Shiko Postimin Tek
Vjetėr 10-07-06, 22:28   #4
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

Llojet e shitblerjes tė cilat i ka ndaluar sheriati.


1. Bejul garar.

Eshtė ēdo shitblerje qė pėrmban njohuri jo tė plota (tė fshehta qė nuk i di njėra palė apo tė dyja) ose qė pėrmban rrezikshmėri apo kumar.

Ebu Hurejra (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) ka thėnė:

12.Ibnu Maxheh Ebu Daud, Tirmidhi, Muslim (sahih).
13.Ibnu Maxheh, Tirmidhi, Ebu Daud (sahih).
14.Ibnu Maxheh (hasen)
"I Dėrguari i Allahut ka ndaluar nga shitja me guraleca15 dhe nga shitja e gararit (mosnjohjes sė plotė tė mallit)."16


Imam Neueuiu (Allahu e mėshiroftė!) nė komentimin e tij tė “Sahihul Muslim”, thotė:

“Shitja e gararit ėshtė njė bazė e madhe prej bazave tė kapitullit tė shitblerjeve dhe pėr kėtė shkak Muslimi e filloi kėtė kapitull me tė. Nė kėtė lloj shitblerje hyjnė shumė ēėshtje tė pakufizuara, si: shitja e tė arratisurit, shitja e asaj qė nuk ekziston, shitja e asaj qė nuk e njeh, asaj qė nuk ke mundėsi ta dorėzosh te blerėsi, asaj qė nuk e ke akoma nė pronėsi, shitja e peshkut qė ėshtė nė ujin e detit apo lumit, e qumeshtit nė gji, e asaj qė ndodhet nė barkun e kafshės barsė, e njė rrobeje prej rrobeve (e papėrcaktuar), njė dashi prej deshėve e tė tjera si kėto, shitblerja e tė cilave ėshtė batil (e kotė), e papranueshme, e palejuar, sepse ėshtė gabim (verbėri) i panevojshėm. Nėse nevoja kėrkon ndonjėherė qė tė kryhet ndonjė lloj garari (gabimi verbėrisht) qė ėshtė e pamundur tė ruhesh prej tij, vetėm se me stėrmundime dhe nėse gabimi ėshtė i arsyetueshėm, atėherė shitblerja lejohet. Muslimanėt janė bashkuar nė mendimin se shitblerja e xhybes sė mbushur (me pambuk a diēka tjetėr) ėshtė e lejuar edhe nėse ata nuk e hapin pėr ta parė ēka brenda. Por nėse shitet vetėm mbushja e saj, atėherė kjo shitblerje nuk lejohet. Dije se shitja e tė prekurit (nėse prek mallin atėherė duhet ta blesh atė qė preke), shitja e litarit (ato qė kap litari qė zgjat je i detyruar t'i blesh), shitja e guralecave, e tė tjera si kėto, janė prej shitblerjeve pėr tė cilat kanė ardhur tekste tė veēanta (nė ndalimin e tyre). Tė gjitha ato hyjnė nė ndalimin e shitjes sė gararit (verbėrisė), por ato janė pėrmendur tė veēuara pėr shkak se kanė qenė prej shitblerjeve tė njohura nė kohėn e injorancės, para Islamit. Allahu e di mė sė miri”.



Shitja me tė prekur dhe me tė hedhur.

Transmetohet nga Ebu Hurejra (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) se ka thėnė:

"Jemi ndaluar prej dy shitblerjeve; shitja me tė prekur (el mulamese) dhe shitja me tė hedhur (el munabedhe). “el mulamese” ėshtė prekja e ēdonjėrit prej dy personave rroben (plaēkėn) e tjetrit pa dashje, kurse
15.Shitja me guraleca ėshtė njė lloj tregtie e cila praktikohej nė kohėn e injorancės dhe kryhej duke hedhur disa guraleca mbi mall dhe malli ku binin guralecat bėhej i detyrueshėm tė blihej.
Muslim, Tirmidhi, Ebu Daud, Ibnu Maxheh, Nesai (sahih).
“el munabedhe” ėshtė hedhja e ēdonjėrit prej atyre dyve rroben e tij tek tjetri pa parė njėri prej tyre rroben e tjetrit."17


Ebu Seid el Hudri (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) thotė:

"Na ka ndaluar i Dėrguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė!) nga dy shitblerje dhe dy veshmbathje: Na ka ndaluar nga shitblerja me tė prekur dhe me tė hedhur. Tė prekurit (el mulamese) ėshtė tė prekė njė person rroben e njė tjetri me dorėn e tij, natėn apo ditėn dhe kjo prekje e detyron ta blejė atė, kurse tė hedhurit (el munabedhe) ėshtė tė hedhė njė person rroben e tij tek njė tjetėr dhe ai tjetri tė hedhė rroben e tij tek ky i pari, duke qenė kjo shitblerja e tyre pa marrė parasysh pranimin apo pėlqimin."18



Shitja e tė voglit tė tė voglit tė barsės.

Ibnu Umeri (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) ka thėnė:

"Njerėzit nė kohėn e injorancės kryenin shitblerjen e mishit tė tė vegjėlve deri nė tė voglin e tė voglit tė barsės. I vogli i barsės ėshtė qė tė pjellė deveja dhe pastaj tė mbarset i vogli i saj qė ajo polli. I Dėrguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė!) i ndaloi ata nga kjo shitblerje."19



Shitja me guraleca.

Ebu Hurejra (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) ka thėnė:

"I Dėrguari i Allahut ka ndaluar nga shitja me guraleca dhe nga shitja e gararit (mosnjohjes sė plotė tė mallit)."20


Imam Neueuiu (Allahu e mėshiroftė!) nė komentimin e “Sahihut tė Muslimit” thotė:

"Pėrsa i pėrket shitjes me guraleca, ka tre mendime:

I pari: Kur shitėsi thotė se: Tė kam shitur ato rroba mbi tė cilat do tė bjenė kėto gurė qė do tė hedh ose tė kam shitur pjesėn e tokės nga kėtu e deri atje ku do tė shkojė ky gurė.

I dyti: Kur shitėsi thotė se: tė kam shitur atė qė do zgjedhėsh deri sa tė hedh gurin.

I treti: Kur hedhjen e gurit e quajnė shitje dhe kur thuhet se: nėse e godet kėtė rrobė me gurė, atėherė e ke blerė me kaq lek."

17.Muslim (sahih).
18.Mutefekun alejhi.
19.Mutefekun alejhi.
20.Muslim, Tirmidhi, Ebu Daud, Ibnu Maxheh, Nesai (sahih).

2. Shitja e diēkaje qė nuk e posedon nė tė vėrtetė.
Hakim bin Hizam (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) thotė: “I thashė tė Dėrguarit tė Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė!): Nėse dikush mė kėrkon t'i shes diēka qė nuk mė ndodhet, a t'ja shes atij?” Ai tha:

"Mos e shit atė qė nuk ndodhet tek ti!"21


3. Shitja e mallit qė ke blerė para se ta marrėsh nė dorė.

Ibnu Abasi (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) transmeton se i Dėrguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė:

"Kush blen njė ushqim, mos ta shesė atė para se t'i dorėzohet nė dorė!"

Ibnu Abasi thotė: "Dhe ēdo gjė tjetėr llogaritet si ushqimi."22


Transmeton Tausi nga Ibnu Abasi se i Dėrguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė:

"Kush blen njė ushqim, mos ta shesė atė deri sa ta peshojė!"

I thashė Ibnu Abasit: “Pėrse kėshtu?” Ai tha: “A nuk i sheh disa qė shesin e blejnė me ar (flori) kurse ushqimi vonohet?"23


4. Shitja mbi shitjen e vėllait tėnd (tregtarit tjetėr).

Ibnu Umeri (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) transmeton se i Dėrguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė:

"Askush prej jush mos tė shesė mbi shitjen e vėllait tė tij!24 (duke i thėnė blerėsit qė ėshtė te tregtari tjetėr duke bėrė pazar, hajde blije tek unė me kaq lek, mė pak se sa i tha i pari).


5. Shitja e Ijnes (me hile).

Kjo ėshtė ajo shitje e cila bėhet duke i shitur njė mall dikujt dhe lekėt i lė me tė pritur deri nė njė afat tė caktuar. Pastaj blerėsi ia shet tė njėjtin mall atij qė ia bleu, por me lek nė dorė dhe mė pak se sa e bleu. Kjo ėshtė njė lloj kamate me hile, sepse nė fakt ai nuk donte mallin por lekėt borxh.


Ibnu Umeri (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) transmeton se i Dėrguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė:

"Nė kohėn kur tė blini e shisni me hile (ijneh), tė shkoni pas bishtit tė lopės (pasurirė sė kėsaj bote), tė pėlqeni tė mbjellat dhe tė lini xhihadin, atėherė Allahu do hedhė mbi ju pėrēmim e pėrulje dhe nuk do ta heqė atė prej jush deri sa t'i ktheheni fesė tuaj."25

21.Ibnu Maxheh, Tirmidhi, Ebu Daud (sahih).
22.Mutefekun alejhi.
23.Mutefekun alejhi.
24.Mutefekun alejhi.
25. Ebu Daud (sahih).
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė