Shiko Postimin Tek
Vjetėr 26-08-06, 18:15   #7
ZARATUSTRA
 
Anėtarėsuar: 18-06-05
Postime: 52
ZARATUSTRA e ka pezulluar reputacionin
Gabim

Milionat e Terezės
Paratė, ato s’i mjaftonin kurrė Terezės. Ish motra e urdhrit, Suzan Schields, konstatonte nė artikullin e saj me titull „Shtėpia e iluzioneve e nėnė Terezės“: „Paratė vinin furishėm. Postjeri na i sillte letrat shpesh me thasė. Merrnim rregullisht ēeqe me nga 50 mijė dollarė e mė shumė. Mirėpo se ku mbeteshin ato, kėtė nuk e dinte Schields, ndėrkaq nė rrethanat jetėsore tė kursyera tė urdhrit nuk ndryshonte asgjė, drejtuesja e urdhrit fliste vendosmėrisht kundėr shpenzimit tė tė hollave pėr blerjen psh. tė aparaturave tė reja mjekėsore. Madje as edhe buka pėr tė varfrit e Bronxit nė Nju Jork, ku shėrbente Schields, nuk blihej. Sipas Schields, nė konton e urdhrit brenda njė viti janė hedhur 50 milionė dollarė.

Motrat, ndėrkaq, kishin porosi strikte qė tė mos ushtronin kontabilitet ekzakt, kėshtuqė gjendja financiare e urdhrit mbetet e paqartė. Me siguri qė ėshtė fjala pėr njė ndėrmarrje miliardash. Krahas ēmimeve tė larta, Tereza merrte dhe donacione nga burime tejet tė dyshimta, si psh. prej mashtruesit Charles Keating, njėrit nga luftėtarėt mė prominentė tė Amerikės kundėr pornografisė. Pėr shkak tė rolit qė pati ai nė skandalin financiar Savings & Loan, u dėnua me 12 vjet burg. Nėnė Tereza i dėrgoi njė letėr gjykatėsit me lutjen pėr ta falur – kėshtu u kthehet e mira miqėve tė vjetėr. Prokurori iu pėrgjigj si person privat dhe iu lut Terezės qė t’i kthente tė hollat, tė cilat Keating-u ua kishte zhvatur pjesėrisht njerėzve qė jetonin nė kushte varfėrie, njerėzve qė kishin humbur bashkė me tė ardhmen tė gjitha kursimet e tyre. Natyrisht qė nga Tereza nuk erdhi pėrgjigje.
Nėnė Tereza sė bashku me mashtruesin financiar Charles Keating, i cili urdhrit tė saj i kishte bėrė njė donacion milionėsh.
Pas gjykimit tė Keating-ut, Tereza u angazhua pėr lirimin e tij. Paratė ndėrkaq nuk i ktheu.
Shpjegimi i pėrgjithshėm pėr sadakanė milionėshe tė Keatingut ishte se zotėria kishte kėrkuar absolucion (falje mėkatesh). Tė jetė e besueshme? Pėrse vallė edhe protestanėt amerikanė mbėshtesin marshimet triumfale tė Terezės me para dhe media? Revista “Stern” spekuloi lidhur me milionat e Terezės nė njė artikull, sikur ato thjesht tė kenė ateruar nė kontot e Vatikanit: “Dhe ēfarė ndodh me paratė nga banka e Vatikanit ėshtė njė gjė aq e fshehtė sa s’guxon ta dijė as dhe i madhi zot.” Skandalet e bankės sė Vatikanit dhe pėrzierja e saj nė larje parashė tė pista, nė tregtinė me narkotikė dhe me gjithēka tjetėr fitimprurėse pėrbėjnė njė legjion. (Sipėrmarrėsit italianė provuan mė kot qė ta hiqnin nga kinematė filmin mbi vdekjen e Calvit me titull “Bankierėt e zotit”). Dhe cila organizatė do tė ishte mė e pėrshtatshme pėr larje parashė se sa urdhri i Nėnė Terezės, pėr shenjtėrinė dhe mirėsinė e tė cilit askush s’do tė merrte guxim tė interesohej. Po tė shtojmė kėtu dhe lidhjen e dokumentuar tė Muggeridges me CIA-n, nuk ėshtė nevoja tė jesh njė teorik komplotesh pėr tė parė kėtu diēka mė shumė se sa njė grua plakė naive me fare pak haber mbi kontabilitetin.


ZARATUSTRA Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė