Shiko Postimin Tek
Vjetėr 01-08-06, 22:34   #9
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

Lidhja farefisnore

9. Transmeton Ebu Hurerja [radijall-llahu anhu] i cili thotė: kam dėgjuar Pejgmaberin [salall-llahu alejhi ve sel-lem] dukė thėnė: “kush dėshiron t’i shtohet rizku (furnizimi) dhe t’i zgjatet jeta le tė mbajė lidhjet farefisnore.” (Buhariu dhe Muslimi)
Allahu [subhanehu ve teala] thotė: “Dhe keni frikė All-llahun qė me emrin e Tij pėrbetoheni, dhe ruajeni farefisin (akraballėkun)” (Nisa – 1)
Nė njė ajet tjetėr thotė: “Dhe ata qė e mbajnė lidhjen pėr tė cilėn All-llahu ka urdhėruar tė mbahet, qė frikėsohen nga Zoti i tyre dhe nga llogaria e rėndė e pėrgjegjėsisė.” (Ra’d – 21)
Farefisi nėnkupton tė afėrmit tė cilėt i lidhė prejardhja, pa marrė parasyshė a trashėgojnė njėri tjetrin apo jo, ėshtė mahrem (person me tė cilin ndalohet martesa me tė) apo nuk ėshtė. Disa dijetarė mendojnė se farefis janė vetėm ata qė nuk mund tė martohen ndėrmjet tyre, mirėpo mendimi i parė ėshtė mė i saktė sepse sipas tė dytit patjetėrson nxjerrjen e fėmijėve tė axhės, hallės, dajės dhe tezes nga farefisi e qė nuk ėshtė e saktė. (Fet-hul Bari – 10/414)
Kadi Ijadi thotė: nuk ka dallim nė mendime rreth asaj se mbajtja e lidhjes farefisnore ėshtė vaxhib (obligim) nė pėrgjithėsi dhe se ndėrprerja e saj ėshtė mėkat i madh… mirėpo kjo lidhje ėshtė nė gradė dhe disa gradė janė mė tė larta se tjerat. Mė e ulta ėshtė mos heqja dorė plotėsisht dhe mbajtja e lidhjes me fjalė madje edhe vetėm me selam. E tėrė kjo dallon sipas dallimit tė mundėsisė dhe nevojės. Ndonjėherė mbajtja e lidhjes farefisnore ėshtė vaxhib e ndonjėherė mustehab (vepėr e preferuar). Nėse ndokush mban lidhjet farefisnore mirėpo jė nė mėnyrė tė plotė, nuk konsiderohet se ka ndėrprerė kėtė lidhje, e nėse duke patur mundėsi bėn lėshime rreth kėtij obligimi, nuk konsiderohet se i mban lidhjet farefisnore. (Sahihul Muslim, sherh Ennevevij – 16/113)
Nga hadithi i lartėpėrmendur kuptojmė se shtimi i rizkut dhe bereqetit tė tij, zgjatja e jetės dhe bereqetit tė saj dhe udhėzimi pėr tė bėrė vepra tė mira janė fryt i mbajtjes sė lidhjeve farefisnore.
Pasi qė Allahu [subhanehu ve teala] i krijoi tė gjitha krijesat “lidhja farefisnore tha: kjo ėshtė pozita qė kėrkon strehim prej teje nga kėputja e lidhjes farefisnore. Tha: po, a nuk dėshiron qė tė mbaj lidhje me atė qė mban lidhje me ty dhe t’i ndėrpres mė atė qė i ndėrpret me ty? Ajo tha: po, si jo o Zoti im. Tha: ajo ėshtė pėr ty. Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] tha: lexoni nėse dėshironi: “A pritet prej jush (hipokritėve) qė nė nėse merrni sundimin (ose zbrapseni prej fesė islame) tė bėni trazira nė tokė dhe tė ndėrpreni lidhjet e akraballėkut?” (Muhamed – 22) (Transmeton Buhariu)
Mbajtja lidhjeve farėfisnore ėshtė shkak pėr tė hyrė nė Xhennet. Ebu Ejjub Ensarij thotė: njė njeri i tha Pejgamberit [salall-llahu alejhi ve sel-lem] : mė trego ndonjė punė e cila mė fut nė Xhennet! Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] tha: sa i mprehtė qė ėshtė! Pastaj tha: ta adhurosh Allahun dhe askend mos t’ia shoqėrosh Atij, ta falish namazin, tė japėsh zekatin dhe t’i mbash lidhjet farefisnore.” (Buhariu)
Gjithashtu transmetohet nga Abdull-llah ibn Amr ibn el-'As r.a., se Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thėnė: “Nuk mban lidhjet farefisnore ai qė kthen (vizitat) por ėshtė ai qė kur i ndėrpritet farefisnia i rivendos lidhjet (me ta)”. (Buhariu)
Erdhi njė njeri te Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] dhe i tha atij: o i Dėrguar i Allahut! Unė kam disa tė afėrm me tė cilėt mbaj lidhje farefisnore kurse ata nuk mbajnė me mua, u bėj mirė kurse atė mė bėjnė keq dhe sillem butė me ta kurse ata sillen me arrogancė ndaj meje. Pejgmaberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] tha: nėse vėrtet ėshtė ashtu si thua atėherė ėshtė njėsoj sikur t’i ushqesh ata me hi tė nxehtė, dhe vazhdimisht do tė jetė me ty njė ndihmės i Allahut kundėr tyre, perderisa je nė kėtė gjendje.” (Buhariu)
Poashtu Pejgamberi a.s thotė: “nuk hyn nė Xhennet ai i cili kėput lidhjet farefisnore.” (Buhariu) </SPAN>
Ahmed Muadh Hakkij
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė