Shiko Postimin Tek
Vjetėr 10-07-06, 22:28   #5
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

6. Shitja me afat duke rritur ēmimim (shitja me kėste).

Nė kėto kohė ėshtė pėrhapur shitja me afatizim dhe me rritje tė ēmimit origjinal tė mallit, e cila njihet me emrin: shitja me kėste. Siē ėshtė e njohur, kjo shitje bėhet duke shitur mallin me kėste dhe duke shtuar nė ēmimin e tij kundrejt kohės sė shtyrė, si p.sh: tė jetė ēmimi i mallit njė mijė $ dhe tė shitet me kėste njė mijė e dyqind $. Kjo lloj shitjeje ėshtė e ndaluar.

Ebu Hurejra (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) transmeton se i Dėrguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė:

"Kush bėn dy shitje nė njė shitje, ose ta prishė njėrėn, ose ka ngrėnė kamatėn."26



Gjėrat qė nuk lejohen tė shitet.


1. Alkooli.

Aishja (Allahu qoftė i kėnaqur prej saj!) thotė: “Kur zbritėn disa ajete nga fundi i sures Bekare, i Dėrguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė!) doli dhe tha:

"U ndalua tregtia e alkoolit."27


2. E ngordhura, derri dhe idhujt.

Transmetohet nga Xhabir bin Abdullah se ka dėgjuar tė Dėrguarin e Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė!) nė ēlirimin e Mekės tė thotė:

"Allahu dhe i Dėrguari i Tij e ka bėrė tė ndaluar shitjen e alkoolit, tė ngordhurėn, derrin dhe idhujt." I thanė: “O i Dėrguari i Allahut! Po dhjamin e tė ngordhurės, sepse me tė lyhen anijet, fėrkohen lėkurat e kofshėve dhe e hanė njerėzit nė mėngjes?” Ai tha:

"Jo, ai ėshtė i ndaluar" I Dėrguari (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė!) nė atė ēast shtoi: "Allahu i vraftė ēifutėt! Kur Allahu ua ndaloi atyre dhjamin e tė ngordhurės, ata e zbukuruan atė e pastaj e shitėn dhe hėngrėn ēmimin e tij!"28

26.Ebu Daud (hasen).
27.Mutefekun alejhi.
28.Mutefekun alejhi.

3. Qeni.
Transmetohet nga Ibnu Mesud el Ensari (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) se i Dėrguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė!) e ka bėrė tė ndaluar shitjen e qenit, tė hollat e imorales dhe tė fallxhorit."29


4. Pikturat qė pėrmajnė gjėra me shpirt.

Seid bin ebi Hasen thotė: “Isha te Ibėn Abasi (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) kur tek ai erdhi njė burrė e i tha: “O Ibėn Abas! Unė jam njė njeri qė e ha bukėn me punėn e duarve tė mia dhe pikturoj kėto piktura”.

Ibėn Abasi tha: Po tė them ty vetėm atė qė kam dėgjuar nga i Dėrguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė!) i cili ka thėnė:

"Kush pikturon ndonjė pikturė, Allahu do ta dėnojė atė deri sa t'i japė asaj shpirt dhe ai nuk do tė mund t'i japė kurrė shpirt asaj."

Burri u mėrzitė shumė, derisa iu zverdh fytyra. Atėherė Ibėn Abasi i tha: “Nėse do patjetėr tė pikturosh, atėherė pikturo kėto pemė dhe ēdo gjė qė nuk ka shpirt."30


5. Frutat e pemėve para se tė dalin kokrrat apo tė piqen.

Enes ibėn Maliku (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) transmeton se i Dėrguari (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė!) ka ndaluar nga shitja e frutave tė pemėve para se tė piqen, si edhe nga shitja e hurmave (temėr/hurmat arabe) para kohe. Dikush i tha: "Kur ėshtė koha e tyre?" Ai (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė!) tha: “Kur tė skuqen apo tė zverdhen."31


Gjithashtu Enesi transmeton se i Dėrguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė!) ka ndaluar nga shitja e pemėve para pjekjes. I thanė: “Kur piqen ato?” Tha: “Kur tė skuqen”. Pastaj tha: “Ēfarė thoni nėse Allahu i ndalon frutat tė dalin e tė piqen, atėherė ēfarė do t'i japė ai qė ka marrė lekėt e vėllait tė tij?"32


6. Tė mbjellat para forcimit tė kokrrės.

Ibėn Umeri (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) transmeton se i Dėrguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė!) ka ndaluar nga shitja e “temrit” para pjekjes dhe nga agrumet para se tė focohet kokrra dhe tė sigurohet se nuk ėshtė prekur me ndonjė sėmundje. Ka ndaluar edhe shitėsin edhe blerėsin."33

29.Mutefekun alejhi.
30.Mutefekun alejhi.
31.Buhariu.
32.Mutefekun alejhi.
33.Muslimi, Ebu Daudi, Tirmidhiu (sahih).
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė