Shiko Postimin Tek
Vjetėr 26-08-06, 18:12   #3
ZARATUSTRA
 
Anėtarėsuar: 18-06-05
Postime: 52
ZARATUSTRA e ka pezulluar reputacionin
Gabim

A star is born

Njė shtrembėrim sistematik tė sė vėrtetės deri nė shkallėn e errėsimit tė plotė tė saj mund tė diagnostikojmė nė shembullin e Nėnė Terezės, po qe se veprėn e saj jetėsore do ta hulumtonim me paanėsi tė plotė dhe pa paragjykime. Historia mediale e shqiptares sė pėrshpirtshme fillon me anglezin Malcolm Muggeridge – “pa tė bota ndoshta as qė do tė kishte dėgjuar ndonjėherė pėr nėnė Terezėn”, shkroi pas vdekjes sė tij Catholic Times me 12 tetor 1997. Muggeridge, njė konservator fanatik, i cili liberalizmin sekular e quante si “mė tė madhen nga tė gjitha fuqitė shkatėrruese”, bėnte pjesė nė grupin e gazetarėve tė sponsorizuar nga "Congress for Cultural Freedom". Ishte fjala pėr njė organizatė tė CIA-s, e cila donte tė themelonte njė antikulturė proamerikane pėr t’ia kundėrvėnė komunizmit. Krahas “sė majtės jokomuniste” nisėn tė mbėshteteshin financiarisht dhe mendėsitė postmoderne si forma shprehėse shoqėrisht irelevante (tė parėndėsishme) tė sė majtės liberale. (Njė vepėr standarde lidhur me kėtė temė ėshtė ajo me titull “Kush i paguan llogaritė… CIA dhe kultura gjatė Luftės sė Ftohtė” me autor Frances Stonor Saunders.)
Aktiviteti i Muggeridge-it nė projektin Tereza filloi me 1968, me njė intervistė nė BBC. Atėbotė, murgesha e lindur nė Shqipėri, Tereza, drejtonte akoma nė mėnyrė modeste shtėpinė e saj tė vdekėsve nė Kalkuta – kurrsesi s’bėhej fjalė pėr njė projekt novator, institucione tė ngjashme ekzistonin nė Kalkuta shumė vjet pėrpara se tė lindte Tereza. I gjithė operacioni, si nga pėrmasat e tij, ashtu dhe nga furnizimi me medikamente, dukej minimal. Furnizoheshin me ushqime fėmijė bonjakė, ndėrsa frymėdhėnėsve u sigurohej njė ēati mbi kokė. E tėra realizohej sipas njė stili klasik tė krishterė – motrat nuk merrnin ndonjė arsim mjekėsor pėr t’u pėrmendur, ndėrkaq, para se tė vdisnin, jetėndėrruesit kungoheshin nė fshehtėsi. Nė krahasim me ta zėmė, Misionin hindian Ramakrishna, i cili vė nė dispozicion tė klientėve dhe shkolla e biblioteka, ose dhe me misionin amerikan “Assembly of God”, i cili shpėrndan pėr ēdo ditė 18.000 shujta, urdhri i Terezės edhe sot e kėsaj dite mbetet njė pikė ujė mbi shkėmbin e nxehur.

Pėr fundamentalistin Muggeridge, ndėrkaq, Nėnė Tereza ishte pikėrisht figura qė duhej, pėr tė pėrhapur ideologjinė e tij anekėnd globit. Pėr kėtė qėllim ai gjeti mbėshtetės para sė gjithash nė SHBA. Nė vitin 1969 Muggeridge, sė bashku me regjisorin Peter Schafer, prodhoi dokumentarin "Something Beautiful for God", (Njė gjė e bukur pėr zotin) tė pėrcjellė nga njė libėr bestseller me tė njėjtin titull. Filmi u shpall legjendar, sipas njė pohimi tė Muggeridge, sepse gjatė xhirimit tė tij nė shtėpinė e Terezės qenkėsh konstatuar njė „mrekulli fotografike“ – njėfarė drite e vakėt midis errėsirės sė dhomės qe dukur teknikisht e pashpjegueshme. Shumė vjet mė vonė, nė vitin 1994, kameramani Ken Macmillian sqaroi se atėbotė kishte provuar pėr tė parėn herė njė film tė ri nga firma Kodak. „Kur pamė versionin final tė filmit, doja tė ngrija nė qiell meritat e Kodakut, mirėpo Muggeridge ma ndaloi kėtė… Po atė ditė nisa tė marr gjithė ato telefonata lidhur me „mrekullinė nė Kalkuta“.
Nė SHBA e djathta religjioze ngrinte nė qiell Nėnė Terezėn, e cila, nga ana e saj, nisi ta bėnte tė njohur refuzimin e tyre ndaj kontraceptivėve dhe abortit. Protestanė me shume ndikim, si Billy Graham, dhe katolikė si F. Buckley, Jr. krijuan shprehjen fluturake pėr „shėnjtoren e gjallė“, e cila po i mblidhte nga rrugėt e Kalkutas „mė tė varfrit e tė varfėrve“ (Njė pohim qė nė fakt doli i rremė, mirėpo qė nga vetė Tereza u pėrsėrit shumė herė me mirėnjohje).
Qysh mė 1971 Muggeridge i profetizoi nėnė Terezės Ēmimin Nobel, ashtu siē u parashikua edhe shenjtėrimi i saj shumė kohė para se tė vdiste. Shndėrrimi i Terezės nga njė murgeshė nė njė figurė mediale ishte nė rritje, tani ajo udhėtonte rreth botės nė takime tė ndryshme ndėrkombėtare, si pėrfaqėsuese e Papės, madje edhe midis qarqeve liberale. Ēdo politikani qė do tė takonte, do t’i lutej pėr intervencion kundėr abortit, kundėr hapave anti-beby dhe kundėr kondomėve. Pas dy nismave tė dėshtuara asaj do t’i ndahej me 1979 ēmimi Nobel, si rezultat i njė fushate tė paguar mirė, dhe ajo shfrytėzoi rastin tė prezantonte me kėtė rast pėr opinionin edhe platformėn e saj politike:
Po, unė besoj se rrėnuesi mė i madh i paqes sot ėshtė aborti, sepse ai pėrfaqėson njė luftė tė drejtpėrdrejtė, njė vrasje tė drejtpėrdrejtė, njė krim tė drejtpėrdrejtė nga vetė nėna (…). Aborti sot ėshtė e keqja mė e madhe, armiku mė i madh i paqes. Ne, qė jemi tani kėtu, kemi qenė tė dėshiruar nga prindėrit tanė. Ne s’do tė ishim kėtu nė qoftė se prindėrit tanė s’do tė na kishin dashur.
Ne duam fėmijė dhe i dashurojmė ata. Mirėpo ē’po ndodh me miliona tė tjerė. Shumė janė tė brengosur pėr fėmijėt, si psh. nė Afrikė, ku vdesin me shumicė, qoftė nga uria, qoftė pėr shkaqe tė tjera. Mirėpo miliona fėmijė vdisen qėllimisht, me vullnetin e nėnave tė tyre. Dhe nė qoftė se njė nėnė mund tė vrasė fėmijėn e vet, ēfarė do tė na pengonte neve qė tė vetėvritemi apo qė tė vrasim njėri-tjetrin? Asgjė.
Fjalė tė pazakonshme pėr njė grua, detyra e vetėzgjedhur e sė cilės presupozonte zbutjen e dhim-bjeve nė kėtė botė. Mirėpo nė vitet qė do tė pasonin do tė kristalizohej njė tabllo tjetėr pėr Tere-zėn: “Njė agjente e papės e cila nuk e refuzon dhimbjen njerėzore por e mbėshtet dhe e glorifik-on”. Gjersa Nėnė Tereza avanconte si njė Darling (e dashur) e sė djathtės, dhe njėkohėsisht, edhe liberalė si Klintoni dhe ledi Diana do t’i bėnin temenara, edhe mediat u treguan tė zellshme.

ZARATUSTRA Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė