Shiko Postimin Tek
Vjetėr 26-09-12, 11:52   #3
elvio
 
Avatari i elvio
 
Anėtarėsuar: 21-01-10
Postime: 6,415
elvio i pazėvėndėsueshėmelvio i pazėvėndėsueshėmelvio i pazėvėndėsueshėmelvio i pazėvėndėsueshėmelvio i pazėvėndėsueshėmelvio i pazėvėndėsueshėmelvio i pazėvėndėsueshėmelvio i pazėvėndėsueshėmelvio i pazėvėndėsueshėmelvio i pazėvėndėsueshėmelvio i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Rishqyrtim i historisė shqiptare ?!

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Zero Cool Shiko postimin
Kryeakademiku i Kosovės kėrkon rishqyrtim tė historisė shqiptare


Prishtinė, 14.09.2012


Akademikė, historianė e studiues tė fushave tė ndryshme janė bėrė bashkė nė Prishtinė nė konferencėn shkencore pėr tė diskutuar rreth Shqipėrisė dhe Kosovės, 100 vjet pas shpalljes sė pavarėsisė sė shtetit shqiptar.

Me organizimin e Akademisė sė Arteve dhe Shkencave tė Kosovės dhe Institutit tė Historisė nė Prishtinė, konferenca shkencore dyditore “Pavarėsia e Shqipėrisė dhe Kosova 100 vjet pas” ka filluar punimet tė enjten me fjalėn e dy kryetarėve tė akademive, tė Shqipėrisė dhe asaj tė Kosovės. Akademik Hivzi Islami, kryetar i AShAK-ut, i cili ka hapur konferencėn, ka thėnė se shpreson qė kjo ngjarje me ēėshtjet qė do t’i trajtojė nė kuadėr tė temės, me komplementaritetin nė mes tyre, mbi bazė tė argumenteve tė reja shkencore, do tė jetė produktive nė zbardhjen e njė mori problemesh dhe zhvillimesh njėshekullore. Sipas tij, ky jubile duhet tė shėrbejė si njė fillim i shqyrtimit tė historisė shqiptare.

“100 - vjetori i Pavarėsisė sė Shqipėrisė dhe jubileu i 5-vjetorit tė Pavarėsisė sė Kosovės, janė edhe njė moment pėr rishqyrtimin e historisė, mė ē’rast ngjarjet dhe personalitet historike do tė interpretoheshin dhe vlerėsoheshin nga kėndvėshtrimi objektiv shkencor”, ka thėnė akademik Islami. Sipas kryeakademikut tė Kosovės, kėto dy jubile janė gjithashtu njė rast qė gjakftohtė, pa emocione e patetikė, tė nxirren mėsime nga pikat e dėshtimeve dhe qeverisjeve nė tė dy anėt e kufirit dhe tė reflektojnė pėr njė qeverisje racionale e produktive dhe perspektivė tė sigurt euroatlantike.

“Pavarėsia e shtetit duket sikur ndėrtimi i shtėpisė, mė lehtė bėhet e mė vėshtirė mbahet”, ka thėnė kryeakademiku kosovar. Sipas tij, punėt dhe pėrgjegjėsitė e institucioneve tė Kosovės filluan pikėrisht mė 17 shkurt 2008 dhe do tė jenė edhe mė tė mėdha pas pėrfundimit tė procesit tė mbikėqyrjes ndėrkombėtare qė ndodhi para tri ditėsh. Pėr kryetarin e Akademisė sė Arteve dhe Shkencave tė Kosovės, problemet dhe sfidat e Kosovės mbesin nė radhė tė parė te pėrpjekjet pėr mbrojtjen nga individualizmi i mundshėm territorial i shtetit, te mbrojtja nga grabitja e pasurisė kombėtare, te sundimi i ligjit, te lufta kundėr korrupsionit dhe krimit tė organizuar dhe te angazhimi pėr jetė dinjitoze tė qytetarit tė Kosovės.

Por pėrpos akademik Hivzi Islamit, kėrkesėn pėr rishqyrtimin e historisė shqiptare nuk e ka pėrmendur nė fjalėn e tij as kryetari i Akademisė sė Shkencave tė Shqipėrisė, Gudar Beqiraj e as drejtori i Institutit tė Historisė nė Prishtinė, Jusuf Bajraktari.

Por pėr akademikun Beqiraj kjo konferencė mund tė hedhė dritė pėrmes studimeve nė proceset historiko-politike e kulturore qė ēuan nė realizimin e pavarėsisė.

”Me gjithė kėto zhvillime dramatike, fitorja e pavarėsisė sė Shqipėrisė dhe fitorja e pavarėsisė sė Kosovės, gati njė shekull mė pas, dėshmojnė se nuk mund tė ketė forcė nė botė qė tė arrijė ta varrosė ėndrrėn e lirisė sė njė populli”, ka thėnė Beqiraj.

E Jusuf Bajraktari ka fokusuar fjalėn e tij mė shumė nė pėrfshirjen e Kosovės nė procesin e shpalljes sė pavarėsisė sė Shqipėrisė mė 28 nėntor 1912.

Sipas tij, me gjithė rrethanat dramatike qė po zhvilloheshin ato kohė nė Kosovė, pėrfaqėsimi i saj dhe roli qė luajti Kosova dhe kosovarėt nė shpalljen e pavarėsisė sė Shqipėrisė pasqyrohet jo vetėm me pjesėmarrje tė delegatėve, por nė veēanti duhet vlerėsuar besnikėria e luftėtarėve kosovarė.

“Megjithatė, krijimi i njė Shqipėrie tė pavarur, pa Kosovėn, Ēamėrinė dhe viset e tjera etnike, e pėrgjysmoi gėzimin e shumėpritur tė popullit shqiptar”, ka thėnė Bajraktari. Pėr njė temė mė ndryshe sesa vetėm procesi historik deri te shpallja e pavarėsisė sė Shqipėrisė, ka folur akademik Pajazit Nushi. “Mendimi akademik dhe doktrina serbe ndaj shqiptarėve” ka qenė titulli i referimit tė akademik Nushit. Sipas tij, mendimi akademik serb ka qenė nxitės i zhvillimeve si vrasjet e dėbimet masive tė shqiptarėve nė gjithė historinė 100-vjeēare. Ky mendim, sipas tij, ka pasur ndikim autoritar nė formimin dhe zhvillimin e qėndrimeve politike tė organeve tė institucioneve tė pushtetit serb.

“Nė kėtė pikėpamje rezultat i gjurmimit tė raporteve ndėrmjet mendimit akademik, qėndrimeve politike dhe sjelljeve tė formacioneve tė armatosura serbe u tregua raport kauzal i ndėrlidhur”, ka thėnė Nushi. Sipas tij, nga ky rezultat del gjykimi pėrfundimtar, sipas tė cilit misioni i institucionit mė tė lartė mendor i Serbisė nuk ka arritur ta lidh tė vėrtetėn pėr shqiptarėt me sjellje humaniste. Ai ka bindjen se qėndrimi akademik ndaj shqiptarėve dhe Kosovės ėshtė ngurtėsuar, madje edhe fanatizuar fetarisht, por ka ngelur i pandryshueshėm gjatė gjithė shekullit tė kaluar.

“Konsideroj se pikėpamja e tyre pėr shqiptarėt dhe Kosovėn ka pėrmasa tė mendimit doktrinar, qė meriton shqyrtim studimor tė gjithanshėm nė mbėshtetje tė rezultateve mė tė reja arkeologjike, gjuhėsore, historike, sociologjike, psikologjike dhe tė vlerėsimit krahasimtar tė tyre”, ka thėnė akademik Nushi. Me referim, nė ditėn e parė tė konferencės shkencore “Pavarėsia e Shqipėrisė dhe Kosova 100 vjet pas”, kanė folur edhe akademikėt Beqir Meta, i cili ka folur pėr afrimin e institucioneve kombėtare nė vitet 20 dhe 30 vjetėt e shekullit XX. Pas tij, nė pjesėn e dytė tė konferencės kanė lexuar studimet e tyre edhe studiuesit Emine Bakalli, Biglin Ēelik, Valentina Duka, Isa Bicaj, Ferit Duka, Frashėr Demaj, Ilira Ēaushi, Fehmi Rexhepi, Ana Lalaj, akademik Esat Stavileci e shumė tė tjerė.
Rishqyrtim?
Ne kete 100 vjetor te pavaresise ai qe shkroi dekretin asesi se ekziston ,madje duan ta fshijne fare nga historia.
Kritikat kane ardhur edhe nga Italia,por valle dicka e shtyn qeverine aktuale qe te beje cmos ta fshije nga faqet e historise me kontributin e tij?

Pse ky ngurtesim,packa se me duket ka te drejte .
elvio Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė