Shiko Postimin Tek
Vjetėr 08-09-11, 19:48   #11
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Forca e ndėrdijės

Qetėsojeni shpirtin! Lėshohuni nė qetėsi tė thellė dhe me vendosmėri mė vete thuani: "Ndėrdija ka pėrgjigje dhe pikėrisht nė kėtė ēast ajo ma ofron atė. Jam mirėnjohės, sepse menēuria e paskajshme e ndėrdijes e njeh vetė esencėn e gjėrave. Jam mė se i bindur se mendimet i kam tė drejta dhe se me vendosmėri e liroj fuqinė e mrekullueshme tė ndėrdijes".

Fuqia e premisės sė paramenduar

Mendja e njeriut punon sipas principit tė silogjizmit. Kjo do tė thotė se ēdo pėrfundim tek i cili arrin ndėrdija ėshtė i caktuar vetėm dhe nė veēanti me anė tė premisės, tė cilėn vetėdija mė herėt e paramendon si tė vėrtetė.

Po qe se me tė vėrtetė premisa ėshtė reale, pėrfundimi gjithashtu do tė jetė i vėrtetė, siē shihet nga shembulli vijues:

Ēdo veti e mirė meriton lėvdatė.
Dashamirėsia ėshtė virtyt.
Pra, dashamirėsia meriton lėvdatė.

Ja edhe njė shembull:
Tė gjitha veprat qė bėhen nga duart e njeriut ndryshohen dhe zhduken.
Piramidat egjiptase janė vepra tė duarve tė njeriut.
Pra, ato do tė pėsojnė ndryshime dhe do tė zhduken.
Gjykimi i parė ėshtė i pėrgjithshėm dhe nga ai, nėse ėshtė i drejtė, doemos rrjedh edhe pėrfundimi i drejtė.

Njė profesor, i cili qe i pranishėm nė disa ligjėrata tė mia, tė mbajtura nė maj tė vitit 1962, nė Nju Jork, njėherė mė kishte thėnė: "Ēdo gjė nė jetė mė vajti mbrapsht: e humba shėndetin, i humba paratė dhe shokėt. Ēdo gjė qė unė prek, shkon nė drejtim tė gabuar"

E kėshillove ta formojė premisėn e pėrgjithshme adekuate nga e cila do tė udhėhiqet me tė menduarit e vet dhe i shpjegova se menēuria e paskajshme e ndėrdijes paraqet udhėrrėfyesin shpirtėror, mendor dhe material tė secilit njeri. Pas kėsaj, ndėrdija e tij qe nė gjendje ta udhėzojė aty pėr aty kah vendimet dhe kah veprimet e menēura, ta shėrojė atė dhe t'i sjellė qetėsi shpirtit tė tij.
Profesori e paramendoi premisėn e pėrgjithshme si pasqyrė gjithėpėrmbledhėse tė mėnyrės sė dėshiruar tė jetės:
"Menēuria e paskajshme mė udhėheq dhe mė drejton. Posedoj shėndet tė pėrsosur. Trupi dhe mendja mė sillen nė pajtim me ligjin e harmonisė universale. Kėnaqem nga bukuria, nga mjaftueshmėria, nga dashuria dhe nga qetėsia. Me jetėn time tė pėrgjithshme komandon principi i veprimit tė drejtė. Premisėn e pėrgjithshme e kam tė bazuar nė tė vėrtetat e amshueshme. E di, e ndjej dhe besoj se ndėrdija ime reagon nė pėrputhje me natyrėn e tė menduarit tim tė vetėdijshėm".

Pas njė kohe tė caktuar nga profesori mora njė letėr me kėtė pėrmbajtje:
"Tė gjitha ato fjali, shumė herė nė ditė i pėrsėritja lehtė, nė heshtje dhe me dashuri, duke ditur se mė depėrtonin thellė nė ndėrdije, i bindur se do tė japin rezultatin e dėshiruar. Ju jam tepėr mirėnjohės qė ma kushtuat kohėn tuaj dhe do tė doja tė shtoj se jeta ime, nga tė gjitha aspektet, me hapa tė mėdhenj ecėn pėrpara. Patėm sukses!"

Ndėrdija asnjėherė nuk kundėrvihet

Duhet pasur ndėrmend se ndėrdija disponon me dije tė pakufizuar, si dhe i di pėrgjigjet e tė gjitha pyetjeve tė mundshme. Megjithatė, asnjėherė nuk kundėrvihet, nuk shtjellohet, nuk thotė: "Nuk guxon tė mendosh nė atė mėnyrė".

Po qese, pėr shembull, i pėrcillni mendimet siē janė: "Nuk jam nė gjendje ta beje kėtė. Jam shumė i moshuar. Nuk mund ta plotėsoj obligimin e dhėnė. Kam lindur nė kohė tė gabuar. Nuk i njoh njerėzit e vėrtetė", ajo gjithnjė do tė reagojė drejtpėrdrejt nė pajtim me pėrmbajtjen e tyre dhe kurrsesi ndryshe. Falė kėsaj, ju vetes ia ndaloni lumturinė dhe mirėqenien si dhe e sillni shtrėngimin, varfėrinė dhe mungesėn e ēfarėdolloji.

Po qe se nė vetėdije krijoni pengesa, vėshtirėsi a mendime negative, e gjykoni ndėrdijen tuaj qė diturinė e pakufishme qė posedon ta pėrdorė pėr qėllime negative. Nė tė vėrtetė, jeni tė mendimit se ndėrdija juaj nuk ėshtė e aftė t'i zgjidhė preokupimet tuaja. Nė kėtė mėnyrė ju futeni nė shtrėngim mendor dhe emotiv, tė cilin e pėrcjell sėmundja trupore dhe prirja pėr ērregullime nervore.

Me qėllim tė realizimit tė dėshirės dhe tė tejkalimit tė mungueshmėrisė do tė duhej thėnė me guxim pėr ēdo ditė: "Menēuria e pakufishme qė e ka lindur dėshirėn mė ofron plan tė pėrkryer pėr realizimin e kėsaj dėshire. Jam i vetėdijshėm se urtėsia e brendshme dhe synimet e mia do tė materializohen me botėn e jashtme. Mė kaplojnė: qetėsia, ekuilibri dhe harmonia".
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė