Shiko Postimin Tek
Vjetėr 01-08-06, 22:13   #5
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

vazhdimi...

Dėgjojmė hadithe tė Muhamedit, alejhi selam, nė xhami, nė rrugė, nė shkolla, nė hytbe, nė ligjėrata, andaj e jona mbetet tė shpejtojmė nė zbatimin e tyre. Kush nuk ka mundėsi pėr momentin, duhet ta synojė (ta bėjė kėtė) nė njė tė ardhme tė afėrt, dhe do tė shpėrblehet pėr qėllimin e mirė.


Kush dėgjon hadithe tė Muhamedit, alejhi selam, dhe nuk ua vė mendjen, nuk i praktikon fare apo nuk ka dėshirė t'i praktikojė, ky ėshtė nė rrezik tė madh tė goditet me atė qė ka pėrmend Allahu:”Le tė kenė kujdes ata qė kundėrshtojnė rrugėn e tij (tė dėrguarit), se ata do t'i zė ndonjė telashe ose do t'i godasė dėnimi i ithėt” (Nur, 63).


Sa shumė mėsojmė hadithe tė Muhamedit, alejhi selam, nė ligjėratat tona! Ne obligohemi ta llogarisim vetėn tonė, se ēfarė qėndrimi kemi ndaj haditheve tė Muhamedit, alejhi selam. E para, obligohemi tė kemi edukatė dhe sjellje, t'ua japim vlerėn haditheve tė Muhamedit, alejhi selam. Pastaj, obligohemi ta realizojmė atė qė jemi urdhėruar nga Muhamedi, alejhi selam, pra atė qė jemi obliguar ta bėjmė.


Ndėrsa, ato gjėra pėr ēka na ka urdhėruar, me urdhėrim tė pėlqyer apo tė lejuar, ajo, qė ėshtė e pėlqyer zbatimi i saj, ėshtė shpėrblim, ndėrsa lėnia e saj nuk ėshtė mėkat; ajo qė ėshtė e lejuar, si zbatimi, ashtu edhe lėnia, nuk kanė shpėrblim e as dėnim, se tė dy kahet janė tė njėjta.


Ēka thua pėr disa persona, tė cilėt pretendojnė se janė nga dijetarėt, pretendojnė se janė nga ata qė kuptojnė dhe se janė thirrės nė rrugė tė Allahut, qė filluan duke kundėrshtuar, duke luftuar hadithet e Muhamedit, alejhi selam. Nė vend qė tė kenė edukatė ndaj tyre dhe t'i nderojnė e t'i respektojnė, ata thonė:"Edhe sikur tė vėrtetohet nga Muhamedi, alejhi selam, se e ka thėnė kėtė, derisa mendja nuk e kap dot, ne marrim atė qė ėshtė e logjikshme dhe i kundėrshtojmė hadithet e Muhamedit", apo i kundėrshtojnė duke thėnė:'Qytetėrimi nuk e pranon kėtė. Atė qė e pranon qytetėrimi, ajo ėshtė e saktė".


U them se nuk ka dot dituri apo qytetėrim qė kundėrshton hadithet e Muhamedit, alejhi selam, por ajo qė kundėrshton hadithet ėshtė injoranca, edhe nėse ajo buron nga mjekėt apo nga profesionalistėt, sepse ato janė hipoteza gėnjeshtare, siē kanė thėnė njerėzit e dijes:"Transmetimet e vėrteta nuk kanė kundėrshtime me mendjet e kthjellėta. Ndodh qė ne e vėrejmė apo nuk e vėrejmė, e ajo u qartėsohet tė tjerėve qė vijnė pas nesh".


E rėndėsishme ėshtė se ajo ēka saktėsohet ta ketė thėnė Muhamedi, alejhi selam, obligohemi ta pranojmė, pa marrė parasysh se e kuptuam qėllimin e tij apo jo, apo iu pėrshtatet mendjes sonė apo e kundėrshton atė. Andaj, obligohemi t'i akuzojmė mendjet tona e jo hadithet e Muhamedit, alejhi selam. Pėr kėtė jemi tė obliguar.


Mirėpo, qė tė gjykojmė me logjikėn tonė ndaj haditheve tė Muhamedit, alejhi selam, apo tė gjykojmė me qytetėrimin dhe hipotezat e ndėrtuara nga provat, qė me tė merret njeriu dhe tė themi se ēdo hadith qė bie nė pėlqim me kėto prova, ėshtė i vėrtetė dhe ēdo hadith qė i kundėrshton, refuzohet, kjo ėshtė kotėsi e madhe. Allahu na ruajt prej saj!


Kjo ėshtė humbje. Frikėsohem pėr atė, i cili posedon kėto mendime tė shtrembėta, se mos po lajthit apo se mos po del nga feja e Allahut. Sikur tė mos e merrnim gjykimit e tij si tė njė injoranti, do ta gjykonim atė si njė i dalė nga feja. Mirėpo, duke shikuar injorancėn e tij apo edhe pasimin e verbėr tė thėnėsit tė kėsaj hipoteze, themi pėr tė se ai ėshtė i humbur apo i gabuar, dhe ėshtė ne rrezik shumė tė madh.


Ka nga njerėzit nė kohėt tona qė kundėrshtojnė hadithet e Muhamedit alejhi selam, e disa prej tyre e mohojnė Sunetin krejtėsisht dhe thonė se nuk punohet vetėm se me Kuran, dhe quhen Kuranijun. Mirėpo, ky grup janė mohues dhe nuk punojnė me Kuran, sepse ėshtė Kurani qė na ka drejtuar nė Sunet. Thotė Allahu:”Atė qė ua jep i Dėrguari, merreni; atė qė jua ndalon, largohuni prej saj”. Gjithashtu thotė Allahu:”T'ua mėsojė atyre librin dhe urtėsinė” (Bekare, 129).


Libri ėshtė Kurani, ndėrsa Urtėsia ėshtė Sunneti i Muhamedit, alejhi selam. Thotė Allahu subhanehu we teala:”Ty ta zbritėm Kur'anin, qė t'u shpjegosh njerėzve atė qė u ėshtė shpallur atyre” (Nahl, 44).


Allahu e ngarkoi Muhamedin, alejhi selam, pėr qartėsim, e ky qartėsim gjendet nė Sunetin e Muhamedit, alejhi selam. Se Suneti i qartėson gjėrat sipėrfaqėsore tė Kuranit, e shpjegon Kuranin. Dhe kush thotė se nuk veproj vetėm se me Kuran, bie mbi tė fjala e Allahut:”Le tė kenė kujdes ata qė kundėrshtojnė rrugėn e tij (tė dėrguarit), se ata do t'i zė ndonjė telashe ose do t'i godasė dėnimi i ithėt” (Nur, 63).


Dhe ka nga ata, tė cilėt e kundėrshtojnė Sunetin e Muhamedit alejhi selam, apo i kundėrshtojnė disa nga Sunnetet dhe marrin disa prej tyre, qė thonė:"I marrim ato qė janė Mutevatire dhe nuk pranojmė Hadithet Ehad, nėse i kundėrshtojnė rregullat e logjikės, dhe nuk pranojmė tė tilla nė ēėshtje tė Besimit dhe nuk i pranojmė ato nė punėt qė i quajnė studimore". Kjo, faktikisht, ėshtė injorancė e madhe dhe e gjithė kjo bie nėn thėnien e Allahut:”Le tė kenė kujdes ata qė kundėrshtojnė rrugėn e tij (tė dėrguarit), se ata do t'i zė ndonjė telashe ose do t'i godasė dėnimi i ithėt” (Nur, 63). Kėta janė nė kundėrshtime mė tė rėnda se ata tė cilėt nuk pėrfillin urdhrin e Muhamedit, alejhi selam, nga epshet dhe nga teket e tyre, se kėta kundėrshtuan me qėllim. Allahu na ruajt.


E, gjithashtu, ajo qė ėshtė shfaq nė kohen e fundit, e posaēėrisht nė mesin e tė rinjve, ėshtė sulmi kundėr disa haditheve tė Muhamedit, alejhi selam, duke i bėrė tė dobėta tė vėrtetat, e tė vėrtetat tė dobėta, pa dituri. Edhe ky ėshtė rrezik i madh. Nuk lejohet pėr ēdonjėrin tė flasė pėr hadithe tė Muhamedit, alejhi selam, pos atij qė ka dituri dhe njohje pėr tė.


Ndėrsa, dikush fillon tė lexojė vetėm disa libra, duke mos nxėnė dituri nga dijetarėt dhe burimet e vėrteta. Fillon duke i bėrė tė vėrteta dhe tė dobėta. Ky ėshtė rrezik i madh dhe ėshtė edukatė e ultė ndaj haditheve tė Muhamedit, alejhi selam. Duhet te ndalen nga ky veprim, se ky ėshtė rrezik i madh pėr vetėn e tyre dhe pėr Muslimanėt nė pėrgjithėsi.


Edukata dhe sjellja me Sunetin e Muhamedit, alejhi selam, ėshtė obligim pėr ēdo njeri, duke mos u zhytur nė to, pos me dituri dhe me njohje tė vėrtetė, e qė kjo tė bėhet nga njerėzit e dijes dhe tė profilit pėrkatės. Kurse, njeriu qė ėshtė i vogėl dhe dėshiron tė hyjė nė shtėpi nga kulmi dhe nuk hyn nga dera, ky ėshtė nė rrezik shumė tė madh. E gjithė kjo hyn nė edukatėn e ultė me Muhamedin, alejhi selam, dhe me Sunetin e tij. Andaj, kėrkohet nga ne tė jemi syēelė pėr kėtė gjė, ngase ėshtė ēėshtje madhėshtore.


Shumė njerėz, nė kohėn tonė, Sunetin e Muhamedit, alejhi selam, e kanė lėnė anash, nga injoranca e madhe, nga mohuesit, nga bartėsit e mendimeve shkatėrruese. Andaj, obligohemi tė kemi qėndrim me atė i cili kundėrshton Sunetin e Muhamedit, alejhi selam, qėndrim tė Besimit, qėndrim tė besimtarėve me hadithet e Muhamedit alejhi selam, me dituri, me zbatim, me respektim, me edukim. Ashtu siē e nderojmė Muhamedin alejhi selam, ashtu t'i nderojmė edhe hadithet e Tij, sepse ato janė nga Allahu subhanehu we teala:”Ēka t'ju jep Pejgamberi, merreni; ēka t'ju ndalojė, pėrmbajuni dhe kini frikė Allahun” (Hashėr, 7).


“Dhe ai nuk flet nga dėshira e tij. Ai (Kur'ani) nuk ėshtė tjetėr, pos shpallje qė i shpallet” (Nexhm, 3-4). Kjo ėshtė shpallje nga Allahu subhanehu we teala.


Kėrkoj falje nga Allahu pėr vetėn time, pėr juve dhe pėr muslimanėt nė pėrgjithėsi, duke kėrkuar nga Allahu tė mė furnizoj mua dhe juve me dituri tė dobishme dhe me vepėr tė mirė, me syēelėti nė fenė tonė, me vendosmėri nė tė vėrtetėn, dhe tė mos i shtrembėrojė zemrat tona, pasi na ka udhėzuar. Paqja dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi Muhamedin, familjen dhe shokėt ne pėrgjithėsi.



Pėrktheu: Unejs Murati

F U N D
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė