Shiko Postimin Tek
Vjetėr 01-08-06, 20:36   #1
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim Tė kenė kujdes ata qė kundėrshtojnė urdhrin e Muhamedit, alejhi selam

Tė kenė kujdes ata qė kundėrshtojnė urdhrin e Muhamedit, alejhi selam
nga shejkh Salih el Feuzan
Falėnderimi i takon Allahut, Zotit tė botėve. Paqja dhe mėshira e Allahut qoftė mbi Muhamedin, alejhi selam, familjen dhe shokėt nė pėrgjithėsi.


Nė vazhdim:


Falėnderoj Allahun subhanehu we teala qė mė mundėsoi tė marr pjesė nė kėtė takim tė bekuar, nė kėtė natė tė bekuar, nė kėtė xhami e cila ėshtė shtėpi prej shtėpive tė Allahut, qė tė rikujtojmė mes nesh pėr atė qė kemi nevojė nga ēėshtjet e fesė dhe pėrmirėsimin e gjendjes tonė. E kjo ėshtė mė madhėshtorja dhe mė e obligueshmja qė duhet tė kujdesen Muslimanėt: rikujtimi, kėshillimi, bashkėpunimi nė tė vėrtetėn, tubimi pėr pėrmendje tė Allahut, nė shtėpi tė Allahut. Me kėto gjėra ringjallen zemrat, me lejen e Allahut.


Ndėrsa tema pėr tė cilėn do tė bėhet biseda e jonė, siē e keni dėgjuar edhe ju, ėshtė fjale e Allahut:”Le tė kenė kujdes ata qė kundėrshtojnė rrugėn e tij (tė dėrguarit), se ata do t'i zė ndonjė telashe ose do t'i godasė dėnimi i ithėt”. (Nur, 63)



Ky ėshtė fundi i ajeteve nė radhėt e ajeteve qė flasin pėr edukimin me Muhamedin alejhi selam, ku thotė Allahu subhanehu we teala:”Besimtarė janė vetėm ata qė i besuan Allahut dhe tė dėrguarit tė Tij, dhe kur janė me tė (tė dėrguarin) pėr ndonjė ēėshtje tė pėrbashkėt (tė rėndėsishme), nuk largohen pa i kėrkuar leje atij. S'ka dyshim se ata qė kėrkojnė leje prej teje, ata i besojnė Allahut dhe tė dėrguarit tė Tij. E, kur tė kėrkojnė leje pėr ndonjė punė tė tyre, lejo kė tė duash, e kėrkoji falje Allahut pėr ata, se vėrtet, Allahu fal shumė e ėshtė mėshirues. Thirrjen e tė dėrguarit mos e konsideroni si thirrjen tuaj ndaj njėri-tjetrit. Allahu i di ata qė tėrhiqen prej jush tinėzisht, prandaj le tė kenė kujdes ata qė kundėrshtojnė rrugėn e tij, urdhrin e (tė dėrguarit), se ata do t'i zė ndonjė telashe ose do t'i godasė dėnimi i ithėt”. (Nur, 62-63)


Kėshtu na ka mėsuar Allahu subhanehu we teala tė sillemi me Muhamedin, alejhi selam, e kjo ėshtė nga ēėshtjet e besimit nė Allahun dhe nė tė Dėrguarin e Tij, edukimit me Muhamedin, alejhi selam, respektimit tė Muhamedit, alejhi selam, nderimit tė tij pėrmes asaj qė e ka bėrė Allahu legjitime. Kjo ėshtė nga ēėshtjet e Besimit nė Allahun dhe Muhamedin, alejhi selam. Allahu thotė:”Besimtarė janė vetėm ata qė i besuan Allahut dhe tė dėrguarit tė Tij, dhe kur janė me tė (tė dėrguarin), pėr ndonjė ēėshtje tė pėrbashkėt (tė rėndėsishme), nuk largohen pa i kėrkuar leje atij” (Nur, 62). Nėse takohen me Muhamedin, alejhi selam, pėr ēdo ēėshtje tė rėndėsishme nga ēėshtjet e thirrjes nė Allahun dhe pėr ēėshtjet e rėndėsishme tė transmetimit nga Muhamedi, alejhi selam, e posaēėrisht nėse ėshtė i dėrguari i cili ka bėrė thirrjen, nuk i lejohet Besimtarit tė shkojė nga ky tubim, pėrveē pasi tė marrė leje nga Muhamedi, alejhi selam. Mirėpo e kanė kundėrshtuar kėtė munafikėt, tė cilėt nuk kanė edukatė me Muhamedin, alejhi selam, dhe kuptimi i "pa i kėrkuar leje atij” dmth: kėrkojnė leje prej tij pėr tu larguar, nėse pėrmbanin arsye. “S'ka dyshim se ata qė kėrkojnė leje prej teje, ata i besojnė Allahut dhe tė dėrguarit tė Tij” - kjo argumenton besimin e tyre, respektimin e tyre ndaj Muhamedit alejhi selam, edukatėn e tė Dėrguarit, alejhi selam. Dhe kuptimi i ajetit se ai i cili nuk merr leje nga Muhamedi alejhi selam, ėshtė argument i besimit tė dobėt apo edhe nuk posedon besim fare.


Allahu subhanehu we teala ka urdhėruar tė kėrkojnė leje ata qė dėshirojnė prej tyre, pastaj Allahu ngarkoi Muhamedin, alejhi selam, qė t’u japė leje atij qė dėshiron nga shokėt e tij pėr atė qė e shihte tė arsyeshme lejen e tij. Dhe Muhamedi, alejhi selam, pėr muslimanėt ishte mėshirues, nuk ua vėshtirėsonte shokėve tė tij dhe nuk dėshironte rėndim pėr ta, ashtu siē ka thėnė edhe Allahu suhbanehu we teala:”Juve ju erdhi i dėrguar nga lloji juaj. Atij i vjen rėndė pėr vuajtjet tuaja, sepse ėshtė lakmues i rrugės sė drejtė pėr ju, ėshtė i ndjeshėm dhe i mėshirshėm pėr besimtarėt” (Tewbe, 128).


“Kėrkoi falje Allahut pėr ata” - kėrko nga Allahu falje pėr ta, respekt ndaj tyre pėr edukatėn qė kishin me Muhamedin, alejhi selam, dhe ėshtė e ditur se, nėse Muhamedi, alejhi selam, kėrkon falje pėr ta, kjo realizohet, se lutja e Muhamedit pranohet. Gjithashtu e ka urdhėrua Allahu Muhamedin, alejhi selam, tė kėrkojė falje pėr Besimtarėt, ku thotė:”Atėherė, dije se nuk ka Zot tjetėr pos Allahut. Kėrko falje pėr mėkatin tėnd, pėr tė besimtarėve e tė besimtareve”. (Muhamed, 19)


Kurse, pėr dyfytyrėshit e ndaloi Allahu qė tė kėrkonte falje pėr ta. Allahu thotė:”Kėrko falje pėr ta ose mos kėrko (ėshtė njėjtė). E, edhe nėse kėrkon falje shtatėdhjetė herė, Allahu nuk do t'ua falė”. (Tewbe, 80)


Allahu thotė:”Dhe asnjėrit prej tyre kur tė vdesin, mos ia fal namazin (e xhenazes), kurrė, e as mos qėndro pranė varrit tė tij (pėr lutje e vizitė)”. (Tewbe, 84)


Dmth: mos bė lutje pėr tė, mos kėrko falje pėr tė. Muhamedi, alejhi selam, nga tradita e tij, kur varrosej i vdekuri, qėndronte pran varrit tė tij, pasi qė e varrosnin, dhe kėrkonte falje pėr tė dhe kėrkonte nga shokėt e tij qė tė kėrkonin falje pėr tė, ku thoshte:”Kėrkoni falje pėr vėllain tuaj dhe kėrkoni pėr tė vendosmėri, se ai tani merret nė pyetje”. Kjo ishte lutja e Muhamedit, alejhi selam, pėr Besimtarėt, pasi e kishte urdhėruar Allahu pėr njė gjė tė tillė.


Pastaj Allahu subhanehu we teala drejtoi fjalimin pėr besimtarėt, duke thėnė:”Thirrjen e tė dėrguarit mos e konsideroni si thirrjen tuaj ndaj njėri-tjetrit” (Nur, 63).


Kjo ėshtė si fjala e Allahut:”O ju qė keni besuar, mos ngrini zėrin tuaj mbi zėrin e Pejgamberit dhe mos iu ngėrmoni atij si i ngėrmoheni njėri-tjetrit, e tė zhduken veprat tuaja duke mos ditur ju. Ata qė ulin zėrat e tyre pranė tė dėrguarit tė Allahut, Allahu zemrat e tyre i ka pėrshtatur pėr devotshmėri, ata kanė falje mėkatesh dhe shpėrblim tė madh” (Huxhurat, 2-3).


Pastaj, pėrmendi gabimin e atyre qė nuk u sillen me edukatė ndaj Muhamedit, alejhi selam, duke thėnė:”Ata qė thėrrasin pėrtej mureve, shumica e tyre janė qė nuk kuptojnė” (Huxhurat, 4).


Kėta nuk janė munafikė/dyfytyrėsh, por janė fshatarė, qė janė mėsuar me rrethin e fshatrave, dhe e ngritėn zėrin duke kėrkuar Muhamedin, alejhi selam. Allahu thotė:”E sikur ata tė bėnin durim derisa tė kishe dalė ti vetė, do tė ishte mė me vend pėr ta” (Huxhurat, 5).


Pastaj, Allahu qetėsoi gjokset e tyre me falje, duke thėnė:”Po Allahu ėshtė mėkat-falės, mėshirues” (Huxhurat, 5). I qetėsoi me falje pėr veprėn e tyre dhe se ata nuk ishin nga dyfytyrėshit. Mirėpo, e bėnė kėtė nga injoranca, dhe Allahu subhanehu we teala i falė Besimtarėt pėr gabimet e tyre qė i bėjnė nga injoranca apo harresa, por iu bėn vėrejtje, qė tė largohen pėr atė vepėr nė tė ardhmen, ku thotė:”Thirrjen e tė dėrguarit mos e konsideroni si thirrjen tuaj ndaj njėri-tjetrit” (Nur, 63). I dėrguari, alejhi selam, ka vend dhe respekt tek Allahu subhanehu we teala dhe thirret me edukatė dhe m ulje tė zėrit, duke u sjell me tė me edukatėn mė tė lartė. Kjo ėshtė nga shenjat e Besimit dhe ka vlejtur gjatė jetės sė tij dhe pas vdekjes sė tij. Gjithashtu, edhe ata tė cilėt i bėjnė vizitė dhe ēojnė salavate tek varri i Muhamedit, alejhi selam, janė tė obliguar tė kenė edukatė dhe tė ulin zėrin nė ato momente, ashtu siē kanė qartėsuar shumė nga dijetarėt nė kėtė ēėshtje.

vazhdon.....


Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante