Shiko Postimin Tek
Vjetėr 04-08-06, 02:48   #1
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim Identiteti kombėtar - SHQIPĖRIA E UDHĖTIMEVE TĖ MIA

Identiteti kombėtar

SHQIPĖRIA E UDHĖTIMEVE TĖ MIA

JU MUND TE VIZITONI EDHE WEB FAQEN KRYESORE TE DR MILAZIM KRASNIQI DUKE KLIKUAR KETU...!

Edhe pse vazhdoj tė kem mirėkuptim pėr tė gjithė ata qė kanė pėrvoja tė tjera dhe mendime tė tjera, mbetem i vendosur qė tė mbroj Shqipėrinė time, atė Shqipėri qė mė ka formuar e mė ka forcuar, mė ka mbajtur gjallė e mė ka dhėnė shpresė pėr tė ardhmen. Kosova nė tė cilėn jetoj, dhe pėr pavarėsinė e tė cilės me aq sa mundem kontribuoj qė nga ditėt e para tė lėvizjes indipendentiste tė saj, nuk ka asgjė kontradiktore me kėtė Shqipėri. Ajo ėshtė pjesė e saj e natyrshme, e cila po i kthehet falė Vullnetit Hyjnor, pas njė sprove tė vėshtirė, nė tė cilėn ajo e konfirmoi shqiptarėsinė e saj.

Nuk jam krejt i sigurt nė kontribuon pėrvoja personale nė ndriēimin e tė vėrtetės nė njė debat teorik e politik lidhur me identitetin kombėtar. Por, pėrvojat personale ndoshta do tė ndihmojnė qė tė ngritet sė paku standardi moral i debatit, duke e ruajur nga rrėshkitja nė propagandė dhe nė ideologji agresive e tė pashpirt. Natyra e njeriut ėshtė e atillė, qė nganjėherė mė shumė ndikon mbi tė njė fotografi e vjetėr, qė i ngjall kujtime, se sa njerėzit e gjallė qė i flasin me zė tė lartė. Prandaj, edhe po e prezentoj kėtu pėrvojėn time me Shqipėrinė dhe me idenė shqiptare, pėr tė argumentuar unitetin e atdheut e tė kombit tonė, i cili tash e ka rastin mė tė mirė tė rifitojė pėrmbajtje tė re.


Ahmet Zogu, Enver Hoxha dhe Rankoviqi

Nė nėntor tė vitit 1972, bashkė me tre shokė tė konviktit, e vendosėm tė iknim nga Kosova e tė shkonim nė Shqipėri. Ideja ishte imja, po secilit nga tė tre shokėt qė ia tregova fshehtėsinė time, me synim qė tė lija njė porosi pėr familjen, mė thoshte se donte tė vinte edhe ai! Kėshtu nė fakt u bėmė katėr veta, edhe pse ideja ime fillestare ishte qė tė ikja vetėm. Isha nxėnės i klasės sė dytė tė shkollės sė mesme, shtatėmbėdhjetė vjeē djalė dhe mund ta them se ende nuk i dija mirė as tėra rrugėt e Prishtinės e lėre mė Kosovėn, ndėrsa doja tė ikja e tė shkoja nė Shqipėri. Por, duket se e kisha njė parapėrgatitje shpirtėrore tė udhėtimit ilegal nė atė moshė aq tė njomė drejt Shqipėrisė. Pėr vite kisha dėgjuar emisionet e Radio Tiranės dhe e kisha krijuar njė ide fikse se Shqipėria ishte atdheu ynė i vėrtetė. Babai im fliste fjalė tė zgjedhura pėr mbretin, Ahmet Zogun, dhe gjithmonė tregonte se si ai i kishte shpėtuar shqiptarėt e Kosovės, qė kishin ikur nėn terrorin e krajlit serb. Ndėrsa, vėllai im i madh, tė cilin e kam pasur arsimtar tė lėndės gjuhė shqipe nė klasėt e larta tė fillores, e mbante njė fotografi tė Enver Hoxhės, tė fshehur nė arkė. Pra, ajo qė konsiderohej shqiptare, identifikohej me Shqipėrinė. Ndėrsa, tregimet e tyre dhe tė disa miqve qė vinin te ne pėr terrorin e Rankoviqit, pėr spiunėt e fshatit qė i mernin nė qafė njerėzit pėr njė fjalė, dhe pėr politikanėt e shitur, mė fusnin frikėn nė palcė. Rrjedhimisht, isha formuar me bindjen se Kosova ishte Jugosllavi dhe Jugosllavia ishte shtet i serbėve, qė ishin agresivė e dominues. Nė shkollėn e mjekėsisė nė Prishtinė, ku u bėra nxėnės nė vitin 1970, pėrfytyrimi m’u bė realitet. Drejtoresha e asaj shkolle, njė grua qė quhej Radmilla Spasiq, ishte plot urrejtje ndaj nxėnėsve, veēmas ndaj vajzave shqiptare, tė cilat nė atė fillim tė viteve shtatėdhjetė, kishin filluar tė hynin masivisht nė shkolla. Drejtoresha rrinte mė majė tė shkallėve tė sheshpushimit, ndante herė njė vajzė herė njė tjetėr, ua jipte ndonjė flakaresh, ndonjėrėn e kthente mbrapshtė, me gjithfarė pretekstesh: herė pėr flokėt e rritura, herė pėr mungesėn e ndonjė pulle nė uniformėn e obligueshme. E kisha marrė inat dhe nė mendje mė ishte krijuar ideja se duhej tė lirohesha nga terrori i saj, edhe pse mua asnjėherė nuk mė kishte ndaluar. Pra, nė mendje mė ishte fuqizuar ideja e njė atdheu tjetėr, qė ishte imi dhe drejt tė cilit duhej tė shkoja. Dhe u nisa vėrtetė. Vetė i katėrti. Mirėpo, na zuri policia e stacionit tė Zhubit, nė njė buzėmbrėmje nėntori tė vitit 1972, deri sa po rrinim tė strukur nė pyll, nė pritje qė tė errėsohej edhe pak, e tė kalonim mė lehtė. Edhe sot mė bėhet se i ndiej britmat e policėve qė na rrethuan, sharjet e tyre dhe krismėn e njė dege qė u thye dy copėsh, kur mė qėlloi nė kurriz njėri nga policėt. (Fati im ishte se dega ishte e tharė dhe e kalbur.) Pastaj pasuan bisedat torturuese nė stacionin e policisė sė Zhubit, qėndrimi dy ditė nė njė bodrum tmerrėsisht tė errėt e tė ndytė tė stacionit tė policisė nė Gjakovė dhe dhjetė ditė tė tjera nė burgun e Prishtinės. Por, tė gjitha ato ishin mė pak se zhgėnjimi qė nuk e bėra udhėn e nisur, qė nuk arrita nė Shqipėrinė e ėndrrave tė mia. (Ka shumė njerėz qė mė thonė se pengimi i atij udhėtimi ka qenė fat i madh, sepse po tė arrija atje, do tė mund tė pėsoja shumė rėndė nga regjimi enverist. Por kjo nuk mund tė provohet nė pėrvojėn time, meqė nuk ka ndodhur.) Ajo qė ėshtė provuar nė pėrvojėn time, ėshtė pėrpjekja e nisur nė rininė e hershme pėr tė ikur nga nusproduktet e politikave tė Rankoviqit e tė rankoviēistėve, e pėr ta kėrkuar atdheun tim ideal. Edhe pse ai atdhe ideal shfaqej i turbullt nga evokimet nostalgjike tė njerėzve tė familjes dhe nga propaganda virulente e shtetit ideologjik shqiptar, ai kishte fuqinė e vėnies nė veprim. Dhe i jepte jetės kuptim, nė perceptimin e tė qenėt shqiptar. Tash mund tė flasim sa tė duam se a ka qenė alternativa e duhur e rankoviqizmit propaganda e shtetit ideologjik shqiptar. Por, nuk ka pasur njė ofertė mė tė mirė nė atė kohė. Fatkeqėsisht. Por, ajo ka qenė pakrahasimisht mė e mirė se propaganda e patriotizmit socialist jugosllav, qė nė instancė tė fundit e synonte asimilimin e shqiptarėve nė jugosllavė. Ndėrsa, propaganda e shtetit ideologjik, enverist shqiptar, pėrkundrazi e sforconte (bile deri nė absurditet) pėrkatėsinė shqiptare. Duke e nxjerrė Shqipėrinė triumfuese nė njė konfrontim global me imperlializmin amerikan dhe me revizionizmin sovjetik, ajo propagandė bėhej farkuese e njė nacionalizmi fillimisht vetėmbrojtės, po i cili mė vonė do tė bėhet projekt ēlirimtar ndėr shqiptarėt e Kosovės e tė viseve tė tjera shqiptare nėn Jugosllavi.

vazhdon...


Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante