Shiko Postimin Tek
Vjetėr 10-07-06, 22:32   #13
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

AZHIOTAZHI (EL MUDARABE)



Ē'ėshtė azhiotazhi.

Azhiotazhi (el mudarabe) ėshtė marrė nga udhėtimi nėpėr tokė, qė do tė thotė udhėtim me qėllim tregtie.

Allahu i Lartėsuar thotė:

"…Dhe tė tjerė udhėtojnė nėpėr tokė duke kėrkuar begatitė e Allahut…"87


Nė arabisht quhet Kirad (ndarje, shkėputje), sepse i zoti i pasurisė ndan njė pjesė tė pasurisė sė tij pėr ta futur nė tregti, si dhe njė pjesė tė fitimit me ortakun qė bėri tregti me pasurinė e tij.

Me azhiotazhin kėtu ėshtė pėr qėllim: "Marrėveshja ndėrmjet dy palėve pėr tė paguar njėra palė shumėn qė duhet pėr aktivitetin e caktuar palės tjetėr, e cila do t'i punojė ato nė atė aktivitet dhe fitimin do ta ndajnė sipas asaj qė bien nė njė mendje qė nė fillim (njėra palė ka tė hollat kurse tjetra pėrvojėn dhe mundimin)"

87. Muzemil:2

Gjykimi pėr azhiotazhin.

Ibėn Mundhir (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) thotė nė librin tij "el Mexhmu'", f.124:

"Dijetarėt janė bashkuar nė mendimin se azhiotazhi me ar e argjend (tė holla, para) ėshtė i lejuar. Janė bashkuar, gjithashtu, edhe nė fjalėn se punėtori ka tė drejtė t'i vendosė kusht financuesit pėr tė marrė njė tė tretėn e fitimit, gjysmėn e tij ose aq sa bien nė njė mendje qė nė fillim tė marrėveshjes, me kusht qė tė jetė e ditur nga tė dyja palėt qė nė fillim."


Edhe shokėt e tė tė Dėrguarit (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė!) kanė punuar me azhiotazh.

Zejd ibėn Eslem transmeton nga babai i tij se ka thėnė: Abdullahi dhe Ubejdilahi, dy bijtė e Umer bin Hatabit (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!), dolėn me njė ushtri pėr nė Irak. Kur mbėrritėn, kaluan nga Ebu Musa el Eshari i cili ishte kryetar i Basras. Ai u uroi mirėseardhjen dhe pastaj u tha: “Nėse do tė mund tė bėja diēka pėr ju, do ta bėja. Ah, po, kėtu kam prej pasurisė sė Allahut (tė hollat e zekatit tė banorėve tė Basras), tė cilėn desha t'ia dėrgoj prijėsit tė besimtarėve. Unė po ua jap juve qė tė bleni prej mallit tė Irakut dhe pastaj ta shisni nė Medine. Pasi ta shisni mallin, jepini origjinėn e tė hollave prijėsit tė besimtarėve, ndėrsa fitimin e keni ju tė dy”. Ata thanė: “Do ta donim njė gjė tė tillė. Ashtu bėri dhe i shkroi Umer bin Hatabit (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) qė tė marrė tė hollat (e zekatit) prej tyre. Pasi erdhėn nė Medine dhe fituan prej tregtisė, shkuan tek Umeri (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) pėr tė paguar lekėt e zekatit qė u dha Ebu Musa.

-A i dha tė gjithė ushtrisė kėshtu si juve? – pyeti Umeri.

-Jo.

-Domethėnė ju dha meqė jeni bijtė e prijėsit tė besimtarėve! Dorėzojeni pasurinė e zekatit bashkė me fitimin!

Abdullahi nuk foli, kurse Ubejdilahi tha: “Nuk duhet ta bėsh kėtė, o prijėsi i besimtarėve, sepse nėse kjo pasuri do tė ishte pakėsuar nė tregti apo do tė kishte humbur e gjitha, atėherė ne do ta kompensonim atė!

-Dorėzojeni! – tha Umeri.

Abdullahi pėrsėri heshti, kurse Ubejdilahi tha tė njėjtėn gjė.

Atėherė dikush prej tė pranishmėve tek Umeri (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) tha:

-O prijėsi i besimtarėve! Pėrse nuk e llogarit si azhiotazh?

-Si tė tillė po e llogaris. Atėherė Umeri (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) mori origjinėn e pasurisė (tė hollat e zekatit) dhe gjysmėn e tė gjithė fitimit (pėr t'i vėnė nė arkėn e pasurisė sė muslimanėve) ndėrsa Abdullahi me Ubejdilahin, dy bijtė e Umer bin Hatabit, morėn gjysmėn tjetėr tė fitimit."88



Besnikėria e punėtorit.

Azhiotazhi ėshtė i lejuar nė ēdo formė, qoftė i kufizuar (nga i pasuri, si p.sh. tė thotė qė bėj kėtė lloj tregtie apo mos e ngarko mallin nė anije etj.) apo i pakufizuar (si p.sh.: tė thotė qė bėj ēdo lloj tregtie qė do) dhe punėtori nuk kompenson asgjė vetėm nė rast se e prish diēka me dashje apo duke bėrė diēka qė ia ka ndaluar i zoti i pasurisė.

Ibėn Mundhiri thotė: “Dijetarėt janė bashkuar nė mendimin se nėse i zoti i pasurisė e ndalon punėtorin tė shesė mall pa lekė nė dorė dhe ai shet, atėherė punėtori duhet ta kompesojė atė (nėse nuk ia kthejnė borxhin)”.



Hakim ibėn Hizami (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!), shok i tė Dėrguarit tė Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė!) kur i jepte dikujt pasuri me qėllim azhiotazhi, i vendoste kusht qė mos ta fuste atė para nė mėlēi tė njoma (ushqime qė prishen), mos tė kalonte me tė detin dhe mos tė kalonte nėpėr barqet e luginave. Nėse bėn ndonjė prej kėtyre, atėherė do tė kompesosh mallin tim."89

Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė