Shiko Postimin Tek
Vjetėr 01-08-06, 22:26   #5
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

Sami Frashėri - simbol i identitetit tė dyfishtė

Proces i zhdukjes fizike tė shqiptarėve nga ana e Perandorisė serbe dhe i asimilimit kulturor nga Perandoria e Bizantit, u ngadalėsua dhe mė tutje pothuajse u ndėrpre, pas fitores sė Perandorisė Osmane kundėr serbėve dhe mė tutje kundėr Perandorisė Bizantine.

Zėvendėsimi i pushtuesve tė egėr, serbė e bizantinė, tė cilėt kishin pėr qėllim shfarosjen fizike tė shqiptarėve dhe fshirjen e gjurmėve tė tyre kulturore, me njė pushtues tė butė, i cili sillte edhe mesazhin hyjnor tė Islamit, ishte fillimi i njė fati tė ri historik, kur fillon e krijohet njė shtresė e re e identitetit kulturor e kombėtar tė shqiptarėve. Prej kėsaj kohe ka njė profilizim tė ri, mė tutje edhe njė qėndrueshmėri identiteti kombėtar shqiptar.

Sot, mund tė flitet pėr njė shtresė tė identitetit shqiptarė nga periudha otomane. Kolosi i dijes, Sami Frashėri, ėshtė nė tė njėtėn kohė refermator i kulturės turke dhe ideolog i ēėshtjes shqiptare. Ai ėshtė nė tė njėtėn kohė shkrimtar turk dhe shkrimtar shqiptar. Sami Frashėri ėshtė simbol i njė simbioze kulturore turko-shqiptare, tė bazuar nė shtratin e qytetėrimit islam.

Kjo traditė pesėshekullore, ka mbetur nė disa aspekte edhe pas largimit tė Turqisė nga gadishulli Ilirik nė vitin 1912. Madje, nė disa qytete tė mėdha shqiptare si Shkupi, Prishtina e Prizreni, e folmja turqisht ka mbetur pėr decenie tė tėra si gjuhė e familjes, edhe te shtresa qytetare shqiptare. Sot kjo traditė ėshtė nė tė perėnduar, por ama vetėm pas gati njė shekull tė largimit tė Turqisė.

Pėrderisa breda vetė popullit shqiptar kjo gjė ėshtė pėrjetuar si krejt legjitime dhe jokonfliktuale, ajo ėshtė keqpėrdorur nga armiqtė e shqiptarėve. Fjala vjen, nė rrokullimėn e luftėrave ballkanike, Mali i Zi nė vitin 1913, pati ndėrmarrė njė projekt pėr konvertimin me dhunė tė shqiptarėve muslimanė tė Rrafshit tė Dukagjinit nė ortodoksė. Ky projekt u kthye nė njė gjenocid kundėr popullsisė shqiptare. Ndėrsa, nė rrokullimėn e Luftės sė Dytė Botyėrore, ideologjia fashiste zervase, e ka pėrligjur gjenocidin kundėr shqiptarėve, nė Ēamėri, duke i trajtuar si turq qė duheshin dėbuar nga toka greke.

Mė duket indikative e dhėna se shpėrnguljet e mėdha shqiptare nga Kosova dhe viset e tjera shqiptare tė mbetura nėn pushtimet sllave, nė vitet 1912- 1955, kanė qenė tė drejtuara pėr nė Turqi. Kjo sigurisht ka qenė si rezultat i politikave koniukturale tė qeverive serbo-jugosllave e turke, (Konventa e nėnshkruar nga Stojadinoviqi e Ataturku nė vitin 1937 dhe Marrėveshja Xhentėllmene ndėrmjet Titos e Kyprillisė e vitit 1953.) Por, kjo politikė koniukturale, nga pikėpamja turke dhe e shqiptarėve qė dėboheshin nga atdjheu i tyre, ishte e bazuar edhe nė prirjet qė pulsonin nė vetė realitetin jetėsor, qė ishte formėsuar si afri e ndėrsjellė nėpėr shekuj, nga prezenca dhe nga ndikimi i Turqisė mbi identitetin e popullit shqiptar.

Ridefinimi i identitetit kombėtar: drejt panamerikanizmit shqiptar?

Pas ardhjes nė krizė tė doktrinės dhe tė praktikės sė socializmit jugosllav, e cila identitetin kulturor dhe kombėtar shqiptar e mbante nėn trysninė e fuqishme tė sllavizmit tė ambalazhuar si kozmopolitizėm, filloi njė fazė e re e rifedinimit tė identitetit kombėtar tė shqiptarėve nė Kosovė dhe nė viset e tjera tė pushtuara nga sllavėt.

Nuk ėshtė pa interes tė pėrmendet se pas dyzet vjetėve, kur filloi njė valė e re e shpėrnguljeve masive tė shqiptarėve nga Kosova, ( nė vitet 1994-1999), ajo u drejtua pėr nė shtetet europerėndimore, e aspak drejt Turqisė. Kjo pėr arsye se lidhjet me Turqinė qenė shkėputur, ndėrsa me Europėn Perėndimore qenė intensifikuar. Mė duket se kjo prirje e re e shkuarjes drejt shteteve europianoperėndimore, ka tė bėjė edhe me zbehjen e dukshme tė identitetit islam tė shqiptarėve, nė deceniet e jetės nėn socializėm dhe me forcimin e njė shtrese europiano-perėndimore tė identitetit kombėtar. Partia e parė politike jokomuniste e krijuar nė Kosovė, Lidhja Demokratike e Kosovės, (1989) u shqua pėr njė orientim tė theksuar propagandistik europiano-perėndimor, i cili u shndėrra nė diskurs dominues edhe nė opozitėn qė lindi nė Shqipėri njė vit mė vonė.

Kėto zhvillime ideologjike, politike dhe mė tutje ushtarake, nė rastin e luftės nė Kosovė (1998-1999) dhe nė Maqedoni (2001), qenė me ndikim edhe nė identitetin shqiptar nė pėrgjithėsi, te tė cilėt nė kėtė periudhė ka triumfuar botėkuptimi pėr identitet perėndimor, pėr ēka edhe i kanė shpallur aspiratat e tyre pėr integrimet e plota euroatlantike. Roli kryesor i Shteteve tė Bashkuara nė vitin 1999, nė ndėrprerjen e spastrimit etnik dhe tė gjenocidit kundėr shqiptarėve tė Kosoėvs, ėshtė momenti kyē, i cili prodhon kėtė ndjeshmėri proamerikane. Nė luftėn e fundit amerikane kundėr Irakut, elitat politike shqiptare, nė Shqipėri dhe nė Kosovė, shpalosėn solidaritetin dhe madje pjesėmarrjen nė koalizionin ndėrkombėtar tė udhėhequr nga Shetet e Bashkuara tė Amerikės, me ēka kanė forcuar idenė e re, qė mbase mund tė emėrtohet si panamerikanizėm shqiptar.13. Ky sindrom panemarikanizmi, nė fakt ėshtė shtresa e tashme dominuese e identitetit tė proklamuar politik shqiptar.14 Sa ėshtė kjo gjendje emocionale rezultat i zhvillimit normal dhe i aspiratave normale, e sa i ngjarjeve tė imponuara, do tė shihet nė tė ardhmen, nga shkalla e integrimit. Ajo qė shihet sot pėr sot, ėshtė se potencialet pėr kėtė proces nuk shquhen pėr mobilitet tė madh. Mbetja e Kosovės pa status politik dhe tė qenit e Shqipėrisė si shteti i fundit nė listėn e shteteve europiane qė planifikohen tė pranohen nė Bashkimin Europian, ėshtė njė indikator i joqėndrueshmėrisė sė kėtij ekzaltimi tė proklamuar. Elementėt bllokues tė energjive tė kombit shqiptar, ende nuk janė identifikuar nė mėnyrė korrekte.

Amnestohen tė gjithė pushtuesit, pėrveē Turqisė

Sado qė shtresa e identitetit otoman ndėr shqiptarė tashmė rezulton e zbehur, mė duket se ende bėhen pėrpjekje qė ajo tė fshehet e tė mohohet krejtėsisht, pėrkatėsisht tė mbulohet nga amnezioni i plotė. Dhe kjo bėhet pėr dy arsye: e para, mendohet se duke i prerė rrėnjėt e lidhjeve tė gjata shqiptaro-turke, mund tė dobėsohet dhe eventualisht tė mposhtet Islami ndėr shqiptarė. Nxjerrja nė epiqendėr si identitet kombėtar dhe kulturor vetėm e njė shtrese tė identitetit krishterė tė shqiptarėve, qė ambalazhohet si “pėrkatėsi civilizimit europian”, bėhet pėr kėtė shkak. Madje edhe njė ngjarje si Beteja e Kosovės e vitit 1389, paketohet si gjoja luftė luftė pėr ruajtjen e lirisė sė popujve ballkanikė, pra edhe tė lirisė e tė pavarėsisė sė shqiptarėve. Ndėrsa mė herėt u konstatua se cila ishte gjendja e shqiptarėve nėn Perandorinė Serbe, para se ajo tė shkėrmoqej nga ardhja e osmanėve. Mė duket se fshehja e fakteve kaq tė fuqishme, pėrveē qė ka pėr qėllim zbutjen e qėndrimit antisllav dhe antiortodoks tė shqiptarėve, veēmas ka pėr qėllim mbajtjen e akuzės pėr Islamin si gjoja pengues tė lulėzimit tė shqiptarėve.

Edhe lufta e Gjergj Kastriotit Skenderbeut, nė shumė aspekte tė saj, ėshtė e mbėshtjellė me mitologji, me funksion tė njėjtė ideologjik, pra pėr mbjelljen nė ndėrgjegje tė shqiptarėve tė ideologjisė, sipas tė cilės identiteti i tyre i vetėm ėshtė ai krishterė.

E dyta, nė periudhėn e vet tė fundit, Perandoria Osmane, nuk kishte mbetur as hija e njė shteti qė rrezatonte kulturė, qytetėrim e vlera tė mėdha pėr njerėzimin. Ajo ishte pėrfshirė nga korrupsioni, nga injoranca dhe nga mipoia politike. Turqia e fundit tė shekullit XIX dhe e decenies sė parė tė shekullit XX, faktikisht ishte bėrė protektorat i disa shteteve perėndimore, veēmas Rusisė, e cila kishte marrė tė drejtat e pėrkujdesjes pėr ortodoksėt dhe tė Austrohungarisė e cila kishte fituar tė drejtat e protektoratit mbi katolikėt e Ballkanit. Egėrsia e ekspeditave pacifikuese xhonturke kundėr shqiptarėve kryengritės nė vitet 1910 1912, u shndėrrua nė armiqėsi pėr gjeneratat qė e themeluan shtetin shqiptar nė vitin dhe la vrragė tė thella nė kujtesėn e njerėzve. Prej andej u bart edhe nė arsim e nė kulturė, duke gjeneruar pėr decenie tė tėra armiqėsi kundėr Turqisė dhe veēmas kundėr Islamit, e duke i mohuar tė gjitha anėt e mira qė kishte sjellė pėr shqiptarėt ajo bashkėjetesė e gjatė nė Perėndorinė Otomane.
Sindromi antiturk ushqehet vazhdimisht nga propaganda e ashpėr, e injektiuar qė nga programet shkollore e deri te komentet politike. Rrjedhimisht, nė njė pjesė tė madhe tė popullsisė, shfaqen hutesa e bllokime tė energjive, nga frika se pėrgjigjja nė kėto mostra, do tė shkaktonte rritje tė konfliktualitetit brendakombėtar.
Shqiptarėt tashmė i kanė harruar, ose sė paku shtiren se i kanė harruar vuajtjet qė u janė shkaktuar nga dy pushtime italiane, nga pushtimi nazist gjerman, nga gjenocidi grek nė Ēamėri, e ka shenja se po relativizohen edhe hidhėrimet pėr gjenocidin e fundit serb nė Kosovė. Mbajtja e paragjykimit pėr Turqinė si pushtues, kur janė amnestuar pushtuesit mė tė egėr, nuk ka si tė shpjegohet ndryshe, veēse nė kontekstin e njė strategjie antiislame, si ndėr vetė shqiptarėt, qė duan tė mbajnė idenė se identitetit i tyre kombėtar ėshtė vetėm i krishterė, si nga tė huajt, qė e stimulojnė kėtė ideologji. Por, kjo prirje po e shkakton blllokimin e energjive, ēoroditjen e dialogut tė brendshėm dhe gjymtimin e identitetit shqiptar.
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė