Shiko Postimin Tek
Vjetėr 01-08-06, 20:39   #3
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

vazhdim...
Kėshtu i ka urdhėruar Allahu robėrit e vet Besimtarė pėr respekt ndaj Allahut dhe pėr respekt ndaj tė Dėrguarit tė Tij, duke iu pėrgjigjur Allahut dhe tė Dėrguarit tė Tij, duke e ndaluar qė tė kundėrshtojė diēka nga urdhrat e Allahut dhe urdhrat e Muhamedit, alejhi selam, duke u bėrė vėrejtje pėr to. Sepse Allahu ndėrhyn mes tyre dhe zemrave tė tyre, dhe, atėherė, ato nuk mbeten shėmbėlltyrė, duke mos pasur dobi tė mėtutjeshme, se zemra gurėzohet, bėhet e fortė, prishet dhe nuk pranon tė vėrtetėn. E gjithė kjo si dėnim nga Allahu subhanehu we teala, se zemra ėshtė vendi i pėrmirėsimit apo i prishjes nė trupin e njeriut, siē thotė Muhamedi, alejhi selam:”Nė trupin e njeriut ėshtė njė cope mishi. Nėse ajo ėshtė e mirė, i tėrė trupi ėshtė i mirė; nėse ajo ėshtė e keqe, i tėrė trupi ėshtė i keq. Ajo ėshtė Zemra”. Zemra pėrmirėsohet duke pranuar urdhrat e Allahut dhe urdhrat e Muhamedit, alejhi selam. Pėr kėtė edhe ringjallet, edukohet, ndriēon dhe bėhet zemėr e mirė. Zemra nuk rregullohet vetėm se duke u mbushur me fjalė tė Allahut dhe tė tė Dėrguarit tė Tij. Nėse ndėrpritet ky burim, prishet sikur toka, e cila, kur i ndėrpritet shiu, vdes, e nėse zbret shiu, ajo ngjallet, me lejen e Allahut.


Muhamedi, alejhi selam, e ka pėrshkruar njeriun si tokėn qė Allahu e ringjall, duke thėnė:”Shembulli i asaj, me tė cilėn mė ka dėrguar Allahu prej udhėzimit dhe dijes, ėshtė si shembulli i shiut tė begatė, i cili bie nė tokė, njė pjesė e sė cilės ėshtė e mirė, e pranon ujin dhe nė tė mbin kullota dhe bar i shumtė, dhe nė tė ka edhe pellgje, tė cilat e mbajnė ujin dhe ajo u bėn dobi njerėzve, tė cilėt pinė nga ajo, u japin tė pinė kafshėve dhe vadisin tė mbjellat. Kurse, njė pjesė tjetėr toke ėshtė shterpė, as nuk e mban ujin dhe as nuk mbin bar nė tė. Kėshtu ėshtė edhe shembulli i atij qė e ka kuptuar dhe ka dije nė Fenė e Allahut, dhe tė cilit i ka bėrė dobi ajo, me tė cilėn mė ka dėrguar Allahu.


Lloji i parė: Shembulli i atyre tė cilėt mbrojnė fenė, mėsojnė Hadithet, kujdesen pėr zinxhirtė e transmetimeve, e qartėsojnė tė vėrtetėn nga e dobėta e tyre, kėta janė njerėzit tė cilėt u kapen pėr islamin, i mėsuan dhe i studiuan paragrafėt e tij.


Lloji i dytė: Kėta janė studiuesit e dispozitave, dijetarėt e hadithit, qė transmetuan hadithe, duke u zhytur nė kuptimin dhe nė sqarimin e tyre, duke ua bėrė burime tė gatshme pėr njerėzit. Ky grup i kėrkuesve tė diturisė ėshtė mė i mirė se i pari.


Lloji i tretė: Njerėzit qė janė si toka, e cila nuk pranon ujin dhe as nuk mbin frymė mbi tė - ”Ndėrsa njė pjesė tjetėr e tokės ėshtė shterpė, as nuk e mban ujin dhe as nuk mbin bar nė tė” – Ky ėshtė shembulli i atij i cili nuk pranon udhėzimin e Allahut, me tė cilin ka ardhur i Dėrguari, alejhi selam.


Ky ėshtė shembulli i dyfytyrėshave dhe i mohuesve, dhe ēdo njeri i cili nuk ngre kokėn ndaj fjalės sė Allahut dhe fjalės sė Muhamedit, alejhi selam, kėta janė ata tė cilėt kundėrshtuan urdhrin e Muhamedit alejhi selam, duke mos ia vėr mendjen fare:”Le tė kenė kujdes ata qė kundėrshtojnė rrugėn e tij (tė dėrguarit), se do t'i zė ndonjė telashe ose do t'i godasė dėnimi i ithėt” (Nur, 63), nė kėtė botė dhe nė botėn e amshueshme. Nė kėtė botė, Allahu dėrgon ushtrinė e vet, duke i mbytur ata, dhe nė botėn e amshueshme, Allahu subhanehu we teala i dėnon me Zjarr. Ata i pret dėnimi i merituar, i tashėm apo i ardhshėm, rrjedhė e sė cilės ėshtė kundėrshtimi i urdhrit tė Muhamedit, alejhi selam, e nė kėtė ka premtim tė tmerrshėm pėr ēdonjėrin i cili kundėrshton urdhrat e Muhamedit, alejhi selam, dhe nuk kujdeset pėr ta dhe nuk ua vė mendjen.


Thotė Allahu nė tjetėr ajet:”Ēka t'ju jep Pejgamberi, atė merrni; ēka t'ju ndalojė, pėrmbajuni dhe kini frikė Allahun” (Hashėr, 7).


Ēka t’ju jep i dėrguari pėrfshin ēdo gjė qė urdhėron Muhamedi, alejhi selam, umetin e tij nga urdhrat e udhėzimet. Kjo ėshtė e pėrgjithshme pėr ēdo gjė qė ka dal nga Muhamedi, alejhi selam, pėr Umetin e tij, dhe obligohemi ta pranojmė, tė kapemi me vullnet dhe me dėshirė, se nė tė ka tė mira qė rregullon zemrat, trupat, dhe veprat.


“Ēka t'ju ndalojė, pėrmbajuni dhe kini frikė Allahun” - ēka tė urdhėrojė Muhamedi, alejhi selam, pėr largim, largohuni, se nuk ndalon nė diēka vetėm se ėshtė e dėmshme dhe posedon tė kėqija, dhe nuk ka ndaluar Muhamedi, alejhi selam, nga diēka qė ka tė mira nė tė pėr njerėzit, edhe nėse mendohet se nė tė ka tė mira. Mirėpo, tė kėqijat janė pa dyshim mė tė dyfishuara. Atė qė e ndalon Muhamedi, alejhi selam, ose ėshtė krejtėsisht e dėmshme, ose, mė saktė, ėshtė e keqe.


“Allahu ėshtė ndėshkues i rreptė” (Enfal, 20-25) - ky ėshtė ndėshkimi i Allahut pėr atė i cili nuk merr shembull nė kapjen pėr atė qė ka urdhėruar Muhamedi, alejhi selam, dhe nuk largohet nga ajo qė e ka ndaluar.


Muhamedi, alejhi selam, thotė:”Ēka t’ju ndalojė nga diēka, largohuni prej saj, e ēka t’ju urdhėrojė, praktikoni sa tė keni mundėsi” - tė praktikojmė sa tė kemi mundėsi. Mirėpo, pėr atė qė nuk kemi mundėsi, Allahu subhanehu we teala thotė:“Allahu nuk ngarkon askėnd pėrtej mundėsive tė tija” (Bekare, 286).


Nėse lė diēka nga ajo qė ka urdhėruar Muhamedi, alejhi selam, ngase nuk ke mundėsi, nuk dėnohesh pėr kėtė:“Allahu nuk ngarkon askėnd pėrtej mundėsive tė tija”, Mirėpo, nėse e lė dhe ke mundėsi, pra e lė nga mosdashja apo nga pasimi i epsheve tua, duke u dhėnė pėrparėsi epsheve tua para respektimit tė Muhamedit, alejhi selam, apo i jep pėrparėsi dėshirave tė njerėzve para respektimit tė Muhamedit alejhi selam, kėtu vjen ndėshkimi:”Le tė kenė kujdes ata qė kundėrshtojnė rrugėn e tij (tė dėrguarit), se do t'i zė ndonjė telashe ose do t'i godasė dėnimi i ithėt” (Nur, 63).


Allahu subhanehu we teala ka urdhėruar pėr pasimin e Muhamedit, alejhi selam, nė shumė vende, nė Librin e Tij:


Disa herė ka urdhėruar respektimin e Muhamedit, alejhi selam, krahas respektimit tė Allahut subhanehu we teala, siē ėshtė fjala e Allahut:”O ju qė besuat, binduni Allahut, respektoni tė Dėrguarin dhe pėrgjegjėsit nga ju” (Nisa, 59).


“Binduni Allahut dhe binduni tė dėrguarit, e kini kujdes (mos kundėrshtoni). Nėse refuzoni, atėherė, pra, dijeni se obligim i tė dėrguarit Tonė ėshtė vetėm komunikimi i qartė” (Maide, 92).


“Kushdo qė i bindet Allahut dhe tė dėrguarit, tė tillėt do tė jenė sė bashku me ata qė Allahu i shpėrbleu: pejgamberėt, besnikėt e dalluar, dėshmorėt dhe me tė mirėt. Sa shokė tė mirė janė ata!” (Nisa, 69).


Disa herė ndalon mėkatin ndaj Allahut dhe mėkatin ndaj Muhamedit, alejhi selam, siē ėshtė fjala e Allahut:”Kush e kundėrshton Allahun dhe tė dėrguarin e Tij, dhe i shkel dispozitat e Tij, atė e fut nė zjarr tė pėrjetshėm. Pėr tė ėshtė njė dėnim i rėndė” (Nisa, 14).


Thotė Allahu subhanehu we teala:”Kush e kundėrshton Allahun dhe tė dėrguarin e tij, i tij ėshtė zjarri i Xhehennemit. Aty do tė jenė pėrgjithmonė” (Xhinn, 23).


“Atė ditė, ata qė nuk besuan dhe kundėrshtuan tė dėrguarin, do tė dėshironin (tė varroseshin) tė rrafshohej toka mbi ta, ngase nuk mund t'i fshehin Allahut asgjė” (Nisa, 42).


Disa herė pėrmend respektimin e Muhamedit, alejhi selam, tė ndarė, siē kemi fjalėn e Allahut:”Kush i bindet Pejgamberit, ai i ėshtė bindur Allahut” (Nisa, 80).


“Ne nuk dėrguam asnjė tė dėrguar vetėm qė me urdhrin e Allahut t'i bėhet respekt (nga njerėzit) atij” (Nisa, 64).


“Dhe respektoni tė dėrguarin, nė mėnyrė qė tė mėshiroheni” (Nur, 56).


“Thuaj: "Respektoni Allahun, respektoni tė dėrguarin!" Nėse ata refuzojnė, atėherė atij i takon pėrgjegjėsia me ēka ėshtė i ngarkuar, ndėrsa juve pėrgjegjėsia me ēka jeni tė ngarkuar; nėse i bindeni atij, atėherė keni gjetur tė vėrtetėn/udhėzimin” (Nur, 54).


E ka bėrė respektimin e Muhamedit, alejhi selam, shkak pėr udhėzim. Gjithashtu, e ka bėrė respektimin e Muhamedit, alejhi selam, shkak pėr mėshirė.


Pastaj, na lajmėroi se kush nuk respekton Muhamedin alejhi selam, ai pason epshet e veta. Thotė Allahu:”Nėse ata nuk tė pėrgjigjen ty, atėherė dije se ata ndjekin vetėm dėshirat e veta, e kush ėshtė mė i humbur se ai qė, duke pasur fakt prej Allahut, ndjek epshin e vet? S'ka dyshim se Allahu nuk udhėzon popullin zullumqar” (Kasas, 50).


Pra, respektimi i Muhamedit, alejhi selam, ėshtė obligim pėr ēdo besimtar dhe pėr ēdo musliman, gjithashtu edhe pėr ēdo besimtare dhe muslimane, sipas mundėsisė qė ka, dhe largim nga e gjithė ajo qė ka ndaluar Muhamedi, alejhi selam.


Kundėrshtimi i Muhamedit, alejhi selam, ėshtė lajthitje, shtrembėrim, fatkeqėsi, e mund tė ndodhė dėnimi i shpejtė. Ishte njė njeri qė mbante unazė tė arit dhe, kur e vėrejti Muhamedi alejhi selam, ia nxori unazėn dhe i tha:”Merr dikush nga ju gacė nga zjarri dhe e vė nė dorė!?”, dhe ia hodhi unazėn nė tokė. Kur u ngrit Muhamedi, alejhi selam, i thanė tė pranishmit njeriut:"Mere dhe pėrfito nga ajo". Tha:"Jo! Vallahi, nuk marr diēka qė hodhi Muhamedi, alejhi selam". Ky, pra, ėshtė Besimi.


Ndėrsa njeriut tjetėr, tė cilin e vėrejti Muhamedi, alejhi selam, duke ngrėnė me dorėn e majtė, i tha:”Ha me dorėn e djathtė!”. Tha:"Nuk mundem". Nuk e shtyu tjetėr pos mendjemadhėsisė ta bėnte kėtė. Muhamedi, alejhi selam, i tha:”Mos paē mundėsi!”. Bėri lutje qė ai mos tė ketė mundėsi, dhe nuk ka patur mundėsi ta ngrinte dorėn mė, pėr atė se Allahu subhanehu we teala ia paralizoi. Ky ishte ndėshkim nga Allahu pėr tė.


Pra ai, tė cilit i ka arritur Suneti i Muhamedit, alejhi selam, obligohet tė ketė edukatė me tė, t’ia jep vendin dhe pozitėn e merituar, tė veprojė me tė, se urrejtja e asaj me ēka ka ardhur Muhamedi, alejhi selam, ėshtė mohim dhe dalje nga feja, siē thotė Allahu nė Kuran:”Kėtė, pėr shkak se ata e urryen atė qė e zbriti Allahu, prandaj atyre ua zhduk veprat” (Muhamed, 9).


Nėse lė diēka ēka ėshtė vėrtetuar nga Muhamedi, alejhi selam, duke e urryer atė, kjo ėshtė dalje nga Islami:”Kėtė, pėr shkak se ata e urryen atė qė e zbriti Allahu, prandaj atyre ua zhduk veprat” (Muhamed, 9).

vazhdon...
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė