Shiko Postimin Tek
Vjetėr 10-07-06, 22:27   #3
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

KAPITULLI I SHITBLERJES



Ēėshtė shitblerja

Shitja ėshtė kalimi i diēkaje qė ke nė pronėsi te dikush tjetėr kundrejt njė vlere, ndėrsa blerja ėshtė pranimi i asaj pronėsie.



Gjykimi pėr shitblerjen

Allahu i Lartėsuar thotė:

"Allahu e ka bėrė tė lejuar tregtinė (shitblerjen) dhe e ka bėrė tė ndaluar kamatėn"1

"O ju qė keni besuar! Mos e hani pasurinė tuaj pa tė drejtė ndėrmjet jush, vetėm nėse bėni tregti me pėlqimin e njėri-tjetrit."1


Transmeton Hakim bin Hizam (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) se i Dėrguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė:

"Shitėsi dhe blerėsi janė tė lirė nė zgjedhje deri sa tė ndahen nga njėri-tjetri."3


Tė gjithė muslimanėt janė bashkuar (ixhma) nė mendimin se shitblerja ėshtė e lejuar. Edhe urtėsia e pėrmban kėtė, sepse nevojat e njerėzve shpesh lidhen me diēka qė ėshtė nė duart e dikujt tjetėr, qė ndoshta nuk ia pėrkushton atė atij, kėshtu qė me lejimin e shitblerjes arrihet nevoja pa ndonjė problem.



Nxitja pėr tė arritur jetesėn me djersė

Transmeton Mikdami (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) se i Dėrguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė:

"Askush nuk ka ngrėnė ushqim mė tė mirė se ai i duarve tė tij. Edhe i Dėrguari i Allahut, Daudi (Paqja e Allahut qoftė mbi tė!) hante prej punės sė duarve tė tij."4

Ebu Hurejra (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) transmeton se i Dėrguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė:

"Mė mirė pėr ndonjėrin prej jush ėshtė tė mbajė dru mbi shpinėn e tij (pėr t'i shitur), se sa t'i kėrkojė njerėzve qė mund t'i japin apo mund mos t'i japin."5



Nuk ėshtė e ndaluar tė pasurohesh nėse i frikėsohesh Allahut nė tė.

Muadh bin Abdullah bin Hubejb transmeton nga babai i tij dhe ky nga xhaxhai i tij se i Dėrguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė:

"Nuk ėshtė e ndaluar tė kesh pasuri nėse i frikėsohesh Allahut nė tė. Shėndeti pėr tė devotshmin ėshtė mė i mirė se pasuria…"6

1.Suretu Bekare:275.
2.Suretu Nisa:29.
3.Mutefekun alejhi.
4.Buhariu.
5.Buhariu, Tirmidhiu, Nesaiu.
6.Ibnu Maxheh (sahih).

Nxitja pėr tė qenė ekonomik nė kėrkimin e rrizkut.

Xhabir bin Abdullah (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) transmeton se i Dėrguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė:

"O njerėz! Kini frikė Allahun dhe kėrkojeni rrizkun nė tė lejuar (hallall), sepse nuk do tė vdesė ndonjė trup pa plotėsuar rrizkun e tij edhe nėse ai i vonohet. Kini frikė Allahun dhe kėrkojeni rrizkun mirė! Merrni atė qė ėshtė e lejuar (hallall) dhe lini atė qė ėshtė e ndaluar (haram)."7



Nxitja pėr tė qenė i sinqertė dhe ndalimi nga gėnjeshtra.

Hakim bin Hizam transmeton se i Dėrguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė:

"Shitėsi dhe blerėsi janė tė lirė nė zgjedhje deri sa tė ndahen. Nėse ata janė tė sinqertė dhe tė qartė (nė tregtinė e tyre), atėherė tregtia e tyre ka begati; nėse i fshehin dhe mashtrojnė njėri-tjetrin, atėherė tregtia e tyre zhvishet nga begati."8

Ukbetu bin Amir (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) thotė se e ka dėgjuar tė Dėrguarin e Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė!) tė thotė:

"Muslimani ėshtė vėlla i muslimanit. Nuk i lejohet muslimanit qė t'i shesė vėllait tė tij diēka qė ka ndonjė tė metė, vetėm nėse ia bėn atė tė qartė."9



Nxitja pėr lehtėsim dhe falje nė shitblerje.

Xhabir bin Abdullah (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) transmeton se i Dėrguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė:

"Allahu e mėshiroftė atė person i cili ėshtė falės kur shet, falės kur blen dhe falės nė gjykatė!"10



Marrja nė konsideratė e atij qė ėshtė ekonomisht i pamundur.

Ebu Hurejra (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) transmeton se i Dėrguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė:

"Njė tregtar u jepte borxh njerėzve dhe nėse shihte ndonjė qė nuk kishte tė paguante, i thoshte punėtorėve tė tij: “Faljani atij se ndoshta Allahu na fal neve!” Atėherė Allahu e fali atė."11



Ndalimi i mashtrimit.

Ebu Hurejra (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) ka thėnė:

7.Ibnu Maxheh (sahih).
8.Mutefekun alejhi.
9.Ibnu Maxheh (sahih).
10.Buhariu.
11.Buhariu.
"I Dėrguari iAllahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė!) kaloi pranė njė burri qė shiste njė lloj ushqimi. Futi dorėn e tij nė tė dhe pa qė ai ishte i pėrzierė (lart i mirė dhe brenda i keq), atėherė tha:

"Nuk ėshtė prej nesh ai qė mashtron."12



Nxitja pėr t'u ngritur herėt nė kėrkimin e rrizkut.

Sahr el Gamidi (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) transmeton se i Dėrguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė!) thėnė:

"O Zoti im! Jepi bereqet popullit tim nė mėngjesin e herėt tė tij (nė punėn qė fillojnė qė herėt nė mėngjes)."13



Ē’thuhet kur hyn nė treg.

Salim bin Abdullah bin Umer (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) transmeton nga babai i tij, e ky nga gjyshi i tij se i Dėrguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė:

"Kush thotė kur hynė nė treg: La ilahe il lAllah uahdehu la sherike lehu, lehul mulku ue lehul hamdu, juhji ue jumijtu, ue huue hajun la jemutu, bijedihi el hajru kul luhu, ue huue ala kul li shejin kadijr (Nuk ka tė adhuruar tjetėr me tė drejtė pėrveē Allahut tė Pashok. I Tij ėshtė sundimi dhe Atij i takon falenderimi Ai jep jetė dhe vdekje, Ai ėshtė i Gjallė dhe nuk vdes. Nė Dorėn e Tij ėshtė e gjithė e mira dhe Ai ėshtė i mundshėm pėr ēdo gjė), atij Allahu i shkruan njė milion tė mira, i fshin njė milion tė kėqia dhe i ndėrton njė shtėpi nė xhenet."14



Allahu e ka bėrė tė lejuar shitblerjen.

Shitblerja nė origjinė, e ēdo lloji qoftė ajo, ėshtė e lejuar nėse dy palėt janė nė njė dhe tė kėnaqur me tė dhe nėse nuk ka gjė tė ndaluar nga sheriati.

Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė