Shiko Postimin Tek
Vjetėr 01-08-06, 22:32   #4
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

Sinqeriteti dhe prania e nijetit gjatė kryerjes sė veprave

4. Transmetohet nga Omer ibėn Hattabi [radiall-llahu anhu] i cili thotė: kam dėgjuar Pejgamberin [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] duke thėnė: “Veprat vlerėsohen sipas nijetit dhe ēdonjėri shperblehet nė sajė tė nijetit tė tij. Ai qė ka bėrė hixhret (emigrim) pėr shkak kėsaj bote do tė fitojė atė qė ka patur pėr qėllim, ose pėr shkak tė ndonjė gruaje arrinė tė martohet me te, hixhreti i tij vlerėsohet sipas qėllimit qė ka patur.” (Buhariu dhe Muslimi)
Allahu [subhanehu ve teala] thotė: “ata nuk ishin tė urdhėruar me tjetėr, pos qė ta adhuronin All-llahun me njė adhurim tė sinqertė ndaj Tij, qė tė largohen prej ēdo besimi tė kotė, ta falin namazin, tė japin zeqatin, se ajo ėshtė feja e drejtė.” (Bejjine – 5)
Poashtu thotė: “Tek All-llahu nuk arrin as mishi e as gjaku i tyre, por te Ai arrin bindja e juaj.” (Haxh – 37)
Imam Neveviu thotė: nijeti ėshtė qėllimi qė shpreh vendosshmėrinė e zemrės. (Fet-h elbari 1/13)
Hadithi i sipėrpėrmendur na bėnė tė ditur se nuk ka vepra tė sakta pa nijet. Nė Librin e Allahut ėshtė theksuar tėrthorrazi ky realitet. Allahu [subhanehu ve teala] thotė: “Nuk ėshtė ndonjė mėkat juaji ajo pėr ēka keni gabuar, por (ėshtė mėkat) ajo qė zemrat tuaja e bėjnė qėllimisht.” (Ahzab – 5), dhe fjala e Allahut [subhanehu ve teala] “Tek All-llahu nuk arrin as mishi e as gjaku i tyre, por te Ai arrin bindja e juaj.” (Haxh – 37)
Ibėn Abbasi r.a pėr kutimin e kėtij ajeti thotė: “…mirėpo tek Ai arrinė nijetet e juaja” (Bustanul Arifin 23)
Tė gjithė muslimanėt njėmendėsisht pohojnė vendin e lartė qė ze ky hadith, dobitė e shumta qė nxirren nga ai dhe autenticitetin e tij. Imam Shafiu dhe dijetraė tė tjerė thonė: Ky hadith paraqet njė tė tretėn e Islamit. Ėshtė argument pėr shtatėdhejtė kaptina tė fikhut.
Disa tė tjerė thonė: ky hadith paraqet njė tė katėrtėn e Islamit. Abdurahman ibėn Mehdij thotė: Ai qė mendon tė shkruaj ndonjė libėr duhet qė tė pėrmendė kėtė hadith nė fillim tė librit pėr t’ia tėrhequr vėrejten kėrkuesit tė diturisė qė tė pėrmirėsoj nijetin e tij. (Sahihul Muslim – sherh enneveveij, 13/53)
Nijeti ėshtė njė nga elementet kryesore tė moralit ngaqė ēdo lėvizje apo moslėvizje vullnetare nuk kryhet pa tre gjėra: pa dije, dėshirė dhe vepėr.
Veprat ndahen nė tre grupe:
1 - vepra tė mira (ta-at): vėrtetėsia e kėtyre veprave dhe shumėfishimi i tyre ėshtė e lidhur ngushtė me nijetin.
2 - vepra qė nuk qortohen e as lavdėrohen (mubahat): njėashtu kėto vepra janė tė lidhura ngushtė me nijetin, ato mund tė bėhen vepra tė mira apo tė kėqia varėsisht prej nijetit. Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] thotė: “kali pėr njeriun mund tė jetė shpėrblim, pėr dikend tjetėr pėrmbushje e nevojės kurse pėr dikend mėkat.” (Buhariu)
3 - vepra tė kėqia (measi): kėto vepra nuk ndėrrojnė pėrmbajtjen e tyre pėr shkak nijetit. Nuk lejohet qė ndonjė injorant tė kuptojė nga hadithi “Veprat vlerėsohen sipas nijetit” se punėt e kėqia (mėkatet) shndėrrohen nė punė tė mira sipas nijetit, sikur ai qė pėrgojon ndonjėrin duke rrespektuar tjetrin, apo ai i cili ushqen njė tė varfėr nga pasuria e huaj.

Nijeti ka fazat e tij, e ato janė:
1 – Ndėrmendi apo pėshpėrrima nė vete: kėtė njeriu nuk mund ta largojė nga vetvetja e tij. Allahu [subhanehu ve teala] me mėshirėn dhe bujarinė e tij ia falė kėtij ummeti gjėrat qė u bien ndėrmend apo pėshpėrrimėn e shpritit nėse ato nuk zėnė vend tek ai duke u bazuar nė hadithin e Pejgambėerit a.s.: “Allahu ia falė ummetit tim atė qė u pėshpėrinė shpritat nėse ata nuk e shprehin apo veprojnė.” (Buhariu)
2 – Synimi pėr tė vepruar: nė kėtė fazė nėse njeriu synon tė bėjė njė vepėr tė mirė, ai shpėrblehet edhe nėse nuk e vepron, e nėse e vepron shpėrbleėhet me dhjetė tė mira ose mė tepėr. Sa i pėrket veprave tė kėqia, aty gjejmė dallim. Ai i cili synon tė bėjė njė tė keqe dhe nuk e bėn, atij nuk i rregjistrohet asnjė mėkat, e nėse e braktisė synimin e tij pėr hir tė Allahut, ka njė shpėrblim. Nėse e vepron atė tė keqe, i rregjistrohet njė mėkat. Tėrė kjo ėshtė nga mėshira e Allahut ndaj robėrve tė tij. Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] thotė: “Allahu thotė: Kur robi im synon tė bėjė njė tė keqe, mos e rregjistroni deri sa ta veprojė. Kur ta veprojė rregjitroni aq sa ka bėrė. Nėse e braktisė pėr hir Timin, rregjistroni pėr tė njė tė mirė. Kur robi Im synon tė bėjė njė tė mirė mirėpo nuk e vepron, rregjistroni pėr tė njė tė mirė, e nėse e vepron rregjistroni pėr tė dhjetė tė mira deri nė shtatėqind.” (Buhariu)
3 – Vendosmėria dhe ngulmimi pėr tė vepruar: nė kėtė fazė – Allahu e di mė sė miri – shpėrblehet njeriu vetėm nėse paraqiten para tij pengesa objektive, jashtė dėshirės dhe fuqisė sė tij dhe nuk kursen aspak mundin e tij pėr tė vepruar atė tė mitrė. Pejgmaberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] nė njė duke udhėtuar pėr nė Tebuk tha: “Njėmend disa njerėz qė kanė mbetur pas nesh nė Medine, nuk kemi kaluar ngushticė as luginė, e tė mos jenė me ne. Ata i ka frenuar arsyeja.” Kurse nė njė transmetim tjetėr qėndron: “na kanė shoqėruar nė shpėrblim” (Buhariu)

Lusim Allahun e Madhėruar, Zotin e Arshit tė nderuar qė ta na i pastrojė nijetet tona, t’na i bėjė vetėm pėr hirė tė Tij dhe punėt tona tė pėrkojnė me Ligjin e tij tė drejtė. </SPAN>
Ahmed Muadh Hakkij

Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė