Shiko Postimin Tek
Vjetėr 01-08-06, 22:32   #5
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

Dashuria ndaj Allahut

5. Transmeton Enesi [radijall-llahu anhu] nga Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] i cili thotė: “Kush posedon tre gjėra, do tė shijojė ėmblėsinė e imanit: ta don Allahun dhe Pejgamberin mė shumė se ēdokėnd, ta don vėllain e tij vetėm pėr hir tė Allahut dhe tė urrejė kthimin nė kufėr (mosbesim) pasi qė Allahu e ka shpėtuar, ashtu siē urren hyrjen nė zjarr. (Buhariu dhe Muslimi)
Allahu [subhanehu ve teala] thotė: “Thuaj: Nėse e doni All-llahun, atėherė ejani pas meje qė All-llahu tė ju dojė.” (Ali Imran – 31), poashtu thotė: “dashuria e atyre qė besuan All-llahun ėshtė shumė mė e fortė” (Bekare – 165)

Ky ėshtė njė hadith madhėshtor, ėshtė themel perj themelve te Islamit. Dijetarėt [rahimehumull-llah] thonė: kuptimi i fjalės “ėmbėlsia e imanit” ėshtė kėnaqėsia qė ndien besimtari gjatė bindjes sė tij ndaj Allahut dhe pėrballimit tė vėshtirėsive pėr tė qenė Allahu [subhanehu ve teala] dhe Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] tė pajtuar me tė duke i dhėnė gjithė kėsaj pėrparėsi ndaj tė mirave tė kėsaj bote. Dashuria e robit ndaj Allahut [subhanehu ve teala] realizohet duke aplikuar urdhėrat dhe duke braktisur ndalesat e Tij, nė tė njejtėn mėnyrė realizohet edhe dashuria ndaj Muhamedit a.s.. Kadi Ijadi thotė: “ky hadith ka tė njejtin kuptim sikur hadithi: “Ka shijuar imanin ai i cili ėshtė i kėnaqur qė zot i tij tė jetė Allahu, fe e tij Islami dhe i dėrguar i tij Muhamedi” pėr arsye se nuk ka dashuri tė realtė ndaj Allahut [subhanehu ve teala] dhe Pejgamberit a.s., as ndaj muslimanit pėr hir tė Allahut siē nuk ka urrejtje tė vėrtetė tė kthimit nė kufėr (mosbesim) pėrveē tek ai qė krahas imanit tė tij i forcohet edhe bindja, i qetėsohet shpirti, i zgjerohet zemra, e imani pėrzihet me mishin dhe gjakun e tij. Ky ėshtė ai i cili shijon ėmblėsinė e imanit.” (Sahihul Muslim-sherh Ennevevij 2/13-14)
Nėse njeriu mendon thellė, vėren se tė gjitha dhuntitė qė i posedon janė nga Allahu, Ai ėshtė Mirėrbėrėsi dhe Dhuruesi i tij i Cili e krijoi nga asgjėja, ia dhuroi dėgjimin, shikimin, forcėn, diturinė, pasurinė dhe autoritetin. Ai ėshtė Zoti i Gjithmėshirshėm, Hyji Bujar, Furnizuesi i Urtė i cili ka cilėsi tė pėrsosura dhe tė larta. Tėrė kjo obligon dashurinė e plotė dhe tė pastėr ndaj Allahut, derisa ta dojė tėrė atė qė e don Allahu dhe ta urrejė atė qė e uren Allahu. Allahu [subhanehu ve teala] thotė: “Pėr Zotin tėnd jo, ata nuk janė besimtarė (tė asaj qė tė zbriti ty as tė asaj para teje) derisa tė mos zgjedhin ty pėr tė gjykuar nė atė konflikt mes tyre, e pastaj (pas gjykimit tėnd) tė mos ndiejnė pakėnaqėsi nga gjykimi yt dhe (derisa) tė mos binden sinqerisht.” (Nisa – 65), kurse Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] thotė: “Asnjėri nuk ka besuar nė atė me tė cilėn jamė dėrguar pėrderisa pason epshin e tij.” (Transmeton Begaviu nė Sherh essune, kurse Ibėn Rexhebi gjėrėsisht ka studiur kėtė hadith nė libirin e tij Xhamiul ulumi vel hikem). Atėherė kur dashuria rrėnjoset nė zemėr, trupi lėvizė nė pėrputhje me atė dashuri dhe urrejtje.
Dashuria ndaj Allahut ndahet nė dy pjesė: farz (obligim i patjetėrsueshėm) dhe mustehab (obligim i preferuar)
Dashuria e patjetėrsuar ėshtė ajo dashuri e cila shkakton zbatimin e urdhėrave tė Allahut, mosrėnien nė mėkate dhe pajtimin me kaderin (paracaktimin) e Allahut. Ai i cili bie nė mėkat – bėn njė vepėr tė ndaluar apo len pas dore ndonjė obligim, ai e ka tė cunguar dashurinė e tij ndaj Allahut [subhanehu ve teala] pėr arsye se i jep pėrparėsi epshit tė tij. Mangėsimi i imanit ndonjėherė ėshtė rezultat i lėshimit tė shfrenuar nė gjėrat e lejuara (mubah) e cila trashėgon jovigjilencėn dhe kjo e fundit bėhet shkak pėr rritjen e shpresės nė mėshirėn e Allahut dhe mė pas mėsyerjen e mėkateve dhe rėnien nė to. Pėr kėtė tė fundit aludon hadithi i Pejgamberit a.s.: “nuk ėshtė besimtar laviri nė kohėn kur bėn kurvėri” (transmeton Ibėn Maxhe)
Dashuria e preferuar ėshtė frekuentimi i veprave vullnetare dhe largimi nga dyshimet. Ata tė cilėt kanė kėtė cilėsi, zakonisht janė tė rrallė. (Fet-hul Bari 1/61)
Thėniet pejgamberike vėrtetojnė se dashuria ndaj Allahut ėshtė faktor i mjaftueshėm pėr tė arritur shpėtimin. Njė njeri e pyeti Pejgamberin a.s.: “kur do tė ndodhė kijameti o i Dėrguar i Allahut? Pejgamberi .a.s tha: ē‘ke pėrgatitur pėr atė ditė? Ai u pėrgjigj: nuk kam pėrgatitur namaz tė shumtė, as agjėrim e as lėmsohė, mirėpo unė e dua Allahun dhe tė Dėrguarin e tij. Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] tha: ti nė botėn tjetėr do tė jėsh me atė qė e ke dashur” (Buhariu)
Prej shenjave tė dashurisė ndaj Allahut [subhanehu ve teala] ėshtė zbatimi i urdhėrave tė Allahut dhe largimi nga ndalesat e Tij. Sa i takon asaj qė pretendojnė disa mėkatarė gjoja se e duan Allahun e nga ana tjetėr bėjnė mėkate, ajo ėshtė gėnjeshtėr dhe shpifje e tyre. Allahu [subhanehu ve teala] thotė: “Thuaj: Nėse e doni All-llahun, atėherė ejani pas meje qė All-llahu tė ju dojė” (Ali Imran – 31)
Imam Shafiu njė rrast thurri kėto vargje:
Kundėrshton Zotin e pastaj pretendon dashurinė ndaj Tij?!

Kjo ėshtė absurditet i qartė pėr atė qė logjikon.

Sikur dashuria yte tė ishtė e sinqertė, do t’i bindeshe Atij!

Sepse ai qė don ndonjėrin edhe e dėgjon!

Ebu Ja’kub Ennehrexhurij thotė: ēdonjėri i cili pretendon se e don Allahun [subhanehu ve teala] dhe punėt e tij nuk pėrkojnė me urdhėrat e Allahut, pretendimi i tij ėshtė i kotė. ēdonjėri qė mendon se e don Allahun dhe nuk i frikohet Atij , ai ėshtė i mashtruar.
Jahja ibėn Muadhi thotė: nuk ėshtė i sinqertė ai qė pretendon se e don Allahun dhe nuk i rrespekton kufinjtė e Tij.
Ruvejmi njė herė kur u pyet pėr dashurinė ndaj Allahut, tha: dashuria ėshtė pėrputhshmėria nė tė gjitha ēėshtjet.
O Allah, bėre dashinė ndaj teje mė tė dashur pėr ne se vetvetet tona, familjet, pasurinė dhe fėmijėt tonė. Bėre dashurinė ndaj Teje mė tė dashur pėr ne se sa uji i ftohtė kur jemi tė etur!
O Allah, pastroi zemrat tona nga varshmėria e ndokujt tjetėr pėrveē Teje dhe na bėn prėj atyre qė i don dhe tė duan! </SPAN>
Ahmed Muadh Hakkij

Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė