Shiko Postimin Tek
Vjetėr 28-12-05, 20:50   #5
Kalt
 
Anėtarėsuar: 02-11-05
Postime: 1,450
Kalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithė
Gabim

Katėr vjet pėr ta pėrkthyer, promovohet me 2 libra pėr Shqipėrinė

Shqipėria vazhdon tė tėrheqė vėmendjen e studiuesve tė huaj. Kėtė e vėrteton mė sė miri promovimi i tre librave mė tė fundit rreth vendit tonė nė kryeqytetin britanik, Londėr. Dashamirėsit e letėrsisė, emigrantėt, studentėt, studiuesit e Shqipėrisė, kanė pasur rastin tė marrin pjesė tė premten nė promovimin e librave “Lahuta e Malcis”, “Literatura shqiptare”, dhe “Shqipėria sot”.
“Lahuta e Malcis” pėr herė tė parė pas njė pune katėr vjeēare, ėshtė pėrkthyer nė anglisht nga Robert Elsie dhe Janice Mathie-Heck. Pėrkthimi i veprės gjeniale sė Fishtės u bė i mundur nga sponsorizimi i komunitetit shqiptar nė Michigan tė Amerikės.



“Literatura Shqiptare” ėshtė vepėr e albanologut tė mirėnjohur me origjinė kanadeze. Ndėrsa “Shqipėria sot” ėshtė njė libėr pėr aktualitetin shqiptar tė pas viteve 90, me autor antropologen Clarissa de Waal. Tre librat janė prezantuar publikut nga anglezi i apasionuar pas mrekullive tė natyrės shqiptare, Dr Noel Malcolm. Ai ka nisur prezantimin e librave me njė ndodhi shumė domethėnėse ndodhur atij dy ditė para kėtij promovimi nė qytetin e Kembrixhit, qė ilustron mė sė miri mungesėn e librave mbi Shqipėrinė dhe shqiptarėt nė libraritė angleze. “Dje vizitova disa nga libraritė e Kembrixhit duke i pyetur librarėt nėse kishin ndonjė libėr rreth Shqipėrisė. Disa prej tyre, as qė e kishin idenė se ku binte Shqipėria, madje qeshnin kur dėgjonin kėrkesėn time. Mbeta i ofenduar”. Mė pas Malkolm ka folur rreth rėndėsisė sė botimit pėr herė tė parė nė anglisht tė “Lahuta e Malcis”, si njė vepėr e ndaluar nga regjimi komunist i asaj kohe. Ai ka vlerėsuar punėn voluminoze tė pėrkthyesve Elsie dhe Mathie-Heck, duke ēmuar lart njėkohėsisht angazhimin e institutit “Albanian Studies” nė Londėr me drejtor Bejtulla Destanin, i cili inicioi sjelljen nė anglisht tė “Lahuta e Malcis” sė bashku me dy librat e tjerė. Librat janė botime tė publikuara nga “I.B. Tauris Publisher” me qendėr nė Londėr.Veprimtaria e promovimit u zhvillua nė ambientet e teatrit Hong Kong pranė “London School of Economics” organizuar nga dy shoqatat studentore shqiptare, “The LSE Albanian Society”, dhe “The Albanian Student Association” nėn kujdesin e Albanian Studies dhe Ambasadės Shqiptare nė Mbretėrinė e Bashkuar.
Kalt Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė