Shiko Postimin Tek
Vjetėr 08-09-11, 19:21   #3
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Forca e ndėrdijės

Pse dikush ėshtė i pafat e dikush i lumtur? Pse dikush ėshtė gazmor e i pasur, ndėrkaq dikush i mjerė dhe i varfėr? Pse dikush ėshtė frikacak dhe i pasigurt e dikush pėrplot besim?... A thua gjenden pėrgjigjet e kėtyre pyetjeve diku nė thellėsi tė vetėdijes dhe tė ndėrdijes sė secilit prej nesh? - Me siguri se po.

Kam qenė i pranishėm gjatė ēudirave tė shumta qė u kanė ndodhur njerėzve anekėnd botės. Po qe se i rrekeni fuqisė magjike tė ndėrdijes suaj, ēudirat do t'ju ndodhin edhe juve. Libri qė jeni duke mbajtur nė duar tregon se mendimet tuaja tė zakonshme, tė pėrditshme dhe paraqitjet tuaja mendore formojnė, krijojnė, si dhe pėrcaktojnė plotėsisht fatin tuaj. Sepse, njeriu ēfarė ta ketė ndėrdijen, i tillė ėshtė edhe vetė.

A I DINI PĖRGJIGJET?

Pse dikush ėshtė i pafat e dikush i lumtur? Pse dikush ėshtė gazmor e i pasur, ndėrkaq dikush i mjerė dhe i varfėr? Pse dikush ėshtė frikacak dhe i pasigurt e dikush pėrplot besim?

Pse dikush ka shtėpi tė bukur dhe luksoze e dikush, nė prag tė skamjes, jeton nė periferi tė mjeruar? Pse dikush arrin suksese e dikush vazhdimisht has nė mossukses? Pse dikush ėshtė orator i shkėlqyer dhe i dėshiruar e dikush tejet mesatarisht pritet nga njerėzit qė u drejtohet?

Pse dikush trajtohet si gjenial nė punėn qė kryen e dikush, ndonėse me pėrpjekje mbinjerėzore, nuk mund tė arrijė kurrfarė rezultatesh? Pse dikujt i shkon pėrdore tė shėrohet nga e ashtuquajtura sėmundje e pashėruar, e dikujt jo?

Pse gjithaq njerėz tė mirė dhe besimtarė i dėrmojnė vuajtjet e tmerrshme trupore dhe shpirtėrore? Pse gjithaq njerėz amoralė, tė leqitur nga Zoti, arrijnė suksese nė qėllimet e veta dhe kėnaqen me shėndet tė pėrsosur? Pse ndonjė grua jeton nė bashkėshortėsi fatlume, ndėrsa e motra vuan nė pafatėsia?

A thua gjenden pėrgjigjet e kėtyre pyetjeve diku nė thellėsi tė vetėdijes dhe tė ndėrdijes sė secilit prej nesh? - Me siguri se po.

ARSYEJA E BOTIMIT TĖ LIBRIT

Me qėllim qė t'u pėrgjigjem kėtyre dhe shumė pyetjeve tė ngjashme, vendosa ta shkruaj kėtė libėr. Jam udhėhequr nga dėshira qė me njė gjuhė tejet tė thjeshtė t'i shpjegoj tė vėrtetat themelore tė mendjes sė njeriut.

Jam i bindur se, duke pėrdorur gjuhėn e pėrditshme, ėshtė krejtėsisht e mundur tė sqarohen ligjet themelore tė jetės dhe tė shpirtit njerėzor. Lexuesi do tė bindet se fjalori, me tė cilin ėshtė shkruar ky libėr, i pėrgjigjet stilit tė fletushkės sė tij ditore, revistės sė dėshiruar, bisedave tė punės ose tė atyre shtėpiake.

Prandaj, porosis lexuesin qė librin ta studiojė me vėmendje dhe t'i pėrdorė teknikat e cekura nė tė. Nėse vepron kėshtu, jam i bindur se do ta pėrvetėsojė aftėsinė pėr tė krijuar ēudira, tė cilat do ta lirojnė nga hutia, nga mjerimi, nga mėrzia dhe nga mossuksesi, si edhe do ta udhėzojė kah vendi qė vėrtet i takon.

Po ashtu, do ta lirojė nga kokėēarjet e robėrisė emocionale dhe fizike, si dhe do ta nxjerrė atė nė rrugėn e lirisė, tė fatit dhe tė qetėsisė shpirtėrore.

Forca ēudibėrėse e ndėrdijes ėshtė nė gjendje ta shėrojė dhe ta rikthejė forcėn jetėsore. Duke i mbizotėruar fuqitė e veta tė brendshme, lexuesi do rrėnojė muret e frikės dhe do tė hyjė nė jetė - "nė lirinė madhėshtore tė fėmijėve tė Zotit", - siē ka thėnė shėn Pali.

LIRIMI I FUQIVE ĒUDIBĖRĖSE

Vetėshėrimi gjithnjė ka paraqitur pasqyrėn mė bindėse tė pranisė sė fuqive tė ndėrdijes nė vetė njeriun. Para 42 vjetėsh me sukses u lirova nga tumori malinj (ekspertėt e mjekėsisė e quanin sark) pikėrisht duke u shėrbyer me fuqinė e ndėrdijes e cila mė krijoi dhe mė mban nė jetė. Nė vazhdim tė kėtij libri paraqes teknikėn me tė cilėn jam shėrbyer.

Jam i bindur se secilit qė e pranon do t'i ndihmojė ta fitojė besimin nė tė ekzistuarit e fuqisė sė paskajshme shėruese nė thellėsi tė ndėrdies njerėzore. Me ndihmė fare jovetiake tė mjekut tim dhe tė dashamirėve tė mi, papritmas, e kuptova se inteligjenca krijuese, e cila edhe di t'i qėrojė hesapet me sėmundjen time, i krijoi tė gjitha organet e mia, ma formoi dhe ia dha impulsin fillestar zemrės sime. Fjala e urtė thotė: "Mjeku plagėn e lidh, ndėrsa Zoti e shėron".

ĒUDIRAT NDODHIN PAS LUTJES EFIKASE

Lutja shkencore paraqet tė drejtuarit nė kahje tė dėshiruar tė veprimit tė lidhjes ekzistuese tė gjendjeve tė vetėdijes dhe tė ndėrdijes sė shpirtit. Libri, tė cilin e mbani nė duar, do t'ju tregojė se si, nė mėnyrė shkencore, ta frenoni fuqinė e paskajshme nė brendi tė vetvetes dhe si tė bėheni ai vėrtet qė dėshironi tė jeni.

Secili prej nesh synon kah njė jetė mė e lumtur, mė pėrmbajtjesore dhe mė e pasur. Ėshtė koha e fundit qė, pėr kėtė qėllim, tė fillojmė tė shėrbehemi me forcėn ēudibėrėse - poseduese dhe tė fusim harmoni nė botėn tonė pėrplot probleme profesionale, familjare dhe personale.

Pėrpiquni qė ta lexoni kėtė libėr disa herė. Kaptinat e shumta tė tij do t'ju tregojnė se nė ē'mėnyrė fuqia ēudibėrėse vepron dhe si ta nxjerrni frymėzimin e fshehur dhe menēurinė nė dritėn e ditės.

Pėrvetėsojini teknikat e thjeshta tė nxitjes sė ndėrdijes pėr aksion! Ndiqeni rrugėn e re shkencore kah thesari i paskajshėm! Lexoni kėtė libėr me kujdes, me sinqeritet dhe me dashuri! Bindeni veten se ai mund t'ju ndihmojė! Jam me se i bindur se do t'jua ndėrrojė kahjen e vėrtetė tė jetės suaj.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė