Shiko Postimin Tek
Vjetėr 27-06-07, 20:00   #9
rilinda
 
Avatari i rilinda
 
Anėtarėsuar: 29-06-04
Postime: 15,640
rilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Renditja e dorėshkrimeve nė gjendjen e sotme, si duket nuk ėshtė bėrė nga dora e autorit, por nga njė dorė e dytė! Kjo gjė mund tė jetė bėrė kur ėshtė bėrė lidhja e dorėshkrimeve nė kėtė volum, nga ana e bibliotekistit, ose ndonjė personi tjetėr, ngase nuk ėshtė ruajtur as rendi alfabetik, e as ai kronologjik i personave dhe ngjarjeve. Pra, mendojmė se autori, nuk i ka shkruar me kėtė renditje dorėshkrimet e tij. Kėtė gjė e ilustrojmė me dorėshkrimin e "Vita di Scanderbego", i cili ėshtė i renditur si i shtati, e duhej tė ishte ndėr tė fundit, nė mos i fundit fare.

Autori ynė Anonim, ėshtė njė historian /kronist, biograf/ italian, identitetin e tė cilit, me gjithė pėrpjekjet tona tė shumta, nuk kemi mundur ta zbulojmė. Disa tė dhėna tė pakta mbi autorin mund tė nxirren nga vetė dorėshkrimi. Ka shkruar dy vepra, njėra ka humbur, ndėrsa pėr dorėshkrime tė tjera nuk kemi tė dhėna. Fillimisht, mund tė themi se autori ishte sicilian ose kohė tė gjatė ka jetuar nė Sicili. Nė kėtė pėrfundim na shtyn dialekti karakteristik sicilian nė tė cilin janė shkruar tė gjitha dorėshkrimet.

Lidhjet e ngushta me familjen de Medici vėrehen nga letra pėrkushtuese qė shoqėron biografinė e Giovanni di Medicit, e cila u paraprin jetėve tė tjera dhe i drejtohet djalit tė tij, Cosimo, dukė i madh i Toskanės. Me njė kujdes tė veēantė, autori ngre lartė tė bėmat e kėsaj familjeje, duke vėnė nė pah meritat e saj, pėr pėrkrahjen dhe zhvillimin e letėrsisė latine e greke, por edhe arteve tė bukura e poezisė veēanėrisht. Kėsaj familjeje, autori ynė i kushton njė vepėr tė tėrė, e cila fatkeqėsisht ka humbur.

Nga dorėshkrimi i biografisė sė Frederico da Montefeltro-s, mėsojmė se autori ishte i lidhur edhe me familjen e dukės sė Urbinos, qė kishte mbledhur rreth vetes njė numėr tė madh humanistėsh. Prej kėndej mund tė argumentohet qė ai ishte i njohur nė rrethet kulturore tė kėtyre dy qendrave tė rėndėsishme humaniste tė kohės. Nga literatura e pėrmendur nė dorėshkrimin qė shqyrtojmė, mėsojmė se autori ka njohur shumė autorė tė kohės, e ndėr ta edhe veprat e humanistėve shqiptarė: Marin Barletit, Dhimitėr Frėngut e Marin Beēikemit etj.

****

Anonimi, fillimisht kishte hezituar tė shkruajė pėr jetėn e heroit shqiptar, Gjergj Kastriotit - Skėnderbeut, dhe pėr kėtė gjė tregon edhe motivet e tij! Sė pari, vėren ai, se disa shkrimtarė dhe historianė tė njohur tė kohės sė Papės Eugen i IV-tė, (1432-1447), nuk pėrmendin as Skėnderbeun e as veprat e tij tė shumta luftarake. Shkrimtarė dhe historianė tė tjerė kishin shkruar pėr Skėnderbeun, "vetėm nė mėnyrė fragmentare, gjė qė nuk i pėrkiste realitetit historik", shkruan Anonimi ynė. Ai thotė: "qeshė duke lėnė nė heshtje jetėn e tij...", por mė vonė ka ndėrruar mendje, ngase disa miq e kishin kėshilluar qė: "tė mos hiqja dorė nga renditja e kėtij kavalieri nė mesin e shumė kavalierėve tė tjerė tė nderuar, e tė shkėlqyer tė asaj kohe; jetėt e tė cilėve dhe bėmat e tyre, i kam renditur mė sipėr". Ėshtė interesant njė pohim i Anonimit se: "njė autor anonim venecian, kishte shkruar pėr Skėnderbeun njė biografi jokomplete dhe me njė gjuhė vulgare, tė trashė; e cila ishte vėshtirė tė kuptohej". Ne nuk kemi njohuri pėr njė vepėr tė tillė! Ndėrsa pėr Marin Barletin dhe veprėn e tij pėr Skėnderbeun tė shkruar nė gjuhėn latine ai ka mendim tė lartė dhe pohon se vepra: "ishte shkruar me elegancė, kreativitet tė lartė, stil tė veēantė me njė gjuhė tė bukur, por gjithsesi, edhe me disa tė meta tė ndjeshme rreth ngjarjeve dhe gjykimeve, tė cilat nė disa raste, nuk janė tė paanshme". Megjithėkėtė, Anonimi ynė vazhdon: "ngaqė isha i nxitur nga shenjtėria e tij, Papa Pius II, (1458-1473); nga Sabellico, /1436-1506/, (i ati i tė cilit ishte takuar me Gjergj Kastriotin - Skėnderbeun gjatė ekspeditės sė tij nė Itali, qė kishte vajtur t‘i ndihmonte mbretit tė Arragonės, Fredinadit II-tė nė gusht tė vitit 1461); nga Callimaco; nga Niēolo Secondino; nga Pontano, /1426-1503/; si dhe nga Volaterrano, /1434-1516/; tė cilėt, nė veprat e tyre shkruajnė pėr famėn dhe bėmat e kėtij burri fisnik, edhe unė, vendosa qė ta renditja nė mesin e jetėve, tė kalorėsve tė tjerė, tė nderuar dhe tė shkėlqyer edhe princin shqiptar, Gjergj Kastriotin - Skėnderbeun..."

Kjo hyrje e shkurtėr, qė i paraprin jetėshkrimit tė Skėnderbeut, sqaron, jo vetėm qėndrimin e pasigurt e hezitues tė Anonimit, para se tė fillojė veprėn, por nė tė njėjtėn kohė, manifeston sensin kritik nga i cili ai ėshtė udhėhequr, por nė tė njėjtėn kohė tregon edhe burimet e shfrytėzuara dhe tė konsultuara pėr shkrimin e jetės sė Heroit Kombėtar shqiptar, Gjergj Kastriotit - Skėnderbeut. Kėto burime janė tė shumta, tė nduarduarshme, duke filluar qė nga veprat e botuara, kronikat e biografitė e ndryshme, por edhe dokumentet e kohės, rast i rrallė ky, ngase pėr pėrpilimin dhe shkrimin e biografive janė dhėnė vetėm tė dhėnat mė kryesore, nė formė shumė tė shkurtėr ose krejt fragmentare. Kjo gjė e dallon Anonimin nga autorėt tjerė tė periudhės pararendėse dhe veprat e tyre analoge, si p.sh., "Vite di uomini illustri del secolo XV" e Vespasiano da Bistiēi-t, /1421-1498/; "Vitea virorum illustrium" e Paolo Giovi-t, /1483-1552/, tė cilat i kemi konsultuar. I pari, siē vėrehet nga vetė titulli, shkroi pėr jetėt e njerėzve tė ndritur tė kohės sė vet, pra shekulli i XV, dhe i dyti, shkroi pėr jetėt e njerėzve tė ndritur tė ēdo kohe, e tė ēdo vendi. Por, si njėri ashtu edhe tjetri, krahas biografive tė njerėzve tė ndritur dhe tė njohur, pėr bėmat e tyre luftarake, shkruajnė edhe biografi personalitetesh tjera, tė cilėt kanė tė bėjnė me veprimtari tė ndryshme, si religjion, letėrsi, politikė, art, kulturė, burrėshtetas tė ndryshėm etj. E kundėrta ėshtė me Anonimin tonė. Ai pėrshkruan vetėm biografitė e luftėtarėve tė famshėm dhe personaliteteve tė mėdha qė shkėlqyen nė luftėra dhe nė pėrdorim tė armėve, qė nga antika e largėt, e cila padyshim se na ofron shembuj madhėshtorė tė njė heroizmi mitik, e deri nė kohėn e tij, e cila nuk mbetet gjė mbrapa kėsaj epoke, duke pėrfshirė kėtu edhe Heroin tonė Kombėtar me luftėrat e tij madhėshtore! Autorėt e cekur kanė ruajtur renditjen kronologjike tė personaliteteve, biografitė e tė cilėve i kanė shkruar, derisa tek Anonimi, nuk ndodh kėshtu. Autori ynė Anonim, ndėrtoi tregimin e tij, /biografinė pėr Skėnderbeun/, duke pasur si synim, jo vetėm efektin narrativ, por edhe hetimin historik, tė mbėshtetur nga njė literaturė e pasur, e plotėsuar me dokumente tė ndryshme, me dėshirė qė tė krijojė njė figurė sa mė tė gjallė, por nė tė njėjtėn kohė, duke u munduar tė mos bjerė nė lėshimet e Marin Barletit dhe autorėve tė tjerė tė kohės. Autori e ndjek Skėnderbeun nė provat e kurajės dhe tė karakterit, por disi vė anash jetėn shpirtėrore dhe atė politike, duke lėnė mundėsi debati pėr autoritetin dhe madhėshtinė e tij!

iliriaplus
__________________
Guximi, kurreshtja,forca, vullneti dhe dėshira janė armėt kryesore dhe triumfuese nė duart e atij qė dėshiron ta braktis duhanin.
rilinda Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė