Shiko Postimin Tek
Vjetėr 01-08-06, 22:36   #12
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

Vlera e asketizmit nė kėtė botė

12. Transmeton Abdullah ibėn Omeri r.a. i cili thotė: Pejgamberi [salallahu alejhi ve sel-lem] mė vėndoi dorėn mbi supin tim dhe mė tha: "Jeto nė kėtė botė sikur tė jesh i huaj ose si njė kalimtarė rruge". Ibėn Omeri gjithnjė thoshte: kur tė ngrysesh mos prit agimin e kur tė gdhihesh mos e prit muzgun e mbrėmjes. Merr nga shėndeti yt pėr sėmundjen tėnde dhe nga jeta yte pėr vdekjen tėnde. Transmeton Buhariu.
Allahu [subhanehu ve teala] thotė: "E ti (Muhammed) paraqitjau atyre shembullin e kėsaj bote qė ėshė si njė ujė (shi) qė Ne e lėshojmė nga qielli, e prej tij bima e tokės zhvillohet e shpeshėtohet sa qė pėrzihet mes vete, e pas pak ajo bėhet byk (pas tharjes) qė e shpėrndajnė erėrat. All-llahu ka fuqi pėr ēdo send. Pasuria dhe fėmijėt janė stoli e kėsaj bote, kurse veprat e mira (frtyi i tė cilave ėshtė i pėrjetshėm) janė shpėrblimi mė i mirė te Zoti yt dhe janė shpresa mė e mirė." (El-Kehf -45, 46)
Tė jesh asket nė njė gjė don tė thotė t'ia kthesh shpinėn asaj gjėje dhe ta vlerėsosh si tė vogėl, tė pavlerė qė nuk pėrkon me ambiciet e larta.
Selefi (gjeneratat e para tė muslimanėve) dhe ata qė kanė ardhur pas tyre kanė spjeguar domethėnien e zuhdit nė kėtė botė. Nė njė hadith tjetėr Pejgamberi [salallahu alejhi ve sel-lem] ka thėnė: "tė jesh asket ndaj kėsaj bote nuk do tė thotė tė ndalosh tė lejuarėn apo tė shkatėrrosh pasurinė porse tė jesh asket do tė thotė qė shpresa yte tė mos jetė mė e fortė nė atė qė e ke ne dorėn tėnde nga ajo qė ėshtė nė dorė tė Allahut dhe tė dėshirosh qė nėse tė godet ndonjė fatkeqėsi tė mos lirohesh nga ajo 0e qėllim qė tė fitosh shpėrblime." (Transmeton Tirmidhiu i cili dhotė: hadithi ėshtė garib dhe nuk e njohim vetėm nė bazė tė kėtij senedi).
Vehb ibėn Virdi lidhur me zuhdin ka thėnė: zuhdi ndaj kėsaj bote ėshtė: tė mos ndiesh keqardhje nga ajo qė tė ka ikur dhe tė mos gėzohesh me atė qė e fiton prej tė mirave tė kėsaj bote.
Zuhriu kur u pyet pėr zuhdin tha: ai qė harami i tij nuk ia tejkalon sabrin dhe hallalli nuk e pengon nga ibadeti .
Ahmed ibėn Havarij [rahimehull-llah] e ka pyetur Sufjan ibėn Ujejnen: cili ėshtė asket (zahid) nė kėtė botė? Ai ėshtė pėrgjigjur: ai i cili falendėron pėr begatitė e nėse sprovohet duron. Ai pėrsėri i ka thėnė: o Ebu Muhamed, ai i cili kur i vijnė bėgatitė falendėron Allahun kurse kur sprovohet bėn durim dhe ndahet nga ato begati si mund tė jetė asket? Ai i tha: hesht! Atė qė s'e pengojnė begatitė pėr tė falenderuar Allahun e as fatkeqėsitė pėr tė duruar, ai ėshtė asket i vėrtetė.
Rebia ibėn Hajthem ka thėnė: kulmi i asketizmit ėshtė mbledhja e gjėrva me tė drejtė dhe vėnia e tyrė nė vendet pėrkatėse me tė drejtė.
Sufjan Etheuriu ka thėnė: asketizmi ndaj kėsaj bote ėshtė shpresa afatshkurte, nuk ėshtė ushqimi i papėlqyer e as veshja e dobėt. Pastaj tha: prej lutjeve qė bėjnė ata janė: o Zot na bėn asketė nė kėtė botė dhe na jep prej tė mirave tė saj, mos na privo nga ato qė tė mos lakmojmė.
Imam Ahmedi tha: asketizmi ndaj kėsaj bote ėshtė shpresa afatshkurte, kurse nė njė rrast tjetėr tha: …shpresa afatshkurte dhe most ė lakmosh atė qe ėshtė nė duar tė huaja.
Pėr kuptimin e hadithit tė pėrmendur nė fillim tė kapitullit kanė thėnė: mos u fundos nė tė mirat e kėsaj bote dhe mos e bėn atė vatan tėndin, mos i pėshpėrit vetes pėr qėndrim tė gjatė nė tė e as pėr pėrkujdesjen ndaj saj. Mos u lidh pėr tė si] bėn gurbetxhiu me vendin e huaj dhe mos u merr ne tė me atė qė nuk do tė merrej njė gurbetxhi ne vendin e huaj i cili mendon qė tė kthehet nė vendin e tij.
Sa i pėrket fjalės sė Ibėn Omerit .." kur tė ngrysesh mos prit agimin e kur tė gdhihesh mos e prit muzgun e mbrėmjes" ėshtė njė nxitje prej tij qė besimtari gjithmonė tė jetė i pėrgatitur pėr vdekje, kurse pėrgatitja pėr vdekje bėhet me punė tė mira, ashtu siē mund tė kuptojmė nga hadithi nxitje pėr tė qenė dėshirat tona afatshkurte, pra tė mos i vonojmė punėt e natės deri nė mėngjes e kur tė gdhihemi tė mos i pėshpėrsim vetes pėr mbrėmjen dhe t'I vonojmė punėt e ditės deri nė mbrėmje.
Fjala "Merr nga shėndeti yt pėr sėmundjen tėnde" ėshtė nxitje pėr tė shfrytėzuar shėndetin, tė derdhim mundin gjatė kohės kur jemi tė shėndoshė me frikė qė tė mos na godet ndonjė sėmundje e tė paaftėsohemi pėr punė. Njėashtu edhe fjala e tij "… dhe nga jeta yte pėr vdekjen tėnde" ėshtė nxitje pėr shfrytėzimin e ditėve tė jetės sepse ai i cili vdes i ndėpritet mundėsia e tė vepruarit, i kėputet shpresa dhe i rritet ngashėria. Ta dijė ky njeri se do t'i vij njė kohė e gjatė e ai do tė gjendet nėn dhe, dhe nuk do tė ketė mundėsi tė vepron.
Hadithet qė flasin pėr vlerėn e zuhdit ndaj kėsaj bote janė tė shumta, prej tyre: njė njeri i that tė Dėrguarit tė Allahut: mė udhėzo nė ndonjė punė tė cilėn nėse e bėj do tė mė dojė Allahu dhe do tė mė duan njerėzit! Pejgamberi [salallahu alejhi ve sel-lem] i tha: "bėhu asket ndaj kėsaj bote tė don Allahu dhe bėhu asaket ndaj asaj qė e posedojnė njerėzit tė duan njerėzit" (Tranmeton Ibėn Maxheja dhe Tirmidhiu i cili thotė se hadithi ėshtė hasen)
Poashtu hadithi "ka shpėtuar ai i cili ka pranuar Islamin, ai qė rrizku (qė ia ka caktuar Allahu) i tij i mjafton dhe ėshtė i kanaqur me tė." (Transmeton Tirmidhiu)
Ibrahim Ed-hemi ka thėnė: zuhdi ėshtė tre lloje: obligativ, vullnetar dhe shpėtues. Zuhdi obligativ ėshtė tė pėrmbajturit nga harami ( e ndaluara), zuhdi vullnetar ėshtė mosthellimi nė gjėra tė lejuara kurse ai shpėtues ėshtė tė pėrmbajturit nga dyshimet.
Vėlla i nderuar musliman! Dije se zuhdi mė i mirė ėshtė ai i Pejgamberit [salallahu alejhi ve sel-lem] dhe shokėve tė tij tė zgjedhur. Librat e kodifikimit tė sunnetit janė pėrplot shembuj ku tregohet zuhdi dhe durimi i tyre, mund tė pėrmendim fjalėn e Omerit r.a.: kam parė Pejgamberin [salallahu alejhi ve sel-lem] tė cilit i kalonte tėrė dita e ai krrusej ngaqė nuk gjente as hurmėn e llojit mė tė dobėt pėr t'u ushqyer" (Transmeton Muslimi)
Aishja r.a. thotė: "nuk ėshtė ngopur familja e Muhamedit me bukė thekri dy ditė njėra pas tjetrės deri sa ka ndėrruar jetė Pejgamberi." (Transmeton Muslimi)
Ebu Hurerja r.a. thotė: "nuk ėshtė ngopur i Dėrguari i Allahut dhe familja e tij tre ditė me rradhė me bukė gruri deri sa u nda prej kėsaj bote." (Transmeton Muslimi)
Njė njeri hyri nė shtėpinė e Ebu Dherrit dhe pasi rrotulloi shikimin rreth e pėrqark tha: o Ebu Dherr! Ku i ke plaēkat e shtėpisė? Ai tha: ne kemi njė shtėpi tjetėr kah e cila shpresojmė (ka pėr qėllim xhennetin sh.p.). ai pėrsėri iu drejtua: patjetėr tė kesh plaēka pėrderisa jeton nė kėtė vend! Ebu Dherri ia ktheu: pronari i shtėpisė nuk na lejon qė tė mbetemi kėtu.
Omer ibėn Abdulazizi nė njė hutbe(ligjerim) tė tij tha: kjo botė nuk ėshtė vendbanimi i pėrherhsėm i juaji, Allahu ka caktuar pėr te zhdukjen kurse pėr banorėt e saj udhėtimin. Sa prej begative tė mėdha janė shkatėrruar shumė shpejtė dhe sa prej banorėve tė lumtur prej saj kanė udhėtuar!
Hasen el Basriu [rahimehull-llah] ka thėnė: nėnēmoeni dunjanė se pasha Allahun mė tė lumtur jeni kur nėnēmoni dunjanė. </SPAN>
Ahmed Muadh Hakkij

Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė