Shiko Postimin Tek
Vjetėr 27-01-12, 21:37   #15
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Flamuri shqiptar nga Skėnderbeu tek Ismail Qemali




Kush ėshtė Ismail Qemali. Edhe njė vogėlush 6-vjeēar e ka nė majė tė gjuhės pėrgjigjen: Plaku qė ngriti flamurin dhe shpalli Pavarėsinė. Problemi ėshtė se po aq sa ky vogėlush, ėshtė njė pjesė e madhe e popullsisė sė Shqipėrisė qė dinė vetėm kaq pėr plakun flokėbardhė qė kreu aktin mė tė rėndėsishėm nė historinė e shtetit shqiptar. Ka njė takėm njerėzisht qė dinė mė shumė. Ca tė tjerė qė dinė edhe pak mė shumė. Edhe Ismail Qemali ka lindur mė 16 tetor, nė tekstet e historisė ditėlindja e tij njihet 24 janari, pikėrisht pėr kėtė arsye edhe dje u festua 168 vjetori i lindjes sė tij. Pėrse i zhdukėn ditėlindjen mė 16 tetor, pse pėrkonte me atė tė Enver Hoxhės. Cili ėshtė arsimi i tij. Cilat ishin detyrat e tij mė tė larta nė hierarkinė e Perandorisė Osmane. e Si ngriti nė Stamboll klubin pėr pavarėsinė shqiptare dhe si u internua nga pushteti turk. Pėrse sulltani e emėroi kėshilltar tė tij. Si u emėrua Vali nė Libi, por ai nuk shkoi Tripoli, por nė Paris, nga ku nisi punėn pėr pavarėsinė e Shqipėrisė. Historia e 28 Nėntorit, me kė shkoi nė Vlorė dhe pėrse shkoi nė Vlorė. Cilin flamur ngriti dhe historia e dokumentit themeltar qė u falsifikua. Njė histori plot lavdi dhe kontradikta tė njė jete, qė, siē vetė Ismail Qemali e ka thėnė nė fjalimin e 28 Nėntorit, Zoti i donte qė tė ishte i pari shqiptar qė ngriti flamurin.

1. Ismail Qemali, nė fakt quhej Ismail bej Vlora. Emri i tij u ndryshua gjatė kohės sė regjimit komunist mbi botėkuptime komuniste ndaj titullit “Bej”, por asnjėherė asnjė historian dhe personalitet nuk e ka shpjeguar kėtė ndryshim.

2. Ismail Qemali ishte njė nga personazhet mė tė rėndėsishme tė familjes sė njohur Vlora, njė familje e pasur dhe me shumė tradita, dhe qė ka nxjerrė shumė personazhe tė rėndėsishėm nė jetėn politike shqiptare.

3. Ismail Qemali lindi mė 16 tetor 1846 nė Kaninė tė Vlorės dhe vdiq mė 24 janar tė vitit 1919 nė Peruxha tė Italisė. Vetėm pas vitit 1990 ėshtė mėsuar nga historiani turk me orgjinė shqiptare, Nexhip Alpan, qė ditėlindja e Ismail Qemalit ishte nė njė ditė me atė tė Enver Hoxhės. Por ajo ėshtė mbajtur e fshehtė, duke mos u shkruar nė asnjė libėr historie. Nė tekstet e historisė sė Shqipėrisė dhe tekstet mėsimore datėlindja ėshtė shkruar mė 24 janar 1844. Nė fakt ajo ėshtė mė 16 tetor 1844.

4. Ismail Qemali jetoi 72 vjet, 3 muaj e 8 ditė ose gjithsej 2628 ditė. Ai kishte njė shtat mesatar dhe me njė trup me peshė po mesatare. Ismail Qemali mbante njė veshje tė kohės, me kostum tė kohės, kravatė e kohės, flokė tė thinjur tė krehur me kujdes dhe me njė mjekėr tė bardhė tė krehur edhe atė. Ngjyra e kostumeve nė pėrgjithėsi ishte e zezė dhe nė kokė mbante kapele.

5. Ismail Qemali gjatė gjithė jetės sė vet jetoi nė kėto shtete: Shqipėri, Greqi, Turqi, Itali, Bullgari, Siri dhe pėr pak kohė nė Francė, Angli, Zvicėr dhe Gjermani.

6. Ismail Qemali u diplomua nė gjimnazin Zosimea nė Janinė dhe pas njė karrierė tė konsiderueshme nė administratėn turke. U arsimua nė Paris pėr Shkenca Juridike dhe Ekonomike. Me kėtė edukim ai ishte njė nga mė tė arsimuarit nė administratėn turke tė asaj kohe.

7. Ismail Qemali njihej dhe si njė poliglot, njė armė qė atij i shėrbente nė tė gjithė aktivitetin e tij politik pėr ēėshtjen shqiptare. Ai njihte shkėlqyer gjuhėn shqipe, osmanishten, turqishten e re, greqishten e vjetėr, latinishten, italishten dhe frėngjishten.

8. Ismail Qemali cilėsohet si babai i kombit, duke qenė se ka kryer aktin mė historik nė tė gjithė historinė e shtetit shqiptar. Ai ngriti flamurin e Pavarėsisė nė Vlorė, mė 28 Nėntor tė vitit 1912 dhe shpalli Shqipėrinė shtet tė pavarur duke i kėrkuar fuqive ndėrkombėtare ta njihnin kėtė vendim.

9. Nė asnjė rrethanė dhe nė asnjė situatė, ai nuk e pėrdori kėtė moment sublim pėr tė pėrfituar dhe marrė vlerėsime. Madje, nė fjalimin e tij ditėn e Shpalljes sė Pavarėsisė, ai ėshtė shprehur, se, siē e donte Zoti qė tė ishte i pari tė ngrinte flamurin e pavarėsisė, ashtu tė bėhej edhe hero i parė i shtetit shqiptar.

10. Ismail Qemali ėshtė kryeministri dhe kryetari i parė nė historinė e shtetit shqiptar. Ai qėndroi nė krye tė qeverisė nga data 28 Nėntor e vitit 1912 deri nė 22 janar 1914 pėr 12 muaj e 56 ditė.

11. Ismail Qemali ngriti nė Vlorė flamurin e kuq me dy krena shqiponjash, njė flamur qė deri mė sot na vjen nė tre variante. I pari, se kėtė e qėndisi njė Marigo, njė nuse e shtėpisė ku fjeti Ismaili natėn e fundit, atė qė e solli Spiridon Ilo nga SHBA varianti i tretė i Eqrem bej Vlorės, sipas tė cilit ia dha ai flamurin qė ia kishte falur Aleadro Kasstriota burri i njė princeshe qė pretendonte se ishte pasardhėse e Skėnderbeut.

12. Nė vlerėsimet e punės qė i kanė bėrė drejtuesit e administratės turke pėr Ismail Qemalin janė shėnuar kėto fjalė: Vali i denjė, diplomat, deputet, udhėheqės shteti, mendimtar dhe kryetari i parė i shtetit shqiptar.

13. Ismail Qemali e nisi karrierėn e vet politike si pėrkthyes nė Ministrinė e Jashtme tė Turqisė Osmane nė vitin 1860. Detyra e dytė nė administratė e Ismail Qemalit ishte nė vitin 1868, drejtor i Sekretariatit nė Zyrėn Juridike nė Sofje tė Bullgarisė, qė nė atė kohė ishte pjesė e Turqisė Osmane.

14. Ismail Qemali mė pas mori detyrėn e nėnprefektit tė rajonit tė Rusēuk, njė detyrė qė e mbajti pėr pesė vjet. Nė vitin 1873, ai jep dorėheqjen dhe largohet nga ajo detyrė.

15. Ismail Qemali u emėrua sekretar i Pėrgjithshėm i Ministrisė sė Jashtme tė Turqisė nė vitin 1876, njė detyrė qė e ndihmoi shumė tė njihte diplomacinė turke nga brenda, por edhe atė tė huaj. Nė kėtė detyrė qėndroi pėr njė vit.

16. Nė vitin 1877, ai pėson njė dėnim nė karrierėn e tij, pikėrisht pėr aktivitetin e tij patriotik ndaj Shqipėrisė. Me arsyetimin se kėrkoi autonominė e Shqipėrisė, ai internohet pėr shtatė vjet nė Kytahja tė Anadollit. Por presioni i njė pjesė tė administratės turke, por edhe tė patriotėve shqiptarė, bėri qė sulltan Avdylhamiti t’i hiqte internimin dhe ta emėronte madje Vali nė Bollu tė Turqisė.

17. Ismail Qemali emėrohet Vali nė Siri, njė detyrė shumė e lartė nė atė kohė dhe pėr mė tepėr qė bėhej fjalė pėr njė krahinė qė mė vonė mori edhe ajo pavarėsinė si shtet i pavarur. Kėtė detyrė e mbajti deri nė 28 qershor tė vitit 1892.

18. Pėr punė tė mirė Ismail Qemali arriti tė bėhej deri kėshilltar personal i sulltan Avdylhamitit, nė momentin kur Perandoria Osmane ishte nė fund tė saj. Njė detyrė qė e mbajti nga viti 1892 deri nė vitin 1900. Kjo e ndihmoi atė ta njihte nga brenda perandorinė.

19. Nga e gjithė detyra e tij si kėshilltar i Sulltanit, mbahet mend se Ismail Qemali ishte ai qė i propozoi atij ndėrtimin e njė hekurudhe qė niste nė Durrės dhe mbaronte nė Stamboll. Njė vepėr qė nuk u ndėrtua as nė atė kohė dhe vazhdon tė mos jetė e ndėrtuar edhe sot.

20. Mė 1 maj tė vitit 1900, sulltan Avdylhamiti pėr punė dhe cilėsi tė mira e emėron Vali i Pėrgjithshėm i Libisė, njė detyrė mjaft e lartė e asaj kohe. Por Ismail Qemali u nis pėr nė Tripoli, por rrugės kthehet dhe shkon nė Paris, Londėr e gjetkė, pėr tė punuar pėr ēėshtjen shqiptare.

21. Mė 1908, me ndihmėn e shqiptarėve tė veriut tė Maqedonisė, Ismail Qemali zgjidhet deputet i rrethit tė Beratit, por nė fakt ishte pėrfaqėsues i gjithė Shqipėrisė. Gjatė kohės qė Ismail Qemali ishte deputet nė Parlamentin e parė tė Turqisė moderne, ai pati njė peshė tė konsiderueshme. Fjalimet e Ismail Qemalit nė Kuvend kanė qenė nga mė oratoriket dhe mė me mendim, duke nxitur kundėrshtarėt ta sulmojnė pa tė drejtė.

22. Ismail Qemali ra nė sy nė vitin 1871, pikėrisht nė zemėr tė Turqisė osmane, se paraqiti tre kėrkesa tė njėpasnjėshme pėr hapjen e shkollave shqipe nė Shqipėri. Edhe pse punonte si pjesė e administratės osmane, mori pjesė nė njė mbledhje tė rilindėsve shqiptarė nė Stamboll pėr tė krijuar alfabetin shqip.

23. Nė vitin 1865 Ismail Qemali nisi tė punonte pėr pavarėsinė e Shqipėrisė, duke krijuar pėr kėtė ēėshtje njė klub nė kryeqendrėn e perandorisė, Stamboll, bashkė me Konstandin Kristoforidhin.

24. Shėrbimi i sigurisė sė administratės turke zbuloi se gjatė kohės qė Ismail Qemali punonte pėr Turqinė, kishte hartuar njė dokument pėr projektin e njė Shqipėrie tė pavarur. Ky ishte edhe njė nga shkaqet mė tė mėdha tė pėrndjekjes qė u ndėrmor ndaj atij.

25. Ismail Qemali vdiq nė rrethana misterioze nė Peruxha tė Italisė, pak momente para se tė jepte njė konferencė pėr shtyp. Deri mė sot nuk ka nė fakt njė variant eksplicit tė vdekjes sė tij, por gjithmonė janė hedhur dyshime.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė