi kolonizatorėt grekė nga ishujt e Korfuzit dhe Epidamnusi (apo Durrachion, Durazzi, Dyrrahium, apo Durres). Gjatė dy luftėrave me ilirėt ndėrmjet viteve 229 dhe 219-tė p.e.s., romakėt mundėn tė aneksojnė pjesėn mė tė madhe tė Ballkanit Perėndimor. Megjithatė mbreteria ilire mbijetoi deri mė 180 p.e.s. kur dalmatet deklaruan veten tė pamvarur dhe krijuan republikėn e tyre, e cila do tė pushtohej nga perandori Augustus nė vitin 9 e.s., nė tė njėjtin vit kur legjionet romake nė Gjermani u thyen nga Herman Saksoni.

Nė 171 p.e.s. mbreti i fundit ilir, Genti u zu rob nė rrethinat e Skutarit (Shkodrės) dhe u dėrgua si skllav nė Romė. Pas kėsaj mbretėria e tij u nda ndėrmjet tre provincave romake tė Dalmacisė, Maqedonisė dhe Epirit. Gjatė historisė sė Romės, pesė perandorė roman – Diokleciani, Klaudiusi i II, Aureliani, Probusi dhe Konstandini i I kishin origjinė ilire.

* * *

Shqiptarėt e hershėm tė mesjetės dolėn nga kaosi i shkatėrrimit te Perandorisė Perėndimore Romake si pasardhės tė fiseve tė dardanėve dhe feonėve, qė jetuan ne Ilirinė e Sipėrme dhe Trakė, deri nė kohėt e pushtimeve masive tė gotėve gjerman, qė u zhvilluan nė trojet shqiptare gjatė shekullit tė katėrt tė erės sonė. Nė fund tė shekullit tė gjashte, trako – ilirėt u ēvendosėn nga dyndjet e avarėve, antėve dhe fiseve bullgare turko – ugrike tė sllavizuarva.

Vendi i fundit ku ilirėt gjetėn strehė gjatė kėtyre dyndjesh barbare ishin malet e Epirit, Thesalisė, Maqedonisė Perėndimore dhe Dalmacisė. Nė 535, ushtritė e Perandorit Bizantin Justinian pushtuan Ilirinė dhe Moesinė dhe dėbuan gotėt, lombardėt dhe gepidėt nga trojet ilire. Por 100 vite mė vonė, perandor Herakli i II-tė ftoi fiset gjysėm tė egra tė “sorbianėve” (srbi, serbėt) dhe “khrobates” (hrvati, kroatėt) nga Kiskarpathia, tė cilėt tė udhėhequr nga prijėsit e tyre pushtuan territoret e Silezisė sė sotme dhe tė Polonisė Jugore, vende qė ishin braktisur nga vandalėt gjermanė dhe ostrogotėt. Perandori bizantin i vendosi sllavėt edhe nė Ballkanin Perėndimor si mbrojtės tė Konstandinopojės nga avarėt.[1]

Pas kesaj, serbėt, kroatėt dhe fise te tjera sllave, shumė shpejt dyndėn Moesinė, Trakėn, Maqedoninė dhe Greqinė, ndėrsa sulmuan edhe Kretėn. Megjithatė bizantinėt arritėn t’i nėnshtrojnė ata. Pas kėsaj bullgaret (bolgars, volgars), njė rracė e krijuar nga miksja e turqėve altaikė dhe racės urgike tė bashkėkohėsve tė tyre mordovinė dhe ēuvashevė nė Rusinė Veriore, arritėn tė nėnshtrojnė serbėt nė fund tė shekullit tė nėntė. Cari i tyre, Simoni i Madh (893 – 927), i konvertuar nė krishterimin ortodoks, e zgjeroi mbretėrinė e tij nga malet karpate deri nė detin Adriatik, duke pėrfshirė kėtu Shqipėrinė, Kosovėn, Sėrbinė dhe Malin e Zi tė ditėve tona.

Kjo perandori e re bullgare do tė shkatėrrohej nė betejėn e Kleidonit nė 1014 nga perandori Bizantin Basili i II, i cili urdhėroi masakrimin e 10.000 bullgarėve tė zėnė robėr lufte, duke i qėrruar nga sytė.

* * *

Kronikat Islamike tė mesjetės tė parėt e shqiptarėve i kanė identifikuar me fiset arabe tė krishtera qė emigruan nė zemėr tė Bizantit pas islamizimit tė hershėm tė Sirisė, Palestinės, Jordanisė dhe Hixhazit. Shkrimtarėt e hershėm arabė tė periudhės klasike islame i njihnin shumė mirė ndarjet gjeografike tė Ptolemeut tė Aleksandrisė, i cili fiset ilire “Albanoi” i pėrshkruante si banorė agresivė qė jetojnė ndėrmjet Dyrrahut-Roman dhe Albanopolisit. Muslimanėt e Andaluzisė (nė Spanjėn pas-vandalike) gjatė shekullit tė nėntė, dhe Siēilisė, i njihnin shumė mirė edhe sakalibėt apo sllavėt, tė cilėt si skllevėr militantė dhe aleat tė avarėve pushtuan pjesen ilirike tė Ballkanit nė shekullin e shtatė tė erės sonė.

Sllavėt nomadė dhe fiset e sllavizuara kroate sėbashku me serbėt, i detyruan barinjtė shqiptarė tė braktisin vendet e tyre antike nė Arbanon, nė veri tė Liqenit Ohėr. Si pasojė fiset shqiptare u fortifikuan nė kodrat e Ilirisė jug-perėndimore. Mundėsia ekziston qė disa arabė tė krishterė tė kenė emigruar nga Siria dhe jetuar nė Maqedoni gjatė shekullit tė shtatė tė erės sonė. Kėta arabė duhet t’iu jenė bashkangjitur shqiptarėve nė ngujimet e tyre nė Epir, Thesali dhe Shqipėrinė e sipėrme. Burimet bizantine tė kohės, konfirmojnė se fisi i krishtėrizuar arab i Banu Ghasanėve (ghasanidėve) i udhėhequr nga Xhabal bin Al-Ahyan i mbiquajtur Arnaut, u largua nga Siria pas marrjes sė Sirisė nga muslimanėt dhe u prit nga Perandori Kostandin II nė Maqedoni. Disa historianė kanė spekulluar se Perandori Nikoforus i I qė sundoi nė Kostandinopojė ndėrmjet viteve 802 dhe 811, tė ishte vetė pasardhės i Xhabalit, tė fundit tė fisit tė ghasanidėve.

Gjatė periudhės sė halifit tė famshėm abasid, Harun al-Rashid nė Bagdad, edhe shkollarėt mė seriozė arabė besonin se arnautėt e Shqipėrisė ishin arabė ghasanidė nga Siria apo berberė nga Afrika Veriore, tė cilėt “tė vėrbuar nga xhahiliteti para-islamik” u kthyen nė tė krishterė. Ata kaluan detin Mesdhe dhe u vendosėn nė tokėn e romakėve.[2]

Pas rėnies se shtetit islamik tė Siēilisė, shumė muslimanė arabė dhe berberė, rrefugjatė tė luftės, kaluan detin e ngushtė tė Adriatikut dhe gjetėn strehim nė Shqipėri via Raguzes (Dubrovnikut). Sesa ėshtė numri i tė shpėtuarve nga masakra fetare kundėr muslimanėve tė shpėrngulur nga qyteti Pulian i Lucerės (A.D. 1300) tė cilėt pėr tė shpėtuar nga shpata e krishterė, gjetėn strehim nė malet e Shqipėrisė ėshtė subjekt i hapur ndaj debatit.[3] Megjithatė disa nga tė arratisurit muslimanė nga “safe heaven-i” (zona e sigurisė) mesjetare tė Lucerės arritėn tė vendosen dhe strehoen nė republikėn e pavarur tė Raguzės, e cila nė tė kaluarėn kishte patur marrėdhenie mjaft tė mira tregtare me Siēilinė Islamike. Nėse gjenerata e tretė e kėtyre rrefugjatėsh muslimanė nga Siēilia dhe Pulia arriti tė mbijetojnė si muslimane apo kripto-muslimane nė malet shqiptare, ata do tė kenė qėnė nė mesin e atyre shqiptarėsh qė pritėn me entuziazėm ardhjen e trupave turke tė udhėhequra nga Jakut Pasha dhe nga Firouz hoxha, nė kryeqytetin shqiptar tė Krujės (Akēa Hisar) nė 1396.

Shqipėria e vjetėr e madhe, e kohėve tė mesjetės ndahej nė dy grupe linguistike kryesore: nė Gegėrinė dhe Toskėrinė, ndėrsa banorėt e tyre njiheshin si gegė dhe toskė. Emri i tė parėve i pėrket shqiptarėve tė veriut tė Shqipėrisė, ndėrsa i dyti jugorėve. Gegėt janė malėsorė qė jetojnė nė zonat e Shkodrės, nė Kosovė, nė Dibėr dhe nė kryeqytetin e Maqedonisė nė Uskub (Shkup). Ata ndoshta janė, pasardhės tė fiseve ilire tė Penestit dhe Linkestit. Disa nga fiset gege tė Mirditės, Grudės, Kelmendit dhe Kastratit janė katolikė sipėrfaqėsorė. Megjithatė shumica e gegėve nisėn tė pranojnė islamin nė mėnyrė graduale pas shekullit tė 15tė. Gegėt muslimanė dhe tė krishterė kanė njė traditė tė gjatė hakmarrjesh me rituale tė vjetra qė kėrkojnė gjak pėr ēdo tė vrarė, pėr rrėmbim femre apo qoftė edhe fyerje. Gjakmarrja (nė mesin e gegėve) ėshtė e sanksionuar nga ligji para-islamik i Lekė Dukagjinit i njohur si “Ligji i Vjetėr.” Sipas ligjit tė Lekės, burri shqiptar ėshtė totalisht i pėrgjegjshėm pėr sigurinė e miqve te tij. Dhe vrasėsi, i cili e kryen kėtė akt nė mbrojtje tė nderit, sipas Ligjit te Vjetėr nuk mund tė shihet si vrasėsi qė e nis gjakėsinė. Gjakėsori, apo vrasėsi, zakonisht penalizohet duke i’a djegur shtėpinė.



* * *

Nė fillimet e shekullit tė 20tė mė shumė se 75% e gegėve shqiptarė ishin muslimanė synitė, ndėrsa rreth 10% e tyre ishin ndjekės tė kultit tė dervishėve bektashianė. Toskėt e jugut tė Shqipėrisė kanė jetuar nė zonat pranė Janinės (Epiri i Vjeter) dhe Prevezė, dhe nė zonat pranė Pėrmetit. Nė shekullin e 14tė, mercenarėt shqiptarė nė shėrbim tė pronarėve tė tyre latinė, emigruan drejt Greqisė pėr nė Epir dhe infiltruan deri nė Thesali, More dhe nė shumė ishuj tė Egjeut, ku u vendosėn dhe themeluan njė numėr kolonishė.

Kėto koloni shqiptarėsh tė cilat u helenizuan nė mėnyrė tė ndjeshme gėzonin privilegje speciale nga turqit. Megjithatė shumė prej tyre migruan drejt Pulias, Kalabrisė dhe Siēilisė, ku ju bashkuan katolikėve tė egėr arbėreshė, qė u larguan nga Shqipėria e Mesme pas rėnies sė rebelimit tė Skėnderbeut.[4] Pas kėsaj shumica e toskėve, u konvertuan nė Islam nė fillimet e shekullit tė 15tė. Megjithatė shumica e tyre, islamin e pranoi shumė kohė pėrpara pushtimit turk tė Shqipėrisė sė poshtme.

Nė Evropėn mesjetarė tė krishterė, ndėrrimi i fesė nuk ishte ndonjė problem i madh teologjik pėr shumicėn e njerėzve tė thjeshtė, tė cilėt islamin dhe krishtėrimin nuk i trajtonin si dy religjione tė kundėrta nė doktrinė. Pėr masat e krishterizuara tė Evropės, islami dhe krishtėrimi, ashtu si edhe ortodoksia dhe katoliēizmi, apo mė vonė katoliēizmi dhe protestantizmi, shiheshin mė shumė si dy sisteme tė ndryshme ritesh fetare. Pėr mė tepėr popullariteti i para-manikeanizmit dhe “herezive” semi-tė krishtera tė cilat lindėn dhe rrezatuan nė ballkan, dhe inspiruan shumė herezi tė fuqishme nė Perėndim kanė qėnė njė faktor i mos marrjes seriozisht tė krishtėrimit nė Ballkan. Katharėt [paraardhės tė albigenzianėve] dhe paterensėt ishin mjaft tė pėrhapur nė tokat e mesdheut ndėrmjet maleve pirenej dhe rodope. Nga gjithė kėto lėvizje fetare tė mesjetės evropjane, nuk shpėtoi as Shqipėria. Njė herezi shumė e njohur nė Shqipėri ka qėnė sekti i bogumilėve (theofilėt) dhe babunėve. Nga radhėt e kėtyre heretikėsh, dolėn shumė shqiptarė tė cilėt i’u bashkangjitėn disidentėve ballkanas qė nuk pranonin tė njohin autoritetin e peshkopeve katolikė dhe patriarkėve ortodoksė. Pėr mė tepėr, malet e Shqipėrise ishin vendi mė ideal pėr strehimin e tė krishterėve disidentė qė strehoeshin aty, pėr t’i shpėtuar dėnimit tė inkuizitorėve tė Papės qė i dėnonin nė zjarr. Pėr t’u pėrballur me disidencėn e madhe nė Shqipėri, urdhėri shpirtėror i franceskanėve dhe ndjekėsit e Joakimit tė Florės nga Kalabria- ku tė fundit ishin tė pabindur ndaj Papės Xhoni XXII – ndėrtuan komunat e tyre nė malet e Shqipėrisė. Malet e Shqipėrisė ishin njė vend ideal pėr tė strehuar mistikėt dhe disidentėt e kohėrave tė hershme.


amari Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante