Shiko Postimin Tek
Vjetėr 15-10-11, 20:00   #11
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Idealet e lirisė

Rezistenca e popullit tė Drenicės edhe kėsaj here ishte e fortė, siq nė
histori e ka zakon Drenica. Zhvillohen luftime te rrepta e tė pėrgjakshme.
Armikut i shkaktohen humbje tė mėdha. Nė kėto luftime vritet
Komandanti
Legjendar i Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės Adem Jashari, bashkė mė anėtarė tė
familjes dhe mė shumė fqinjė e bashkėluftetarė. Tė revoltuar pėr humbjet e
shumta forcat ēetnike serbe bėjnė masakra tė pa para nė popullatėn shqiptare
duke masakruar mė dhjėtra femijė nė lulen e femirijsė dhe rinisė, gra e burra tė
moshuar. Trupat e tė vrarėve kishin pamje tė tmėrrshme. Ata ishin masakruar nė
mnyrat ma mizore. Kriminelėt ua kishin hequr viktimave tė tyre syt dhe organėt
gjinitale. Disa prej viktimave pos plagėve tė shkaktura mė armė zgjari, ata
kishin edhe plagė tė shkaktura mė thikė dhe mė mjete tė forta.
Gjatė ofensivės sė terbuar fashiste serbe u vranė e u
masakruan njerėz tė
pafajshėm liridashės shqiptarė, u shkatėrruan dhe u dogjen shtepitė dhe arat e
begatshme. Kjo ofensivė s'ishte e rastėsishme as e papritur pėr ata qė e kanė
njohur origjinėn e egėr serbomadhe. Po kėshtu kanė vepruar edhe paraardhėsit e
krajlive tė tyre, tė cilėt shekuj mė radhė u pėrpoqėn tė ēfarosin shqiptarėt nga
faqja e dheut.
Mirėpo, si kurdoherė, edhe tani, serbomdhėnjtė u ndeshėn mė forcėn e
pamposhtur te popullit tonė martir. Shqiptaria e pati fat t'i kėtė fqinjė ata,
tė cilėt, nė histori hynė vetėm pėrmes barbarive e dhunės. Kėta barbarė veē mė
mashtrim e dhunė kishin arritur
tė krijojnė shtet e pastaj edhe koloni, si
janė kėto viset tona tė begata mė pasuri tokėsore dhe nėntokėsore, mė pasuri tė
pallogaritshme tė cilat bota i ka lakmi.
Natyrisht, duke i njohur tė gjitha
kėto, serbomdhėnjtė, nuk luftojnė pėr dofarė kishash e manastiresh tė
ortodoksisė, por luftojnė tė ruajnė Kosovėn pėr koloni tė tyre, sepse atyre
askush deri sot nuk ua prishi kishat as manastirėt qė i kanė pėr t'i zhvilluar
ritet e tyre fetare. Tek e fundit shumica e manastirėve i pėrkasin kulturės sė
vjetėr bizantine e shqiptare, dhe si tė tilla janė rujtur dhe mbrojtur nga
shqiptarėt, siq ėshtė rujtur Patriarshia e Pejės prej Fisit tė Kelmėndve. Para
sa kohe nė parlamentin e Serbisė njė deputėt serb, padashje e tha tė vertetėn:
"Kosova nė radhė tė parė ėshtė hambar i Serbisė".
Luftimėt u zgjeruan shumė shpejt nė Dukagjin e nė viset tjera tė Kosovės.
Lufta erdhi si domosdoshmėri e
kohės. Ajo i ka rrėnjėt nė punėn e
palodhėshme e tė pėrhershme tė shumė e shumė gjėneratave, tė shumė bijve e
bijave qė dhanė jetėn, apo u dergjėn e ende dergjėn kazamatėve tė Serbisė.
Ushtria Ēlirimtare e Kosovės e krijuar nga vullneti i ēeliktė pėr pamvarsi
kishte nė planin e vetė zhvillimin gueril tė luftės, duke shkuar nė pėrforcim
gradual e tė shkallėshkallėshem. Pėrleshjet midis forcave
guerile dhe forcave
pushtuese, qė po imponohėshin gjithnjė e mė shpesh, po qonin drejt konfliktit tė
hapėt. Duke kuptuar rrezikun e madhė qė paraqitej nga UĒK-eja, Beogradi nisi
fushatėn e ēfarosjes sė UĒK-ės ose tė imponimit tė luftės sė haptė, frontale,
pėr ēka UĒK-ja nuk kishte mjete adekuate tė luftės. Nė kėto rrethana, regjimi
gjakatar i Serbisė filloi ofanzivėn e egėr ushtarake mė tėrė arsenalin artilerik
dhe tė aviacionit ushtarak. Objektiv kryesor kishte thyrjen dhe shpartallimin e
Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės. Kur nuk ia arriti kėsaj, nisi djegien, dhe
shkatrrimin e vendbanimeve, pėr ta demtuar sa mė shumė popullin, pėr t`i
pamundėsuar atij qendresėn dhe pėr t`iu hakmarrė, ashtu siq kanė bėrė mė shekuj
tė gjithė pushtuesit kundėr atėdheut tonė.
Qe nga mesi muajit korrik, nė pjesėn mė tė madhe tė Kosovės, pushteti okupues
i Beogradit ndermori ofensivėn mė tė madhe ushtarake, prej Luftės Dytė Botėrore.
Ai, duke qenė i pafuqishėm pėr t'u ndeshur mė ushtrinė ēlrimtare, granaton nga
largėsia, djeg tė lashtat dhe shtepitė, vret gra, femijė e pleq tė

pambrojtur. Kjo me artileri, kudo qė shkel, prapa le gjurmėt e veta tė
barbarisė paramesjetare. Kudo djegie, shkatėrrime, rrėnime. Pėrkundėr gjithė
kėsaj, edhe pse mė armatim mė tė lehtė, UĒK-ja i pėrgjigjėt mė vendosmeri tė
pashoqe nė fushėbetejat e luftės. UĒK tregoi vendosėshmeri pėr tė vazhduar
luftėn ēlirimtare mė ēdo ēmim qė ti kerkohet asaj, deshmoi poashtu aftėsinė pėr
tė mbijetuar, pėr tė ndrruar taktikėn luftarake.
Ajo nuk u zhgnjye nga
humbjet e betejave qė pėsoi, pasi qė lufta vazhdon dhe qellimi kryesor ėshtė tė
fitohet lufta.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė