Shiko Postimin Tek
Vjetėr 05-08-06, 11:26   #3
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

Tė gjthė dijetarėt botėror, tė cilėt e kanė studiuar biografinė e Pejgamberit tė Islamit nė mėnyrė objektive, nė fund kanė dėshmuar pėr madhėshtinė e personalitetit tė tij. Prej tyre janė:

NAPOLEONI- Napoleoni i parė (1769-1821), imperator i Francės, nė histori njihet si njė burrė shteti dhe luftėtar i madh. Nė vitin 1812, kur hyri nė Egjipt, u mahnit pas drejtėsisė dhe madhėshtisė sė besimit Islam. Rreshtat e poshtėshėnuar janė marrė nga vepra “Bonaparte et Islam” tė Cherfilsit. Napoleoni thoshte:
“Musai (a.s.) popullin e vet, Isai (a.s.) ithtarėt e vet, kurse Muhamedi (a.s.) tėrė botėn e ka lajmėruar se ekziston Allahu i Madhėrishėm dhe ėshtė vetėm Njė. Nė Gadishullin Ballkanik dominonte paganizmi. Gjashtė shekuj pas Isait, Muhamedi (a.s.) ua predikoi arabėve Allahun e Madhėrishėm, pėr tė cilėn u munduan edhe Ibrahimi (a.s.), Isai (a.s.), Musai (a.s.). Arianėt (tė krishterėt qė i takojnė Ariusit), qė iu bashkangjitėn arabėve dhe ata qė duke prishur besimin, fenė e Isasė (a.s.) dėshirojnė tė pėrhapin njė besim tė ri me tre Zota (d.m.th. Allahu, biri i Allahut, Shpirti i Shenjtė) e prishnin krejtėsisht rehatinė dhe paqen e Lindjes. Muhamedi (a.s.) atyre ua tregoi rrugėn e drejtė. U tha arabėve se Allahu (xh.sh.) ėshtė Njė dhe Ai as nuk ka baba, e as bir. Besimi nė shumė zota ėshtė njė zakon i pakuptimtė, qė ka mbetur nga paganizmi.”
Nė njė pjesė tjetėr tė librit gjenden kėto fjalė tė Napoleonit: “Mendoj se, sė shpejti, do tė kem mundėsi tė formoj njė shtet duke i tubuar tė gjithė personat e dalluar, tė menēur tė botės dhe ta udhėheq kėtė shtet (sipas parimeve tė shkruara nė Kur’an). Besoj vetėm nė drejtėsinė e kėtyre parimeve islame, dhe nė sajė tė kėtyre parimeve njerėzit do ta arrijnė lumturinė.”
ANNIE BESANT “The life and Teachings of Muhammad”, Madras, 1932, p.p. 4.- “Ėshtė e pamundur qė ēdokush qė e studion jetėn dhe karakterin e Pejgamberit tė madh tė Arabisė, e qė di se si mėsoi dhe jetoi ai, tė mos ndiejė diēka tjetėr, pėrveē respektit tė thellė ndaj tij, njėrit prej pėrcjellėsve tė mėdhenj tė porosive tė tė Lartmadhėrishmit. Edhe pse me kėtė qė po shtroj para jush do tė them shumė gjėra, tė cilat pėr shumė njerėz tashmė janė tė njohura, prapėseprapė, sa herė qė i rilexoj ato, mė kaplon njė ndienjė e re admirimi dhe respekti ndaj mėsuesit tė madh arab.”
W. MONTOGOMERY “Mohammad at Mecca”, Oxford, 1953, p.p. 52.- “Gatishmėria e tij pėr tė pėrjetuar persekutime pėr shkak tė besimit, karakteri i lartė moral i njerėzve, qė i besonin dhe qė e konsideronin udhėheqės, si dhe madhėshtia e arritjeve tė pėrnjėhershme, dėshmojnė pėr integritetin e tij bazė. Ta konsiderosh Muhamedin mashtrues, mė shumė shkakton probleme sesa i zgjidh ato. Aq mė tepėr, asnjė personalitet i madh historik nuk ėshtė ndriēuar mė zbehtė nė Perėndim sesa Muhamedi”.
DR. MICHAEL H. HEART- Nė librin e tij tė famshėm “Klasifikimi i 100 personaliteteve me ndikim mė tė madh nė histori” thotė: “Vėnia e Muhamedit a.s. nė krye tė listės sė personaliteteve mė me influencė nė histori, mund t’i befasojė lexuesit, por e vėrteta ėshtė se ai ishte njeriu mė i suksesshėm nė aspektin fetar e jetėsor. Ai ishte i vetmi qė e kompletoi misionin e tij fetarė, i pėrsosi ligjet e fesė dhe nė tė besuan popuj tė tėrė gjatė jetės sė tij. Pėrveē pėrsosjes sė fesė, ai themeloi edhe shtetin e ri, duke i bashkuar fiset nė popull dhe popujt nė umet. Dhe pėr umetin e vet vuri bazat e jetės sė tij fetare. Ai, pra, e filloi misionin e tij fetar dhe jetėsor dhe e pėrfundoi atė”.
ENCIKLOPEDIA BRITANICA- “Muhamedi ishte Profeti mė i suksesshėm i tė gjithė Profetėve dhe personaliteteve religjioze.”
BERNARD SHOW- “Unė jam thellė i bindur se sikur njė personalitet i rangut tė Muhamedit tė sundonte botėn e sotme, do tė kishte sukses nė zgjidhjen e problemeve botėrore dhe do ta ēonte botėn kah paqja dhe shpėtimi.”
“Nė kohėn e tashme, shumė nga tė afėrmit e mi evropianė kalojnė nė fenė e Muhamedit dhe mund tė thuhet se konvertimi i Evropės nė Islam tashmė ka filluar”.
EMILE DERMENGHEM- “Muhamedi ėshtė sigurisht njė Profet nga radha biblike”.
LA MARTINE- Historiani francez, nė librin e tij “Historia e Turqve”, shkurtimisht e respekton tejmase me fjalėt: “Filozof, orator, profet, ligjvėnės, luftėtar, ngadhnimtar idesh, rilindės i sėrishėm, i fesė sė logjikės dhe tė Zotit pa idhuj dhe afreke: Themelues i njėzet mbretėrive tė botės dhe i njė mbretėrie shpirtėrore Ai ėshtė Muhamedi”.
“Muhamedi ėshtė mė pak se njė Zot- njė Profet.”
OTO VON BIZMARK- “O Muhamed, mė vjen keq qė nuk kam qenė bashkėkohėsi yt.”
MAHATMA GANDHI- “Feja islame urdhėron qė tė adhurohet Allahu dhe vepra e Tij. Ndėrkohė qė Perėndimi ishte nė njė errėsirė tė tmerrshme, ylli islam nė Lindje i kishte sjellė rehati, paqe dhe dritė. Feja islame nuk ėshtė gėnjeshtare... Unė i kam lexuar veprat lidhur me jetėn e Profetėve tė besimit islam dhe atyre qė janė pranė tij. Kėto vepra ma kanė tėrhequr shumė vėmendjen, saqė, kur i pėrfundova mė erdhi keq qė nuk kishte mė. Unė nxora pėrfundimin se pėrhapja kaq e shpejtė e fesė islame nuk ėshtė bėrė pėr shkak tė dhunės... Njerėzit me dėshirė e kanė pranuar fenė islame. Nė myslimanizėm ndėrmjet Allahut dhe robit tė Tij nuk ka ndėrmjetėsues... Meqė krishtėrimi kishte shumė mungesa, ishte e nevojshme tė bėhen reforma tė ndryshme. Kurse nė muslimanizėm ēdo gjė ėshtė ashtu siē ka qenė nė fillim. Nuk ka qenė nevoja pėr asnjė ndryshim.”
LLAV NIKOLLAJEVIQ TOLSTOJ- “S’ka dyshim se Profeti Muhamed ėshtė njė ndėr reformatorėt mė tė mėdhenj tė njerėzisė. Atij i takon lavdi mė i madh, sepse njerėzinė e ka udhėzuar drejt dritės mė tė madhe, drejtėsisė dhe paqes, e ka penguar derdhjen e pafajshme tė gjakut njerėzor dhe kėshtu i ka hapur rrugėn pėrparimit dhe civilizimit. Kėtė vepėr tė madhe nuk do tė mund ta zbatonte askush tjetėr pėrveē njė njeriu, pos me fuqi mbinatyrore, njeri qė ėshtė i denjė secilės, mrekullisė dhe kujdesit”.
RILKE- “Kurrė s’ka lexuar, kurse tani-shiko! Njė fjalė e tillė dhe pėr dijetarin ėshtė e paarritshme.”
EDWARD GIBBON DHE SIMON OCKLAY , “History of the Saracen Empire”, London, 1870, p.p. 54. – “Unė besoj nė njė Perėndi dhe nė Muhamedin-tė Dėrguarin e Perėndisė, ėshtė predikim i thjeshtė dhe i pandryshuar i Islamit. Imazhi intelektual i Hyjnisė asnjėherė nuk ėshtė degraduar me ndonjė idhull tė dukshėm. Nderimet e Pejgamberit kurrė nuk e kanė tejkaluar masėn e virtytit njerėzor, kurse parimet jetėsore tė tij e kanė mbajtur mirėnjohjen e ithtarėve tė vet brenda kufijve tė arsyes dhe fesė”.
Po ashtu Gibboni, nė librin e tij “Ngritja dhe shkatėrrimi i Perandorisė Romake”, jep mendimin pėr Kur’anin dhe fenė Islame: “Nė fenė e Muhamedit nuk ka vend pėr dyshim, kurse Kur’ani ėshtė dritė e dėshmisė pėr njėshmėrinė e Zotit”.
TOMAS CARLYLE – “Ka pasur edhe njerėz tė tjerė qė kanė predikuar monoteizmin, por asnjė s’ka qenė i barabartė me besimin e tij tė fortė dhe tė pastėr nė njė Zot.”
BOSWORTH SMITH – “Muhamedi ishte krijues i umetit, themelues i perandorisė, rimėkėmbės i fesė nė tė njėjtėn kohė. Atij, edhe pse analfabet, i ėshtė shpallur libri qė pėrmban letėrsi, jurispundencė, norma morale tė pėrgjithshme si dhe libra tė shenjtė tė pėrfshirė nė njė libėr. Dhe ai e ka shenjtėrinė e vet edhe sot e kėsaj dite nė njė tė gjashtėn e njerėzimit.”

Po ashtu, si JAMES H. HEART, JAMES A. MICHENER, FERLONG, S. H. LEEDER, JOHN WILLIAM DRAPER, CARL BRACKELMANN, D. V. BODLY, ANDRIN SERVE, JULES MESERMAN, edhe shumė mendimtarė tė tjerė tė shquar botėror kanė dhėnė mendimet e tyre mbi Islamin dhe Profetin Muhamed a.s.
__________________
"....ky eshte profeti, Jezusi prej Nezareti te Galilese" [Bibla: Mateu- 21/9-11]... PROFETI!!!!si duket Mateu paska harruar se Ai eshte "Zot".
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė