Shiko Postimin Tek
Vjetėr 01-08-06, 20:38   #2
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

vazhdimi....

Dhe, tė mos ketė edukatė tė ultė tek varri i Muhamedit, alejhi selam, me ngritje tė zėrit apo me zhurmė. Dhe mė e keqe se kjo, duke mos pas edukatė me Allahun subhanehu we teala nė kėtė vend, duke kėrkuar nga Muhamedi, alejhi selam, qė t'u plotėsojė nevojat, apo largimin e ndonjė fatkeqėsie, apo kėrkim ndihme prej tij, se kjo ėshtė shirk nė Allahun subhanehu we teala, dhe edukatė e ultė me Muhamedin, alejhi selam.


Gjithashtu, kjo pėrfshin edhe edukatėn me Sunnetin e Muhamedit, alejhi selam. Nėse dėgjon hadithe tė Muhamedit alejhi selam, bėhu i edukuar ndaj tij, sikur qė Muhamedi alejhi po tė flet, pėr arsye se tė ėshtė transmetuar nga Muhamedi alejhi selam, andaj obligohemi tė respektojmė Sunnetin e Muhamedit, alejhi selam. Se edukata/respektimi ndaj tij ėshtė edukatė dhe respektim ndaj Muhamedit, alejhi selam, andaj tė kemi edukatė me Sunetin e Muhamedit alejhi selam, ashtu siē kemi edukatė me Kuranin, se qė tė dyja janė shpallje nga Allahu subhanehu we teala, siē thotė Allahu:“Dhe ai nuk flet nga dėshira e tij. Ai nuk ėshtė tjetėr pos shpalljes qė i shpallet” (Nexhm, 3-4).


Obligohemi tė kemi edukatė me hadithet e Muhamedit, alejhi selam. Imam Ibėn Kajjimi ka kėshilluar nxėnėsin e dijės se, nėse prezanton nė mėsime qė nė to ka transmetime tė haditheve nga i Dėrguari i Allahut alejhi selam, obligohet tė ketė edukatė, sikur Muhamedi tė ishte prezentė, se respekti i haditheve tė Muhamedit ėshtė respekt i Muhamedit, alejhi selam. Respektim i Muhamedit, alejhi selam, dhe edukatė ndaj tij ėshtė edhe respektimi i Allahut azze we xhel. Allahu thotė:”Ne tė dėrguam ty (Muhamed) dėshmitar, pėrgėzues dhe qortues, qė ju (njerėz) t'i besoni Allahut dhe tė dėrguarit tė Tij, dhe atė ta pėrkrahni e ta respektoni, e (Allahun) ta madhėroni pėr ēdo mėngjes e mbrėmje” (Fet’h, 8-9).


Nė tė ka diēka pėr Allahun dhe diēka pėr Muhamedin, alejhi selam. “T'i besoni Allahut”, kjo pėr Allahun subhanehu we teala. “Ta pėrkrahni”, dmth Muhamedin, alejhi selam, dhe pėrkrahja dmth: respektimi, edukata ndaj tij. Pastaj prapė i njėjti kuptim, ta respektoni, qė nėnkupton pėrforcim tė fjalės “ta madhėroni”, dhe kjo ėshtė pėr Allahun. Meditoni si i ka bashkuar edukatėn ndaj Muhamedit, alejhi selam, me edukatėn e Allahut Azze we xhel, e cila argumenton vendin dhe pozitėn e lartė tė Muhamedit, alejhi selam, tek Allahu subhanehu we teala, dhe e gjithė kjo nė format qė ka bėrė legjitime Allahu e jo me teprim dhe neglizhencė, siē bėjnė ata tė cilėt e teprojnė ndaj tė drejtave tė Muhamedit, alejhi selam, duke dal nga ligji tė cilin e bėri Allahu, dhe Muhamedi, alejhi selam, i cili ka kėshilluar, duke thėnė:”Mos mė lavdėroni ashtu siē e kanė lavdėruar Krishterėt birin e Mejremes, por thoni qė unė jam rob, thoni robi i Allahut dhe i Dėrguari i Tij”.


Gjithashtu, edhe kėndi i neglizhencės ndaj meritave tė Muhamedit, alejhi selam, duke mos e respektuar Sunnetin e Tij, duke mos pas ndjenja ndaj pėrkrahjes sė Muhamedit, alejhi selam. Ne jemi tė ndaluar nga teprimi dhe nga neglizhenca, jemi tė urdhėruar pėr drejtėsi dhe mesatare ndaj meritave dhe tė drejtave tė Muhamedit, alejhi selam.


Pastaj, thotė Allahu:”Allahu i di ata qė tėrhiqen prej jush tinėzisht”. Ishte nga tradita e dyfytyrėshve, tė cilėt prezantonin tubimet e Muhamedit, alejhi selam, apo prezantonin nė tubime qė thėrriste Muhamedi, alejhi selam, qė tė largoheshin duke mos marrė leje, dhe largoheshin tinėzisht nga tubimet, ngase ata nuk e donin Muhamedin, alejhi selam, dhe nuk ia vėnin veshit fjalėve tė Muhamedit, alejhi selam. Andaj, ata tinėzisht tėrhiqeshin nga tubimi, dmth ata u zvarriteshin nė tėrheqje, nė mėnyrė qė mos tė i hetonte Muhamedi, alejhi selam. Kjo ishte nė rangun e tradhtisė, dhe duke bėrė hile largoheshin pa arsye apo pa nevojė pėr largim. Ata tėrhiqeshin nga urrejtja ndaj Muhamedit, alejhi selam, mirėpo Allahut nuk i fshihet asgjė. I mposhti ata dhe nxori nė shesh punėn dhe ndyrėsirat e tyre, ku thotė:”Allahu i di ata qė tėrhiqen prej jush tinėzisht”. Pastaj, Allahu i lartėsuar tha:"Tė kenė kujdes ata qė kundėrshtuan urdhrin e tij”, dmth urdhrin e tė Dėrguarit, “se do t'i zė ndonjė telashe, ose do t'i godasė dėnimi i ithėt”. Kjo ėshtė vėrejtja nga Allahu pėr robėrit e tij besimtarėt qė kundėrshtojnė urdhrin e tė Dėrguarit, alejhi selam. “Tė kenė kujdes”, folja ėshtė nė urdhėrore, “se do t'i zė ndonjė telashe”, dėnim nga Allahu subhanehu we teala pėr atė qė kundėrshton, dhe telashe e fitne siē ka thėnė Imam Ahmedi, Allahu e mėshiroftė:”A e di se ēka ėshtė Fitneja? Fitneja ėshtė shirk. Nėse refuzon disa nga fjalėt e tij, dmth fjalėt e Muhamedit alejhi selam, tė ngulitet nė zemrėn e tij lajthitje e tė shkatėrrohet”. Dhe thotė prapė Imam Ahmedi, Allahu e mėshiroftė:”Ėshtė ēudi me njerėzit. U bė e ditur transmetimi dhe vėrtetimi i tij, kurse marrin mendimin e Sufjanit”, dmth Sufjan eth-Thevrit, Imamit tė nderuar, Fakihut, dijetarit tė njohur nė islam, dmth marrin mendimin dhe fetvatė e tij, duke lėnė veprimet me hadithe, zinxhirėt e tė cilave i njohėn e tyre dhe kuptuan saktėsimin e tyre.


Nėse marrja e mendimit tė Sufjan Ethevrit dhe lėnia e hadithit ėshtė i pėrfshirė nė kėtė premtim, ēka mbetet pėr atė i cili pason epshet dhe pėr atė i cili merr ligjet e kufrit para ligjit tė Allahut?!


Disa njerėz thonė: Pasi filani ka thėnė kėshtu, ne bėjmė ashtu si ka thėnė Filani. Nėse fetvaja apo vendimi i tij ia plotėson epshet e tyre, ata fjalėt e dijetarėve i marrin shkel e shko, i marrin ato qė ju pėrshtaten dėshirave tė tyre, duke mos pyetur pėr argument, i marrin lehtėsimet, dhe kjo pa dyshim ėshtė premtimi “ose do t'i godasė” telashe nė zemrat e tyre, nė mėnyrė qė Allahu ua devijon zemrat dhe ata lajthisin, humbin, pėr arsye se kundėrshtuan hadithin e Muhamedit, alejhi selam, kundėrshtuan urdhrin e Muhamedit, alejhi selam, duke pasuar dėshirat dhe epshet e tyre, siē ka thėnė edhe Allahu:”Thuaj:'Ecni nėpėr tokė e mandej shikoni se si qe pėrfundimi i gėnjeshtarėve” (An’am, 11).


Kujt i kumtohet e vėrteta pėr Allahun dhe tė Dėrguarin e tij, pastaj refuzon, duke pasuar epshet apo dėshirėn e tij, apo duke e bėrė tė kėnaqur ndonjė nga njerėzit, ai do tė bie nė lajthitje, siē e ka pėrshkruar edhe Allahu subhanehu we teala:”E kur zbret ndonjė kaptinė (pėr turpėrinė e tyre) ata shikojnė njėri-tjetrin (e thonė mes vete):'A ju pa ndokush e pastaj u largua'. Allahu prapėsoi zemrat e tyre, ngase ishin popull qė nuk kuptonte” (Tewbe, 127).


Kur u larguan nga fjala e Allahut dhe fjala e Muhamedit, alejhi selam, Allahu largoi zemrat e tyre nga e vėrteta, si shpagim pėr ta, duke mos pranuar tė vėrtetėn pas kėsaj. Se Allahu subhanehu we teala lajthiti zemrat e tyre duke ua vulosur zemrat atyre, pėr shkak qė ata refuzuan tė vėrtetėn qė u paraqit herėn e parė; pasi qė iu kumtua atyre, refuzuan.


Ky ėshtė rreziku i madh. Sa e sa hadithe tė vėrteta i dėgjojmė nga Muhamedit, alejhi selam, mirėpo sa i marrim ato dhe sa veprojmė me to. Obligohemi ta llogarisim veten tonė, tė frikėsohemi nga lajthitja dhe tė i kėshillojmė tjerėt tė kenė kujdes, ashtu siē na ka kėshilluar Allahu tė kemi kujdes, duke thėnė:”Le tė kenė kujdes ata qė kundėrshtojnė rrugėn e tij, urdhrin e (tė dėrguarit) se ata do t'i zė ndonjė telashe ose do t'i godasė dėnimi i ithėt” (Nur, 63). Sprova ėshtė sprovė e zemrės me lajthitje dhe largim nga e qėlluara, ashtu siē ka thėnė edhe Allahu subhanehu we teala:”Kur ata u shmangėn (nga e vėrteta), Allahu i largoi zemrat e tyre, pse Allahu nuk e vė nė rrugė tė drejtė popullin e prishur” (Saff, 5).


“Kur u shmangen”, dmth kur refuzuan tė vėrtetėn, Allahu ua largoi zemrat atyre, dmth Allahu i largoi ata nga pranimi i sė vėrtetės, qė nuk kanė mundėsi tė pranojnė tė vėrtetėn, pas kėsaj.


Ky ėshtė rreziku i madh pėr atė qė i ėshtė kumtuar Suneti i Muhamedit, alejhi selam, e pastaj e lė atė, duke mos dashur, apo duke pasur moskujdese ndaj tij, qė ta godasė Allahu me lajthitje, prishje tė zemrės dhe shkatėrrim tė natyrės sė pastėr islame.


Kjo ėshtė ēėshtje madhėshtore. Obligohemi tė jemi syēelė dhe tė pėrpiktė, dmth ēdo Musliman, tė cilit i arrin Hadithi i Muhamedit, alejhi selam, ta pranojė atė me mirėpritje tė mirė dhe tė veprojė me tė sipas mundėsisė, duke mos ia kthyer shpinėn apo duke mos iu shmangur atij, apo ta cilėsojė diēka shumė tė thjeshtė e mos tė i kushtojė shumė vėmendje, se kėtu qėndron rreziku mė i madh. Thotė Allahu subhanehu we teala:”O ju qė besuat, respektoni Allahun dhe tė dėrguarin e Tij, e mos e braktisni atė se ju po e dėgjoni, dhe mos u bėni si ata qė thanė:"Dėgjuam", por nuk dėgjojnė. Krijesat (gjallesat) mė tė dėmshme te Allahu janė ata tė shurdhėtit, memecėt, tė cilėt nuk logjikojnė. Sikur tė dinte Allahu pėr ndonjė tė mirė prej tyre, do t'i bėnte tė dėgjojnė, po edhe sikur t'i bėnte tė dėgjojnė, ata do tė zmbrapseshin dhe do tė refuzonin. O ju qė besuat, pėrgjigjuni Allahut dhe tė dėrguarit, kur ju ftonė pėr atė qė ju jep jetė (pėr fenė e drejtė), dhe ta dini se Allahu ndėrhyn ndėrmjet njeriut dhe zemrės sė tij, dhe ju do tė tuboheni te Ai. Ruajuni nga e keqja (nga dėnimi) qė nuk godet vetėm ata qė bėnė mizori prej jush (por edhe tė mirėt) dhe ta dini se Allahu ėshtė ndėshkues i rreptė” (Enfal, 20-25).


vazhdon...
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė