Shiko Postimin Tek
Vjetėr 08-09-11, 19:46   #10
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Forca e ndėrdijės


A e keni pėrfituar ndonjėrin prej kėtyre sugjestioneve?

Secili prej nesh, qė nga fėmijėria mė e hershme, kemi qenė ose jemi nėn sulmin e sugjestioneve tė shumta negative. Duke mos ditur si t'i qėrojmė hesapet me to, mė sė shpeshti ato i pranojmė nė heshtje.

Ja disa prej sugjestione tė tilla negative: "Nuk je i aftė pėr kėtė! Ti kurrė nuk do tė bėhesh njeri! Nuk guxon. Do tė mbarosh! Nuk ke kurrfarė tiparesh! Nuk ke tė drejtė! Nuk ka efekt! Nuk ėshtė e rėndėsishme se ēka di, por kė e njeh! Nuk ka efekt edhe ashtu pėr askė nuk ka rėndėsi! Tashmė je shumė i plakur! Jeta ėshtė gjithnjė e mė e vėshtirė! Jeta ėshtė vuajtje e paskajshme! Dashuria ėshtė marrėzi e zbrazėt! Tėrhiqu, sepse kurrė nuk do tė kesh sukses! Sė shpejti do tė mbetesh pa para! Ruaju, do ta fitosh ndonjė virus! Askujt nuk mund t'i zihet besė..."

Nė kėtė mėnyrė pėrshtypjet e fituara gjatė fėmijėrisė krijojnė shembuj tė sjelljeve qė mė vonė na shkaktojnė mossuksese tė shumta nė jetėn tonė personale e shoqėrore. Mėnyra e vetme pėr t'u shėruar nga kėto ėshtė pėrdorimi i sugjestionit si metodė terapike, gjegjėsisht si mjet pėr shkatėrrimin e prangave verbale tė kushtėzimit, si hapje e rrugėve tė zhvillimit tė shprehive pozitive.

Secili ėshtė i aftė ta mposhtė sugjestionin negativ

Nė gazeta pėr ēdo ditė paraqiten artikuj tė shumtė qė mbjellin frikė, shtrėngim, mėrzi, shqetėsim, si dhe kob. Po qe se i pranoni kėto mendime mund t'ju shkatėrrojnė ēdo dėshirė tė jetės. Mirėpo, tė armatosur me njohuri tė autosugjestionit krijimtar, konstruktiv, me lehtėsi do tė mund ta pėrballoni ēdo rrezik.

Pandėrprerė shqyrtojeni secilin sugjestion negativ qė mund t'jua drejtojė ndonjėri nga tė afėrmit tuaj. Askush nuk duhet pranuar sugjestionin rrėnues. Secili prej nesh gjatė fėmijėrisė dhe gjatė rinisė mjaft ka pasur kėso qėndrimesh.

Nėse e shikoni tė kaluarėn tuaj, atėherė do ta keni tė qartė se prindėrit, dashamirėt, arsimtarėt dhe kolegėt tuaj me tė gjitha forcat janė pėrpjekur qė me sukses ta zhvillojnė betejėn e futjes nėn ndikim tė sugjestioneve negative. Mjafton qė sė paku vetėm njė ēast tė thelloheni nė ato qė ju kanė thėnė nė mėnyrė qė ta kuptoni thelbin e tyre. Duke ju frikėsuar, ata kanė pėr qėllim qė t'ju mbajnė nėn kontrollin e tyre.

Si mund ta mbysė njeriun sugjestioni?

Ja njė shembull: "Kushėriri im, gjatė qėndrimit tė tij nė Indi, Vizitoi njė njeri qė merrej me parashikime telepatike. Ai, duke shikuar nė sferėn e qelqit, ia zbuloi njė sėmundje tė zemrės dhe ia parashikoi vdekjen gjatė kohės sa do tė qėndrojė hėna e re e ardhshme.

Kushėriri u kthye nė shtėpi dhe tė gjithėve nė familje u tregoi pėr kėtė parashikim, madje e kishte shkruar edhe testamentin. Sugjestioni i fuqishėm ia pushtoi ndėrdijen, sepse ai iu dorėzua atij. Nė besim mu rrėfye se ky parashikues posedonte aftėsi mbinatyrore, gjė qė njerėzve nga largėsia mund t'u bėnte ndonjė tė mirė a ndonjė tė ligė.

Kushėriri vdiq ashtu siē i qe paralajmėruar, duke mos ditur se ai vetvetes ia kishte shkaktuar vdekjen. Besoj se secili prej nesh mund tė rrėfejė diē tė ngjashme e tė marrė pėr ata qė besojnė nė besime tė kota.
Tė shikojmė se ēka ka ndodhur nė tė vėrtetė, por nė dritėn e njohurive tė fituara pėr mėnyrėn e tė vepruarit tė ndėrdijes. Pra, ndėrdija pa kurrfarė rezerve e pranon secilin besim qė ia pėrcjell pjesa e vetėdijshme e mendjes dhe menjėherė vepron nė pajtim me tė.

Kushėriri, kur e vizitoi parashikuesin, ishte njeri i lumtur, i shėndoshė, i lėvizshėm dhe i fortė. Ky, ndėrkaq, nė mendje ia futi njė sugjestion tepėr negativ tė cilin plotėsisht e pranoi. Kushėririn e kaploi tmerri. Nė mendjen e tij pandėrprerė e bartte vdekjen e vet tė paralajmėruar.

Tė gjithėve u rrėfente se ēka i kishte ngjarė dhe se pėrgatitej pėr fund. Aktiviteti kryesor, pra, ėshtė zhvilluar nė mendjen e tij, kėshtu qė shkaku i vdekjes sė tij ishte pikėrisht tė menduarit e tij ose thėnė mė mirė pėrmbajtja e mendimeve tė tij. Duke u frikėsuar nga vdekja dhe duke pritur atė, e shkatėrroi trupin e vet.

Parashikuesi, qė ia kishte paralajmėruar vdekjen nuk posedon kurrfarė fuqie tė mrekullueshme dhe se pėr kėtė ėshtė i barabartė me secilin gur dhe me secilėn bimė nė fushė. Sugjestioni i tij vetė mė vete nuk ėshtė nė gjendje tė shkaktojė atė qė ia sugjeron.

Po t'i njihte kushėriri im ligjet e mendjes sė njeriut, ka mundur ta hedhė poshtė plotėsisht atė sugjestion negativ, ashtu qė fjalėve tė parashikuesit nuk do t'u jepte kurrfarė rėndėsie.

Sepse, siē ėshtė e njohur, qenia e njeriut udhėhiqet vetėm nga mendimet dhe nga ndjenjat e veta tė lindura. Po tė kishte vepruar drejt, parashikimi, si ndonjė shigjetė e brishtė, do tė thyej nė muret e mendjes sė tij, duke mos i shkaktuar kurrfarė dėmi.

Nga kjo shihet qartė se sugjestionet qė na i ofrojnė tė tjerėt mund tė kenė fuqi ndaj nesh vetėm nėse i pranojmė ato si tonat. Autosugjestioni, nė tė vėrtetė, e ka fuqinė e vet vepruese. Porse, nevojitet pėlqimi ynė mendor, atėherė sugjestioni bėhet pjesė pėrbėrėse e procesit tonė tė tė menduarit dhe fillon tė ndikojė te ne. Duhet pasur ndėrmend se secili njeri ėshtė nė gjendje ta gjejė zgjidhjen. Prandaj, zgjidheni jetėn! Zgjidheni dashurinė! Zgjidheni shėndetin!
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė