Shiko Postimin Tek
Vjetėr 27-06-07, 19:59   #8
rilinda
 
Avatari i rilinda
 
Anėtarėsuar: 29-06-04
Postime: 15,640
rilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Skėnderbeu mes strategėve tė mėdhenj
Dorėshkrimi i rrallė ėshtė shkruar nga njė mik i afėrt i Mediēėve, i pėrket vitit 1451 dhe ruhet nė Firence. Emri i Gjergj Kastriotit mes atyre tė Belisarit, Atilės, Guiskardit e Timur Lengut.

Anisa Papleka GSH

Numri i veprave tė botuara nė gjuhė tė ndryshme qė bėjnė fjalė pėr kryeheroin tonė ėshtė shumė i madh, megjithatė, bibliotekat dhe arkivat e ndryshėm tė Evropės ruajnė dorėshkrime tė pabotuara dhe tė panjohura, nė tė cilat, autorė tė njohur e anonimė kanė lėnė dėshmi dhe fakte tė gjalla me vlerė tė jashtėzakonshme qė na mundėsojmė tė ndriēojmė dhe tė njohim rrethanat shoqėrore-ekonomike, funksionimin e shtetit, organizimin politiko-ushtarak, veprimtarinė e kancelarisė diplomatike, tė drejtėn zakonore; por edhe tė kaluarėn dhe biografinė e pėrgjithshme tė Gjergj Kastriotit Skėnderbeut.


Nė Bibliotekėn Kombėtare Qendrore tė Firencės, (La Biblioteca Nazionale Centrale di Firenze), ruhet njė vėllim me dorėshkrime, me titull: "Vite d‘uomini illustri antichi e moderni" /Jetė njerėzish tė ndritur tė lashtė e bashkėkohorė/, nė mesin e tė cilėve ėshtė edhe njė dorėshkrim - biografi, pėr Skėnderbeun. (Pėr kėtė dorėshkrim ka shkruar L. Marlekaj, L. Malltezi, M. Ahmeti etj).

Nė fund tė faqeve, anash, por edhe nė mes tė rreshtave, ka korrigjime e shėnime tė ndryshme, (veēanėrisht tė shumta, nė biografinė e Giovani Corvinos), tė bėra nga persona tė panjohur, shkrimi i tė cilėve dallohet nga ai i autorit, ngase ėshtė i dobėt, e nė disa raste edhe i palexueshėm, derisa shkrimi i autorit ėshtė i qartė, i bukur dhe lexohet lehtė, gjė qė vėrehet edhe prej kopjes sė origjinalit nga fleta 141r, tė cilėn po e botojmė ne, si ilustrim.

Dorėshkrimi i biografisė /jetės/ sė Gjergj Kastriotit - Skėnderbeut ėshtė i renditur i shtati. Numri i rreshtave nė faqe nuk ėshtė i njėjti, ai varion nga 23 nė 27, pėr faqe. Nė gjithė dorėshkrim ka shėnime anėsore (margina), por edhe mes rreshtash, nga njė dorė e dytė, e panjohur. Shėnimet kryesisht janė pėrmirėsime gabimesh drejtshkrimore, e vetėm nė dy raste ndreqje emrash. Nė tėrėsi, dorėshkrimi lexohet lehtė dhe pa vėshtirėsi. Sipas zakonit tė kohės, ka iniciale (nistore) dhe shkurtesa tė shumta. Nė dorėshkrim, nuk ka vizatime e as zbukurime.

Vepra e Anonimit, "Vite d‘uomini illustri antichi e moderni" /"Jetė njerėzish tė ndritur tė lashtė e bashkėkohorė"/, mund tė datohet nė bazė tė njė tė dhėne shumė tė rėndėsishme, e cila ndodhet nė faqen e parafundit, nė tekstin e dorėshkrimit tė biografisė sė Skėnderbeut, (faqe 149r nė dorėshkrimin origjinal), ku autori ynė Anonim shkruan: "As pas lumturisė sė pafundme e tė papėrshkrueshme tė shtėpisė sė Otomanėve nga viti MĒCLIII /1353/, (sipas tė gjitha gjasave, kėtu kemi tė bėjmė me njė lėshim tė autorit, ngase mendojmė se, bėhet fjalė pėr vitin 1453, data e rėnies sė Konstantinopolit, e jo siē ėshtė shėnuar nė dorėshkrim, viti 1353), e deri mė sot, MDXLI /1541/, nuk gjendet dikush, nė historinė e vėrtetė, qė nėn emrin e krishterė, me aq pak forca e ndihma, tė ketė luftuar Turkun e Madh, sa i ndrituri Skėnderbe (...)", pra sipas kėtij shėnimi, biografia e Skėnderbeut ėshtė shkruar nė vitin 1541! Datė kjo, qė sipas mendimit tonė, pėrbėn edhe fundin e shkrimit tė tė gjitha biografive tjera.

Prej kėndej, vėrehet qartė se autori ynė, pėrpara se tė shkruante pėr jetėn e udhėheqėsit shqiptar, kishte shkruar pėr jetėt e kalorėsve tė tjerė tė nderuar dhe tė shkėlqyer tė asaj kohe si: Attendolo, Piēinino, Montefeltro, Sforza, Corvino dhe Hunyadi. Pėr tė nxjerrė njė pėrfundim tė tillė na ndihmon vetė autori, i cili nė dorėshkrimin: "Alberti di famiglie illustrissime", nė kapitullin e fundit: "Aragones Hispaniarum Reges", i cili ndodhet i renditur si i fundit nė lidhjen e tanishme, shkruan: "Karli i V-tė dhe bashkėshortja e tij, e vdekur para pak kohe, dmth. nė muajin maj tė vitin 1539...". (Ex Carlo quinto Germaniae, ac Hispaniarum rege Siciliaeque, et eius coniuge nuper defunctae Videlicet anno M.D.XXXIX mense maio, quae Portugalliae Regis Filia fuerat, proles gentia vivit).

I gjithė dorėshkrimi pėrfshin 20 zėra, 17 biografi tė personaliteteve luftarake dhe 3 kronika historike, tė cilat nuk janė shumė tė gjata, por janė shumė tė pasura me tė dhėna biografike tė sakta, si dhe pėrshkrime interesante luftėrash, por edhe momente episodike tė ndryshme si p.sh., mbi origjinėn, traditėn familjare, stemat, flamujt, betejat, kėshtjellat dhe kalorėsit qė ishin nė shėrbim tė tyre etj. Stili ėshtė tradicional pėr kohėn kur u shkrua dorėshkrimi. Fjalitė janė tė gjata, e nganjėherė edhe mjaft tė komplikuara. Gjuha ėshtė mjaft e rrjedhshme, me disa veēori tė caktuara, qė na bėjnė tė mendojmė se autori ynė Anonim ishte me origjinė nga Sicilia, ose tė paktėn atje kishte jetuar njė kohė tė gjatė.

Nga 17 luftėtarėt qė pėrshkruan Anonimi ynė, shtatė janė italianė: Giovanni de Medici, /ose Giovanni delle Bande Nere/ (1468-1526), Castruēio Castracani, (1281-1328), Micheletto Attendolo, (1377-1446), Jacopo Piēinino, (1386-1464), Ezzelino III da Romano, (1194-1259), Frederico da Montefeltro, (1422-1482); Muzio Attendolo, /ose: Sforza/ (1386-1423); dy bizantinė: Belisari, (505-565); dhe Narseti (512-568); dy normanė: Boemondo, (1050-1111); dhe Roberto Guiscardo, (1014-1085); dy hungarezė: Giovanni Hunyadi (1387-1456); dhe Mattia Corvino (1440-1490); njė longobardas: Alboino, (ka jetuar nė shekullin e VI, dihet vetėm viti i vdekjes, 572); njė shqiptar: Giorgio Castriota Scanderbeg, (1403-1468); njė hun: Attila, (ka jetuar nė shekullin e V, dihet vetėm viti i vdekjes, 469); dhe njė mongolas Tamerlano /ose: Timur lang/, (1336-1447).

-vazhdon-
__________________
Guximi, kurreshtja,forca, vullneti dhe dėshira janė armėt kryesore dhe triumfuese nė duart e atij qė dėshiron ta braktis duhanin.
rilinda Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė