Shiko Postimin Tek
Vjetėr 31-10-06, 23:16   #5
ebu_idris
 
Anėtarėsuar: 19-09-06
Postime: 67
ebu_idris
Gabim

Selam ajlekum ve rahmetullah
po me vjene shum mir qe e kini pru kit teme ne Forum ,
Bidati-definicioni, llojet dhe dispozita


Bidati nė kuptimin gjuhėsor (etimologjik) dmth. ėshtė marrur nga fjala: risi, pra diēka e shpikur pa shembull tė mėparshėm, si psh, fjala e Allahut: (Ai ėshtė shpikėsi i qiejve dhe i tokės-pa kurrfar shembulli tė mė parshėm-). El-Bekare: -117. Gjithashtu fjala e Allahut: (Thuaj: Unė nuk jamė risimtar prej tė dėrguarve). El-Ahkaf: 9. Pra nuk jam pejgamberi i parė e as shpikės i kėsaj rruge mirėpo kam pasur shembuj para meje.

E nėse thua: Fulani ka shpikur risi, pra kuptohet; Fulani ka bėrė njė vepėr pa shembull tė mėparshėm.

Bidati ndahet nė dy pjesė kryesore:

1-Bidat apo risi nė zakone, sikurse zbulimet e reja shkencore etj. e kjo gjė ėshtė e lejuar sepse origjina e dispozitave nė zakone ėshtė e lejuar derisa tė vijė argumenti nga feja pėr ndalimin e tij (e nėse nuk ka argument pėr ndalimin e tij atėherė pra ėshtė i lejuar).

2-Bidati nė fe, e ky lloj i bidatit ėshtė i ndaluar-haram, sepse origjina e dispozitave fetare ėshtė: mosveprimi derisa tė vie argumenti pėr lejimin e tij ( e nėse nuk ka argument pėr lejimin e tij atėher ėshtė i ndaluar). Thotė Pejgamberi sal-Allahu alejhi ve selem: (Kush shpik nė fenė tonė atė qė nuk ėshtė prej saj, ajo ėshtė e refuzuar)1 , kurse nė njė transmetim tjetėr thotė: (Kush punon njė punė qė nuk e kemi punuar ne, ajo ėshtė e refuzuar). 2
Llojet e bidateve nė fe:

Bidati nė fe ndahet gjithashtu nė dy lloje:

Lloji i parė: Bidati nė fjalė dhe besim nė zemėr, sikurse fjalėt dhe besimi i Xhehmijėve3, Mu`tezilėve4, Rafidijėve1 dhe grupacioneve tjera, e tė cilat janė tė humbura nė qėshtjet e besimit.

Lloji I dytė: Bidati nė adhurime, pra; adhurimi i Allahut nė mėnyrė tė cilėn nuk na ka mėsuar Ai e as Pejgamberi i Tij, e ky lloj i bidatit ndahet nė disa nėngrupe:

A: Adhurim i shpikur nga fillimi i tij deri nė fund, psh, shpikja e ndonjė lloji tė namazi, agjėrimi apo festa si mevludi etj.

B: Shtojcė e njė pjese tė adhurimit e ky adhurim nė esenc ėshtė i lejuar si psh, shtimi i rekatit tė pestė nė farzin e namazit tė drekės apo ikindisė etj.

C: Bidat nė cilėsinė apo mėnyrėn e kryerjes sė kėtij adhurimi si psh, bėrja e dhikrit pas namazit (pra kjo gjė ėshtė e lejuar), mirpo nėse bėhet me zė dhe nė mėnyr tė pėrbashkėt (me xhemat) atėher ndalohet, ose mundimi i vetes nė kryerjen e adhurimevedhe dalja nga kufinjėt e normales.

D: Caktimi i ndonjė kohe apo vendi pėr adhurimtė cilin feja nuk e ka caktuar si psh, caktimi i ditės sė pesėmbdhjet tė muajit Shaban dhe agjėrimi i saj apo falja namaz nafilekėtė nat. . Pra origjina e agjėrimit dhe namazit janė tė lejuara nė pėrgjithėsi por pėrcaktimi i kėsaj pėr tė cilėn nuk ka argument ėshtė bidat.

Dispozitat e bidatit me llojet e tij:

اdo bidat nė fe ėshtė i ndaluar dhe lajthitje nga rruga e drejtė, thotė Pejgamberi sal-Allahu alejhi ve selem: (Keni kujdes nga shpikjet nė fe, sepse ēdo shpikje –risi- ėshtė bidat e ēdo bidat ėshtė humbje). 1 gjithashtu thotė Pejgamberi sal-Allahu alejhi ve selem: (Kush shpikė nė fenė tonė atė qė nuk ėshtė prej saj, ajo ėshtė e refuzuar)2, e nė njė transmetim tjetėr thotė: (Kush punon njė punė qė nuk e kemi punuar ne, ajo ėshtė e refuzuar)3.

Pra kėto hadithe argumentojnė se ēdo shpikje nė fe ėshtė bidat dhe ēdo bidat ėshtė i ndaluar dhe i refuzuar, mirpo duhet ta dimė se kjo ndalesė apo ky haram ėshtė shkallė apo gradė, sipas llojit tė bidatit, pra ka tė rrezikshėm por ka edhe mė tė lehtė e prej tij ka kufėr tė qartė si psh, tavafi rreth varreve1, lutja e tė vdekurve dhe kėrkimi i tė mirave apo ndihmės prej tyre, apo ėshtė mjet qė tė dėrgon nė shirk si psh; ndėrtimi i xhamive mbi varreza, falja nė varreza dhe lutja nė to, apo ėshtė dyfytyrėsi nė besim si psh; bidatet e Havarixhėve2, Kaderijėve3 dhe Murxhive4 nė fjalėt e tyre tė cilat janė nė kundėrshtim me argumentet e fesė tonė, apo ėshtė mėkat si psh; mosmartesa pa arsye, agjėrimi nė kėmbė duke qėndruar nė diellė etj. 1

Vėrejtje :

Ata qė e ndajnė bidatin nė bidat tė mirė dhe tė keq kan gabuar nė ndarjen e tij dhe e kanė kundėrshtuar Pejgamberin sal-Allahu alejhi ve selem i cili ka thėnė: (اdo bidat ėshtė humbje), pra Pejgamberi thotė ēdo bidat ėshtė humbje e kėta persona thonė jo, nuk ėshtė ashtu mirpo ka edhe bidate tė mira.

Thotė Hafidh iben Rexhebi nė librin e tij tė njohur ``Xhamiul ulumi vel hikem``: Fjala e Pejgamberit sal-Allahu alejhi ve selem: (اdo bidat ėshtė humbje) ėshtė prej fjalėve pėrmbledhėse tė tij me tė cilėn e ka pėrmbledhur ēdo gjė, dhe ka vendosur njė rregull tė madhė nė fe, i cili ėshtė i pėrngjashėm me fjalėn tjetėr tė tij sal-Allahu alejhi ve selem: (Kush punon nė fenė tonė atė qė nuk ėshtė prej saj, ajo ėshtė e refuzuar), pra ēdokush qė shpikė nė fe diēka e nuk ka bazė, ajo ėshtė humbje, dhe feja jonė ėshtė larg tij, pa marrė prasysh a ėshtė kjo shpikje nė qėshtjet e akides –besimit-, adhurimeve apo nė fjalė. 1

E ata qė thonė se ka bidat tė mira nuk kanė argument pėrveq fjalės sė Omerit radij-Allahu anhu i cili ka thėnė nė qėshtjen e teravisė: (Sa bidat i mire qė ėshtė ky), gjithashtu kėta persona thonė se nė kohėn e selefit –tė parėve tanė tė mirė-ndodhėn shumė gjėra qė nuk kishin ndodhur mė parė e ata nuk i kundėrshtuan si psh; mbledhja e Kur`anit nė njė libėr, shkrimi i haditheve etj. mirpo kėta persona duhet ta dinė se kėto vepra, pra qoftė fjala e Omerit apo tė tjerat kishin bazė nė fe e nuk u bėnė pėr herė tė parė.

Sa i pėrket fjalės sė Omerit radij-Allahu anhu ``Sa bidat i mire qė ėshtė ky``, ai pati pėr qėllim kuptimin e tij gjuhėsor, e jo fetar, pra vepra e tij kishte bazė nė fe, sepse Pejgamberi e kishte falur kėtė namaz me shokėt e tij disa ditė, e pastaj mė nuk doli nė xhami pėr kėtė namaz, e kur u pyet se ku qėndron shkaku nė mosdaljen e tij nė xhami pėr kėtė namaz tha se kam frikė mos po u obligohet e nuk mund ta kryeni, e pastaj filluan shokėt e tij tė fallen nė xhami grupe tė voglasa ishte Pejgamberi gjallė, e pas vdekjes sė tij, Omeri radijAllahu anhu i bashkoi besimtarėt qė tė fallen pas njė imami tė caktuarashtu siq faleshin nė fillim pas Pejgamberit sal-Allahu alejhi ve selem, pra puna e Omerit nuk konsiderohet bidat, e sa i pėrket fjalės sė tij ajo ka qėllim kuptimin gjuhėsor. Edhe mbledhja e Kur`anit nė njė libėr ka bazė nė fe sepse Pejgamberi sal-Allahu alejhi ve selem i urdhėronte shokėt e vet me shkrimin e Kur`anit, mirpo ishte i shkruar nėpėr vende tė ndryshme, e sahabėt e mblodhėn nė njė vend qė tė ruhej mė mirė. Kurse sa i pėrket qėshtjes sė mbledhjes dhe shkrimit tė hadithitkjo vepėr ka gjithashtu bazė nė fenė tonė, sepse Pejgamberi sal-Allahu alejhi ve selem sa ishte gjallė urdhėronte tė shkruhej hadithi i tij pėr disa shokė qė kėrkonin tu shkruhej ndonjė qėshtje fetare e kishin frikė nga harresa e tė ngjashme, edhepse nė mėnyrė tė pėrgjithshme i pat ndaluar nga shkrimi i hadithit por shkaku i ndalesės ishte se frikėsohej sal-Allahu alejhi ve selem nga pėrzierja mes Kur`anit dhe hadithit, e pėr kėtė arsye urdhėroi t ėshkruhej vetėm Kur`ani, e pas vdekjes sė tij ky problem mė nuk ekzistonte sepse Kur`ani u plotėsua dhe u shkrua sa ishte gjallė Pejgamberi e disa sahab e mėsuan pėrmendėsh para vdekjes sė tij e disa tė tjerė mė vonė. Kėshtuqė pasi u zgjidh problemi i Kur`anit sahabėt filluan ta shkruanin hadithin me qėllim qė mos tė zhdukej, Allahu I shpėrbleftė pėr kėtė punė, sepse ata u bėnė shkaktarė qė tė ruhej libri i Allahut dhe suneti i Pejgamberit sal-Allahu alejhi ve selem nga ēdo ndryshim dhe zhdukje.

Shejh Salih el-Fevzan
ebu_idris Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė