Shiko Postimin Tek
Vjetėr 01-08-06, 22:26   #6
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

Ēka mė tutje?

E para, ėshtė i domosdoshėm rishkrimi kritik i historisė sė shqiptarėve, duke e dekontaminuar atė plotėsisht nga mitologjtė romantike iliro-pellazge dhe nga ideologjitė

agresive antiislame. Vėrtet, pėrfytyrimet romantike pėr njė popull madhėshtor nė antikė, pėrplasen sot pėr njė realitet tė hidhur, sikundėr qė pėrfytyrimet pėr muslimanėt shqiptarė si antieuropianė potencialė apo tė fshehtė, nuk kanė asnjė qėndrueshmėri logjike. Poashtu edhe periudhat e pushtimit tė gjatė bizantin, e pushtimeve shkatėrrimtare mesjetare serbe, e luftėrave tė Gjergj Kastriotit, e integrimit nė Perandorinė Otomane dhe e komunizmit shqiptar, kėrkojnė interpretime tė reja shkencore, duke identifikuar pasojat dhe rezultatet pėr identitetin shqiptar. Nė njė interpretitm kritik tė hisorisė kombėtare, duhet tė pėrfshihen tė gjitha shtresat e identitetet, ashtu qė tė krijohet njė pamje e plotė dhe koherente, pa konfliktualitet tė mbarsur ideologjik. Fjala vjen, krahas identitetit kastriotik dhe prodhimit tė tij nė historinė dhe nė kulturėn kombėtare, duhet tė pranohet edhe ajo shtresė e identitetit kulturor me prejardhje otomane, e cila nė fakt u bė tharmi i ideologjisė kombėtare tė shqiptarėve.

E dyta, ka ardhur koha tė mos injorohet identiteti aktual fetar i shqiptarėve, ashtu si ėshtė ai nė realitetin jetėsor. As nė kėtė nivel nuk ka nevojė tė konfrontohet asgjė, dhe as tė imponohet asgjė. Duhet hequr etiketa qė Islami na qenkėsh fe antieuropane dhe antiperėndimore, kur dihet se trualli i tė tri feve monoteiste ėshtė i njėjti dhe vetė Shpallja Hyjnore ėshtė unike. Rrjedhimisht, edhe Islami i shqiptarėve duhet tė pranohet ashtu si ėshtė nė tė vėrtetė: pėrqafim i Shpalljes Hyjnore15, e cila askujt nuk i imponohet me dhunė, por e cila vėrtet nuk mund tė mposhtet nga asnjė ideologji dhe nga asnjė luftė qė i bėhet. Nė pajtim me kėtė, duhet tė pranohet kontributi i dhėnė nga shqiptarėt muslimanė nė krijimin dhe zhvillimin e identitetit shqiptar dhe nė zhvillimin e gjithmbarshėm shqiptar nė kėta shtatė shekujt e fundit, qė nga shpėtimi nga asimilimi sllavė e bizantin nė Mesjetė e deri te krijimi i shtetit shqiptar dhe i ridimensionimee mė te reja gjeopolitike tė kombit shqiptar nė hapėsirat ballkanike.

E treta, nė procesin e globalizmit, kultura dhe kombi shqiptar duhet tė vėnė nė pėrdorim gjithė spektrin e vlerave qė disponojnė, pra edhe vlerat dhe identitetin islam, nė mėnyrė qė nė integrime tė jemi partner i pashfytyruar dhe ashtu tė kontribuojmė mė shumė nė njohjen e ndrsjellė dhe nė zhvillimin pozzitiv tė bashkėsisė njerėzore. Tė qenėt nė njė pozicion gjeografik dhe qytetėrues tė urės lidhėse ndėrmjet Perėndimit e Lindjes, do tė duhej tė shndėrrohej nė njė favor pėr kombin shqiptar nė proceset e ardhshme tė integrimeve glolabe. Hezitimi sa u takon lidhjeve e bashkėpunimit me Turqinė dhe me botėn islame, duhet tė tejkalohet, sepse me to bashkėpunojnė tė gjitha kombet e tjera, duke pėrfshirė edhe amerikanėt, tė cilėt edhe kur sulmojnė njė shtet arab, si Irakun, atė sulm dhe invadim e bėjnė nga trualli i disa shteteve arabe, si Katari e Kuvajti. Rrjedhimisht, mbajtja e paragjykimeve dhe e “fajėsisė historike” pėr pėrkatėsinė islame tė njė numri tė madh tė shqiptarėve, nuk kanė asnjė mbėshtetje logjike. Thjesht janė komplekse tė imponuara nga armiqtė e shqiptarėve, tė cilėt kėtij kombi i kanė imponuar edhe njė ekuilibrim artificial tė identitetit shqiptar, duke e shtypur shtresėn e identitetit islam. Vetėm ekuilibrimi i vėrtetė i shtresimeve tė identitettit tonė, do tė na nxirrte nga vorbulli i falsifikimeve tė pėrfytyrimeve dhe tė realiteteve kombėtare, me ēka do tė qetėsohej ndėrgjegja e shumicės sė njerėzve shqiptarė. Ashtu do tė fitohej mobiliteti i kombit nė rrugėn e pėrparimit e tė emancipimit, ēka nėnkupton edhe ndihmėn e pakursyer tė Krijuesit, nė rast se veprohet nė rrugė tė drejtė.

Pėrfundimisht, ky do tė ishte stabilizim nė njė identitet natyral, pas sa e sa shekujve tė humbjes nė vorbullat e amnezioneve tė mėdha, sikundėr ishin proceset e mėdha asimiluese: romanizimi, greqizimi, sllavizimi, e turqizimi, e sikundėr ndodh sot, konvertimi nė grekė, nė italianė e madje edhe nė ashkali e nė rusė. Pikėrisht kėto ndikime tė forta shfytyruese mbi identitetin kulturor e kombėtar, e veēmas atė fetar, si boshti kurrizor i harmonisė dhe i stabilitetit individual dhe kolektiv, e kanė katandisur kombin shqiptar nė mė tė varfėrin dhe gati mė tė parėndėsishmin e kontinentit europian, tė njohur pėr lėkundje ideologjike dhe shpėrndėrrime tė rrezikshme tė kėrkesave sociale dhe politike 16, si edhe pėr relativizime tragjike tė projekteve politike e kombėtare17.

Po se a kemi nxjerrė mėsime tė dobishme nga pėrvojat e hidhura tė dy mijėvjeēarėve tė shkuar, ende nuk shihet qartė. Nė fakt, nėse nuk veprohet sipas strategjisė qė u skicua mė lart, duhet tė konstatoj me keqardhje se do tė vazhdojė katandisja e kombit tonė, si pasojė e brishtėsisė sė identitetit, e konfrontimit tė shtresave tė ndryshme tė kėtij identiteti dhe e rritjes sė presionit shkombėtarizues tė proceseve integruese globale. Ta zėmė, gjuha shqipe, e cila mbahet si argumenti mė i fuqishėm i identitetit kulturor e kombėtar tė ne shqiptarėve, nė tė ardhmen mund tė margjinalizohet edhe nga vetė shqiptarėt, tė cilėt nėn presionin e integrimit, do tė parapėlqejnė tė flasin e tė shkruajnė nė gjuhė tė tjera, anglisht, italisht, greqisht, ashtu siē kanė bėrė edhe paraardhėsit tanė, qė identitetin e vet gjuhėsor e kanė shfytyruar, duke parapėlqyer ose duke pranuar imponimin e latinishtes, greqishtes, sllavishtes a turqishtes.

Procesi shfytyrues nė tė kaluarėn ka qenė disi mė i ngadaltė, edhe pėr shkak se pushtuesit kanė ardhur nė territoret shqiptare dhe e kanė imponuar me aparat shteti njė gjendje pushtimi, ndaj sė cilės ėshtė manifestuar njė dozė rezistence, ndėrsa sot shqiptarėt vetė shkojnė me vullnet nė vendet e tjera dhe me vullnetin e tyre bėjnė pėrpjekje tė integrohen nė identitete tė reja kulturore e kombėtare. Dhe mbi tė gjitha, ateizmi i injektuar nė tė kaluarėn komuniste me dhunė nga ideologjia dhe praktika agresive e komunizmit shqiptar dhe i pėrqafuar nga njė numėr i shqiptarėve tė brezave tė rinj, pėr shkak tė edukimit tė mbrapshtė, nė ndonjė rast edhe si farė “trendi europianizues” e mė shpesh si fshehje e identitetit tė vėrtetė fetar, ėshtė vetė tharmi i ēmoralizimit, i krizės sė identitetit tė sotėm shqiptar dhe i lehtėsisė sė konvertimit.
Nga ana tjetėr, ėshtė krejt e qartė se nė mijėvjeēarin e ri, pėrmasat e gllabėrimit tė identiteteve tė brishta kulturore e kombėtare, janė shumėfish mė tė mėdha se nė dy mijėvjeēarėt e shkuar.

Nė Prishtinė, 18 prill 2003
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė