Shiko Postimin Tek
Vjetėr 26-08-06, 18:16   #8
ZARATUSTRA
 
Anėtarėsuar: 18-06-05
Postime: 52
ZARATUSTRA e ka pezulluar reputacionin
Gabim

Mrekullia e Terezės
T’i kthehemi realitetit. Pėr ta shpallur tė shenjtė Nėnė Terezėn duhej gjetur njė mrekulli posthume (pas vdekjes). Kjo gjė u sigurua me tė shpejtė nė qytetin e vogėl Dangram nė trajtėn e njė indianeje tė varfėr me emrin Monika Besra. Njė vit pas vdekjes sė nėnės sė urdhrit kjo grua u ishte drejtuar motrave me dhimbje tė mėdha nė zonėn e nėnbarkut. Njė medalion i murgeshės sė mirė e kishte zgjidhur problemin e saj nė ēast – tumori nė pjesėn e poshtme tė barkut ishte shėruar mrekullisht. Muaj tė tėrė kishte protestuar burri i saj kundėr kėtij versioni tė ngjarjes: «gruaja ime ėshtė shėruar nga mjekėt dhe jo nga mrekullia». Besra me tė vėrtetė kishte qenė paraprakisht nė spital. «Kjo pandehmė mrekullie ėshtė njė absurditet absolut dhe do tė duhej mallkuar nga tė gjithė», vlerėson mjeku qė ka kuruar Besrėn. Ajo kishte njė tė dalė madhėsie tė mesme mishi tė egėr nė pjesėn e poshtme tė barkut, tė shkaktuar nga tuberkulozi. Barėrat qė i ishin dhėnė, e kishin zvogėluar cistėn gjer nė atė masė saqė pas njė viti ishte zhdukur fare. Duhet shtuar ndėrkaq se nė qarqet intelektuale tė Kalkutas nėnė Tereza nuk gėzon ndonjė respekt tė veēantė.
Pėr njė qėllim tė mirė ndėrkaq, ndonjėherė edhe mund tė jepen para, dhe kjo gjė bėri qė sė paku pikėpamja e burrit tė ndryshonte me kohė, pak ditė para shenjtėrimit. „Ishte mrekullia (e Nėnė Terezės) qė ndihmoi shėrimin e gruas sime. Tani unė dhe fėmijėt e mi nė saje tė murgeshave marrim njė arsim, nė kohėn qė mund t’ia lejoj vetes dhe blerjen e njė copė toke. Gjthēka mori rrugė tė mbarė.” Me pakėz PR-trajnim, Selku Murmu do tė mėsojė gjithashtu qė kėtė pjesė tė historisė nuk duhet medoemos t’ua rrėfejė reporterėve.
Kush mendon pėr Agnesė-Gonxhe Bojaxhiun si pėr njė shenjtore kontraverse, tregon se nuk e njeh fare historinė e kishės katolike. Me kėtė rast nuk duhet kufizuar nė shpalljen pėr tė shenjtė e pėr tė shėlbuem vetėm nė kohėrat moderne, duke marrė si shembull ta zėmė Hosemaria Escriva-n, themeluesin e shoqatės ultraortodokse „Pressure Group Opus Dei“, ose bekimin e kardinalit Stepinac nga Zagrebi, i cili pati mbėshtetur nga ana e tij vrasjen e 350 mijė serbėve nga ustasho-fashistėt. Otoja i Korvinit pati shkruajtur nė „Pfaffenspiegel“ (Pasqyra priftėrore) mė 1845 pėr „shenjtorėt e dashur dhe tė shenjtė“ puna kryesore e tė cilėve, sipas tij, konsistonte nė mposhtjen (bėrjen zap) tė tundimeve tė tyre vetjake me ndihmėn e formave tė ndryshme tė vetėkastigimit gjer nė kastracion. Krahas kėtyre, shenjtorėt e parė preokupoheshin para sė gjithash me ērrėnjosjen e paganizmit tė urryer. Shėn Nikolla nga Myra, i njohur nė ditėt e sotme me kostumin e tij rrezatues nga reklamat pėr Coca-Cola, pati shkatėrruar nė kohėn e tij tempuj tė panumėrt tė hyjneshės pagane Diana – festa e saj bie mė 6 dhjetor, pėr koinēidencė, princesha Diana ka lindur mu nė kėtė ditė. Edhe Shėn Martini pati rrėnuar shumė tempuj duke kositur njėkohėsisht dhe shumė drunj tė adhuruar nga besimtarėt paganė. Ndėrsa shenjtori Kyril nga Aleksandria urdhėroi, ose lejoi, vrasjen brutale tė dijetares pagane me emrin Hypatia nė vitin 415. Aq e shquar ishte ajo, saqė edhe vetė njė dijetar i krishterė, si Sokrat Skolastiku, e pati lavdėruar me tone superlative si njė grua tė bukur, tė menēur dhe tė virtytshme.

Me qėllim qė Hypatia tė fshihej nga kujtesa kolektive, kisha zbuloi njė tjetėr shenjtore: Katerinėn e Aleksandrisė. Kjo «zonjėz e re, e bukur, inteligjente, e ndėrgjegjėshme dhe krenare“ (faqja e adhuruesve) paskėsh jetuar mė shumė se 100 vite pėrpara Hypatisė. Ajo i paskėsh konvertuar paganėt nė krishterim dhe pėr kėtė shkak qenkėsh mbytur mizorisht. Pasiqė pėr ekzistencėn e saj nuk u gjet dot asnjė dėshmi, nė vitin 1969 ajo u fshi nga Kalendari i Pėrgjithshėm Romak. Ajo qe ndėrkaq njė shenjtore e dashur nga tė gjithė pėr gjashtėqind vjet me radhė, dhe shumė tė krishterė vazhdojnė ta nderojnė edhe sot.
Gjithsesi njė histori e bukur.


Pėrktheu nga gjerm.BE

Burimi:http://www.top-channel.tv/forum/viewtopic.php?t=5559&postdays=0&postorder=asc&star t=15
ZARATUSTRA Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė