Shiko Postimin Tek
Vjetėr 31-01-05, 16:11   #3
Kercovari
 
Anėtarėsuar: 20-09-04
Vendndodhja: Zuerich/ch
Postime: 15,792
Kercovari e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Kercovari
Gabim

Ju pershendes nga zemra ty Genta per temen e hapur,po edhe Barbarozen per pergjigjen disi pak a shum te "ngutshme"!.
Une si mashkull nuk mund te vehem ne poziten e femres anise si qenje te gjalla i perkasim njerzimit,por do te mundohen ne nje menyr apo tjeter te gjeje nje pergjigje sa i perket "Lidhjes"Femer mashkull, dhe anasjelltas,"Lidhje" nga e cila dalin edhe obligimet e perbashketa siq jan:Dashuria,respekti dhe me ne fund pyetja "te martohemi" apo jo?.
Me kush e di sa dashuri e forte te jete,keto pyetje zen vendin e pare si tek Femra poashtu edhe tek mashkulli, sepse edhe ne mesin tuaj ku jetoni ka pas raste qe ua kan marre frymen kur keni ndegju se:"Nje cift qe jan dashur shume vite te terra apo kan qen ne lidhje martesore,jan ndare"Kurse arsyet kan mbetur te pa sqaruara,dhe ne vend qe te kerkohet shkaku i kesaj ndarje,jan lansu thashethemet dhe ketu ana Femrore ka fituar bindjen se mashkulli qenka shkaktare per gjitha keto,kurse tek ana mashkullore,femra na pska qene "lavire".
Jo! Zonjushe te nderuara,jo! Shkaku qendron aty se kjo lidhje qe ne filim ka qen e deshtuar dhe nuk eshte dashur ne asnje menyr te mbaroje me kororzim,po nese ka ndodhur kurorzimi mvaresisht prej rrethanave siq jan "Do te mbys nese nuk martohesh per mua"etj.edhe kesisoj lidhjesh fundin her kur do qofte e percjell vetem ndarje.E.pra!? Kush ajo/ai qe do te pres?.
Nje femer qe di vertet te dashuroj,dhe qe vertet ia ka fale zemren dhe trupin po ati njeriu tek i cili ka fituar bindjen se do te jete shoku i vertet dhe percjelles per gjithe jeten,eshte e gatshme te pers njeriun e vet deri ne vdekje,bile edhe pas vdekjes do te mbante kuroren me te "vdekurin"nese ai njeri ka qen vertet ai i cili ka dit te cmoje larte dashurin dhe te gjithe ato qe i ka fal gruaja,nderin ,respektin dhe ngrohtesin e shpirtit,po edhe nga ana e burrit nuk kan munguar keto ndenja.keto lidhje nuk i shkatron as "Tomahofk".
Natyrisht kerkohet edhe nga burri te jet besnik ndaj gruas me sa do larg gruas te jete.
Bile une per veti kam fituar bindjen se mu qajo largesi me ka mbajtur te gjalle duke me shtuar amshin qe te dua gruan me shum se sa e kam dashur kur kemi qen bashke per cdo dite.Bile i kam njohur ditet sikur te isha ushtare,dhe thosha! O zot, kur do te vije ajo dite te shoh gruan dhe te perqafoj forte e forte!
Vertet e kam dashur me zemer e shpirte!Dhe askoma e dua!
E ju duhet te mesoni se si duhet te dashuroni dhe te jeni te dashuruara,per ndarje do te ju nderpritet korrenti.
__________________
Diellin,vetėm tė marrėt mundohen
tė mbulojn me shoshė....
Kercovari Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė