Shiko Postimin Tek
Vjetėr 10-03-13, 13:47   #8
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Rishqyrtim i historisė shqiptare ?!

Turqia prapė kėrkon rishikimin e teksteve tė histories






Republika e Turqisė ka kėrkuar nga Ministria e Arsimit, Shkencės dhe Teknologjisė qė librave shkollor tė historisė t’u bėhet njė rishikim i kujdesshėm dhe qė nė pjesė tė caktuara tė tyre edhe tė bėhen korigjimet, tė cilat as pėr zyrtarė tė MASHT-it nuk mund tė quhen si ndryshim i historisė. Kėta tė fundit, nė pėrpjekje pėr ta ilustruar kėrkesėn kanė pėrmendur fjalėn “hordhi” (hordhitė turke) e hasur shpesh nė tekstet e historisė, edhe pse, sipas zėvendėsministrit tonė dhe argumenteve historike, ato ishin njėsi, reparte ushtarake.

Pėr kėtė qėllim, Ministria e Arsimit ka formuar njė komision tė pėrbėrė nga ekspertė tė historisė, gjeografisė dhe albanologjisė tė cilėt kanė pėrgatitur njė raport se ēfarė do tė mund tė korigjohet nė tekstet shkollore. Mirėpo, njėri nga bashkėautorėt e disa librave tė historisė, Frashėr Demaj ka thėnė se autorėt e teksteve tashmė janė dokorduar qė tė mos pranojnė asnjė ndryshim tė teksteve pa marrė miratimin e tyre dhe se ata me asnjė ēmim nuk do tė pranojonė ndryshime qė do tė dėmtonin tė vėrtetėn historike.

Zėvendėsministri i Arsimit, Nehat Mustafa ka thėnė pėr Kosovapress se ekspertėt qė do tė vinė nga Turqia nuk do tė kenė ndikim nė ndryshimet e teksteve, por, sipas tij, me ta vetėm do tė diskutohet dhe debatohet pėr kėrkesėn e tyre.

“Nuk ka qėllim ardhja e tyre qė ata tė ndikojnė drejtpėrdrejtė nė ndryshimet eventuale por thjesht do tė jetė njė vizitė ku ata sė bashku me ekspertėt tanė do tė shkėmbejnė pėrvojat e tyre qė i kanė nė kėtė fushė, nė mėnyrė qė dilemat eventuale nė mes tė popujve tė ndryshėm tė tejkalohen me njė gjuhė sa mė tė pėrzgjedhur, po qė nuk nėnkupton ndryshimin e historisė pėr arsye se ėshtė fol sa e sa herė qė Ministria e Arsimit do tė ndryshojė tekstet shkollore. Nuk ėshtė Ministria e Arsimit ajo qė i ndryshon tekstet shkollore, nuk ėshtė Qeveria dhe nuk janė zyrtarėt e ministrisė ata qė e ndryshojnė historinė. Historinė e shkruajnė historianėt, ndėrsa ēdo ndryshim, ēdo ndėrhyrje nė tekstet shkollore do tė bėhet vetėm pas njė debati tė hapur qė do tė kemi pastaj me gjithė qytetarėt e interesuar tė Kosovės dhe nė veēanti pas debateve qė do tė kemi me autorėt e teksteve shkollore”, ka thėnė Mustafa.

Ai ka bėrė tė ditur se Ministria e Arsimit nuk e detyron asnjė ekspertė qė tė jep vlerėsim jo shkencor. Sipas tij, do tė ketė njė ballafaqim sugjerimesh ose rekomandimesh qė ka bėrė grupi i ekspertėve me autorėt e teksteve shkollore ku ky grup i ekspertėve pastaj do tė jetė i detyruar qė ta arsyetojė ēdo sugjerim tė tyre edhe para autorėve tė teksteve shkollore.

Mustafa ka thėnė se me ligj ndėrhyrjet nė tekste shkollore mund t’i bėjnė vetėm autorėt e teksteve shkollore, tė cilėt ende nuk janė informuar rrethn vendimit pėr rishikimin e teksteve shkollore.

“Ne jemi shumė tė bindur se me autorėt edhe nė tė kaluarėn kur kemi bisedu. Kemi gjet gjuhėn e pėrbashkėt pėr arsye se edhe autorėt do tė binden qė ēdo sugjerim i Ministrisė sė Arsimit nuk ėshtė i drejtuar kundėr autorėve pėrkundrazi do t’i pėrplotėsojė tekstet dhe secili autor jam i bindur qė sa herė i merr tekstet e tyre shkollore pėr t’i shikuar vėren qė ka gjėra qė ndoshta edhe ata e shohin qė tani mund tė jenė mė ndryshe se sa qė kanė menduar para 5, 6, 7 apo mė shumė kur janė shkruar tekstet shkollore. Por, po e rikonfirmoj fjalėn e fundit do ta thonė vetė autorėt e teksteve shkollore”, ka thėnė Mustafa.

Ai ka shtuar se nė disa lėndė ka terma tė cilat kanė shkaktuar ngarkesė pėr moshėn e fėmijėve.

“Kemi tekste shkollore ku pėrmendin fjalėn ‘hordhi’, pėr reparte tė caktuara ushtarake qė realisht ne sot gjithė gjykojmė pėr arsye se nuk mund tė flitet pėr reparte ushtarake tė quhen ‘hordhi’ por ekzistojnė fjalėt reparte ushtarake apo forca ushtarake apo sido qė tė quhen por jo tė quhen ‘hordhi’, ose nė termat e gjeografisė kemi nocione nė gjeografi qė pėrdoren nė tekste tona tė gjeografisė nocione tė cilat nuk i njeh rendi kushtetues nė Republikėn e Turqisė dhe ėshtė shumė e logjikshme qė Turqia reagon pse ne i pėrdorim ato terma tė cilat nuk i njeh Republika e Turqisė. Ėshtė e njėjtė pėr shembull sikur po e zėmė nė tekste tė caktuara tė gjeografisė pėrmendet ‘rrafshnalta e Armenisė’, njė term qė nuk e njeh Republika e Turqisė”, ka theksuar Mustafa.

Ai ka shtuar se edhe Kosova do tė reagonte sikur nė tekstet tė ndonjė shteti tė Evropės tė pėrmendej termi Kosovė e Metohi, ose Mitrovica e Veriut, pėr arsye se dokumentet nė fuqi nė vendin tonė nuk i njohin kėto terme.

Ndėrsa historiani Frashėr Demaj, i cili ėshtė edhe bashkautorė i disa teksteve shkollore tė historisė ka thėnė se autorėt e teksteve janė marrė vesh qė tė mos lejojnė qė t’u preken tekstet pa lejen e tyre, pėrndryshe do t’i padisin nė gjyq.

Ai ka thėnė se autorėt e teksteve nuk janė njoftuar zyrtarisht pėr ardhjen e kėtij grupi tė historianėve nga Turqia. Gjithashtu, Demaj ka thėnė se MASHT, nuk i ka informuar autorėt e teksteve shkollore pėr komisionin qė ka formuar ky institucion pėr rishikimin e teksteve dhe kjo, sipas tij, ėshtė shumė jo logjike.

“Sigurisht qė ne jemi tė hapur pėr bashkėpunim mirėpo nuk jemi tė hapur nė asnjė mėnyrė, nuk do tė lejojmė qė tė cenohet e vėrteta e jonė historike dhe pėrfundimisht ne si grup autorėsh qė jemi marrė me tekste shkollore tė historisė kryesisht kemi njėfar lloj kompromisi qė pėr asnjė ēmim d.m.th. nuk do tė lejojmė qė puna jonė intelektuale dhe e vėrteta jonė historike tė cenohet. Nuk mundet askush tė ndėrroj tekstet shkollore tė historisė aty ku gjendet emri im ose emri i kolegėve tė tjerė pa miratimin tonė dhe ne absolutisht nuk jemi tė gatshėm tė bėjmė asnjė kompromis nė favor tė cilėsisė. Kėshtu qė ėshtė pėrgjegjėsi e institucionit tė ministrisė sė arsimit se me kė bashkėpunon”, ka thėnė Demaj.

Ai ka shtuar se sa i pėrket gjuhės sė pėrdorur nė tekstet shkollore, Kosova ėshtė njė shembull pėr shtetet e tjera pėr heqjen e termave fyes nga tekstet shkollore.

“Nė qoftė se thuhet se ky komision ka ardhur pėr shkak tė eksperiencės qė kanė qoftė turqit qoftė ballkanasit e tjerė, unė me pėrgjegjėsi tė plotė morale dhe profesionale mund tė them pėr opinionin tuaj shikues se Kosova ėshtė prijetare nė heqjen dhe nė kujdesin qė ka treguar sa i takon termave fyes sidomos pėr popujt e Ballkanit dhe fundja unė nuk di se pse njerėzit nuk e kuptojnė qė liria akademike e autorit ėshtė pėrgatitje e tij profesionale dhe pedagogjike mėnyra se si e ofron ai atė material shkencor pėrkatėsisht mėsimor pėr nxėnėsit e moshave tė caktuara. Ne gjithmonė kur shkruajmė tekste shkollore, kur shkruajmė tekste historie gjithmonė e kemi parasysh edhe argumentin historik edhe e kemi parasysh aspektin metodiko- didaktik, pėrkatėsisht moshėn e nxėnėsve tė cilėt kanė pėr t’u shėrbyer me atė libėr tė caktuar”, ka theksuar Demaj.

Ai ka bėrė tė ditur se nė qoftė se dalin argumente tė reja shkencore, autorėt e teksteve janė tė gatshėm t’i pranojnė, por jo pėr hatėr tė politikės tė bėhen kompromise mė faktet dhe argumentet shkencore.

Demaj ka thėnė se Turqia tani ėshtė njė shtet mik i Kosovės por, sipas tij, nuk duhet mohuar se Perandoria Osmane na ka pushtuar dhe sunduar pėr 5 shekuj.

Ai ka thėnė se kjo mė tepėr ėshtė njė kompleks i inferioritetit pėr ta zbutur historinė pasi qė Turqia ėshtė duke e ndihmuar Kosovėn.

Nė krye tė komisionit pėr rishikimin e teksteve shkollore janė profesori i historisė Shkėlzen Raēa, gjeografi Ruzhdi Pllana si dhe albanologu Hysen Matoshi
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė