Shiko Postimin Tek
Vjetėr 07-02-05, 06:38   #1
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim SHKRIMTARET SHQIPTAR

At Gjergj Fishta

Nga jeta dhe vepra e autorit (1871-1940)


I pari shkrimtar shqiptar i propozuar pėr ēmim nobel, prozator, poet, pėrkthyes. "Militant i letėrsisė shqipe"[/b] - cilėsuar nga Lasgush Poradeci. "Poet kombėtar i shqitarėve" - Eqerem Ēabej.
Mė 1913 botoi librin "Mrizi i Zanave" dhe pas 35 vjet pune, mė 1937 nxorri "Lahuta e Malcis", njė vėllim prej 17 000 vargjesh, qė u cilėsua si Iliada shqiptare ose Bibla e lėvruesve tė shqipes.
Ishte kryetar i kongresit tė Manastirit dhe propozimi i tij fitoi nė unifikimin e alfabetit tė gjuhės shqipe. Nė tetor 1913 nxjerr revistėn "Hylli i drites", ndėrsa mė 23 tetor 1913 shpalos flamurin kombėtar nė kishėn e Shkodrės, duke e lidhur atė me drita me xhaminė, pėr tė treguar unitetin mes shqiptarėve. Gjergj Fishta mori shumė medalje tė ndryshme nga populli i Shkodrės, i Beratit, mbreti i Austrisė, nga Greqia dhe Turqia.


Gjuha shqype
Porsi kanga e zogut t'verės,
qi vallzon n'blerim tė prillit;
porsi i ambli fllad i erės,
qi lmon gjit e drandofillit;
porsi vala e bregut t'detit,
porsi gjįma e rrfčs zhgjetare,
porsi ushtima e nji tėrmetit,
ngjashtu į' gjuha e jonė shqyptare.

Ah! po; į' e ambėl fjala e saj,
porsi gjumi m'nji kėrthi,
porsi drita plot uzdajė,
porsi gazi i pamashtri;
edhe ndihet tue kumbue;
porsi fleta e Kerubimit,
ka'i bien qiellvet tue flutrue
n't'zjarrtat valle t'ameshimit.

Pra, mallkue njai bir Shqyptari,
qi kėtė gjuhė tė Perėndis',
trashigim, qė na la i pari,
trashigim s'ia len ai fmis;
edhe atij iu thaftė, po, goja,
qė pėrbuzė kėtė gjuhė hyjnore;
qi n'gjuhė t'huej, kur s'asht nevoja,
flet e t'veten e lčn mbas dore.

Nė gjuhė shqype nanat tona
shi prej djepit na kanė thįnun,
se asht njė Zot, qi do ta dona;
njatė, qi jetėn na ka dhįnun;
edhe shqyp na thanė se Zoti
pėr shqyptarė Shqypninė e fali,
se sa t'enden stina e moti,
do ta gzojn k'ta djalė mbas djali.

Shqyp na vete, po pik' mį para,
n'agim t'jetės kur kemi shkue,
tue ndjekė flutra nėpėr ara,
shqyp mį s'pari kemi kndue:
kemi kndue, po armėt besnike,
qi flakue kanė n'dorė t'shqyptarėvet,
kah kanė dekė k'ta pėr dhé t'Parvet.

Nė kėtė gjuhė edhe njai Leka,
qi'i rruzllim mbretnin s'i a, xśni,
nė kėtė gjuhė edhe Kastriota
u pat folė njatyne ushtrive,
qi sa t'drisė e diellit rrota,
kanė me kenė ndera e trimnive.

Pra, shqyptarė ēdo fčs qi t'jini,
gegė e toskė, malci e qyteta,
gjuhėn t'uej kurr mos ta lini,
mos ta lini sa t'jetė jeta,
por pėr té gjithmonė punoni;
pse, sa t'mbani gjuhėn t'uej,
fisi juej, vendi e zakoni
kanė me u mbajtė larg kambės s'huej,
N'per gjuhė shqype bota mbarė
ka me ju njohtė se ē'fis ju kini,
ka me ju njohtė pėr shqyptarė;
trimi n'za, sikurse jini.

Prandaj, pra, n'e doni fisin,
mali, bregu edhe Malcija
prej njaj goje sod t'brohrisim:
Me gjuhė t'veten rrnoftė Shqypnia!

Gjendja historike e vjetit 1858 dhe plani i poemit.

Turqija nisė tė ligėshtohet. Popujt e Ballkanit i dalin doret. Shqiptarėt zgjohen: mendojnė edhe ata tė fitojnė lirinė. Ndeshen me nji anmik tjetėr. Knjaz Nikolla i Malit tė Zi synon tė shtijė nė dorė pjesėn veriore tė Shqipnisė, i nzitun dhe i mėsuem nga Cari i Rusisė. Ky i shkruen nji letėr tanė dredhģ e pėrkėdhelje Krajl Nikollės : i premton bukė e fishekė, mjaft qė mos ta ląjė Turkun tė qetė. Letrėn ia ep lajmėtarit ( kasnecit ) tė vet, i cili mbas nji udhėtimi tė gjatė, kapet nė Cetinė, ku edhe dorėzon shkresėn. Knjazi e kėndon me vėmendje. Menjiherė ēon e thėrret serdarin e Vasoviq-it, Vulo Radoviq-in. Mbasi e merr me tė mirė e ngarkon tė formojė nji ēetė cubash dhe me ta tė biejė nė Vraninė, pėr tė plaēkitė e pėr tė vrą.

Ndihmņ, Zot, si m’kč ndihmue!
Pesėqind vjet kishin kalue
Ēėse tė buk'rėn ketė Shqipni
Turku e mbate nė robnģ,
krejt tu' e lą t' mjerėn nė gjak, 5
frymėn tue ia xanun njak,
e as tu' e lanė, jo, dritė me pą:
kurr tė keqen pa ia dą:
rrihe e mos e lčn me kją:
me iu dhimbtė, po, minit n' murė, 10
me iu dhimbtė gjarpnit nėn gurė!
Veē si 'i dčm, vu n' lavėr spari,
qi, ka' e vret zgjedha e kulari
kah nuk bąn m'e thekė strumb'llari,
s'ndigjon me tėrhjekun m'pluer: 15
e tue dhanė kryq e terthuer,
tu' i dhanė bulkut shum mėrzģ,
me u vu s' ryset pėr hullģ
e as me shoq ai pendė me shkue:
kėshtu Shqiptarėt, tė cilt mėsue 20
s'i'n me ndejė rob nėn zgjedhė t'huej,
pagė e t'dheta me i lą kujė:
por tė lirė me shkue ata motin,
veē mbi vedi tue njohtė Zotin,
e as kurrkujė n' kėto troje t' veta 25
mos me i bą kurr tungjatjeta,
n'braz me Turk kurr nuk kanė rą
e as kurr pushkėn s' ia kanė dą;
por t'janė grģ me tč e t'janė vrą,
si me kenė tu' u vrą me Shkją 30
E prandej si pat fillue
Turkut Ora m' iu ligėshtue,
e nisė pat m' iu thy' atij hovi,
m' qafė pėrditė tu' i mbetė Moskovi:
e ato fiset e Ballkanit, 35
zunė me i dalė dore Sulltanit,
nisė Shqiptarėt kanė me u mendue,
si Shqipninė me e skapullue
zgjedhet t' Turkut : qi si motit
n' ato kohėt e Gjergj Kastriotit, 40
krejtė e lirė kjo t'ishte, e askujė
n'daē t'jetė Krajl a Mbret i huej,
me i bą kurr mą tungjatjeta,
kurr me i lą mą pagė e t'dheta:
edhe Flamuri i Shqipnisė, 45
si fletė Engj'lli t'Perendisė,
si ajo flaka e rr'fesė zhgjetare,
me u suvalė prap n'tokė shqiptare.
Kur qe ai Knjazi i Malit t'Zi,
Knjaz Nikolla, 'i gėrxhelģ: 50
gėrxhelģ, por belaēģ:
na dyndė top, na dyndė ushtrģ
edhe del e bjen n'Shqipnģ,
pėr me shtrue kėto bjeshkė e vėrrģ,
shka merr Drinin pėr s'tė gjatit 55
der' n' Kalą tė Rozafatit,
ku ai me ngulė do' «trobojnicėn»,
do' m' ia vu Shkodrės «kapicėn»:
me bą Shkodrėn Karadak,
mbasi 'i herė ta kisht' lą n'gjak! 60
Ka ndejė Turku e kėqyrė haru,
pika-pika lotėt tu'i shkue,
kah s'ka Shkjaut si me i qindrue;
se Moskovi e ka rrethue:
ka Stambollėn muhasere! 65
Bąjnė shtatė Krajlat muzhavere
Shoq me shoq, tue shartue zģ

Cicmic me Ēāshtjen Kombėtare Shqiptare
Kjo lojė āsht adaptue pėr Cyberspace simbas modelit tė nji loje tradicionale shqiptare, qi āsht luejtė ktynehere motit nėpėr odat kreshnike shqiptare. Siē mirret vesht nga burime tė sigurta historiografike kombėtare (tė afėrta me odat) nė odėn tradicionale shqiptare - pėrveē qi āsht pleqnue e kuvźndue pėr ēāshtje tė rānda e qi āsht kėndue me lahutė e ēifteli trimnia e kreshnikvet e qi āsht mrehė m'unuer ndo'i tagan a lye ndo'i ēark breshane - āsht luejtė edhe cicmic e hane. Me kalimin e kohės e me modernizimin e vźndit āsht ndie nevoja pėr adaptimin e kėtyne dokeve tradicionale nė kushtet e zhvillimit tė shpejtuem industrialist e postmodernist.

Sfondi i Cyber Cicmicit, si lojė strategjike, āsht ēāshtja e pazgidhun kombėtare e shqiptarvet nė pėrgjithėsi, gjegjėsisht, ajo e Kosovės nė veēanti. Cyber Cicmici ka 5 nivele tė vėshtirsisė: 1) Autonomia kulturore, 2) Statusi special, 3) Republika federative, 4) Shteti i pamvarun, 5) Bashkimi i tāna trojeve. Mundet me u zgedhė edhe niveli Le t'del, ku t'del, dmth. "random", i cili besoj me pasė kźnė, ma i shpeshti nė ndėrmarrjet e sfondit tė lojės.

Pėr fillestarė rekomandohet me ia nisė prej niveleve mā t'lehta - se me i'u veskė me'iherė tė pestit ka mundėsi me hupė si qeni e qebesa edhe me na qitė fare krejt. Pėr lojtarė tė ideologjizuem rekomandohet me i ruejtė gurėt e vet (me ngjyrė tė bardhė) pa marrė parasysh qi ndonjźni prej tyne e ka emnin Brahim ose Hashim e mundet kėsisoji me zgjue asociacione qi āsht fjala pėr 'far gurit, qi mā shum bān sherr, se qi kryen punė: Cicmici āsht lojė strategjike, ku duhet me u shfrytėzue tānė gurt, qi janė nė dispozicion. Pra: krejt guralecat e bardhė janė nė shėrbim tė ēāshtjes, emnat janė zgedhė rastėsisht e ēdo pėrgjasim me personalitete e fenomene reale āsht krejtėsisht i rastit e ka ndodhė pa ndo'i qėllim tė caktuem.

ANALIZŹ

Kėmbėngulja me tė cilėn vazhdohet tė insistohet nė drejtim tė ruajtjes sė shtrėmbėrimit tė tė vėrtetave historike por nė mėnyrė mė tė sofistikuar, qė tė duket sa mė i besueshėm shtrėmbėrimi, parimisht mė revolton shumė. Shtysė qė t'a trajtoj problemin siē do t'a shihni nė vazhdim, u bė pohimi i njė personaliteti tė mirėfilltė nė fushėn e studimeve shoqėrore i cili sė fundi ishte pozicionuar duke thėnė pak a shumė ... mos t'i shkojė nė mėndje njeriu tė shajė personalitetet e shquara tė letėrsisė tonė se do tė nxjerr nė dritė disa letra tė Fishtės ku ai i shan toskėt ... .
Ky pohim kėrcėnues, i bėrė pikėrisht nga ana e njė studiuesi, i lidhur me pohime e konsiderata tė sė njejtės natyrė tė bėra nga njerėz me vlera tejet tė diskutueshme niveli kulturor, (pavarėsisht nga titujt edhe gradat shkencore qė mbajnė), mė bėjnė tė mendoj se kemi tė bėjmė me njė sindromė e jo mė me ēfaqje simptomatike. E sindromat, po nuk u trajtuan, ēojnė drejtė sėmundjesh tė thella e dėndur edhe tė pashėrueshme.
Hyjmė tashti nė temėn e mirėfilltė : cili shqetėsimi kryesor imi ? Patėr Gjergj Fishta, shkrimtari i anatemuar pėrgjatė diktaturės komuniste, nuk ka qenė as grek, as serb e as kamerunas. Ai ka qenė shqiptar dhe veprat e Tija kanė qenė vepra tė njė shqiptari tė flaktė. Nga ana tjetėr shtroj pyetjen : a ka person tė pėrkryer dhe pa gabime nė jetė ? Si tha Krishti kur qe fjala tė goditej me gurė gruaja e pėrdalė ? “Le t'a hedhė gurin e parė ai qė ėsht'i pa mėkatė “ . (E doemos askush nuk guxoi t'a godiste mjeranen). Prandaj si tė gjithė njerėzit e gjallė, para Fishtės si edhe mbas Tij derisa tė shuhet bota, gjithsecili kanė bėrė gabime si edhe faje e do tė vazhdojnė tė bėjnė tė tilla. E me qė Fishta paska edhe anė tė errėta pėrgjatė jetės sė Tij, fjalė ėshtė kjo tė kėrcėnojmė se do t'i bėjmė publike ato nė qoftė se kritikohen personalitete tė shquara tė letėrsisė tonė ? Ėshtė fakt i pamohueshėm se vetėm atje ku ka shumė dritė mund tė qėmtohen edhe hije ! Kujt ėsht'i zhytur nė errėsirė nuk i shquhen hijet, por ama as dritė ai nuk ka ! E pra pa dashur t'u themi atyre qė kėrcėnojnė t'a hedhin shikimin prapa e t'a shikojnė udhėn e pėrshkuar nga ata vetė duke u krahasuar me Patėr Gjergj Fishtėn e t'a gjykojnė veten e tyre, por vetėm i ftoj tė mendohen mirė dhe t'a pyesin veten se kujt i shėrbejnė duke vepruar kėsisoji me njė personalitet shqiptar i cili ka fituar respekt e konsiderata ndėrkombėtare ? Ky kėrcėnim pėr t'i a hedhur nė fytyrė njė qėndrim tė gabuar njė personaliteti tė tillė, ėshtė qėndrim qė i ka hije vetėm njė kategorie shqiptarėsh : Piros Dimas-ve (ish Pirro Dhima) me shokė ! Nga ana tjetėr problemi, nė themel, nuk ėshtė as tė fshihen e tė mbulohen fakte e bėma tė lidhura me jetėn e cilitdo, por kryesorja ėshtė kėto tė studjohen e tė analizohen lidhur me kohėn si edhe rrethanat kur u pėrjetuan. Por ama nė asnjė mėnyrė tė mos trajtohen si kėrcėnime . Ky, po, ėshtė faj dhe faj i rėndė !
Personalitete poliedrike pėrmasash si ai i Patėr Gjergj Fishtės, pėr qėllime pragmatiste politike tė caktuara, u anatemuan pėrgjatė gjithė periudhės diktatoriale pa i u njohur atyre asnjė meritė qoftė kombėtare, artistike apo qoftė edhe shkencore. I zi u etiketua Patėr Gjergji dhe u luftua si i tillė. As qė pranohej tė shquhej njė e mirė sado e vogėl tek Ai ! Dhe e keqja mė e madhe qe se pėr t'a mbėshtetur kėtė qėndrim lloj, lloj shtrembėrimesh u sajuan rreth Tij si edhe veprės Tij ! Kjo qe njė taktikė, njė direktivė partie. E njejta gjė u bė me figurėn e Mustafa Merlika Krujės. Nuk i mohohet dot atij se qe bashkėnėnėshkrues i Aktit tė Pavarėsisė nė Vlorė. Pa as mė tė voglin dyshim Mustafa Merlika Kruja ishte gjuhėtari mė i shquar ndėr bashkėkohėsit e tij, por nė asnjė tekst tė botuar gjatė periudhės diktaturės s'ėshtė zėnė nė gojė ky fakt. Kurse, pėr interesa politike tė ngushta tė regjimit komunist, figura e Mustafa Krujės u etiketua vetėm si fashist e si kuizling, akuza edhe kėto vetė shumė tė diskutueshme ! Vazhdojmė me fizikantin Selaudin Toto tė cilit i qenė pushkatuar dy vėllezėrit si antimonarkistė, vetė qe internuar nga fashizmi italian e pastaj, kur pa asnjė faj dėnohet me vdekje dhe pushkatohet nga diktatura komuniste, dhunshėm i harrohet emri edhe si fizikant. Po ky nuk qe fizikant, dhe aq. Ishte nxėnės i shquar i tė madhit Enrico Fermi qė me kėmbėngulje desh t'a mbante nė grupin e asistentėve tė tij kurse Selaudin Totua nuk e pranoi karrierėn e shkėlqyer qė i hapej ... sepse desh tė vinte e t'i shėrbente Atdheut (qė ia hėngri kokėn).
I solla shėmbujt e mėsipėrm vetėm me vetėm qė tė sqaroj sadopak se sa e dėmshme ėshtė pėr interesat kombėtare t'i trajtojmė figurat e shquara tė kombit tonė nisur nga mllefe edhe pasjone qė nė themel kanė arsye politike e kėto pastaj mbėshteten nga njerėz tė pakarakter dhe qė ushqejnė cmira profesionale.
Vazhdojmė tashti me argumentin tonė tė fillimit, Patėr Gjergj Fishtėn. Pėrse u anatemua Patėr Gjergji nga diktatura ? Pėrse u bė e pamundura qė atij vigani tė kombit as mos t'i zihej nė gojė emri i Tij ?
Tė shumta ishin fajet qė ai mbarte mbi kurriz : sė pari, qe intelektual i shquar klerik. Nga ana tjetėr, ishte ai qė hodhi nė letėr nėpėrmjet vargjeve tė Lahutės Malcķs “Historin'e Shqipėrisė” nė marrėdhėnjet e saj me fqinjin tonė verior sllav duke trajtuar njė periudhė kohore qė nga 1858-ta e deri mė 1913 me frymėn e sė vėrtetės e duke e skalitur e nxjerrė nė pah shovinizmin serb ashtu siē ishte me tė gjitha atavizmat e tija antishqiptare. Si klerik ai domosdo ishte edhe antikomunist sepse e njihte mirė e me themel si ideologjķnė komuniste e gjithashtu edhe bindjet e skajėshme ateiste tė pėrkrahėsve tė saj. Patėr Gjergji pikėpamjet ateiste qė kishin filluar e pėrhapeshin nė Shqipėri mbas Luftės I-rė Botrore e deri nė vitet kur filloi Lufta e II-tė, i kish pėrcaktuar si “ Tė mishnuemt e ateizmit mā tė rafinuem t'Oksidentit e i egėrsķsė mā tė ftoftė t'Orientit “ . E me qė tė gjitha virtytet e Patėr Gjergjit duheshin kthyer nė faje tė tij , u pėrdor edhe helmi i mashtrimit djallėzor duke e akuzuar si antikombėtar e gjithashtu edhe si fashist.
Pėr hir tė sė vėrtetės, nė vijim, t'i hedhim njė sy fluturimthi pikave mė kulmore tė veprimtarisė patriotike tė Patėr Gjergjit, e pastaj japim edhe pėrgjigjet e mirėfillta.
I referohemi studiuesit tė madh arbėresh Gaetano Petrotta i cili ka pohuar : Fishta ėshtė ndėr tė parėt e mė tė mėdhenj atdhetarė tė cilėt nė kohėt mė tė vėshtira bėnė ēmos pėr t'a mbajtur gjallė lėvizjen kombėtare kundėr dhunės barbare tė qeverisė turke, kundėr lakmķsė dhelparake serbe dhe kundėr propagandės greke. Kudo qė ishte ēeshtja e Shqipėrisė, At Fishta gjėndej aty pranė e, ku me vepra e ku me shkrime, sidomos me poezinė e gjallė tė vetėn, zgjonte prej gjumit mė tė plogėshtit dhe mbante gjallė gjithmonė shpresėn e ardhmėrisė.
Duhet thėnė qė nė fillim se prof. Petrotta nuk i kishte tė pambėshtetura konsideratat e tija pėr At Gjergjin, por ishin veprat si edhe veprimtarķa e prelatit tė madh qė e ēuan studjuesin e madh arbėresh nė kėto pėrfundime. T'i shikojmė.
Pėr Patėr Gjergjin nuk kish tė ndalur pėrkushtimi atdhetar : kur e ardhmja e kombit tė Tij ishte e rrethuar nga njė mjegullnajė krejtėsisht e turbulltė edhe kur Bismarcku Shqipėrinė e shihte si “ njė shprehje gjeografike ” duke shtuar edhe “ ... shqiptarėt as gjuhė tė tyre tė shkruar nuk kanė … “ Ai e kuptoi se asnjė pėrpjekje pėr themelimin e shtetit shqiptar nuk mund tė kishte sukses nė qoftė se nuk hidheshin themelet e gjuhės shqipe tė shkruar. Sot, tė folurit edhe tė shkruarit shqip brėnda kufijve shqiptarė, duket si njė gjė krejtėsisht normale. Mirėpo duhet tė kthehemi nė vitet e para tė kapėrcyellit shekujve tė XIX-tė si edhe tė XX-tė (gjė tė cilėn ne nuk e konceptojmė dot sot), dhe tė pėrjetojmė atė qė e ka pėrcaktuar me njė pohim sa lakonik e gjithashtu kuptimplotė studjuesi i thellė i historisė dhe i gjuhės shqipe, Mustafa Merlika Kruja “ ... nėn sundimin tyrk, kur filluen me na u ēelė syt neve, shkrimi e kėndimi shqip pėrbānte nji delikt kundra shtetit. ”
E pra, nė ato kondita, kur pushtuesi otoman rrekej me ēdo mjet t'a pengonte popullin tonė mos t'a lakmonte pavarėsķnė e Shqipėrisė e gjithashtu mos t'i binte mbrapa lavrimit tė gjuhės shqipe qė e ka mbajtur gjithmonė nė kėmbė ndjesķnė e kombėsķsė, Patėr Gjergji me tė gjitha fuqķt'e Tija i luftoi kėto qėllime tė prapta t'armikut ! E tėrė veprimtarķa e Atė Fishtės kishte si shtysė idealin e mbarė jetės Tij qė qé Shqypnķa zojė n'védi mrenda kufījve ku flitet shqyp ! Dokumentim i kėtij pėrkushtimi ėshtė fakti se si nė bashkėpunim me atdhetarin e shquar, Abatin e Mirditės Imzot Prengė Doēin, si edhe tė mbėshtetur nga atdhetarėt e tjerė si Ndoc Nikaj, Pashk Bardhi, etj. nė vitin 1899 themeluan shoqėrinė letrare “ Bashkimi “ ku Imzot Fishta, duke qenė krahu i djathtė i Abatit, ishte anėtari mė aktiv. Pikėrisht alfabeti i gjuhės shqipe, i formuluar si alfabet shkencor, qe vepėr e shoqėrisė letrare Bashkimi e prandaj Patėr Gjergji, i cili ishte ndėr krijuesit e kėtij alfabeti, nė nėntorin e vitit 1908, duke i peshuar edhe drejtėpeshuar tė gjithė kėta faktorė, u bė njeri nga nismėtarėt e Kongresit tė Manastirit. Ai e shihte qartė se nuk kishte si tė bashkohej kombi ynė nė njė shtet tė mirėfilltė kur gjuha e tij shqipe tė shkruhej me “kirilicat” e Kirilit apo me “krrabat” osmane qė pėr mė se 500 vjet u kishin ngecur nė fyt shqiptarėve ! Zgjedhja e tij si Kryetar i Komisķsė sė Alfabetit Shqip flet qartė pėr ndikimin e madh bindės qė ai pati ndėr pjesėmarrėsit e Kongresit dhe me ndikimin e personalitetit tė Tij alfabeti i shoqėrisė letrare Bashkimi , me shumė pak ndryshime, u shpall pastaj nga Kongresi i Manastirit si alfabeti zyrtar i gjuhės shqipe ! Pra, Patėr Gjergji, lojti rol kryesor duke u bėrė pjesė e rėndėsishme e asaj kryeure qė lidhi Rilindjen tonė Kombėtare me Pavarėsinė e Shqipėrisė, nė atė kapėrcyell shekujsh !
Patriotizmi i Tij shquhet dukshėm edhe nė lidhje me dasķnė fetare tė cilėn fqinjėt shovinistė, (sė bashku me mungesėn e gjuhės sė shkruar), i konsideronin armė tė mprehta dhe prova evidente tė mosekzistencės njė kombi shqiptar. E pikėrisht pėr t'iu kundėrvėnė kėtyre insinuatave qė nė kancelerit'e Europės kishin zėnė vėnd, mė 1913-ėn, nė shėnjė revolte kundra Fuqive Ndėrkombėtare qė e mbanin tė pushtuar Shkodrėn, Patėr Gjergji do tė ngrinte Flamurin Shqiptar nė Kishėn e Gjuhadolit. E, nė shėnjė vėllazėrimi dhe solidarizimi mes muslimanėve dhe katolikėve, do tė lidhte me njė banderollė dritash Kishėn me minaren e Xhamisė sė Fushė Ēelės. Ēuan atėherė “qeveritarėt e huaj” dėrgatėn e tyre qė mes kėrcėnimesh frikėsuese urdhėruan uljen e flamurit por “Frati trim” me ironinė e Tij tė guximėshme i dėrgoi mesazhin e Tij sundimtarit tė Shkodrės, admiralit britanik Sir Cecil Borney ku mes tė tjerash i shkroi : “Flamuri jonė e ka pėr ndérė tė gjuhet prej topash t' huej” . Dhe admirali vėrtet qė nuk iu pėrgjigj letrės Atė Fishtės por ... as nuk dėrgoi forca t'ia ulnin flamurin !
Patėr Gjergji qe ai qė pohonte botėrisht :

Si t'kshtźnė, si muhamedan, / Shqypninė s'bashkut t'gjith e kan,
E prandej t'gjith do t'qindrojmė, / Do t'qindrojm'e do t'luftojmė,
Kem m'u bā kortarė-kortarė, / Priftėn, fretėn, hoxhallarė

Pėr Shqypnķ !
Pa le pastaj kur Patėr Gjergji derdhte mllefin e Tij tė skajshėm kundra gjith'atyre qė nuk punonin pėr tė patur njė Shqipėri tė fortė. U sulet prelati atyre me forcė qė luftėtarėt mė tė ashpėr do t'ia kishin zilķ e nuk ndalet as para mėkatit tė agresivitetit edhe ndaj vetė Perėndisė, e thotė :

O Perendi a ndjeve, / tradhtarėt na lane pa Atdhé.
E Ti rrin e gjuen me rrfé, / lisat n'pėr male kot !


Kurse kur vjen puna tek gjuha e Tij amtare, meshtįri patriot shkruan vargje qė pėr nga lirika e tyre mund tė quhen me plot gojėn tipike e nė vazhdim ata pėrfundojnė me njė dramaticitet tė pėrkryer, vėrtet shėmbullor :

Por Patėr Gjergji
aq sa ishte patriot i skajshėm, aq me takt dinte edhe tė shkruante. Homeri i kombit tonė, (siē e ka quajtur albanologu gjerman Maksimilian Lambertzi), nė vargjet e Lahutės Malcisė, nuk i lejoi vetes nė asnjė rast tė ēfaqeshin as armiqėsķtė klasore, as dasķtė e fiseve e aq mė pak ēfaqjet e fanatizmit. Ylli Polar i Tij qe : “Mā s'parit tė bāhej Shqypnija, mandej ajo tė zbukurohej e tė stolisej !” Pėr atė “Lahutė” tė pėrbėrė nga 30 kėngė tė gjata me kompleksivisht 16.838 vargje, tė cilat pėrshkohen nga hove dhe shpirt luftarak, e qė janė tė mbushura me burrnķ, njomėsķ si edhe limontķ njėheresh, Poeti punoi jo pak por 30 vite !
Vijmė tashti tek akuza e komunistėve se Patėr Gjergji qe antikombėtar.
Si provė e kėsaj fajėsķe janė paraqitur vargjet e Tija tek “Metamorphosis” e Ānzave tė Parnasit ku autori shprehet :

T'a dijė Shqypnija / Pra, e shekulli mbarė
Se mā mbas sodit / Un s'jam shqyptar.


Duke e gjykuar tashti akuzėn si edhe ata qė e mbėshtesnin akuzėn e tyre nė kėta vargje, mundėsķtė janė dy : ose keqdashje e skajėshme si pasojė e urrejtjes sė paprincip ndaj nji kollosi tė patriotizmit si edhe kulturės, ose injorancė aq e pakufķshme sa qė vetė Patėr Gjergji, Patėr Anton Harapi ose Baba Rexhebi me tė gjithė atė plejadė kollosėsh ... do t'i mėshironin ! Sa i takon keqdashjes, nuk kemi pse tė merremi me tė si edhe me bartėsit e saj, do tė qe kohė e humbur. Sa i takon padķjes sė tė gjithė atyre qė mendojnė se janė nė gjėndje t'a gjykojnė kollosin Fishtė duke i lexuar vargjet e Tija pa asnjė bazė pėrgatitjeje, e ndjej pėr detyrė t'u shpjegoj se nė “Metamorphosis” autori evokon ndėrrimet apo kuptimin e anasjelltė duke marrė si shėmbull kryeveprėn e poetit tė madh tė Romės lashtė, Ovidit. Kurse, shprehur pa krahasime simbolike, me ata vargje Poeti shpreh zemėrimin e Tij skajor dhe nxjerr mllefin e grumbulluar brėnda shpirtit tė Tij patriotik kundra bashkatdhetarėve shqiptarė tė kohės, dallkaukė e mjeranė ! E pėr t'ia paraqitur thjeshtė edhe qartė lexuesit vullnet-mirė idén'e Mjeshtrit Fishtė, aq sa i ka lartėsuar Ai virtytet e besės edhe burrnisė sė shqiptarit nė apoteozėn e Lahutės, po aq e ka fyer, tallur edhe poshtėruar nė Anzat e Parnasit vesin si edhe pėrēudnimin e virtyteve shqiptare nga ana e njerėzve tė pakarakter !
Akuza tjetėr, e propaganduar me harsh mes katėr erėrave nga diktatura komuniste, qe se Fishta ishte fashist sepse pranoi tė bėhej anėtar i Akademisė sė Shkencave tė Italisė e domosdo duke u bėrė kėsisoji ithtįr i fashizmit, e miratoi pushtimin e Shqipėrisė nga Italia fashiste.
Argumentet pėr t'a hedhur poshtė kėtė akuzė janė tė shumėta. Mjafton qė lexuesi objektiv i kėtyre radhėve tė gjykojė me logjikė tė paanėshme faktet qė do tė paraqiten e pastaj, po deshi tė thellohet e tė qėmtojė mė thellė, tė tėra i gjen tė dokumentuara ndėr arkiva.
Qeveria fashiste italiane, me dekret mbretėror, e dekoroi Patėr Gjergjin me dekoratėn mė tė lartė qė akordonte ajo. Ky qe hapi i palės italiane pėr t'a heshtuar zėrin e fratit franēeskan i cili me vargjet e tija patriotike mbushte zemrat e shqiptarėve. Dhe reagimi i Patėr Gjergjit ndaj kėsaj fyerjeje qė i bėhej personalitetit tė tij n'aspektin patriotik, (siē e mendoi Ai), qe i menjėhershėm : E refuzoi t'a pranonte dekretin mbretėror duke u shprehur : Kjo dekoratė nuk āsht pėr mue !
Nė vijim Akademia Italiane, anėtarė tė sė cilės ishin personalitete nga mė tė shquarat nė botė, shumė edhe lauratė tė ēmimit Nobel, ngarkon Atė Agostino Gemellin, Rektorin e Universitetit tė Zemrės sė Krishtit nė Milano dhe mik i Patėr Gjergjit, tė merrej vesh me tė nė se Ai pranonte t'emėrohej anėtar i Akademisė. Dhe Atė Gjergji pranoi, ndonėse dekoratėn e fashizmit e ktheu mbrapsht. Ai pranoi sė pari, sepse njė pjesė e madhe e akademikėve ishin tė njohur si antifashistė duke filluar qė nga filozofi Benedetto Croce, kompozitori i famshėm Pietro Mascagni, Maestro Perosi, vetė Atė Agostino Gemelli e tė tjerė me radhė. Kurse nga ana tjetėr Ai u pohoi studentėve tė Tij e ndėrmjet tyre edhe Atė Danjel Gjeēajt qė e ka publikuar se “ ... kurkush nuk thotė se aj qi e pranon ēmimin Nobel u bā suedez ... e nė luftė s'pėvetė kush se ē'fabrike i ke armėt, por se si i ke pėrdorė ato ... un sot pėr sot si akademik mund vyej mā shum pėr Shqypni ... ” Edhe vetė Ati i Shėnjtė Papa Piusi i XII-tė, (i cili dihet se nuk qe fashist), gjatė pritjes qė i akordoi Patėr Gjergjit nė vitin 1940, mes tė tjerash i tha : “ ... Emnimi yt si akademik i Italisė āsht nji nderė pėr Fé edhe pėr Kombin t'ānd. ”
Vijmė tashti tek njė fakt tjetėr tejet kuptimplotė. Nga data 10 dhjetor 1940 Mjeshtri po pėrjetonte ditėt e spasme tė jetės Tij. E viziton Arqipeshkvi i Shkodrės, Imzot Gaspėr Thaēi, dhe Fishta i thotė :
“ Nuk po mė vjen keq se po des, mbasi tė gjithė atje do tė shkojmė, por po mė vjen e rāndė se tānė jetėn e kam shkri pėr tė pa nji Shqipni tė lirė e nė vedi, ndėrsa sot po e lā tė shkelun prej ushtrive tė hueja. ”
Edhe kur u varros, arkivoli i Patėr Gjergjit, simbas dėshirės Tij, u mbulua me flamurin kombėtar autentik tė Dedė Gjo' Lulit, flamur pa sopatat e Liktorit tė qindisura mbi tė, (tė cilat u hoqėn kur Mustafa Merlika Kruja e vuri kėtė si njerin nga kushtet e tija, kur pranoi tė formonte qeverinė e tij).
Mendoj se me tė gjitha kėto argumente, tė cilave studjuesi i mirėfilltė dhe pa komplekse politike mundet t'u gjejė edhe dokumentacionin mbėshtetės arkivor, hidhen poshtė tė gjitha akuzat ēpifėse edhe dashakeqe ndaj Poetit tonė Kombėtar, Patėr Gjergj Fishtės !
Para epilogut tė kėtij shkrimi, nuk mundem mos tė radhis pohimet e disa prej personaliteteve nga mė tė shquarat tė kombit tonė qė janė shprehur duke e vlerėsuar Atė Gjergjin dhe veprėn e Tij.
Profesor Eqrem Ēabej , pa asnjė mėdyshje ndėr studjuesit mė tė thellė tė gjuhės shqipe, ka pohuar nė njė kartolinė tė cilėn ia pat dėrguar Lasgush Poradecit : “ Lexova Lahutėn e Malcisė dhe u mahnita. Jam gati tė bėhem katolik pėr hir tė Fishtės . “
Profesor Kostaq Cipua na e ka pohuar nė klasė : “… tek vepra e Fishtės shkriheshin nė njė atdhedashuria me mjeshtrinė poetike . “ Profesor Cipua gjithashtu ėshtė shprehur me shkrim duke e quajtur Atė Gjergj Fishtėn, “ Patriarkun e letrave shqiptare .”
Sejfulla Malėshova ėshtė shprehur nė shtyp: “... mėndjes sė fuqishme tė Fishtės Shqipėria duhet t'ia dijė poezitė mė tė mira epike, lirike, dramatike . “
Hafėz Ali Korēa , klerik musliman dhe mėsues i gjuhės shqipe, shprehej lidhur me Atė Fishtėn : “ ... Me kėmbėnguljen e tij gjuha jonė e lashtė gjeti sintetizim tė shkruar … Nuk kam si t'a harroj me sa dashuri mė pėrqafoi dhe mė pėrgėzoi, (kur qemė takuar shumė vite mė vonė me Fishtėn), qė nė demonstratėn e madhe tė Korēės mė 1910 kundėr shkruarjes sė gjuhės shqipe me shkronja arabe, unė bekova shkronjat latine tė abecesė shqipe tė Kongresit Manastirit dhe thashė edhe njė lutje pėr to …”
Shkrimtari Petro Marko ka thėnė : “ Fishta ėshtė elefant i mbuluar nga pluhuri gjatė dekadave tė regjimit komunist . “
Poeti i i madh Lasgush Poradeci e ka pėrcaktuar Fishtėn “ shkėmb i shpirtit shqiptar – Vigan i Kombit . “
Vijmė tashti edhe tek epilogu i kėtyre radhėve.
Analistėt e indoktrinuar mund tė qėmtojnė kalime nga shkrime ose epistolari i Patėr Gjergjit ku Poeti i Madh tė jetė shprehur pa respekt kundra toskėve. Nuk e ve fare nė dyshim. Po studjuesi nė fjalė duhet atėhere tė bėjė edhe njė analizė “sasiore” ku tė verė nė ballancė sa herė ėshtė shprehur Atė Gjergji kundra gegėve e sa herė kundra toskėve. E vetėm kėsisoji analistit do t'i rezultojė se nė 90 % tė rasteve Patėr Gjergji ka kritikuar, sharė e shpotitur gegėt dhe mjedisin e tyre e vetėm 10 % toskėt. Dhe arėsyeja ėshtė evidente : sepse Gegėrķnė edhe gegėt Mjeshtri i njihte me rrėnj'e me themel ! Prandaj jo pa qėllim, nga morķa e personaliteteve shqiptare si edhe tė huaja qė janė shprehur me vlerėsime dhe respekt sipėror ndaj Personit si edhe veprės Patėr Gjergjit, radhita vetėm pozicionimin e figurave tė shquara nga Toskėria tė kombit tonė !
Mbas kėsaj analize dhe ballafaqimi faktesh historike, vėrtet e ndjej veten dishka tė lehtėsuar, por prap me kokė ulur dhe i dėshpėruar i mbyll kėto radhė dhe shtroj pyetjen : pėrse duhet kėrcėnuar se po u mundua njeri tė kritikojė shkrimtarė tanė tė shquar qė shkėlqimin e morėn me veprat e tyre gjatė periudhės Realizmit Socialist, me vrap do t'u kundėrvihen e t'a kritikojnė viganin Fishtė? Pse, frika e nxjerrjes nė dritė tė hijeve tė kollosit Fishtė duhet t'ua evidentojė dritėn, qė eventualisht kanė, ata shkrimtarė e t'ua fshehė hijet e tyre? Jo zotėrinj. E vėrteta historike kėrkon qė drita dhe hijet e secilit jo vetėm tė nxirren nė shesh por edhe tė krahasohen. Ky i vetmi kriter simbas tė cilit do tė shquhet kush ėshtė titan e kush pigmé.


__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante