Shiko Postimin Tek
Vjetėr 04-08-06, 02:49   #2
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

vazhdimi...


Njė Shqipėri e rrėnuar

Rrugėn e dytė pėr nė Shqipėri e mėsyna nė vitin 1991, nėntėmbėdhjėtė vjet pas pėrpjekjes sė parė, Edhe udhėtimi i dytė ishte ilegal. Me njė grup kolegėsh tė Ndėrmarrjes sė Revistave tė “Rilindjes’, iu pėrgjigjėm njė ftese tė bėrė nga njė asociacion arsimor, i cili ishte i mbėshtetur nga ministri i atėhershėm i arsimit, pėr tė marr pjesė nė njė konferencė qė tash nuk e di se pėr ēka mbahej nė tė vėrtetė. Udhėtimin e bėmė nėpėr Maqedoni e pastaj kaluam nė Greqi, mbėrritėm nė Follorinė, ku e humbėn rrugėn e mezi e gjetėm. Pastaj mbėrritėm nė Kapshticė, ku pritėm dia orė nė kufi, e prej andej morėm pėr nė Korēė e drejt Tiranės. Kjo rrugė bėhej pėr tė krijuar idenė se udhėtimi ishte bėrė nė Greqi e jo nė Shqipėri (policia shqiptare e kishte njė qėndrim qė tė mos vendoste vula nė pasaportat tona.) Por, Shqipėria e vitit 1991, ishte krejt tjetėr nga Shqipėria e emisioneve tė Radio Tiranės dhe e ėndėrrimeve tė mia tė rinisė. Ishte njė Shqipėri e rrėnuar, e frikshme dhe e dhimbshme deri nė lot e nė kujė. Edhe sot mendoj se ndoshta do tė kishte qenė mė mirė tė mos kisha shkuar nė atė kohė fare, e tė mos dėmtoja ėndrrat e mia tė rinisė. Por, udhėtimi i vėshtirė e plot rreziqe, ishte bėrė nga padurimi qė mė nė fund tė arrija nė atdheun e ėndrrave tė mia.
Njė rrugė tjetėr tė vėshtirė, qė e kam bėrė drejt Shqipėrisė, nė vitin 1994, ishte poashtu ilegale. Pasi mbėrita nė Dibėr, disa miq tė mi mė shoqėruan deri nė kufi, ku ata kishin disa policė qė mė nxorėn pa mė vėnė vulėn nė pasaporėtė dhe mė premtuan se edhe kur tė kthehesha nuk do tė ma venin vulėn. Fjeta njė natė nė hotelin e Peshkopisė, pastaj nė orėn 5 tė mėgjesit u nisa me njė furgon drejt Tiranės, nė njė udhėtim tė frikshėm sa s’thuhet.
Njė udhėtim tjetėr tė rėndė nė vitin 1996, kėsaj here tė kthimit, e kam bėrė nė drejtim tė Hanit tė Hotit, pasi kisha marrė pjesė nė sesionin shkencor tė Seminarit tė Gjuhės, Letėrsisė dhe Kulturės Shqiptare, i cili qe transferuar nga Prishtina nė Tiranė. Pėr vete e kisha mė lehtė, por nuk e harroj kurrė atė dramė tė disa djemve tė rinj, tė ikur nga ushtria, e qė studionin nė Tiranė, tė cilėt po ktheheshin nė Kosovė, por qė rruga e tyre ishte plot tmerr: ata ndaleshin nė njė vend, i merrnin disa trafikantė tė armatosur tė zonės sė Shkodrės, i nxirrnin nė anėn tjetėr me lundra nėpėr liqen dhe pastaj autobusi i priste nė njė pikė dhe e vazhdonin rrugėn pėr nė Kosovė.
Njė udhėtim tjetėr qė ma ka mbushur helm, e kam bėrė duke u kthyer nėpėr Kukės, nė mars tė vitit 1997, njė ditė pasi u shpall gjendja e jashtėzakonshme nė Shqipėri. Nė rrugė kishin dalė civilė tė armatosur qė na legjitimuan nė dy vende, por na lėshuan me mirėsjellje, mirėpo, tmerri nga kallashėt nė duart e civilėve, mė mbeti nė kujtesė njė kohė tė gjatė, si imazhi i njė ėndrre tė keqe.
Por, as ato imazhe dhe as tėrė ato vuajtje fizike e shpirtėrore, nėpėr vite, nuk ma kanė zbehur kurrė prirjen drejt Shqipėrisė.


Njė Shqipėri pa kufij


Herėn e fundit qė kam udhėtuar drejt Shqipėrisė, ishte nė janar tė vitit 2006, nė ditėn e varrimit tė kryetarit tė ndjerė tė Kosovės, Ibrahim Rugovės. Me ftesė tė kolegut Blendi Fevziut, pėr tė qenė mysafir nė emisionin “Opinion” i cili atė natė i kushtohej figurės sė kryetart tė ndjerė tė Kosovės, udhėtova me aeroplanin nė tė cilin ishin presidenti i Shqipėrisė, Alfred Moisiu, kryeministri Sali Berisha, kryetarja e kuvendit, Jozefina Topalli, lideri i opozitės, Edi Rama dhe njė numėr i madh ministrash, deputetėsh, gazetarėsh, qė kishin marrė pjesė nė ceremoninė e varrimit tė kryetarit Rugova.
Kėshtu njė udhėtim i filluar nė vitin e largėt 1972, mė kėmbė, nėpėr malet e zonės sė Gjakovės, gjeti pėrmbushjen e plotė, tė njė udhėtimi me komoditet kulminant dhe nė shoqėri me kreun e shtetit shqiptar dhe tė elitės intelektuale tė Shqipėrisė.
Nė zhurmėrimėn e kthjellėt tė kėtij udhėtimi, (edhe pse po dilnim nga njė vend nė zi), po pėrpiqesha tė vija njė rend nė mendimet e mia pėr udhėtimet e mia drejt Shqipėrisė, duke rikujtuar edhe fragmente bisedash me Ibrahim Rugovėn, pėr Shqipėrinė dhe botėn shqiptare. (Para se ta kamuflonte nacionalizmin e vet kulturor me njė lustėr politiko-ideologjike tė pėrkatėsisė ‘dardano-kosovare’, nė tė cilėn, duke e njohur gjatė, jam i bindur se kurrė nuk ka besuar as vetė plotėsisht.) Dhe po bindesha se tėrė jetėn nė fakt, me mendje e me zemėr, po edhe praktikisht, kisha udhėtuar drejt kėsaj Shqipėrie tė kėtij janari tė vitit 2006, njė Shqipėrie tė hapur, pa kufij tė ngurtė, njė Shqipėrie tė njohur, tė dashur, mikpritėse, njė Shqipėrie qė ishte e imja po aq sa ėshtė edhe e tė gjithė atyre shqiptarėve qė jetojnė nė tė.
Ndoshta ky udhėtim i gjatė e i mundimshėm nėpėr vite, mė ka bėrė edhe mė tė ndjeshėm ndaj ideve qė duan ta lėkundin idenė e shqiptarėsisė dhe ta ndėrrojnė me ide tė reja. Kur po bisedoja me njėrin nga ithtarėt e “identitetit kosovar” u dakorduam nė njė gjė: unė po i shpjegoja se kriteri ideologjik ateist-totalitar ka prodhuar njė pamje tė deformuar tė Shqipėrisė e tė shqiptarėve nė historiogafi, nė letėrsi dhe nė besimet fetare, ndėrsa ai po mė bindte se ky kriter ka prodhuar deformime edhe nė “gjuhėn letrare”. Mbetet qė kėto pasoja tė shmangen me dialog, me debat, me studime e me integrime mė intensive. Por, mbetet fakti qė Shqipėria nuk ėshtė koncept ideologjik, qė tė fitojė vlera tė deformuara nė njė interpretim dhe tė zhvlerėsohet krejtėsisht nė njė interpretim tjetėr. Shqipėria nuk ėshtė as mit, qė tė jetė e mbuluar me mister e me frikė prej tė panjohurės sė tij. Shqipėria nuk ėshtė as politikė e ditės, qė sot mund tė jetė kėshtu e nesėr mund tė bėhet ndryshe.
Atėherė ēka ėshtė Shqipėria? Thjesht e qartė: besoj se Shqipėria ėshtė atdheu i shqiptarėve, i dhėnė dhuratė kėtij kombi nga Zoti i Botėve. Me gjithė kėto pasuri e bukuri, qė mundėsojnė jetesėn dhe zhvillimin e kėtij kombi. Edhe gjuha shqipe, ėshtė dhuratė e Zotit, i cili na ka dhuruar njė nga gjuhėt mė tė mrekullueshme tė botės, (edhe dialektet janė mrekullia e saj), pėr ta shqiptuar me pėrmbajtje tė thellė e me bukuri tėrė kuptimin e ekzistencės sonė njerėzore e shqiptare.


Drejt afrimit dhe riunifikimit


Edhe pse vazhdoj tė kem mirėkuptim pėr tė gjithė ata qė kanė pėrvoja tė tjera dhe mendime tė tjera, mbetem i vendosur qė tė mbroj Shqipėrinė time, atė Shqipėri qė mė ka formuar e mė ka forcuar, mė ka mbajtur gjallė e mė ka dhėnė shpresė pėr tė ardhmen. Kosova nė tė cilėn jetoj, dhe pėr pavarėsinė e tė cilės me aq sa mundem kontribuoj qė nga ditėt e para tė lėvizjes indipendentiste tė saj, nuk ka asgjė kontradiktore me kėtė Shqipėri. Ajo ėshtė pjesė e saj e natyrshme, e cila po i kthehet falė Vullnetit Hyjnor, pas njė sprove tė vėshtirė, nė tė cilėn ajo e konfirmoi shqiptarėsinė e saj. Dhe nuk mund ta kuptoj pse duhet tė flasim pėr diferenca, pėr kontadikta, pėr moskuptime, pėr rivalitete, pėr dominime, tash kur jemi nė situatėn mė tė favorshme nė tėrė historinė tonė kombėtare, kur mund tė komunikojmė lirisht e tė bashkėpunojmė lirisht. Meqė dashuria pėr Shqipėrinė i ka mbijetuar gjithė ato sprova, nuk ka si tė zbehet tash, nė kohėn kur ajo mund tė materializohet. Prandaj, nuk ka pse tė stimulohet ideja e kundėrvėnies tė fragmenteve shqiptare, qė po lėvizin drejt afrimit dhe riunifikimit. Natyrisht, ndarja e gjatė ka krijuar edhe disa hutesa e keqinterrpetime, por ato kthjellohen me vullnet tė mirė, me komunikim vėllazėror e me bashkėpunim nė interes konkret tė tė gjithėve. Ashtu mund tė riformėsojmė njė Shqipėri tė pėrbashkėt, me larminė krahinore, etnografike, dialektore e fetare, por tė prirura pėr mirėkupitm e harmoni ndaj njėra tjetrės. Nė tė vėrtetė, pėrpjekja qė ka bėrė shteti ateist e totalitar, pėr t’i fshehur a rrafshuar ndryshimet, ka krijuar edhe tharmin e keqkuptimeve dhe ka inkurajuar partizanėt e separimeve. Por, koncepti pėr shtetin shqiptar ateist-totalitar dhe kombin shqiptar ateist- totalitar, tashmė i pėrkasin tė kaluarės. Pluraliteti i vlerave qė gjejnė harmoni nė realitetin jetėsor, pėrbėn mrekullinė dhe fuqinė e Shqipėrisė dhe tė shqiptarėve. Po e respektuam kėtė natyrė tė atdheut e tė kombit tonė, do tė jemi nė akord me Vullnetin Hyjnor, i cili na ka dhėnė mundėsinė e vetėrealizimit pėrmes pėrballimit tė sprovės sė robėrisė sė gjatė e ndarjes sė gjatė, qė rezultoi me fillimin e njė procesi tė ri tė integrimeve kombėtare.
Secili prej nesh e ka historinė e sprovave tė veta, edhe tė udhėtimeve drejt Shqipėrisė sė vet, e cila ėshtė bėrė vlerė personale e secilit prej nesh e nė tė njėjtėn kohė ėshtė edhe vlerė e pėrbashkėt e tė gjithėve. Pėrfundimisht, ngjizja e njė vlere tė pėrbashėkt nga shumėsia e vlerave tė veēanta, qė mundėsojnė njohje tė ndėrsjellė mė tė madhe e mė tė thellė, ėshtė pikėnisja qė e bėn njė komb tė madh.
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė