Shiko Postimin Tek
Vjetėr 16-06-10, 16:00   #25
roadrunner
Shote Galica
 
Avatari i roadrunner
 
Anėtarėsuar: 07-09-09
Vendndodhja: N'dor t'dades tem
Postime: 9,779
roadrunner i pazėvėndėsueshėmroadrunner i pazėvėndėsueshėmroadrunner i pazėvėndėsueshėmroadrunner i pazėvėndėsueshėmroadrunner i pazėvėndėsueshėmroadrunner i pazėvėndėsueshėmroadrunner i pazėvėndėsueshėmroadrunner i pazėvėndėsueshėmroadrunner i pazėvėndėsueshėmroadrunner i pazėvėndėsueshėmroadrunner i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: udbeja e vret aktorin shqiptar, Bekim Fehmiun

DukagjinMuslija (para 18 oreve)

BEKIM FEHMIU NĖ SYTĖ E TĖ BIRIT TĖ TIJ ULISIT Qė tė flas pėr babain tim-Bekimin, sėpari do tė duhej tė flisja pėr gjyshin tim Ibrahimin. Ishte i lindur mė 1892 nė Gjakovė, nė njė familje tregtare dhe arsimore.Shkollėn Normale dhe Medresenė e kishte kryer nė Shkup. Biografia e gjyshit shkurtimisht mund tė tregohet edhe pėrmes emrave qė ua kishte lėnė fėmijve tė vetė, duke u pėrpjekur qė ata ti kishin vetėm kuptime shqiptare, e nė asnjė mėnyrė arabe ose turke. Vajza mė e madhe quhej Shpresa- fjalė e nderit, betim dhe njė lloj shenje mbrojtėse e shqiptarėve;Shpresa- donte tė thoshte shpresė nė ditė mė tė mira pėr popullin shqiptar;Bashkim- djali i parė- nė kuptimin e bashkimit tė shqiptarėve;Arsim- arsimimi i popullit; Fatmir- fat i mirė pėr popullin; Bekim-babai im- donte tė thoshte bekimi i popullit;Afėrdita-agimi ėshtė afėr pėr popullin shqiptar dhe Lulėjeta-lulja e jetės. Ibrahim Fehmiu me pushkė dhe libėr ishte dora e djathtė e patriotit tė shquar Bajram Curri i cili kishte luftuar kundėr pushtimit turk nė vitin 1912.Si njėri ndėr mėsuesit e parė shqiptar, i kushtohet arsimimit tė popullit tė tij dhe hapjes sė shkollave nėpėr Kosovė dhe Shqipėri. Pėr kėtė shkak pushteti serbo-malazias e dėnon me vdekje. Nė kohėn e Mbretėrisė sė Jugosllavisė, ndiqet si ithtar i Bajram Currit dhe Fan Nolit.Gjyshin e ndiqte edhe mbreti Ahmet Zogu, duke vėnė njė ēmim shumė tė lartė dukatėsh pėr kokėn e tij.Mė 1929 kapet dhe izolohet nė Valevė.Nė atė kohė familja e tij jetonte nė Gjakovė, kurse dy vite mė vonė tė gjithė sė bashku deportohen nė Sarajevė, ku, pėrveē tre fėmijve tė lindur, nė botė vijnė edhe bijt :Fatmiri, Arsimi dhe babai im- Bekimi. Nė vitin 1939 pas okupimit tė Shqipėrisė nga Italia, ata shkojnė nė Shkodėr ku gjyshi bėhet drejtor didaktik i shkollave fillore, ku lind edhe vajza e tij mė e vogėl- Afėrdita. Pas rėnies sė Mbretėrisė jugosllave mė 1941, familja kthehet nė Prizren, ku ai e vazhdon punėn e tij edukative dhe patriotike.E burgosin edhe gjermanėt. As nė kohėn e Jugosllavisė sė re nuk mbyllet Golgota e familjes Fehmiu.Gjyshin e burgosin dhe pas procesit tė montuar ai dėnohet.Pas daljes nga burgu nė vitin 1951 ai vdes. Gjyshja ime- Hedija ishte e lindur nė Gjakovė mė 1908 e cila e kishte pėrcjellur vazhdimisht gjyshin nė rrugėn e vuajtjeve tė tij jetėsore dhe babai im mendon se akoma nuk ka gjetur fjalė tė mjaftueshme pėr t’i pėrshkruar tė gjitha vuajtjet e nėnės sė tij dhe tė familjes Fehmiu. Gjenerata e babait tim Bekimit, ėshtė gjenerata e parė nė historinė e Kosovės qė ėshtė shkolluar nė gjuhėn amtare qė nga shkolla fillore, deri nė maturėn e gjimnazit.Pas gjimnazit babai bėhet anėtar i dramės shqipe tė Teatrit Krahinor, si Teatėr i vetėm profesional nė Kosovė. Akademinė teatrore nė Beograd e regjistron nė vitin 1956, nė klasėn e profesorit tė njohur Mate Millosheviq.E jep pranimin pranues dhe pranohet si student i saj, me kusht qė ta mėsonte gjuhėn serbo-kroate. Teatri i Prishtinės ia ndanė bursėn e studimeve, por mallkimin qė e kishin bėrė’’zotrat’ e politikės ndaj familjes Fehmiu, bie edhe mbi kokėn e babait tim.Pas dy muajve i ndėrpritet bursa. Duke iu falėnderuar rektorit tė Akademisė sė poetėve, Dushan Matiqit, i ndahet bursa pėr shkollim deri nė fund tė studimeve. Shpejt e mėson serbokroatishten dhe gjatė vitit 1960 bėhet anėtar i rregulltė i Teatrit mė tė mirė tė vendit-Teatrit jugosllav tė dramės. Dhe deri nė ditėn e sotme, profesorėt e Akademisė e pėrmendin babain tim si shembull i njė talenti tė jashtėzakonshėm dhe si njė student i vyeshėm, qė edhe unė, si student i tė njėjtin fakultet, i kam dėgjuar disa herė ato lėvdata qė i bėheshin babit tim. Deri nė vitin 1987, kur jep dorėheqje nga Teatri jugosllav i dramės, pėr shkak tė tretmanit tė keq qė i bėhej, ai kishte luajtur mbi 40 role tė llojllojshme teatrore, nga tė cilat kishte interpretuar role tė mesme dhe kryesore, duke hyrė kėtu edhe ‘’Atelia 212’’. Nė dy pjesė teatrore ishte asistent i regjisorit Millosheviq, pėr’’Riēardin e tretė’’dhe’’Zbulimin ‘’ e Dobrica Qosiqit. I realizon filmat:’’Klakson’’, ‘’Roj,’’Vitet e nxehta’’, ‘’Protesti’’, ‘’Depsi’’, ‘’Pavle Pavlloviq’’ etj. Pas suksesit tė madh tė filmit ‘’Mbledhėsite puplave’’, nė regjinė e A.Petroviqit, ku luan rolin e romit Boro i bardhė/filmi i fiton dy shpėrblime nė Festivalin e Kanės-Francė 1967 dhe nominohet edhe pėr Oskar/, fillon karriera e tij internacionale, duke u bėrė ylli i parė botėror nga hapėsirat tona dhe nėnshkruan njė kontratė disavjeēare me producentin Dino De Laurentis. Bėhet krenaria e ish- Jugosllavisė. Kryesisht xhironte:Nė Evropė, SHBA, Amerikėn Jugore, Afrikė dhe Azi. Luajti nė gjuhėn shqipe, serbokroate, maqedonishte, rome, turke, spanjolle, angleze, frenge dhe italiane. Spektatorėt edhe sot i shikojnė filmat dhe teleseritė nė tė cilat lujti ai, siē janė:’’Odisea’’ e Homerit, me Irena Papasin, ‘’Aventurierėt’’, ku luajti rolin kryesor tė Daksit/Plejbojin Porfiro Rubiroze/, ‘’Dezertor’’ me Xhon Hjustonin, Riēard Krenėn, Rikardo Montalbanin, Ēak Konorsin, Vudi Stroudin etj.Nė ’’Lejėn pėr rasje’’, me Ava Gardnerin, Dirk Bogardin, Federik Forresitin, Timoti Daltonin, nė ‘’Shtatorin e zi’’ me Robert Shoun, Marta Kelerin...nė ’’Libera dashuria ime’’, me Klaudia Kardinalen,nė ‘’Sallon Kiti’’, me Ingrid Tulin, Helmut Berger dhe tė tjerė. Qė ta fitonte rolin me buxhet tė lartė nė filmin ’’Aventurierėt’’, nė regjinė e Luis Xhilbertit, duhej qė ta zotėronte gjuhėn angleze nė njė afat vetėm prej 10 javėsh, gjė qė pati sukses.Rolin e fitoi nė vitin 1968, po atė vit kur u linda edhe unė. Qė t’u paraqitej tė ftuarve, si ylli i ri i filmit ‘’Aventurierėt’’ me yjet mė tė mirė tė filmit:Olivia De Hevilend, Ana Mofo, Kendis Bergen,Ernest Borgnin, Fernando Rej, Alen Badel, Rozano Brazi, Sharl Aznavur etj., pėr nder tė babait tim ishte organizuar njė pranim madhėshtor nė hotelin’’Pjer’’ tė Nju Jorkut, nė tė cilin ishte paraqitur nė rrobe tė stilizuara kombėtare shqiptare. I xhiroi mbi 50 filma nė tė cilėt luante kryesisht role kryesore. Nė shenjė proteste pėr shkak tė propagandės antishqiptare dhe urrejtjes ndaj popullit tė tij, babi im mė 1987 nė mėnyrė demonstrative e lėshon pjesėn teatrore’’Madam Kolontajn’’ ku e luan Stalinin dhe Leninin dhe pėrshendetet publikisht me veprimtarinė artistike nė ish Jugosllavi. Roli i fundit qė e luajti pėr Televizionin italian ishte Shėn Josifi nė filmin’’Fėmija i emėruar Jezu’’ nė regjinė e Franko Rosit, i cili ėshtė shfaqur edhe nė Televizionin amerikan. Shkrimtari dhe producenti italian, Francesko Skardamalia kishte thėnė:’’Bekim Fehmiu ėshtė i vetmi aktor internacional nga vendet lindore komuniste i cili xhiroi nė Perėndim gati njėzet vite, duke e depėrtuar perden e hekurtė, deri nė paraqitjen e Gorbaēovit dhe rrėzimin e Murit tė Berlinit’’. Filmin e fundit’’Xhingis Kani’’e ka realizuar nė vitin 1992 nė regjinė e Ken Anakinit dhe nė produksionin Amerikano-italian. Pas Aleksandėr Moisiut, aktorit nga gjysma e shekullit 20, babai im ėshtė aktori i parė internacional shqiptar nė gjysmėn e dytė tė shekullit 20. Rėnia e Jugosllavisė, lufta e tmerrshme vėllavrasėse, shkatėrrimi i Vukovarit, bombardimi i Dubrovnikut, rrethimi shumėvjeēar i Sarajevės, lufta nė Kosovė, bombardimi i RS tė Jugosllavisė, kanė bėrė qė babai im tė tėrhiqej edhe mė tepėr.Ėshtė ndarė nga fjalėt qė pėr aktorin janė mė tė fuqishmet dhe mjeti mė i mirė.Ėshtė ndarė prej tyre dhe i ka shėndrruar nė heshtje- nė protest, me ē’ rast hamleti do tė thoshte...Ka mbetur heshtja’’. Sot jeton i tėrhequr me nėnėn time Branka Petriqin, e cila akoma merret nė mėnyrė aktive me teatėr dhe me vėllezėrit dhe motrat e tij mes Prishtinės, Prizrenit dhe Beogradit.
__________________
Nuk kam firme, jam fukara

Kosova, vendi me romantik ne bote. Te gjithe ta mbajn qirin :D.
roadrunner Nuk ėshtė nė linjė