Shiko Postimin Tek
Vjetėr 19-01-09, 01:50   #1
Jana
Full LoVe...
 
Avatari i Jana
 
Anėtarėsuar: 23-04-08
Vendndodhja: ...n'LOQK t'LOQK-ės...
Postime: 31,045
Jana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėm
Gabim Dimri tė bėn tė bukur ....

Kush ka thėnė qė stina e dimrit ėshtė armike e lėkurės? Sigurisht, i ftohti dhe era nuk i bėjnė mirė, por kjo periudhė mund tė shfrytėzohet pėr tė rigjetur formėn e plotė. Nėse lėkura nė stinėn e ftohtė nuk mbrohet me kujdes, bėhet shumė shpejt e thatė, pa ton dhe opake. Nė fakt agjentėt atmosferikė veprojnė nė pjesėn mė sipėrfaqėsore tė epidermės duke e dehidratuar dhe e bėrė delikate.
Nuk dėmtohen pjesėt e thella tė saj, qė janė edhe mė delikatet, tek tė cilat veprojnė rrezet ultravioletė tė diellit. Rrezet Uva dhe Uvb arrijnė shtresėn mė tė thellė tė lėkurės, dermėn, duke i dėmtuar fibrat elastike, pra pikėrisht ato qė sigurojnė jetėgjatėsinė dhe freskinė e lėkurės. Pėr kėtė arsye nuk ėshtė e vėrtetė qė dimri ėshtė armiku i lėkurės dhe i bukurisė. Nė veēanti:
* dimri ėshtė stina aleate e kurave tė lėkurės qė zgjasin nė kohė: nė fakt mund tė shfrytėzohet pėr tė filluar trajtimet specifike qė japin rezultate tė mira por qė kėrkojnė kohė dhe vazhdimėsi...
* gjatė stinės sė gjatė tė tė ftohtit lėkura humb ngjyrėn e nxirjes sė plazhit dhe rigjen natyrėn e saj tė vėrtetė. Ja gjithė kėshillat pėr ta shfrytėzuar sa mė mirė kėtė stinė dhe tė garantojmė njė lėkurė tė mėndafshtė pėr pranverėn e ardhshme dhe pėr verėn, kur dielli do tė rikthehet pėr tė na goditur.

Zonat kritike
Bėrrylat, gjunjėt dhe kėmbėt janė sigurisht pikat mė kritike tė epidermės. Nė fakt, kėtu lėkura ėshtė shpesh pa jetė, e shuar dhe e rrudhur. Gjatė dimrit, kur trupi, pėr tu mbrojtur nga i ftohti, mbulohet nga bluza dhe pallto, gjėrat sigurisht nuk rregullohen. Lėkura duket sikur hyn nė gjendje letargjie dhe ngadalėson ritmin e saj fiziologjik. Epiderma, shtresa mė e hollė dhe sipėrfaqėsore lėkurės, rinovohet ēdo 25-28 ditė. Por ky hark kohor tenton tė zvogėlohet sidomos nė tre raste:
* si pasojė e njė teprimi me rrezet diellore
* me kalimin e viteve
* si efekt i dehidratimit tipik dimėror


Nė ēdo rast lėkura nuk arrin mė ta mbarojė procesin e rinovimit nė kohė tė shkurtėr, kėshtu qelizat e vdekura grumbullohen nė sipėrfaqe duke formuar njė shtresė tė ashpėr dhe antiestetike dhe i pengojnė qelizave njė ringjitje dhe shfaqje nė sipėrfaqe.
Pėr ta liruar lėkurėn nga qelizat e vdekura ėshtė i nevojshėm esfolimi, qė pėrfaqėson etapėn thelbėsore pėr ta mbajtur lėkurėn sa mė gjatė tė jetė e mundur lėkura e re dhe plot jetė, si dhe ta pėrgatisim pėr pėrthithjen e vepruesve aktivė tė kremrave.
Efekti i menjėhershėm pas pėrdorimit tė esfoliantit? Lėkura ėshtė mė e lėmuar, e shkėlqyer dhe kompakte, rrudhat e vogla duken mė pak.

Rregullat e pastrimit
Lėkura e trupit duhet tė pastrohet me kujdesin maksimal, duke ruajtur kėshtu filmin hidrolipidik, filmin delikat tė ujit dhe yndyrės qė rimbulon epidermėn duke e mbrojtur atė. Ideale pėr kėtė janė vajrat e banjos, produkte qė pėrmbajnė vajra tė tretshėm nė ujė. Kanė njė fuqi shkumėzuese dhe pastrojnė e ndihmojnė lėkurėn tė rigjejė ekuilibrin e saj hidrik. Nė fytyrė pėrkundrazi, s'duhet pėrdorur aspak sapun, por produkte specifike pastrues. Mund tė zgjedhim mes tipave tė ndryshėm, tė studiuar pėr ēdo lloj lėkure:
* lėkurė e thatė zgjidhni produkte tė lehta dhe superzbutėse
* nė raste kouperoze. Shkon shumė mirė edhe versioni nė krem, qė i pasuruar me substanca mė tė qėndrueshme dhe tė plota, i siguron lėkurės mbrojtjen maksimale
* lėkura tė yndyrshme. Pėr to duhet pėrdorur njė produkt nė formė xheli (qė nuk pėrmban lipide) i aftė tė largojė ēdo gjurmė papastėrtie
* pėr tė dembelet. Ka losione 2 nė 1, pėr tė pastruar e tonifikuar lėkurėn vetėm me njė veprim.

Pėrkėdhelje pėr pikat mė delikate

Buzėt
Janė pika mė delikate pasi i mungojnė mbrojtėsit natyralė ndaj agjentėve atmosferikė. Pėr kėtė arsye plasariten dhe ēahen lehtėsisht. Pėr t'i parandaluar kėto probleme ėshtė mirė qė tė pėrdorim njė mbrojtės tė pasur me substanca tė yndyrshme shumė herė gjatė ditės.

Konturet e syve
Edhe kjo zonė ėshtė delikate dhe e hollė. E nėnshtruar ndaj lėvizjeve tė mimikės sė fytyrės, bėhet objekt i dehidratimeve, qė me tė ftohtin mund tė theksohen. Pėr ta mbrojtur duhet tė pėrdorim kremra hidratues me bazė lipozomesh.

Fytyra
Meqenėse ėshtė vazhdimisht e ekspozuar ndaj agjentėve atmosferikė duhet mbrojtur sa mė shumė tė jetė e mundu r me kremra dhe kura tė pėrshtatshme. Prandaj, nė mbrėmje e nė mėngjes ėshtė mirė qė tė pėrhapim njė shtresė kremi duke u mėsuar qė ta aplikojmė me anė tė masazheve e pickimeve qė riaktivizojnė mikroqarkullimin.

Duart
Sikurse fytyra janė pre e lehtė e dehidratimit. I ftohti dhe era mund t'i thajnė e plasaritin. Kurat e pėrshtatshme janė kremrat me bazė vitamine E dhe vitamine A dhe ato ushqyesit me bazė ureje nė dozė tė ulėt.

E vėrtetė & E gėnjeshtėrt
* Ėshtė mirė ta ruajmė lėkurėn sa mė shumė nga luhatjet e temperaturės. E vėrtetė. Kalimi i menjėhershėm nga i ftohti nė tė ngrohtė e vė nė provė tė vėshtirė elasticitetin e mureve tė kapilarėve tepėr tė hollė tė fytyrės. Nė fakt, me kalimin e kohės, kėto mund tė dėmtohen e tė bėhen mė tė dukshėm nė sipėrfaqe: janė simptomat e para tė kouperozės. Nuk bėhet fjalė vetėm pėr njė problem estetik: pėrmes kapilarėve lėkura merr oksigjenin dhe ushqimin.

* Mbi ngrohėsit duhet tė vendosim ujė, qė tė fitojė lagėshti ajri.
E vėrtetė.
Duhen pėr tė ruajtur nivelin e duhur tė lagėshtisė sė ajrit.

* Ushqimi nuk ndikon mbi shėndeti e epidermės
E gėnjeshtėrt.
Ėshtė shumė i rėndėsishėm ndjekja e njė regjimi ushqimor tė drejtpeshuar. Sjellja e selenit (qė ndodhet nė gjalpė) e ndihmon lėkurėn tė luftojė radikalet e lira, pėrgjegjės pėr plakjen e lėkurės, ndėrsa anticianosidėt, qė ndodhen tek boronicat (rrushi i malit), forcojnė kapilarėt.

* Efekti i njė maske ushqyese nuk ėshtė shumė i ndryshėm nga ai i njė kremi. E gėnjeshtėrt. Maskat i dhurojnė lėkurės sė lodhur njė forcė tė re gjallėrie: hapin poret dhe favorizojnė pėrthithjen e vepruesve aktivė.


__________________
LOQK- Nė fund tė ēdo dite sido qė tė jetė dita unė do tė them TE DUA...

Ėshtė e pamundur tė mos dashuroj kur egziston ti ...

http://www.youtube.com/watch?v=LGrr_5boZlA
Jana Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante