Shiko Postimin Tek
Vjetėr 01-08-06, 22:24   #3
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

Lehtėsia e konvertimit tė sotėm tė shqiptarėve ka burim tė hershėm

Sa u pėrket shqiptarėve, tashmė ėshtė njė standard tė thuhet se populli shqiptar ėshtė njėri nga popujt mė tė vjetėr tė Gadishullit Ilirik dhe tė Europės dhe kjo ėshtė normuar edhe nė librat e historisė. Dhe ėshtė e padyshimtė qė populli shqiptar ka njė identitet tė vetin nė aspektin e gjuhės, tė territorialitetit dhe tė etnopsikologjisė, marrė nė kuptim tė gjerė. Por, duke qenė njė popull i lashtė, pa dyshim ka edhe vėshtirėsi tė mėdha pėr dokumentimin me fakte konkrete materiale tė periudhave tė hershme tė ekzistencės sė vet. Qė nga dėshmitė e Herodotit 1 pėr alfabetin e pellazgėve, tė cilin e huazuan helenėt e deri te dėshmitė e Brokardit 2 pėr alfabetin latin nė librat shqipe, janė fragmente dėshmish tė palidhura, tė tėrthorta e tė cilat nuk arrijnė ta krijojnė njė pamje tė plotė tė ekzistencės dhe tė transformimeve pellazgo-iliro-shqiptare.

Sot, kur shihet nė mėnyrė retroaktive ajo histori e shqiptarėve, megjithėse ende e paplotė, mund tė hetohen disa shtresime tė identitetit kulturor e kombėtar shqiptar, qė kanė ardhur si rezultat i fateve dramatike, tė pėrpjekjeve pėr mbijetesė e pėr zhvillim brenda njė identiteti kulturor e kombėtar tė veēantė, nė statusin e tė qenit popull i pushtuar gjatė dy mijėvjeēarėve.
Rrjedhimisht, shumica e fakteve tė ditura dėshmojnė se shtresimet e identitetit kulturor e kombėtar shqiptar, mė shumė janė pasoja tė gjendjeve tė pushtimeve tė gjata se sa tė zhvillimit normal. Kjo do tė thotė se shumė herė ėshtė fjala pėr imponime tė vlerave nga jashtė, mė shumė me dhunė e mė pak si rezultat i njė procesi normal kontaktesh ndėrmjet popujsh e kulturash qė formėsohen nė vijimėsi tė ekzistecės e tė zhvillimit historik. Rrjedhimisht, ato shtresime identitetesh, nė shumė raste janė tė paharmonizuara njėra me tjetrėn, madje edhe tė konfrontuara, ashtu sikundėr ka qenė edhe gjeneza e tyre. Ndoshta nė kėtė kontekst edhe ėshtė rasti tė mendohet pėr njė ēast pėr atė lehtėsi me tė cilėn shqiptari i dikurshėm po edhe ky i sotmi ėshtė kovertuar e konverohet nė identitete tė tjera gjuhėsore, fetare, kulturore e kombėtare, si bizantinė, sllavė, turq, arabė, grekė, italianė e madje edhe nė ashkali e nė rusė, ku kėto entitetet e fundit janė edhe si raste tė shėmtuara tė kėsaj prirjeje nė ditėt tona nė Kosovė, e qė arsyetohen me ndonjė lehtėsim ose pėrfitim administrativ e material nė shtetet tė tjera. Duket se nė rastet e sotme tė konvertimeve tė tilla, kaq tė panatyrshme, aktivizohet ndonjė shtresė e atyre identiteteve tė dikurshme, tė lėkundura nė themele, (shtresat pellazge/ ilire, romane, bizantine, ose atyre tė konfrontuara( kastriotik/otoman, nacionalist/komunist), gjė qė e bėn konvertimin mė tė pėrballueshėm nė ndėrgjegjen e bartėsve tė kėtyre dukurive. Sa na ėshtė e njohur, nė kėtė kohė nuk ka raste tė tjera nė Europė, qė njė komb tė manifestojė prirje tė konvertimit tė lehtė tė identitetit administrativ si shqiptarėt. Probleme tė mėdha nė periudhėn e tranzicionit postkomunist kanė pasur edhe kombet e tjera ballkanike( kroatėt, boshjakėt, sllavomaqedonasit, serbėt, bullgarėt, rumunėt), po edhe kombet e tjera qė kanė jetuar nė orbitėn sovjetike, dhe ende kalojnė nėpėr njė proces tė rėndė ēmoralizimi tė shoqėrive tė tyre. Bie fjala, kontigjentet e prostitutave nga Moldavia, Ukraina, Bullgaria e Rusia, janė tabloja tragjike e atij ēmoralizimi dhe degradimi. Por, prirje tė theksuar pėr konvertim tė idnetitetit kombėtar nuk kanė manifestuar. Pėrkundrazi, shumica e kėtyre kombeve, nė kėtė periudhė janė shquar pėr modifikimin e doktrinave tradicionale nacionaliste dhe funksionalizmin e tyre nė realitetet e reja gjeopolitike. Kėtij sindromi nuk i kanė shpėtuar as dy kombet ballkanike me identitetet mė tė brishta kombėtare, boshnjakėt dhe sllavomaqedonasit. Ndėrsa, shqiptarėt kanė adoptuar si orientime dominuese ideologjitė kozmopolite, tė cilat edhe konvertimin e bėjnė moralisht mė tė justifikueshėm.
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė