Shiko Postimin Tek
Vjetėr 04-11-12, 13:46   #5
Alima
Banned
 
Avatari i Alima
 
Anėtarėsuar: 14-08-11
Postime: 6,904
Alima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėm
Question Titulli: Rishqyrtim i historisė shqiptare ?!

...


Misteri i flamurit tė parė shqiptar-Cili ėshtė verzioni i vėrtetė?
Written by Naim Hoxha.






Simboli i pavarėsisė nė 28 nėntor 1912, flamuri, vazhdon tė ketė disa enigma tė pazgjidhura deri nė ditėt e sotme.
100 vjet mė vonė, nuk ėshtė zbuluar ende se cili ishte ai person qė solli flamurin nė Vlorė dhe ia dha Ismail Qemalit, qė mė pas, me krenari valėviti flamurin e parė tė Shqipėrisė sė pavarur.
Dokumentat e shkruar dhe fotografitė mungojnė. Kjo ėshtė arsyeja pėrse gjendemi sot pėrballė aq shumė hipotezave apo fakteve qė lėnė vend pėr dyshim, se kush e solli flamurin dhe nėse mund tė zbulohet e vėrteta historike.

Varianti i parė
Nė verėn e vitit 1911, zonja Marigo Pozio, me pretekstin se do tė mjekohej, udhėtoi drejt ishullit tė Korfuzit. Aty takohet me pėrfaqėsues nacionalistė tė kolonive shqiptare qė ishin mbledhur nė ishullin grek. Midis tyre ishin edhe pėrfaqėsues nga SHBA-ja tė dėrguar nga shoqėria patriotike “Besa-Besėn”. Patrioti Kola, me tė vėllain Thoma Katundi i dorėzuan zonjės Marigo flamurin me tė cilin ajo u kthye nė Vlorė duke e veshur nėn teshat e saj. Njė vit mė vonė, Marigoja ia dhuroi kėtė flamur plakut tė Vlorės, Ismail Qemalit, pėr ta ngritur nė 28 nėntor, nė ballkonin e shtėpisė sė Xhemal Beut.

Varianti i dytė
Shumė patriotė kanė tė njėjtin mendim se flamuri i ngritur nė 28 nėntor ėshtė pikturuar nga vetė dora e zonjės Marigo, sipas modelit tė shqipes sė vizatuar nga Dom Mark Vasa. Kėtė hipotezė e mbėshtet edhe zonja qė ka punuar pranė Marigosė gjatė tė gjithė jetės. Ndėrsa flamuri prej Amerikės qė solli Marigoja iu dorėzua Llambi Bimblit, i paprekur kur kėta po niseshin pėr nė Korēė dhe ky flamur u ngrit kur Korēa deklaroi nga ana e saj pavarėsinė. “Flamuri qė bėmė ne nuk ėshtė krejt i kuq, por nė ngjyrėn e specit”, kujton ndihmėsja e Marigosė.

Varianti i tretė
Bejlerėt e Vlorės thonin se kėtė flamur ua kishte dhuruar Don Aladro Kastrioti dhe se kishin qenė ata qė e dorėzuan mė pas tek Ismail Qemali.

Varianti i katėrt
Revista “Hylli i Dritės” shkruante nė vitet pas pavarėsisė se Ismail Qemali, duke ardhur nga Viena, u ndal nė Kotor dhe atje ka marrė njė flamur diku tek dy metra tė gjatė.

Varianti i pestė
Patrioti korēar, Thoma Nasi, nė autobiografinė e tij shkruan se nė vitin 1911, sė bashku me njė numėr tjetėr patriotėsh, u kthyen nė atdhe me qėllim qė tė luftonin kundėr armikut dhe njėkohėsisht sollėn edhe flamurin e parė, qė u ngrit mė pas nė datėn 28 nėntor 1912 prej Ismail Qemalit.


Varianti i gjashtė
Spiridon Ilo dhe patriotė tė tjerė tregojnė se grupi qė u nis nga Rumania pėr tė shpallur pavarėsinė kishte marrė me vete edhe atė qė do tė shndėrrohej nė flamurin e parė tė shtetit tė pavarur shqiptar. Kjo dokumentohet me fjalėt qė Spiridoni i ka thėnė djalit tė tij: “Flamurin qė pėrgatitėm nė Bukuresht, unė e kam mbajtur nė gji qė nga Bukureshti e deri nė Vlorė dhe pastaj, pasi e valėviti Ismail Qemali, unė e valėvita nė parmak me sqepar”.

Varianti i shtatė
Spiridoni, me flamurin qė kishte me vete, bujti tek shtėpia e Marigo Pozios, meqė ishte kushėrira e parė e tij. Marigoja i qėndisi flamurit thekėt e verdhė, pėr ta bėrė ashtu siē e tregoi Spiridoni, nė kartolinėn e vitit 1920.

Varianti i tetė
Eqerem bej Vlora, nė kujtimet e tij shkruan se ai qė u ngrit nė datėn 28 nėntor 1912 ishte flamuri i shtėpisė sė tij, tė cilin e ruante nė njė kornizė, pasi i ishte dhuruar nga Aladro Kastrioti.

Varianti i nėntė
Nga gazeta “Kolonja”, nė vitin 2001 ėshtė shkruar: “Asim Dika ishte ai qė mori flamurin e qėndisur nga motrat Qirjazi dhe ia ēoi Ismail Qemalit nė Vlorė”.

Varianti i dhjetė
Nė librin e tij, “Patriotizma dhe Nacionalizma”, patrioti Kristo Floqi flet pėr flamurin e ngritur nė Vlorė nė vitin 1912, duke paraqitur tė dhėna tė tjera mbi origjinėn e flamurit, tė dhėna qė ai i ka krahasuar edhe me tė vėllain e tij, juristin Thanas Floqi.


/tch


__________________
Kurr mos debato me budallenjte,...ata te terheqin ne nivelin e tyre,pastaj te mundin me pervojen e tyre !
M.T.
Alima Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė