Shiko Postimin Tek
Vjetėr 01-08-06, 22:12   #4
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

vazhdimi...

Mirėpo, nėse lėnia e tij ėshtė jo nga urrejtja, por nga pėrtacia apo nga pasimi i epsheve, kjo ėshtė mė e butė se e para, por ėshtė nė rrezik tė madh tė goditet me lajthitje dhe me shmangieje nė zemrėn e tij. Allahu na ruajt nga kjo.


Allahu subhanehu we teala ka urdhėruar pėr respektimin e tė Dėrguarit tė Tij, duke na obliguar me njė obligim ku nuk kemi zgjedhje tjetėr:”Kur Allahu ka vendosur pėr njė ēėshtje, ose i dėrguari i Tij, nuk i takon (nuk i lejohet) asnjė besimtari dhe asnjė besimtareje qė, nė atė ēėshtje tė tyre personale, tė bėjnė ndonjė zgjidhje tjetėr. E kush e kundėrshton Allahun dhe tė dėrguarin e Tij, ai ėshtė larguar shumė larg sė vėrtetės” (Ahzab, 36).


Pra, ai i cili dėshiron shpėtim, rregullsi, pėrmirėsim nė dunja dhe nė ahiret, duhet pa tjetėr ta pasojė kėtė tė Dėrguar, ta respektojė nė urdhrat e tij, tė largohet nga ndalimet e tij, tė mos adhurojė Allahun, pėrveē me atė qė ėshtė bėrė legjitime; tė besojė nė atė qė ka lajmėruar Muhamedi, alejhi selam, dhe kjo ėshtė edhe kuptimi i thėnies "Muhamedi ėshtė i dėrguar i Allahut". Dhe, siē kemi kuptimin e dėshmisė se nuk ka tė adhuruar tjetėr pos Allahut, tė vetėm e pa shokė, tė veēohet nė adhurime, duke u larguar nga adhurimet tjera pos tij. Thotė Allahu subhanehu we teala:”Ne dėrguam nė ēdo popull tė dėrguar qė t'u thonė:'Adhuroni vetėm Allahun e largohuni djajve (adhurimit tė tyre)!" (Nahl, 36).


“Ne nuk dėrguam asnjė tė dėrguar para teje e tė mos i kemi shpallur atij se nuk ka zot tjetėr pėrveē Meje, pra mė adhuroni!" (Enbija, 25).


Ky ėshtė kuptimi i dėshmisė “Nuk ka tė adhuruar tjetėr pos Allahut”.


Ndėrsa kuptimi i dėshmisė se “Muhamedi ėshtė i Dėrguar i Allahut”, kjo ėshtė respektimi nė atė ēka urdhėron, besim nė ēka lajmėron, largim nga ajo ēka ndalon, duke mos adhuruar Allahun, pos me atė qė ėshtė bėrė legjitime.


Mėsoni fjalėt e sipėrpėrmendura. Ato jua sqarojnė juve se kuptimi i fjalės “Nuk ka Zot, i cili meriton tė adhurohet, pos Allahut dhe se Muhamedi ėshtė rob dhe i Dėrguar i Tij”, nuk ėshtė vetėm mėsimi i tyre, por mėsimi dhe zbatimi.


Respektimi ndaj Muhamedit, alejhi selam, ėshtė respektim ndaj Allahut. Se respektimi i tė Dėrguarit ėshtė respekt ndaj atij qė e ka dėrguar, e Ai ėshtė Allahu, pėr arsye se i Dėrguari predikon atė qė e ka ngarkuar Allahu me tė, siē thotė edhe Allahu:”Dhe ai nuk flet nga dėshira e tij. Ai (Kur'ani) nuk ėshtė tjetėr pos shpalljes qė i shpallet” (Nexhm, 3-4).


“Kur thirren besimtarėt pėr gjykim ndėrmjet tyre te Allahu dhe te i dėrguari i Tij, e vetmja fjalė e tyre ėshtė tė thonė: "Dėgjuam dhe respektuam!" Tė tillėt janė ata tė shpėtuarit. Kush respekton Allahun dhe tė dėrguarin e Tij, ia ka frikėn Allahut dhe i pėrmbahet udhėzimit tė Tij, tė tillėt janė tė fituarit” (Nur, 51-52).


Ka treguar Allahu pėr dyfytyrėshit, tė cilėt betohen qė, sikur tė i urdhėrojė Muhamedi alejhi selam, do ta respektonin, gjė e cila nuk ka nevojė pėr betim. Por, detyra jote ėshtė qė, kur tė vjen urdhri i Muhamedit alejhi selam, tė bėhesh shembull i saj, pa u betuar fare, se ndoshta nuk ke mundėsi nė realizimin e kėtij premtimi. Allahu ka treguar pėr veprėn e dyfytyrėshave, nė Kuran, ku thotė:”Ata (hipokritėt) betohen me njė betim tė fortė nė Allahun se, sikur t'i urdhėrosh ti, ata gjithsesi do tė dilnin (pėr nė luftė). Thuaj:'Mos u betoni!' Bindja ėshtė e ditur (ju vetėm me gojė thoni e jo me zemėr). S'ka dyshim, Allahu hollėsisht di ēka veproni. Thuaj:'Respektoni Allahun, respektoni tė dėrguarin!' Nėse ata refuzojnė, atėherė atij i takon pėrgjegjėsia me ēka ėshtė i ngarkuar, ndėrsa juve pėrgjegjėsia me ēka jeni tė ngarkuar; nėse i bindeni atij, atėherė keni gjetur tė vėrtetėn. I dėrguari ka obligim vetėm komunikimin e qartė” (Nur, 53-54).


Besimtari nuk ka nevojė tė betohet pėr respekt ndaj Allahut dhe tė Dėrguarit tė tij, se besimi i pastėr e ngrit atė nė respekt edhe pa u betuar fare, apo, ndoshta, nuk ka mundėsi pėr respektim dhe ėshtė i arsyetuar, mirėpo, nėse ėshtė betuar dhe ia ka dhėnė premtimin Allahut, mosrealizimin e tij duhet tė shpaguajė, siē ka thėnė Allahu nė Kuran:”E prej tyre (hipokritėve) pati sish qė i patėn dhėnė besėn Allahut qė:'Nėse na jep (Allahu) nga mirėsia e Tij, ne do tė ndajmė lėmoshė dhe do tė bėhemi prej bamirėsve. Kur u dha (Allahu) nga tė mirat e Veta, ata bėnė koprraci me atė (qė u dha), e thyen besėn dhe u zmbrapsen nga respekti ndaj Allahut” (Tewbe, 75-76).


Pėr kėtė, edhe tė Dėrguarit e Allahut nuk ishin nga ata qė betoheshin pėr respekt ndaj Allahut, mirėpo e respektonin Allahun azze we xhel dhe mbėshteteshin nė dėshirėn e Tij, siē ka thėnė Ismaili, alejhi selam:”O babai im, puno atė qė urdhėrohesh, e ti do tė mė gjesh mua, nėse do Allahu, prej tė durueshmėve!” (Saffat, 102).


Dmth, nuk ka thėnė (vetėm) "do tė mė gjesh prej durimtarėve", se kjo ėshtė lėvdatė pėr vetveten, se nuk ka mundėsi tė jesh nga durimtarėt pa dashur Allahu:”E nė dashtė Allahu, ti do tė mė gjesh nga durimtarėt” (Kasas, 27).


Gjithashtu edhe Plaku, tė cilin e shoqėroi Musa, alejhi selam, nuk i tha Musait "do tė mė gjesh, vallahi, nga tė devotshmit", se kjo ėshtė lėvdatė pėr vetveten, por ka thėnė ”do tė mė gjesh, me lejen e Allahut, nga tė devotshmit”. Pra, ai kėrkoi ndihmė nga Allahu azze we xhel. Kjo ėshtė edukata e tė Dėrguarve dhe e tė devotshmėve.


I tha:”(Musai) Tha:"Nė dashtė Allahu, do tė jem i durueshėm dhe nuk do tė kundėrshtoj ty nė asgjė!” (Kehf, 69).


Caku i kėrkuar ėshtė qė njeriu tė ketė qėllim me zemėr respektin ndaj Muhamedit, alejhi selam, dhe tė mos e kundėrshtojė urdhrin e tij, pasi t'i ketė arritur.


Ai e vepron atė qė ėshtė urdhėruar nga Muhamedi, alejhi selam, ndalohet nga ajo qė ka ndaluar Muhamedi, alejhi selam, se lėnia ėshtė me e lehtė se veprimi, kurse fjala e Allahut subhanehu we teala:”Le tė kenė kujdes ata qė kundėrshtojnė rrugėn e tij (tė dėrguarit), se do t'i zė ndonjė telashe ose do t'i godasė dėnimi i ithėt” (Nur, 63), na jep tė kuptojmė se duhet tė jemi syēelė ēdo herė me urdhrat e Muhamedit, alejhi selam.

vazhdon...
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė