Shiko Postimin Tek
Vjetėr 08-09-11, 19:28   #5
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Forca e ndėrdijės

Secili prej nesh posedon njė mendje, njė shpirt e i cili, ndėrkaq, posedon dy veti tė ndryshme. Kufiri qė i ndan ato, tė gjitha qenieve mendore tė sė sotmes mirė u ėshtė e njohur. Secila nga vetitė e cekura dallohet nga fuqitė dhe nga shenjat e posaēme tė vetėprira.

Dy funksione tė mendjes njerėzore, nė tė shumtėn e rasteve, i shėnojmė si mendje objektive dhe subjektive, si vetėdije dhe ndėrdije, si mendje e zgjuar dhe e fjetur, si mendje sipėrfaqėsore dhe si mendje me dėshirė dhe e detyruar, si princip mashkullor dhe femėror etj. Nė kėtė libėr, nė shumicėn e rasteve, shėnohet dyfishtėsia e mendjes njerėzore me nocionet VETĖDIJA dhe NDĖRDIJA.

THESARI I FSHEHUR NĖ SECILIN PREJ NESH

Pasuria e paskajshme ndodhet nė afėrsi tė plotė tė secilit njeri qė ėshtė i gatshėm ta hapė shpirtin e vet dhe ta rrėmbejė atė nga thesari kolosal i ndėrdijes. Ju qė e lexoni kėtė libėr, do tė duhej tė jeni tė vetėdijshėm se pikėrisht te vetė ju gjendet xeherorja e arit, e cila pėrmban ēdo gjė qė ju nevojitet pėr njė jetė tė lumtur, gazmore dhe tė pasur.

Shumė prej nesh ende janė nė gjumė tė thellė, tė pavetėdijshėm pėr ekzistimin e xeherores sė arit, tė inteligjencės sė paskajshme dhe tė dashurisė nė vetvete. Mėsyjani dhe do tė nxjerrni gjithēka qė ju nevojitet, ēdo gjė qė dėshironi! Njė copė hekuri i magnetizuar ngritė peshė gati 12 herė mė shumė se pesha e vet, po qe se e ēmagnetizoni, e njėjta copė hekuri nuk mund ta ngrisė as edhe pendėn mė tė lehtė.

Ngjashėm me kėtė ekzistojnė; dy lloje njerėzish: njėrit i takojnė njerėzit e magnetizuar - me shpresė dhe me besim, tė vetėdijshėm se janė tė lindur pėr suksese; tjetrit i takojnė njerėzit qė i kanė humbur vetitė magnetike, tė kapluar me frikė e me dyshim.

Po qe se u jepet rasti i volitshėm, gjithnjė do tė thonė: "... e ēka nėse mbaroj? Mund t'i humbas tė gjitha paratė, njerėzit do tė mė pėrqeshin". Ky tip i njeriut nuk do tė ecėn larg nė jetė, sepse i kapluar nga frika dhe nga pėrparimi do tė qėndrojė nė vend. Nisuni pėrpara! Mbushuni me veti magnetike! Zbulojeni fshehtėsinė shekullore!

Fshehtėsia e madhe shekullore

Ē'ėshtė fshehtėsia e madhe shekullore sipas mendimit tuaj? Energji atomike? Energji termonukleare? Bombė neutronike? Udhėtim ndėrplanetar?

Me siguri se s'ėshtė asnjėra prej kėtyre. Atėherė si ta gjejmė pėrgjigjen? Nė ēka tė kihet kujdes? Si tė shėrbehemi me tė?

Pėrgjigjja ėshtė krejtėsisht e thjeshtė. Fshehtėsia vezulluese shekullore ėshtė fuqia ēudibėrėse e ndėrdijes njerėzore. Ajo ėshtė e fshehur nė thellėsi tė mendjes sė secilit njeri nė kėtė planet.

Fuqia e mrekullueshme e ndėrdijes

Nė qoftė se mėsoheni se si mund ta njihni dhe si ta lironi fuqinė e fshehtė tė ndėrdijes suaj, atėherė nė jetėn tuaj do ta futni forcėn, pasurinė, shėndetin, lumturinė dhe kėnaqėsinė.

Nuk ka nevojė qė ta fitoni, fuqia gjithnjė ėshtė nė posedimin tuaj. Duhet vetėm pėrvetėsuar mėnyra e pėrdorimit tė saj, tė kuptohet ajo dhe tė pėrdoret nė mėnyrė tė duhur nė tė gjitha poret e jetės. Po qe se i ndiqni teknikat dhe proceset e thjeshta, tė pėrshkruara nė kėtė libėr, do t'i fitoni njohuritė dhe kuptimet e nevojshme.

Do t'ju frymėzojė njė ditė e re dhe te ju do tė lindė njė forcė e re, me ndihmėn e sė cilės do t'i realizoni dėshirat dhe ėndrrat tuaja. Bėhuni tė vendosur dhe tė fortė! Bėjeni jetėn tuaj mė tė rėndėsishme, mė tė pasur dhe mė bujare!

Nė thellėsi tė ndėrdijes suaj gjendet urtėsia e paskajshme, fuqia e pakufizuar, burimi i ēdo gjėje qė u nevojitet. Ju duhet vetėm qė t'i zbuloni ato, t'i zhvilloni dhe t'i qitni nė dritė. Njihni mundėsitė e shpirtit tuaj! Jepuni trajtėn dhe ato do tė dalin nė botė.

Po qe se shpirtin tuaj e hapni dhe e bėni tė pranueshėm, inteligjenca e pakufishme e brendėsisė sė ndėrdijes suaj nė ēdo kohė dhe nė ēdo vend, do t'ju zbulojė ēdo gjė qė dėshironi tė dini . Do t'ju vijnė mendime tė reja, ide tė reja qė do t'ju ēojnė kah zbulimet e reja, do t'ju aftėsojnė qė tė krijoni vepra tė reja artistike dhe praktike.

Pos kėsaj, inteligjenca e paskajshme e ndėrdijes do t'ju tregojė rrugėn e cila ju ēon kah tė vėrteta dhe njohuritė plotėsisht tė reja dhe, deri tash, tė panjohura. Do t'ju zbulojė pėrsosmėrinė e tė shprehurit dhe do t'ju tregojė vendin e vėrtetė nė jetė.

Me ndihmėn e menēurisė sė ndėrdijes do tė jeni nė gjendje ta tėrhiqni shoqen (shokun) tuaj tė jetės ose bashkėpunėtorin afarist; do tė gjeni blerėsin e vėrtetė tė shtėpisė ose tė automobilit; do tė tuboni mjete tė mjaftueshme materiale dhe do tė fitoni lirinė pėr t'u bėrė, pėr shkuar a pėr tė punuar sipas dėshirės suaj.

E drejta juaja ėshtė qė ta zbuloni botėn e brendshme tė mendimeve, tė ndjenjave, tė forcės, tė dritės dhe tė bukurisė. Edhe pse tė padukshme, fuqitė e ndėrdijes janė tejet tė furishme.

Nė ndėrdije gjenden zgjidhjet e tė gjitha problemeve, shkaqet e tė gjitha ndodhive. Duke i liruar fuqitė e fshehura, do t'i pėrvetėsoni fuqitė dhe menēuritė e nevojshme, tė cilat do t'ju ēojnė kah begatia, kah lumturia, kah siguria dhe kah kėnaqėsia.

Kam parė se si fuqia e ndėrdijes ua kthen forcėn tė gjymtėve, i aftėson ata pėr ta pėrtėrirė shėndetin, kuptimin dhe kėnaqėsinė. Forca ēudibėrėse shėruese e ndėrdijes ėshtė nė gjendje qė ta shėrojė mendjen e trazuar dhe zemrėn e plasur, t'i kėpusė zinxhirėt materialė dhe fizikė tė tė gjitha llojeve.

Domosdoshmėria e ekzistimit tė themeleve tė praktikės

As qė mund tė paramendohet ndonjė pėrparim sadopak i rėndėsishėm pa themele tė praktikės. Gjithkush mund tė mėsojė ta udhėheqė ndėrdijen e vet. Nga shkalla se sa u ka shkuar pėr dore t'i njihni principet e saj dhe t'i praktikoni ato, varen edhe tė arriturit e rezultateve tė dėshiruara.

Si kimist i dikurshėm, do t'ju vė nė pah faktin e mirėnjohur se bashkėdyzimi i hidrogjenit me oksigjen, nė pėrmasėn 2:1, na jep ujin. Po ashtu, me bashkimin e njė atomi tė oksigjenit dhe tė njė atomi tė karbonit fitohet gazi helmues - monoksid i karbonit. Po ta shtojmė edhe njė atom tė oksigjenit, do tė fitojmė gazin jo tė dėmshėm — dioksidin e karbonit (numri i kombinimeve ėshtė i pakufizuar).

Duhet pasur ndėrmend se ndėrdija vepron nė pajtim me ligjshmėritė qė vlejnė nė kimi, nė fizikė a nė matematikė. Tė shqyrtojmė principin e pėrgjithshėm: "Uji synon tė ketė pozitė horizontale". Nė pyetje ėshtė principi i pėrgjithshėm, i cili vlen pėr ujė nė ēdo vend dhe nė ēdo ēast.

Tė shqyrtojmė edhe njė princip: "Materia nga nxehtėsia bymehet dhe kjo ėshtė e vėrtetė e pėrgjithshme. Plotėsisht i vėrtetė ėshtė edhe fakti se ēdo shenjė qė e futni nė ndėrdije e gjen shprehjen e vet materiale si pėrvojė, si ndodhi a si veti.

Lutja qė e bėni do tė hasė nė mirėpritje, sepse ndėrdija paraqet principin qė nėnkupton mėnyrėn se si njė send vepron. Principi i elektricitetit, p.sh., do tė thotė se elektriciteti vepron nga potenciali mė i lartė kah mė i ulėti. Duke shfrytėzuar principin e elektricitetit, njeriu atė nuk e ndryshon, por nė bashkėpunim me natyrėn vjen deri te zbulimet dhe shpikjet e reja, me vlerė, tė papėrcaktuar pėr llojin njerėzor.

Ėshtė e nevojshme tė dini se ē'ėshtė besimi, pse dhe si vepron ai. Bibla nė mėnyrė shumė tė qartė, tė thjeshtė dhe tė bukur thotė:
"Pėrnjėmend po ju them: nėse ndokush i thotė kėtij mali: "Ēohu dhe hidhu nė det" — e nuk dyshon nė zemrėn e vet, por beson se do tė ndodhė siē thotė, po ashtu do tė ngjajė! (Marku, 11:23).

Ligjshmėria e shpirtit ėshtė ligjshmėri e besimit. Kjo do tė thotė se duhet besuar nė mėnyrėn e veprimit tė shpirtit, se duhet besuar nė vetė fenė. Besimi qė lind nė shpirt ėshtė mendim i lindur nė atė shpirt — vetėm kjo dhe asgjė mė tepėr.

Te gjitha pėrvojat, ndodhitė dhe vetitė janė reagime tė ndėridej ndaj mendimeve tė njeriut. Duhet pasur ndėrmend faktin se rezultati nuk ėshtė vepėr e asaj se nė ēfarė besohet, por e vetė besimit. Ndaluni mė me tė falur tė besimit, tė besimeve, tė mendimeve jo tė vėrteta, tė besimeve tė kota dhe tė frikave qė e mundojnė llojin njerėzor. Filloni tė besoni nė tė vėrtetat e amshueshme jetėsore qė nuk ndryshojnė. Mu atėherė do tė shkoni drejt lartėsisė — drejt Zotit.

Secili qė e lexon kėtė libėr dhe qė i pėrdor principet e cekura tė ndėrdijes, do tė jetė nė gjendje qė tė lutet nė mėnyrė shkencore dhe efikase si pėr vetveten, ashtu edhe pėr tė tjerėt. Lutja do t'i jetė pranuar nė pajtim me ligjin universal tė aksionit dhe tė reaksionit. Tė menduarit ėshtė aksion prej tė cilit ēdo gjė fillon. Reaksioni paraqet pėrgjigjen nga ndėrdija, tė lidhur ngushtė me tė menduarit. Nė mendjen tuaj krijoni mendime pėr harmoni, pėr shėndet, pėr paqe dhe pėr disponim, atėherė ēudirat do tė fillojnė tė ndodhin nė jetėn tuaj.

Natyra e dyfishtė e mendjes

Secili prej nesh posedon njė mendje, njė shpirt e i cili, ndėrkaq, posedon dy veti tė ndryshme. Kufiri qė i ndan ato, tė gjitha qenieve mendore tė sė sotmes mirė u ėshtė e njohur. Secila nga vetitė e cekura dallohet nga fuqitė dhe nga shenjat e posaēme tė vetėprira.

Dy funksione tė mendjes njerėzore, nė tė shumtėn e rasteve, i shėnojmė si mendje objektive dhe subjektive, si vetėdije dhe ndėrdije, si mendje e zgjuar dhe e fjetur, si mendje sipėrfaqėsore dhe si mendje me dėshirė dhe e detyruar, si princip mashkullor dhe femėror etj. Nė kėtė libėr, nė shumicėn e rasteve, shėnohet dyfishtėsia e mendjes njerėzore me nocionet VETĖDIJA dhe NDĖRDIJA.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė