Shiko Postimin Tek
Vjetėr 01-06-08, 00:28   #2
Jana
Full LoVe...
 
Avatari i Jana
 
Anėtarėsuar: 23-04-08
Vendndodhja: ...n'LOQK t'LOQK-ės...
Postime: 31,045
Jana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Uilliam Shekspir...

Rruga e krijimtarise se Ulliam Shekspirit
Rruga krijuese:
Nuk ėshtė e njohur deri mė sot se kur ka filluar Shekspiri tė shkruajė, ndėrkaq dhe radhitja e veprave tė shkruara njihet vetėm pėrafėrsisht. Sa ishte gjallė publikoi vetėm 8 nga 37 dramat qė sot llogariten si fondi i tij. Po ashtu ekzistojnė ndarje tė ndryshme tė krijimtarisė sė Shekspirit. Mė e shpeshtė ėshtė ajo qė klasifikon nė tri peridha: faze e hershme, qė njėherit ėshtė edhe faza mė e frutshme e veprimtarisė sė tij, e mesmja dhe e vonshmja.
Pėr herė tė parė Sonetet e Shekspirit u publikuan mė 1609, edhe pse disa prej tyre ishin shkruar shumė mė herėt, para vitit 1598. Kjo ėshtė njė nga pėrmbledhjet mė tė mira me sonete tė Rilindjes dhe pėrmban 154 poezi. Motivi themelor qė pėrshkon tėrė pėrmbledhjen ėshtė ai i kalueshmėrisė sė kohės, e cila fluturon pamėshirshėm dhe merr me vete shuėm gjėra tė mira e tė bukura, duke shkatėrruar e brejtur gjithēka dhe duke sjellė pleqėrinė. Shekspiri i cili gjatė jetės sė vet ishte i njohur sa si poet, aq edhe si dramaturg, famėn e tij tė mėvonshme e pėrftoi ekskluzivisht falė dramave tė tij gjeniale.

Tragjeditė e Shekspirit:
Nė tragjeditė e tij Shekspiri krijoi njė galeri tė pasur me karaktere e personazhe, komplekse, tė gjalla, vepruese dhe bindėse pėr tė gjitha shtresat e shoqėrisė. Autori hyn thellė nėn botėn e tyre tė brendshme duke bėrė analiza psikologjike tė jashtėzakonshme tė veprimeve e tė sjelljeve tė tyre. Tė gjitha kėto ai i jep me njė larmi tė madhe mjetesh kompozicionale dhe stilistike, me njė gjuhė jashtėzakonisht tė pasur, me rreth njzetė mijė fjalė, plot me proverba e shprehje popullore. Disa nga kryevepra e tij nė tragjedi janė: “Romeo dhe Zhulieta” (1595).
Pėr herė tė parė nė njė tekst dramatik paraqiten personazhe plotėsisht tė individualizuara dhe tė gjalla, nė zhvillim shpirtėror fizik. Kjo ėshtė njė dramė me njė pėrmbajtje tė theksuar lirike.
Subjekti i veprės ėshtė shumė i thjeshtė dhe nė qendėr tė tij vendoset dashuria e dy tė rinjve, tė cilėt iu takojnė familjeve Kapulet e Montag qė janė nė hasmėri me njėra tjetrėn. Pėr shkak tė kėtij dashuria e tyre pengohet dhe ndalohet. Por ėshtė dashuria forca kryesore lėvizėse e intrigės dhe pasioni kryesor qė i ndėrlidh ndjenjat. Skenat kur dialogojnė dy tė dashuruarit janė shprehje tė fuqishme dashurie, me pasazhe tė mrekullueshme lirike, tė cilat e bėjnė Romeon e Zhulietėn tė thuhet se ėshtė himni mė i madh kushtuar dashurisė rinore. Vdekjen e tyre nė fund tė tragjedisė ėshtė njė kambanė e zishme kundėr botės sė mykur mesjetare dhe alarm pėr mbrojtjen e dashurisė, si forcė jetėdhėnėse.
Nė pėrputhje me ndryshimet e mėdha shoqėrore nė kapėrcyll tė shekujve, rreth vitit 1600, vjen njė kthesė e madhe nė krijimtarinė e Shekspirit dhe ai kthehet tė ashtuquajturave “drama problemeore” Tragjedia e parė e kėsaj periudhe, Hamleti, ėshtė shprehje e atmosferės sė re intelektuale e shpirtėrore tė kohės, njė lloj refleksi i dėshpėrimit politik dhe i frikės nga e ardhmja e shtetit nė prag tė vdekjes sė mbretėreshės Elizabetė.

Tragjedia Makbethi: pėr shumėēka nuk ėshtė dramė e zakonshme : personazh kryesor ėshtė kriminel, ngjarja pothuaj e tėra ndodh natėn, elementet mbinatyrore kanė njė rol mjaft tė madh, dhe ėshtė njė tragjedi mė e shkurtėr e shkruar nga Shekspiri. Tema e saj ėshtė fitorja e sė keqes mbi njerėzimin, e shprehur pėrmes veprimesh tė motivuara nga ecja pėr pushetet dhe nga frika. Makbethi dhe gruaja e tij me vetėdije zgjedhin tė keqen dhe kryejnė aktin qė drejton gjithė rrjedhėn e mėtejme tė jetės sė tyre: nga dėshira pėr t’u ngjitur nė fron, vendosin ta vrasin mbretin e ligjshėm, Dunkanin. Krimi e izolon shpirtėrisht Makbethin nga rrethi i tij. Mbetet i braktisur, i vetmuar dhe gjithnjė ndjen shkretėtirėn nė shpirt. Ai ka vrarė, por jo nė fushėn e betejės. Subkoshienca e tij tronditet nė themel dhe ai s’mund tė jetė ai mė qė ka qenė. “Makbethi vrau gjumin e pafajshėm” Kjo ėshtė fraza qė dėgjon ai nga nėnvetėdija dhe qė e ēon atė nė ēmenduri. Ndėrsa Ledi Makbethi, mishėrohet natyra e gruas egoiste, e pamėshirshme pėr pasuri e lavdi dhe pėr fronin mbretėror. Ėshtė ajo e para qė e shtyn nė krim tė shoqin duke e bėrė vegėl e ambicies sė vet tė sėmurė. Fillimisht shfaqet tepėr gjakftohtė, por deri kur? Njėlloj si i shoqi fillon tė vuajė nga vegimet e krimit, qė i shfaqen nė formėn e njollave tė gjakut. Ideja e fuqishme e kėsaj tragjedie ėshtė se etja pėr pushtet e shtyn njeriun humbjen e ēdo virtyti dhe vlere morale, pėr tė cilėn njė ditė ai merr shpagimin e merituar.
__________________
LOQK- Nė fund tė ēdo dite sido qė tė jetė dita unė do tė them TE DUA...

Ėshtė e pamundur tė mos dashuroj kur egziston ti ...

http://www.youtube.com/watch?v=LGrr_5boZlA
Jana Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė