Shiko Postimin Tek
Vjetėr 01-08-06, 22:30   #1
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim 40 HADITHE MBI MORALIN (Komentim i shkurtėr)

40 HADITHE MBI MORALIN (Komentim i shkurtėr)
Dr. Ahmed Muadh Hakkij
Shqipėroi: Agim Bekiri
Morali i lartė

1. Transmeton Abdullah ibėn Amėr ibėn Asi [radiall-llahu anhu] i cili thotė: “Nuk ka qenė Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] i pamoralshėm e as i degjeneruar. Ai ēdo herė thoshte: “ Mė tė mirėt prej jush janė ata qė kanė moral mė tė lartė” (Muttefekun alejhi)
Allahu [subhanehu ve teala] thotė: “ata tė cilėt e pėrmbjanė zemėrimin dhe ata tė cilėt e falin njėri tjetrin, vėrtet Allahu i do shumė mirėpunuesit” (Alu Imran – 134)
Kurtubiu thotė: Morali ėshtė tufė cilėsishė te njeriu qė pėrcaktojnė sjelljen dhe veprimtarinė e tij ndaj tė tjerėve. Ato mund tė jenė cilėsi tė mira apo tė kėqia. Cilėsi tė mira sipas kutpimit tė pėrgjithshėm janė: tė ndiesh obligim nė vete pėr tė tjerėt, kurse kuptimi i shtjelluar: falja e gabimit, butėsia, bujaria, durimi, mėshira, pėrdėllimi, ndihmesa, dashuria e ndėrsjlletė, zemėrbutėsia e tjerė. Cilėsi tė kėqia janė e kundėrta e asaj qė u pėrmend mė lartė. (Fethul Bari – 1/456)
Transmetohet nga Abdullah ibėn Mubareku [rahimehull-llah] i cili e ka pėrshkruar moralin e lartė me fjalėt: tė jesh fytyrėēelur, tė bėsh punė tė mira dhe tė pengosh tė keqen. (Transmeton Tirmidhiu nė Sunenin tij 4/363)
Morali i lartė zė vend tė rrėndėsishėm nė Islam. Njė prej synymeve kryesore te fesė islame ėshtė plotėsimi i vlerave morale “Jam dėrguar qė t’I pėrkryej vlerat morale” (Transmeton Ibėn Ebi Dunja dhe Hakimi i cili thotė se hadithi ėshtė sahih – i vėrtetė). Pėr kėtė shkak Allahu [subhanehu ve teala] e bėri moralin e lartė:
- masė pėr mirėsinė siē thotė Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] “ Mė tė mirėt prej jush janė ata qė kanė moral mė tė lartė” (Muttefekun alejhi),
- plotėsim tė besimit : “Besim mė tė plotė kanė ata qė kanė moral mė tė lartė.” (Transmeton Tirmidhiu – hadithi ėshtė hasen sahih)
- vepėr mė tė rrėndė nė peshore diten e Kijametit “Nuk ka diē mė tė rrėndė nė peshore Ditėn e Kijametit se morali i lartė” ((Transmeton Tirmidhiu – hadithi ėshtė hasen sahih)
- “Pronari i moralit tė lartė arrinė gradėn e atij qė falet dhe agjėron” (Tirmidhiu – hadithi ėshtė garib me kėtė sened)
- morali i lartė ėshtė prej shkaqeve mė tė shumta pėr tė hyrė nė Xhennet. Ėshtė pyetur Muhamedi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] pėr veprėn e cila mė sė tepėrmi e fut njeriun nė Xhennet, ka thėnė “devotshmėria dhe morali i lartė” ((Transmeton Tirmidhiu – hadithi ėshtė hasen sahih)
mbi gjithė tėrė kėtė, me moral tė lartė arrihet dashuria ndaj Pejgamberit a.s., afrėrsia ndaj tij Ditėn e Kijametit – e ky ėshtė synim madhėshtor “Mė i dashuri tek une dhe mė afėr meje Ditėn e Kijametit ėshtė ai qė ka moral mė tė lartė, kurse mė i urrejtur tek unė dhe mė larg meje Ditėn e Kijametit janė llafazanėt, mburracakėt qė me gojėn plotė flasin fjalė qė nuk i kuptojne njerėzit dhe dashalavdėt kryelartė” ((Transmeton Tirmidhiu – hadithi ėshtė hasen garib)
Dije se nuk ka vyrtyt e as vepėr tė mirė qė nuk ia ka pėrshkruar Allahu [subhanehu ve teala] fesė. (Mekarimul ahlak fq.9)
Transmeton Ibėn Ebi Dunja nga Humejd ibėn Hilali i cili thotė: “udhėtova pėr ne Kufe dhe atje vizitova Rebi’ ibėn Hajthemin i cili mė tha: o vėllai im! Tė porosis qė t’i pėrvetėsosh cilėsitė e larta morale. Vepro nė bazė tė tyre, bėhu shoqėrues i pandarė i tyre dhe dije se Ai qė i ka krijuar vlerat morale nuk ka urdhėruar nė to gjersa i ka dashur ato vlera dhe i ka bėrė tė dashura tek ata qė i posedojnė.” (Mekarimul ahlak 11-12)
Seid ibėn Asi thotė: o biri im, po tė kishin qenė vlerat morale tė lehta do t’ju kishin paraprij tė pamoralshmit, mirėpo ato janė tė vėshtira, nuk bėn durim nė to pėrpos atij qė e di vlerėn e tyre dhe shpreson shpėrblimin e tyre. (Mekarimul ahalk fq. 12)
Fudajl ibėn Ijadi thotė: nėse shoqėrohesh me ndokėnd atėherė zgjedhe atė qė ka moral tė lartė sepse ai nuk tė shpien pėrveē se ne mirėsi, ai jeton i lumtur. Tė mė shoqėrojė njė mėkatarė i moralshėm ėshtė mė e dashur pėr mua se sa tė mė shoqėroj njė i dhėnur pas adhurimit e qė ka moral tė ulėt sepse mėkatari nėse ka moral tė mirė jeton me logjikėn e tij, ėshtė i lehtė pėr njerėzit dhe i dashur pėr ta, kurse adhuruesi nėse ka moral tė ulėt ėshtė i vėshtirė pėr njerėzit dhe i urrejtur tek ata. (Reudatul ukala fq. 64)
Esmeiu njė rrast tha: gjyshi im Alij ibėn Esmeijj nė prag tė vdekjes i mblodhi bijtė e tij dhe u tha: o bijtė e mij, silluni me njerėzit ashtu qė nėse ndaheni prej tyre t’ju gjakojnė me gjithė zemėr e nėse vdisni tė qajnė pėr ju.” (Mekarimul ahalk fq. 1)
Ibėn Kirijju thotė: bėhuni tė edukuar se nėse jeni mbretėr fitoni lumturi, nėse jeni mesatarė bėheni tė famshėm e nėse jeni tė varfur pasuroheni. (Edebul mexhalise fq.105)
Gjėja mė e mirė qė ia lė prindi trashėgim fėmiut ėshtė sjellja e mirė. Rrėndėsinė e kėsaj e kuptojmė nė tregimin e Hidrit me Musain [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] Ata kur arritėn nė njė qytet, e kėrkuan prej baorėve tė tij pėr tė ngrėnė, por ata nuk pranuan qė t’i mirėpresin. Pastaj ata tė dy gjetėn aty njė murė qė ishte gati duke u rrėzuar, ndėrsa Hidri e rindėrtoi atė. Musai [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] i thotė Hidirt: po tė kishe dashur do t’ju kishe marrė pagesė pėr tė! Hidri mė pas i sqaroi Musait [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] se muri ishte pronė e dy bonjakėve babai i tė cilėve kishtė qenė njeri i mirė dhe ai e ngriti murin pėr hirė tė babait tė tyre. Allahu [subhanehu ve teala] thotė: “Pėrsa i pėrket murit ai ishte i dy djelmoshave jetimė tė atij qyteti e nėn tė ata kishin njė thesar (ari) dhe babai i tyre ka qenė njeri i mirė, e Zoti yt dėshiroi qė ata dy (jetimė) tė arrijnė pjekurinė e vet dhe ta nxjerrin ata vet thesarin e tyre. Kjo ishte mėshirė e Zotit tėnd (ndaj tyre). (Kehf – 82)
Disa njerėz tė urtė kanė thėnė: trashėgimi mė i mirė qė ia lėnė baballarėt fėmijėve tė tyre ėshtė sjellja e mirė, edukata e dobishme dhe vėllezėrit e drejtė. (Edebul mexhalise fq.106)
Lus Allahun [subhanehu ve teala] qė tė na udhėzojė neve dhe juve drejt moralit tė lartė, nė fjalė dhe vepra, tė na mundėsojė pėrfundim tė mirė nė kėtė botė, vėrtet bujaria e Tij ėshtė e pakufishme. </SPAN>
Ahmed Muadh Hakkij



Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante