Shiko Postimin Tek
Vjetėr 26-08-06, 18:14   #5
ZARATUSTRA
 
Anėtarėsuar: 18-06-05
Postime: 52
ZARATUSTRA e ka pezulluar reputacionin
Gabim

Tereza dhe varfanjakėt
Cila ėshtė nė fakt ana e errėt e sė vėrtetės mbi Nėnė Terezėn? A mund tė ketė pasur ajo edhe pikėpamje tė tjera politike pėrveē oportunitetit korrekt politik me kryerrymėn, a nuk ishte ajo pėrgjithėsisht njė ndihmėse zemėrmirė dhe e ndershme e tė varfėrve? Chatterjee dokumenton se Tereza kishte gėnjyer sistematikisht lidhur me pėrmasat dhe metodat e saj tė punės, nė kohėn qė personeli i saj mė parė e nxiste se sa e luftonte vdekjen, ndėrsa thirrjet pėr ndihmė injoroheshin, edhe atėherė kur vinin nga afėrsia.

Nė raste krizash tė nėnkontinentit Urdhri i Terezės nuk ka luajtur praktikisht asnjė rol. Nė kapitullin 11 Chatterjee krahason sipas kriteresh tė ndryshme “Misionarėt e dashurisė…” me “Misionin e Ramakrishnas”. Kėshtu psh. si reagim ndaj krizave dhe katastrofave, ai numėron 16 ngjarje tė tilla nga vitet e fundit, ku Ramakrishna kishte marrė pjesė nė tė gjitha rastet, ndėrsa urdhri i Terezės nė asnjė. Shėnjtorja e gjallė shpeshherė nė kohėn e katastrofave tė mėdha ndodhej nė atdheun e saj tė dytė tė pėrzgjedhur, nė Romė, ose nė SHBA, ose nė fushata ndėrkombėtare kundėr abortit. Edhe vetė kėshilltari i saj shpirtėror, Edward Le Joly, autor i njėrės nga Hagjiografitė e panumėrta mbi Nėnė Terezėn, nėnvizonte nė njė intervistė me njė motėr me 1986, se Tereza „gjithmonė mungonte“. Shumė pėrpjekje tė Ledi Dianės pėr ta takuar Terezėn nė Kalkuta patėn dėshtuar, pasiqė ajo kurrė nuk gjendej atje – kėshtuqė takimet u realizuan mė sė fundi nė Romė e nė New York.
“Nė kohėn qė qahej gjithnjė pėr faktin se sa e tmerrshme ishte tė ndodheshe larg Kalkutės, nė fshehtėsi ajo do tė ketė ndjerė urrejtje pėr kėtė qytet tė furnizuar aq mirė me kontraceptivė dhe shėrbime aborti”. Ajo s’mund tė fliste hapur asnjėherė para publikut pėr vuajtjet e „jetėve tė palindura“ pa pėrjetuar – vėren Chatterje – sė paku njė linē verbal. Ajo iu ofrua ndėrkaq njė linēi real kur nė dhjetor tė viti 1984, me rastin e fatkeqėsisė industriale tė Bhopalit, nė tė cilėn humbėn jetėn aq shumė veta, si nga sulmet e WTC-sė, ajo shqiptoi vetėm kėtė fjalė: „Forgive, forgive“ (Falini, falini). Edhe urdhri i saj s’lojti ndonjė rol pėr tė qenė nė furnizimin e viktimave, pėrpos, natyrisht, nė mediat perėndimore, tė cilat, tė gjitha raportet pėr shtypin i publikonin nė mėnyrė jokritike.
Pozicionimi i saj real kundrejt vuajtjeve tė tė varfėrve mė sė miri pati ardhur nė shprehje nė njė intervistė tė vitit 1981 nė Washington. Nė pyetjen nėse ajo i mėsonte tė varfėrit qė ta akceptonin fatin e tyre, ajo qe pėrgjigjur: „Besoj se ėshtė njė gjė shumė e bukur qė tė varfėrit ta akceptojnė shortin e tyre dhe ta ndajnė atė me vuajtjet e Krishtit. Besoj se vuajtja e njerėzve tė varfėr pėrbėn njė ndihmesė tė madhe pėr pjesėn tjetėr tė botės“.
Atė qė do ta irritonte kjo logjikė, do tė duhej tė mbante parasysh se simboli i vėnė nė bazėn e kėtij religjioni ėshtė njė instrument ekzekutimi.

Nėnė Tereza theksonte vazhdimisht se sa e rėndėsishme ishte qė tė varfėrit tė trajtoheshin me mjetet mė tė thjeshta. Ajo qė tė fascinon me kėtė rast nuk ėshtė besimi i saj nė kėtė mėnyrė trajtimi, por publikimi i kėsaj metode vrastare kurimi nė mėnyrė jokritike nga mediat perėndimore. Mosndarja e qėllimshme e pacientėve tė shėrueshėm nga tė pashėrueshmit, nė kombinim me dezinfektimin e pamjaftueshėm tė shiringave dhe tė veglave tė tjera mjekėsore, ēon natyrisht nė infekcione dhe nė raste vdekjesh qė do tė mund tė evitoheshin. Mirėpo Betimi i Hipokratit s’ėshtė veēse njė zbulim paganėsh. Tereza theksonte ndėrkaq vazhdimisht se sa e rėndėsishme pėr tė ishte njė „vdekje e bukur“. Mos ėshtė e bukur njė vdekje pa dhimbje? Natyrisht qė jo – njė nga anekdotat mė tė dashura pėr Nėnė Terezėn ishin fjalėt e njė gruaje qė po vdiste nga kanceri. „Jezusi po tė puth“, - i paskėsh shpjeguar ajo gruas qė po pėrjetonte dhimbje tė mėdha. „I thuaj atėherė qė tė mos mė puth mė“ – qenkėsh pėrgjigjur gruaja. Histori tė tilla nė qarqet katolike gjithnjė janė tė mirėseardhura pėr tė bėrė humor.

ZARATUSTRA Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė