Shiko Postimin Tek
Vjetėr 10-07-06, 22:29   #7
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

KAMATA



Ē'ėshtė kamata.


Kamata (apo fajdeja) ėshtė shtesa ose nė origjinėn e diēkaje, si nė Fjalėn e Allahut:

36.Muttefekun alejhi.
37.Muttefekun alejhi.
38.Buhariu, Ebu Daudi, Nesai.
"…dhe e sheh tokėn tė vdekur por kur zbresim mbi tė ujin tundet, shtohet dhe mbin nė tė prej ēdo ēifti bimėsh"39, ose shtesa nė shkėmbim si nė shkėmbimin e njė dirhemi me dy dirhem.



Gjykimi pėr kamatėn.

Sipas Kuranit , Sunetit dhe Ixhmait kamata ėshtė e ndaluar

Allahu i Lartėsuar thotė:

"O ju qė keni besuar! Kini frikė Allahun dhe largojuni asaj qė ka ngelur prej ribasė (kamatės) nėse jeni besimtarė! Nėse nuk e bėni kėtė, atėherė pėrgatituni pėr luftė nga Allahu dhe i Dėrguari i Tij, e nėse pendoheni, atėherė merrni vetėm origjinėn e tė hollave tuaja! Kėshtu ju nuk i bėni padrejtėsi askujt dhe nuk iu bėhet padrejtėsi."40

"Ata qė hanė kamatėn nuk ngrihen vetėm si ngrihet ai qė e ka prekur djalli."41

"Allahu e zhduk kamatėn42 dhe e shton lėmoshėn (ia shton atij qė jep lėmoshė)."43


Ebu Hurejra (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) transmeton se i Dėrguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė:

"Largojuni shtatė shkatėrruesėve!" Thanė: “Kush janė ato o i Dėrguari i Allahut?”

Tha: "Vėnia shok Allahut, magjia, vrasja e atij qė ka ndaluar Allahu vetėm se me tė drejtė, ngrėnia e kamatės (fajdeve), ngrėnia e pasurisė sė jetimit, dezertimi kur je pėrballė armikut dhe shpifja ndaj besimtareve tė pastėrta e tė pafajshme."44


Xhabiri (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) ka thėnė:

"I Dėrguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė!) e ka mallkuar ngrėnėsin e kamatės, dhėnėsin e saj, atė qė e shkruan (nė akt) dhe atė qė dėshmon dhe ka thėnė: “Ata janė njėsoj."45


Ibėn Mesudi (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) transmeton se i Dėrguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė:

39.Suretu Haxh:5.
40.Bekare:278-279.
41.Bekare:275.
42.E zhduk kamatėn duke e hequr plotėsisht nga dora e marrėsit tė saj ose ia bėn tė ndaluar (haram) begatinė e pasurisė sė tij, madje ia heq atė nė kėtė botė dhe e dėnon nė botėn tjetėr.
43.Bekare:276.
44.Mutefekun alejhi.
45.Muslim.
"Kamata ėshtė shtatėdhjetė e tre llojesh. Mė e lehta e tyre ėshtė njėsoj sikur tė martohet dikush me nėnėn e tij."46

Abdullah bin Handhale (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) transmeton se i Dėrguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė:

"Njė dirhem qė ha dikush nga kamata, ėshtė mė e rėndė se tridhjetė e gjashtė herė zina (imoralitet)."47


Ibėn Mesudi (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) transmeton se i Dėrguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė:

"Ēdokush qė vazhdon ta hajė kamatėn, do tė pėrfundojė nė pakėsim tė pasurisė."48



Llojet e kamatės.

Kamata ėshtė dy llojesh: “Nesieh” dhe “Fadl”.

Kamata nesieh ėshtė shtesa e kushtėzuar, tė cilėn e merr borxhdhėnėsi prej borxhmarrėsit kundrejt kohės sė borxhit. Kjo lloj kamate ėshtė e ndaluar sipas Kuranit, Sunetit dhe Ixhmas.

Kamata e fadlit ėshtė shitja e tė hollave me tė holla, ose shitja e ushqimit me ushqim, duke shtuar nė njėrin krah (p.sh. tė japėsh 5 euro dhe tė marrėsh 6 euro, ose tė japėsh 1kg. oriz dhe tė marrėsh 2kg.) Kjo lloj kamate ėshtė e ndaluar sipas Sunetit dhe Ixhmas, sepse ajo tė shpie drejt llojit tė parė tė kamatės.



Gjėrat nė tė cilat ndalohet kamata.

Kamata ndalohet vetėm nė gjashtė llojet, tė cilat i ka pėrmendur hadithi i mėposhtėm:

Ubadetu bin Samit (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) transmeton se i Dėrguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė:

"Ari me ar, argjėndi me argjėnd, gruri me grurė, elbi me elb, hurma arabe me hurma arabe (temėr) dhe kripa me kripė (shkėmbehen) nė tė njėjtėn sasi, nė tė njėjtėn peshė, dorė mė dorė. Nėse ndryshojnė kėto lloje, atėherė shisni si tė doni me kusht qė tė jetė dorė mė dorė."49


Nėse shitet njė nga kėto lloje me tė njėjtin lloj, si p.sh. ar me ar, apo hurmė arabe me hurmė arabe, atėherė ėshtė e ndaluar shtesa e njėrės anė dhe gjithashtu ėshtė i ndaluar edhe afati. Duhet patjetėr qė tė jenė tė njėjtė nė

46.el Hakim (sahih).
47.Ahmedi (sahih).
48.Ibnu Maxheh (sahih).
49.Muslimi.
peshė e masė pa marrė parasysh cilėsinė, si dhe duhet patjetėr qė tė kryhet shkėmbimi i mallit dorė mė dorė nė vendin dhe ēastin e aktit:

Ebu Seid el Hudrij (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) transmeton se i Dėrguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė:

"Mos e shisni arin me ar, vetėm nėse janė tė barabartė dhe mos shtoni nė njėrėn anė …dhe mos i shisni ato njė nė dorė e njė nė mungesė!"50


Umer bin Hatabi (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) transmeton se i Dėrguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė:

"Ari me ar ėshtė kamatė, vetėm nėse shkėmbehet dorė mė dorė, gruri me grur ėshtė kamatė, vetėm nėse shkėmbehet dorė mė dorė, elbi me elb ėshtė kamatė, vetėm nėse shkėmbehet dorė mė dorė, hurma arabe me hurmėn arabe ėshtė kamatė, vetėm nėse shkėmbehet dorė mė dorė."51


Ibėn Seidi (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) thotė: “Nė kohėn e tė Dėrguarit tė Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė!) na vinin hurma arabe tė pėrzierė dhe shkėmbenim dy tasa me njė. Kur e mori vesh i Dėrguari (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė!) kėtė gjė tha:

"Jo dy tasa hurme me njė, as dy tasa grurė me njė dhe as njė dirhem me dy dirhem!"52

Nėse shitet njė nga kėto gjashtė lloje me lloj tjetėr jo prej tė njėjtit lloj si p.sh. tė shkėmbesh ar me argjend, ose grur me elb, atėherė lejohet dallimi nė peshė apo masė me kusht qė tė bėhet shkėmbimi i mallit nė vend, ashtu siē thuhet nė hadithin e lartėpėrmendur tė Ubades “Nėse ndryshojnė kėto lloje, atėherė shisni si tė doni, me kusht qė tė jetė dorė mė dorė."53


Si dhe nė hadithin e Ubades, i cili ndodhet tek Ebu Daudi e tė tjerė, ku i Dėrguari (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė!) thotė:

"Nuk ka asnjė problem nėse shkėmbehet ari me argjėnd duke qenė se argjend ka mė shumė, por dorė mė dorė dhe jo pėr nė njė kohė tė caktuar. Nuk ka asnjė problem nėse shkėmbehet gruri me elb duke qenė se elb ka mė shumė, por dorė mė dorė dhe jo pėr nė njė kohė tė caktuar."54

50.Mutefekun alejhi.
51.Mutefekun alejhi.
52.Mutefekun alejhi.
53.Muslimi.
54.Ebu Daud (sahih).
Nėseshkėmbehet njė prej kėtyre gjashtė llojeve me njė lloj tjetėr tė ndryshėm nga ai, si p.sh: ar me grurė, ose argjend me kripė, atėherė lejohet dallimi nė masė e peshė si dhe afati i dorėzimit.

Aishja (Allahu qoftė i kėnaqur prej saj!) transmeton se: "I Dėrguari (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė!) bleu ushqim (grurė) prej njė ēifuti pėr t'ia paguar pas njė afati tė caktuar dhe i la peng mburojėn e tij tė luftės."55


Emir Sanani thotė nė librin "Subulus Selam":

"Dije se dijetarėt kanė rėnė dakord nė lejimin e shkėmbimit tė njė lloji nė tė cilin rrjedh kamata me njė lloj tjetėr nė tė cilin rrjedh kamata, por tė cilėt nuk janė tė tė njėjtit lloj. Ky shkėmbim lejohet me afatizim apo me dallim nė masė e peshė, siē ėshtė shkėmbimi i arit me grurė, argjendit me elb, etj."


Nuk u lejohet shkėmbimi i hurmave tė njoma me tė thata, pėrveē se tė varfėrve qė nuk zotėrojnė pemė hurme. Atyre u lejohet qė tė blejnė hurma tė njoma (rutab) tė marra prej pemės, me hurma tė thata.

Abdullah bin Umeri (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) transmeton se: "I Dėrguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė!) ka ndaluar nga shitja me kile e frutave qė janė nė pemėn e hurmės me hurma tė thata, si dhe nga shitja me kile e rrushit tė njomė me rrush tė thatė."56

Zejd bin Thabit (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) transmeton se:

"I Dėrguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė!) ka lehtėsuar pėr tė varfėrit qė kanė hurma tė thata, t'i shkėmbejnė ato me hurma tė njoma, duke i pėrcaktuar me mendje ata qė kanė pėrvojė."57

Shkaku qė i Dėrguari (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė!) ka ndaluar nga shkėmbimi i hurmave tė njoma me tė thata ėshtė se tė njomat nėse thahen, atėherė pakėsohen:


Seid bin ebi Uekkasi (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) thotė: U pyet i Dėrguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė!) pėr shkėmbimin e hurmave tė njoma me tė thata dhe ai tha: "A pakėsohen tė njomat nėse thahen?" Thanė: “Po”. Atėherė ndaloj nga kjo gjė."58


55.Buhariu.
56.Mutefekun alejhi.
57.Mutefekun alejhi.
58.Ebu Daud, Ibėn Maxheh, Tirmidhi, Nesai (sahih).
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė