Shiko Postimin Tek
Vjetėr 01-08-06, 22:25   #4
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

Asnjė shqiptar i sotėm nuk krenohet se ka tradite ilirie

Sot nė identitetin kulturor dhe kombėtar tė shqiptarėve, si njėfarė vetėpėrcaktimi nė nivele tė definimit tė prejardhjes, ėshtė e injektuar njė dozė e identitetit antik ilir. Kjo shtresė identiteti antik mė shumė ėshtė marrė si mitologji, e mė pak si argument historik, pėr shkak se historia ilire shfaqet e fragmentuar, e fshirė nė kapitujt e saj kryesorė. Nė nivelin e kulturės materiale, vėrtet kanė mbetur trashėgimi objekte tė shumta arkeologjike, me tė cilat arkeologėt bėjnė pėrpjekje tė rikonstruktojnė periudha dhe ngjarje tė ndryshme. Fatkeqėsisht, ende nuk ėshtė gjetur askund sė paku njė fjali e shkruar ilirisht, e cila do tė ishte njėfarė ēelėsi pėr lidhjet ndėrmjet ilirishtes antike e shqipes. Argumenti mė i fortė qė pėrdoret pėr argumentimin e lidhjeve gjuhėsore tė ilirishtes me shqipen, janė toponimet e disa qyteteve si Skupi, Skodra, Naisus, tė cilat edhe pse janė ndryshuar nė ndonjė element tingullor, prapė kanė ruajtur natyrėn me rastin e transformimit nga ilirishtja nė shqipe.3

Por, fragmente e argumenteve tė gjetura, nuk e mposhtin faktin se shtresa e identitetit antik ilir te shqiptarėt e sotėm, ėshtė nė shumė vende e mbuluar nga harresa.

Ajo qė ėshtė edhe mė e dukshme, kjo shtresė e identitetit ėshtė pasive, dhe funksionon kryesisht nė tematikat letrare dhe nė debatet historike. Pra, kjo shtresė e identitetit nuk tregon sot fuqi qė tė regjenerohet, nuk prodhon energji nė kontekstin e vetėpėrcaktimit tonė kulturor e kombėtar. Fjala vjen, asnjė ngjarje e Ilirisė antike, qoftė kulturore, qoftė historike, nuk shėnohet sot nga shqiptarėt, me ēka do tė mbahej e gjallė tradita. Poashtu, asnjė figurė historike ilire nuk ka gjetur identifikim nė politikė. Shqiptarėve tė sotėm as qė u shkon ndėrmend ta aktivizojnė modelin e ekspeditave pushtuese tė Pirros, veēse e kanė temė mė tė shpeshtė humbjen e luftėrave tė Teutės, humbjen fatale tė mbretit Gent, humbjen e Batos sė desidiatėve, tradhtinė e Demeter Farit, tradhtinė e Batos sė breukėve, etj. Ėshtė e qartė se kėto kanė njė pėrsėritshmeri tė habitshme nė historinė e re tė shqiptarėve, por kjo ėshtė njė traditė negative dhe si e atillė nuk ka fuqi tė participojė mė aktivisht nė identitetin shqiptar.

Mbetet qė pika kulmore e afirmimit tė kėsaj shtrese tė identitetit antik ilir ėshtė arritur me pėrdorimin si argument politik tė identitetit ilir, bile mė shumė tė atij pellazg, nga ideologėt e Rilindjes Kombėtare Shqiptare, tė cilėt nė memorandumet qė u dėrgonin Fuqive tė Mėdha, dhe nė studimet historike, argumentonin lashtėsinė pellazge e ilire tė shqiptarėve.4

Nė letėrsi dhe nė pikturė ende sot pėrdoret si tematikė mitologjia ilire, dhe thėrmiat e njohura tė historisė sė saj.5 Por, ky tematizim megjithatė ka mbetur shumė i kufizuar dhe nuk ka prodhon ndonjė element tė fuqishėm tė identitetit kulturor. Asnjė shqiptar i sotėm nuk krenohet se ka traditė ilire.

Bile, sot kur kombi shqiptar ėshtė kombi mė i varfėr i kontinentit, ka raste kur pėrmendja e tė qenit populli mė i vjetėr i gadishullit e i kontinentit, tingėllon si alibi e rreme pėr gjendjen e tashme. Regjinal Hiberti e ka goditur saktė kėtė gjendje kur ka thėnė se “ shqiptarėt janė njė nga popujt mė tė vjetėr tė Europės, por vendi i tyre ėshtė njė nga shtetet mė tė reja tė Europės. Tė jesh kaq i vjetėr dhe njėkohėsisht kaq i ri, ėshtė njėfarė fati i keq”.6

Kur tė plotėsohet tabloja e dhėnė nga Hiberti, me faktin se mė shumė se gjysma e kombit shqiptar as qė ėshtė pėrfshirė brenda shtetit shqiptar qė ėshtė ndėrkombėtarisht i njohur, veēse ka mbetur nėn sundime e administrime tė huaja, (Ēamėria, Kosova, Lugina e Preshevės, Maqedonia, Kraja e Ulqini), ėshtė e qartė se sa ters ėshtė ky fat dhe sa pak zė vend nė realitetin e hidhur, argumentimi me identiteti antik ilir a pellazg.

Zhdukja fizike nė periudhėn e sundimit serb

Amnezioni ilir apo alban/shqiptar ka qenė edhe mė i rėndė nė periudhėn e gjatė tė pushtimeve bizantine, e cila pasoi pacifikimin ilir tė arritur nė pėrmasa tė mėdha nga Perandoria Romake. Po ai Reginald Hibert qė cituam mė herėt, thotė pėr Shqipėrinė se “Lidhja e gjatė me Kostandinopojėn nuk e la tė krijonte identitet politik”.7 Por, nuk ėshtė se mbeti vetėm pa identitet politik po nė atė periudhė shqiptarėt mbetėn edhe pa identitet kulturor. E tėra qė vjen si trashėgimi kulturore dhe qytetėruese nga ajo periudhė, veē shqiponjės me dy krerė nė flamurin kombėtar, vjen nė formė emrash tė disa perandorėve bizantinė me origjinė ilire, prej themeluesit tė Kostandinopojės, Kostandinit tė Madh e deri te Justiniani. Por, njė prejardhje etnike nuk ėshtė e mjaftueshme, pėr t’i bėrė kėto figura elementė tė identitetit shqiptar 8. Dhe nė pėrgjithėsi, qytetėrimi bizantin, me luftėra tė pėrgjakshme pėr pushtet, nga mė mizoret qė mund tė imagjinohen, me luftėra tė egra sektare ndėrmjet arianizmit e monofizizmit, me psikozat e mitingjeve dhe tė hipodromeve, ku ekspozoheshin gjymtyrėt e tė masakruarve 9, pėr shqiptarėt me formim nė shtratin e qytetėrimit perėndimor dhe pėr ata tė besimit islam, nuk paraqet njė mostėr qė motivon tė ndiqet. Si pėr kumt, bash ata qė u shpallėn trashėgimtarė tė qytetėrimit bizantin, rusėt, serbėt dhe grekėt, janė armiqtė historikė tė shqiptarėve dhe kryesit e mizorive mė tė llahtarshme kundėr shqiptarėve. Egėrsia serbe, e shartuar mbi mizoritė bizantine, ka bėrė gjenocid mbi shqiptarėt nė shekujt XI- XIV, aq sa e ka sjellė para zhdukjes fizike popullin shqiptar. Kjo ėshtė periudha e sllavizimit me dhunė tė shqiptarėve dhe tė toponimeve nė hapėsirat shqiptare, e qė edhe sot nuk janė ērrėnjosur plotėsisht. Noam Malkolm konstaton se “Duke marrė para sysh mbisundimin e serbėve ortodoksė, si edhe tė gjuihės serbe nė Kosovėn mesjetare, ka arsye tė mendohet se rrjedhas e ėprgjithshme e asimilimit ka qenė nė favorin e serbėve, me dias adallime tė vogla. Konkluzioni kryesor duhet tė jetė se, a marrė para sysh se nė ē’shkallė ka qenė asimilimi, ai ėhstyė bėrė: shumė veta tė cilėt iu nėnshtruan kėtij procesi, duhet tė kenė lėnė gjuhėn e tyre shqipe dhe janė bėrė serbė”. 10

Kjo ėshtė periudha kur edhe kishat bizantine uzurpohen nga kisha serbe dhe shpallet trashėgimia dhe pronėsia ekskluzivisht serbe mbi to, edhe pse shumica e shqiptarėve tė Kosovės sė sotme dhe tė viseve lindore shqiptare, aderonin nė fenė ortodokse Kjo ėshtė periudha kur aplikohet “Zakonik cara Dushana” sipas tė cilit shqiptarėt gjymtoheshin, nė rast se nuk e pranonin ortodoksinė serbe: “Nėqoftėse ndonjė heretik kapet duke jetuar ndėr tė krishterėt, le tė dėmkoset nė fytyrė dhe le tė dėbohet”. 11
Pra, nė kėto periudha tė gjata tė pushtimeve bizantine e serbe, as qė mund tė bėhet fjalė pėr zhvillimin e identitetit shqiptar, po vetėm pėr njė proces tė zhdukjes fizike dhe kulturore tė shqiptarėve pėrkatėsisht tė mbijetesės kritike. Dihet se nė periudhėn para Betejės sė Kosovės tė vitit 1389, pjesėn mė tė madhe tė Kosovės e sundonte Vuk Brankoviqi, ndėrsa pjesėn lindore tė saj, me minierat e njohura tė Novobėrdės, i sundonte Llazar Hrebelanoviqi.12 Ėshtė shqetėsues fatki qė tėrė ky realitet i gjendjes sė pushtimit tė Kosovės dhe tė viseve tė tjera shqiptare nga serbėt, dhe rpocesi i zhdukjes sė tyre fizike nga serbėt, para ardhjes sė osmanėve, margjinalizohet ose edhe fshehet nga historiografia shqiptare
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė