Shiko Postimin Tek
Vjetėr 10-07-06, 22:30   #8
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

MARRĖVESHJA NĖ KULTIVIMIN E TOKĖS



Ē'ėshtė marrėveshja nė kultivim.


Nė kuptimin gjuhėsor ėshtė tė kultivosh tokėn dhe tė marrėsh njė pjesė tė fitimit.

Kėtu ėshtė pėr qėllim me kultivimin, "el Muzareah": T’i japėsh tokėn dikujt pėr ta punuar e mbjellė, me kusht qė fitimi tė ndahet pėrgjysėm ose afėr saj.



Gjykimi pėr tė

Transmeton Nafi se Abdullah bin Umer i ka thėnė: "I Dėrguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė!) bėri marrėveshje me ēifutėt e Hajberit qė t'i japin atij gjysmėn e prodhimeve bujqėsore dhe tė pemėve."59


Kajs bin Muslim transmeton nga Ebi Xheafer se ka thėnė: “Tė gjithė muhaxhirėt nė Medine kultivonin tokėn dhe merrnin gjysmėn e fitimit apo njė tė tretėn e tij. Kėtė e ka bėrė edhe Aliu, Sead bin Malik, Abdullah bin Mesudi, Umer bin Abdulaziz, El Kasim, Urueh dhe familja e Ebu Bekrit, Umerit dhe e Aliut." Pėrmblodhi Buhariu



Kujt i takojnė shpenzimet.

Nuk ka problem qė shpenzimet e tokės t'i paguajė pronari i tokės ose punėtori, ose tė dy sė bashku.60

Buhariu thotė: "Umeri i merrte nė punė njerėzit me kusht qė nėse farėn e sillte ai, atėherė do tė marrė gjysmėn e fitimit dhe nėse e sillnin ata, atėherė do tė marrin kaq e aq." Buhariu thotė se: ka thėnė Haseni (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) ka thėnė: “Nuk ka problem qė toka tė jetė e njėrit prej atyre dyve dhe shpenzimet e atė qė del t'i ndajnė tė dy”.

59.Mutefekun alejhi.
60.Dhe sigurisht qė fitimi do tė ndahet pasi tė jenė ndarė shpenzimet e tokės dhe t'i jenė dhėnė atij qė i ka shpenzuar.

Ēfarė nuk lejohet nė kėtė lloj tregtie.


Nuk lejohet kultivimi me kusht qė njė pjesė e tokės tė jetė pėr pronarin dhe tjetra pėr punėtorin.

Gjithashtu, nuk lejohet pėr pronarin e tokės tė thotė se unė do tė marr nga fitimi njė numėr tė caktuar kuintalėsh.

Transmeton Handhaletu bin Kajs nga Rafi bin Hadixh se ka thėnė: “Mė kanė treguar dy xhaxhallarėt e mi se ata punonin tokėn nė kohėn e tė Dėrguarit (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė!) dhe merrnin prodhimin e anės sė kanalit apo njė pjesė tė cilėn ua ndante pronari. Atėherė i Dėrguari (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė!) i ndaloi nga kjo gjė”. I thashė Rafiut: “Po nėse kjo bėhet me dinar e dirhem, a lejohet?" Tha: "Nuk ka problem tė paguhen me dinar e dirhem (tė holla)”.

Lejthi ka thėnė: "Ajo qė ndalohej prej kėsaj tregtie, ishte ajo nė tė cilėn po tė shihte ai qė e kupton tė lejuarėn dhe tė ndaluarėn, nuk do ta lejonte atė., pėr shkak tė rrezikshmėrisė qė ka (sepse nuk i dihet nėse do tė ketė fitim apo jo, madje mund tė ketė humbje nėse prodhimin e zė sėmundja apo ndonjė gjė tjetėr)."61



Transmetohet gjithashtu, nga Handhale se ka thėnė: “Pyeta Rafi bin Hadixh pėr tė punuar nė tokėn e dikujt me tė holla62 dhe mė tha: "Nuk ka problem pėr kėtė, …nėse ėshtė diēka e ditur dhe e siguruar (pėr tė cilėn kanė rėnė nė njė mendje), nuk ka problem nė tė."63

Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė